Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

KANUNI I LEK DUKAGJINIT OSE LIGJI I PARAGJYKUAR NGA MOSNJOHJA Empty KANUNI I LEK DUKAGJINIT OSE LIGJI I PARAGJYKUAR NGA MOSNJOHJA

18th October 2008, 03:00
KANUNI I LEK DUKAGJINIT OSE LIGJI I PARAGJYKUAR NGA MOSNJOHJA

Ne media hasim shpeshhere trajtime ekzaltuese, empirike e te nxituara ne lidhje me Kanunin, te cilat vijne nga mosnjohja.
Mirdita si pjese territoriale e Shqiperise e ka veteudhehequr treven e saj, e diktuar nga arsye te ndryshme ne lufte te ashper me izolimin dhe barbarine skallveruese. Krahina qe del ne pah pikerisht gjate sundimit turk nepermjet gadishmerise per qendrese.

Albanologu i shquar gjerman Peter Bartel thekson se: “Mirdita prej kohesh kishte nje qeveri autonome e cila nuk u cenua dot as nga pushtuesit turq. Shoqeria e Kanunit e ka prejardhje patriarkale; nese ligjet e sotme jane te mangeta, atehere e vjetra ngre krye” vijon ai. Nese kete te drejte zokonore dokesore e shohim si themelin e mbijeteses, atehere rrenjet e saj shkojne pertej shekujve, madje deri ne lashtesi.

Kanuni, i cili u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne Gomsiqe te Mirdites ne vitin 1933, jetoi gjate i pashkruar si nje rregullator i marredhenieve shoqerore per disa arsye: A Per shume shekuj jetuan marredhenjit patriarkale fisore. B Ekzistonte organizmi veteqeverises posaqerisht ne Mirdite. C Pushtimi i gjate osman pengoi formimin e shtetit te pavarur shqiptar D Ekzistonte nje prapambetje ne arsim. E Mentaliteti i fuqishem per te jetuar si te paret tane, etj.

Mbrojtja e kesaj te drejte zakonore kontribuonte ne mbrojtjen e autonomise vendore te Mirdites. Po ashtu, ruajtja e se drejtes zakonore ishte dhe pjese perberese e vetedijes kombetsre. Kanuni u ngjiz ne Mirdite, si epiqender e tij, si “atedhe” i mbledhjes dhe kodifikimit te tij. “Ai vete eshte nje miniere e tere mahnitese e gjinise njerezore me emerin e se drejtes” thekon studiuesi Ndue Dedaj. Edhe kur eshte tepruar, sensi ka qene vetem perpjekia per te ralizuar drejtesi. Prandaj eshte cilesuar i shenjte, vijon ai.

Pa dyshim, nenvizon Prof Ismet Elezi, merita kryesore u takon mirditasve, te cilet ruajten ne kujtesen e tyre normat e se drejtes zakonore bashke me autonomine vendore. Nderkaq, duhet venen ne dukje fakti se Kanuni i Leke Dukagjinit eshte burimi kryesor i se drejtes zakonore shqiptare thekson ai.

Kanuni shpesh njesohet me gjakmarrjen por karakteristika themelore e Kanunit eshte se parimet (nderi, besa, mikepritja, burreria etj) dhe institucionet kryesore te organizimit shoqeror, (familja, prona trashigimia, ligjet e pleqve etj) perbejne dhe shtyllat kryesore te tij. Madje Nderi, Besa, Mikepritja, Burreria, kane nje vend te vecante ne Kanunin e Leke Dukagjinit. Kjo me se miri duket ne poziten krejt te favorizuar te Mikut.

Mbrojtja e tij kishte te bente me mbrojtjen nga cdo lloj rreziku qe mund ti kanosej. “Shpia asht e zotit dhe e mikut” gjithesesi kjo ka nje kuptim te madh e shkon deri atje sa me u pre miku ne buken e tjetrit, merrej gjak per te. Zakonet shqiptare, sa te egra ndaj se keqes, aq edhe njerezore ndaj se Mires, rekomandojne: “Hasmi fisnik gjithmone u shmanget familjes se viktimes dhe rrethit te saj, me qellim qe te mos t’i rendoje edhe me shume”.

Madje shkon edhe me tej: per t’i nderue sa me teper edhe iu perulet, duke iu derguar njerez te mire dhe burra te urte qe t’u bejne lutje per falje! (e ky gjest fisnik vecse ia rrit vleren !) Ndersa hasmi burre e rrethi dhe familja e viktimes, burrnise se hasmit burre i pergjigjen me te njejten monedhe: I vret perulja fisnike e hasmit burre dhe e falin.” Pra kanuni jo vetem vret por edhe fal.

Le te arsytojme me tej mbi fenomenin e gjakmarrjes. Gjecovi e percakton “gjakmarrjen si detyrim shoqeror”! Por ne na takon te shtyhemi pak me tej: Pse ka rrjedhur ky detyrim shoqeror? Edhe pergjigja eshte gati: Pse mungon shteti i se drejtes! Dhe pikerisht pse Shqiperia (pra kombi shqiptar) pese shekujt e fundit ishte e pushtuar nga turqit: pra nuk kishte shtet te se drejtes te sajin.

Kjo lindi nevojen e nje organizimi dhe funksionimi tjeter (dokesor) ne fis, bajrak apo bashkim bajrakesh. Per kete arsye, Urtia shqiptare nxori nga gjiri i saj Kodin e Se drejtes Zakonore KANUNIN, me ane te te cilit sheshoheshin mosmarreveshjet, jepej drejtesia, behej bashkimi dhe organizohej mbrojtja e trevave shqiptare. Dihet se Shqiperia ka qene e pushtuar nga pushtues mizore. Kesisoj edhe e drejta Zakonore Kanuni ka gjase te jete me shume sesa civil Kanun Ushtarak. Kesidore eshte i justifikueshem edhe ndonje privim qe bie ndesh me te “Drejtat e njeriut” ne kohen e sotme.

Kanuni kurrsesi nuk eshte dhe nuk duhet trajtuar si barbar dhe i eger. Italianet moderne jane mburrur e vazhdojne te mburren me “E Drejta Romake” e cila ne thelb nuk eshte aspak me e embel dhe me e bute se kanunet tona. Burri i fort merr gjoben e vet thuhet ne Kanun, por kurrsesi Kanuni nuk lejon dhunimin dhe shemtimin fizik, gjymtimin e organeve te njeriut, duarve, syve, fytyres etje krejt ndryshe ndodh me te drejten bizantine.

Kanuni shpesh eshte sulmuar padrejtesisht. Behet e ditur se sipas statistikave te peraferta, konkludohet se mbi dy here me shume vrasje ne vitet 1990 2000 jane kryer ne jug, atje ku kanuni nuk njihet fare! Madje vrasje makabre, te cilat Kanuni i ndeshkon rrepte. Dhe kjo kurrsesi pse atje zbatohet kanuni. Por nga ana tjeter perderisa ne Veri numri i vrasjeve eshte dy here me i paket, kjo tregon se e Drejta Zakonore ne njefar menyre po e kryen detyren e vet. Se paku vrasje makabre nuk ka!

Me keqardheje duhet pohuar se shpesh ne media, cdo vrasje ne Veri e konsiderojne gjakmarrje. Nje gje eshte e padiskutueshme: qe Kanuni eshte i Rrepte per te gjithe njelloj! Pa dallim! Edhe Kapidanin e Mirdites, qe eshte quajtur Themel i Kanunit te Leke Dukagjinit, e ka ndeshkue. Jo cdo vrasje duhet trajtuar si gjakmarrje.

Shpesh vrasje ordinere apo per arsye te ndryshme jane trajtuar si te tilla. Ne fakt edhe ato me pas kthehen ne probleme serioze dhe ringjallin fenomenin. Shpesh ne organet e shtypit dhe media te tjera ka nje trajtim ekzaltues, empirik, te nxituar te problemit te gjakmarrjes, Kanunit, mungese njohje, teprim ne shifrat e te ngujuarve, etj. Por edhe reagimi ndaj kesaj inkompetence te shtypit eshte i rralle nga studiuesit, psikologet, funksionaret e shtetit per te qartesuar opinionin dhe per te mos e keqinformuar ate.

Kjo eshte e lidhur me faktin pse ne shtyp dhe ne mediat e tjera vendase, u eshte dhene perparesi qellimeve komerciale, kronikave te zeza, me manipulime shifrash dhe pothuajse aspak parandalimit te ketyre dukurive. Me lejoni ta ilustroj me nje shembull konkret. Ne Gjykaten e Mirdites, para disa vitesh ishin gjykuar 12 vrasje per motive te ndryshme.

Sipas shtypit keto paraqiteshin si vrasje per gjakmarrje, ndersa ne te vertete ishin vetem 5 te tilla. Nje gazete qendrore me shifra te medha shkruante se ne Shqiperi ishin kryer ne nje vit 600 vrasje per gjakmarrje, cka absolutisht nuk eshte e vertete. Mbeshtetur ne kete artikull nje gazete qendrore e huaj shkruan nje artikull me titull “Mbreteria e Vdekjes” per Shqiperine. E verteta eshte se shumica e madhe e artikujve apo e bisedave ne median elektronike per kete problem behen nga njerez te painformuar mire, apo inkompetente e me papergjegjesi etike e morale.

Nga njerezit qe nuk e njohin Kanunin apo thelbin e tij, shpesh ai njesohet me gjakmarrjen. Por ka edhe me keq akoma, kur mohuesit dhe aq me teper denigruesit e tij, kete dukuri e perdorin si argument per ta rrezuar. Ne te vertete ky problem eshte shume me i thelle sesa mohimi apo pohimi kategorik, thekson studiuesi Ndue Dedaj. Ne fakt vete Kanuni paralajmeron “mos vra” dhe me pas percakton vrasjen per gjak “Gjak per gjak”.

Normat kanunore vete jane teper te thella e te menduara e keshtu ne keto norma eshte saktesuar dukshem kerkesa e perseritur per te falur gjakun keshtu: “ Fjala mort nuk ben”, e ardhur ne te njejtin nentekst: “goja s’qet kend ne gjak” apo “Cmimi i jetes eshte nji si per te mirin per te keqin” Por duhet te kemi parasysh nje gje “ po qiti pushke prita mbi gra, femije, shpi a mbi bageti, punon kundra Kanunit” Gjithashtu Kanuni percakton qarte se “vetem dorasi bijte ne gjak” pra kjo e barazvlefeshme me shprehjen “Gjaku shkon per gisht”.

Nga marrja e gjakut perjashtohen grate, femijet, prifti. E verteta eshte se shumica e madhe e artikujve apo e bisedave ne median elektronike per kete problem, behen nga njerez te painformuar mire. Natyrshem lind nje pyetje: Pse shfaqet fenomeni Kanun?
Nese ai shfaqet, kjo nuk vjen per faj te tij, por nga pazotesia e politikaneve te sotem per te nxjerre ligje fisnike. Ne fakt vete zbatimi i ketij Kanuni eshte i lidhur me disa struktura te caktuara shoqerore qe sot nuk ekzistojne.

Sot ekziston shteti dhe dy ligje paralele nuk mund ti kemi aq me teper dy ligje qe shpesh bien ndesh e aq me teper qe per zbatimin e njerit nuk ekziston as kushtet as strukturat shoqerore atehere zbatimi i tij eshte i pamundur dhe fillon te degjeneroje. Sot ka nje anomali te theksuar nderkohe qe nga elita kulturore, juridike kerkohet qe Kanuni te arshivohet si nje monoment historik i se drejtes, njerez te malesive shqiptare nga ana tjeter pretendojne se zbatojne Kanunin ne ceshtjet e pronesise e gjer vetegjyqesine.

Madje, shkohet deri atje sa merret persiper te riparohet dicka ne Kanun apo individe te tjere ne emer te tij formojne e formesojne gjithfare shoqatash dhe ekipesh qe merren me gjakfalje e pajtime, edhe pse vete ndoshta nuk e njohin pikerisht Kanunin. Nuk njohin ligjet dhe parimet e tij. Nga ana tjeter, veprojne normat e se drejtes zakonore ne disa zona malore per zgjidhjen e ceshtjeve te caktuara edhe pse mungojne strukturat e zbatimit te tij, ligjet dhe parimet e Kanunit shkelen, e ne jo pak raste nuk i rrihet as Kanunit e as ligjit.

Apo me tej, kur strukturat dhe zyrtaret e shtetit flasin dhe kerkojne te zgjidhin probleme te ndryshme duke iu referuar Kanunit. Edhe pse objektivisht nuk ekziston dualizmi juridik. Por, ky eshte nje fenomen kalimtar. Nuk ka dyshim se lufta parandaluese kerkon forcimin e rolit te shtetit, ndertimin e shtetit te se drejtes, funksionimit normal te organeve te policise, te prokurorise e te gjykates per zbulimin, kapjen, hetimin dhe gjykimin e personave fajtore per vrasjet. Natyrisht forcimi i shtetit arrihet ne bashkepunimin e tij me shoqerine civile, me kumunitetin, ne nje front te perbashket kunder vrasjeve dhe shkaqeve te tyre.

Serish shtrohet pyetja ne se Kanuni eshte i eger dhe barbar, apo nje ligj Modern?
Per Studiuesin Ndue Dedaj, Kanuni i Leke Dukagjinit eshte gjithesesi edhe ligji modern, i cili i jep rendesi te vecante mendimit dhe gjykimit te lire. Eshte vendosur ne ligj parimi “Fjala mort s’ban”, por nga ana tjeter fjala ka peshe te jashtezakoneshme, perderisa “beja lan gjaqe”.

E askerkush nuk ka te drejte ta dyshoje bene e bere, e cila behet mbi Kryqin e Ungjillit. Vete Kanuni i Maleve te Shqiperise nuk e vecon njeriun prej njeriut, “Shpirt per shpirt, se duken e fal Zoti” “I miri e i keqi kane nje cmim” “Del i miri prej te keqit e i keqi prej te mirit” sanksionohet ne Kanun; po ashtu “Burri i fort merr gjoben e vet” Pra Kanuni nuk dallon, nuk paragjykon, nuk mban krahun e askujt per shkak te pozites, races, fese. Cdo njeri ndjehet i barabart ne bashkesi, ne kuvend, ne shtepi, ne dasem e ne mort.

Nga ana tjeter, shtyllat e vetedijes njerezore vene ne themel te Kanunit familjen, pronen trashigimine, ligjet e pleqve, etj.
Trajtimi i Familjes ne Kanun percakton qarte poziten e kesaj qelize baze te shoqerise, ne vetevete, ne lidhje me vllaznine, gjinine, fisin, flamurin e gjer kombin. Nje nder kapitujt me te diskutueshem ne Kanun eshte ai i neneve qe kane te bejne me femren.

Kanuni e koncepton femren si qenie te dobet, ndaj e sheh me njefare inferioriteti, duke i dhene nje rol dytesor ne raport me burrin. Deomos, kemi ketu edhe njeren nder pikat me te kontestueshme te Kanunit, por duhet pasur parasysh shkalla e emancipimit kulturor, niveli arsimor dhe zhvillimi shoqeror. Edhe sot, ne mjaft qyteterime, nuk eshte arritur barazia reale midis burrit dhe gruas. Por Kanuni, nuk mund te thuhet se e neperkemb gruan, perkundrazi, ne mjaft raste e merr ne mbrojtje, sidomos guan e veje.

Femren kurrsesi nuk e prek hakmarrja. Eshte veprim i turpshem t’u shkaktosh nje dem apo ti fyesh. “Ai qe vret nje grua, detyrohet dy gjaqe”. Kurrsesi gruaja nuk eshte e mbyllur. Ajo dilte ne festa, shkonte ne kishe e mjedise te tjera publike. Burri nuk e blen kurrsesi jeten e saj. Kanuni ngrihet kunder martesave pa kurore, rrembimit te vajzave etj.

Gjon Marku
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi