Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Grua, të mbron ligji apo morali?

12th March 2008, 11:49
Grua, të mbron ligji apo morali?

Grua, të mbron ligji apo morali? 20080313

Projektligji për "Barazinë Gjinore"- i cili jo vetëm ndalon diskriminimin ndaj femrave, por gjobit deri në 100 000 lekë ata që për ndonjë arsye apo tjetrën do të diskriminojnë femrat, për shkak të gjinisë - është tashmë mbi tavolinat e parlamentarëve dhe do të miratohet si një nga kushtet primare të reformave administrative dhe shoqërore që Europa kërkon. Ky është fakt. Gjithashtu, fakt është se në Shqipëri diskriminimi i femrave është aq normativ, sa nuk përbën asnjë çudi ose lajm. Ajo që bie më shumë në sy, në lidhje me diskrimimin gjinor dhe ngacmimin seksual të femrave në vendet e punës, është mungesa pothuaj totale e besimit se ligji funksionon.

"Është shumë më e lehtë për një grua të bëj një zgjedhje tjetër sesa të denoncojë një rast diskriminimi ose ngacmimi",- thotë Natalia Dibra (55 vjeç) mësuese nga Tirana. Ajo ka punuar paralelisht me shkollën në disa ndërmarrje private dhe thotë se megjithëse ka parë shumë femra të ngacmohen ose të diskriminohen në vende pune, reagimi i tyre ka qenë ose largimi ose përthyerja.



Të jesh femër, do të thotë të kesh më pak para


Nëse flasin për diskriminimin gjinor në vendin e punës, të qenit konkurrente femër në garë me meshkujt të vë sigurisht në disavantazh. Kjo nëse bazohemi në raportin e vitit të kaluar -"Gratë dhe Fëmijët në Shqipëri: Kosto e dyfishtë e pabarazisë dhe e diskriminimit gjinor te gratë dhe fëmijët" përpiluar nga UNICEF dhe Qendrës për Kërkime Sociale pranë INSTAT. Shqipëria është një nga vendet ku diferencimi i grave ndaj burrave bëhet në dy nivele: arsimor dhe profesional. Ndërsa në nivelin arsimor, dallimi nuk është i madh, në tregun e punës ai është një problem. Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës ra ndjeshëm pas viteve 90, nga 78 për qind në 1989 në 46 për qind në 2005. Sipas raportit, përveç një niveli më të ulët punësimi, gratë shpërblehen më pak se burrat dhe janë më të rrezikuara nga largimet nga puna. Mundësia e grave në moshë riprodhuese për të qenë shtatzëna si edhe pamundësia për t'u aftësuar në profesione të reja, i shndërron gratë në më pak të favorizuara për t'u punësuar apo për të ruajtur vendin e punës. Edhe në rastin kur ato punojnë shpesh, paga është më e ulët për shkak të mbajtjes së posteve të punës që shpërblehen me paga më të ulëta se burrat. Edhe pse mund të kenë të njëjtin nivel arsimimi me burrat, vihen re diferenca në lidhje me shpërblimin.

Të denoncosh ngacmimin seksual, do të thote vdekje sociale.

Mentaliteti shqiptar i siguron mashkullit një mbrojtje më të fortë se anti-plumbi, nga 'krahu i ligjit', kur vjen puna për ngacmimet seksuale në vende pune. Por nuk i garanton atij jetëgjatësi si pasojë e hakmarrjes personale. Sipas shembujve rastet e ngacmimit seksual nga një epror, zgjidhen personalisht edhe jo me anë të denoncimit. "Është shumë e ndërlikuar të hapësh një denoncim për çështje të tilla",- thotë Eralda Dyrmishi (35 vjeç), juriste. "Jo për shkak se nuk të mbron ligji, por në këtë rast mentaliteti është më i fortë",- thotë ajo. Sipas saj, ngacmimet seksuale konsiderohen të një natyre private dhe nuk preferohen të bëhen publike. Juristja tregon rastin e një mikes së vet që punonte si gazetare. "Megjithëse ngacmimi ishte pothuaj publik, eprori i asaj gazete nuk u denoncua asnjeherë. Vendimi i gazetares në atë rast ishte që të ikte nga ai vend pune", tregon Dyrmishi. "Nëse arrin në këtë pikë të duhet të mendosh shumë gjëra kur je femër në Shqipëri, por më kryesorja është që thjesht nuk ia vlen, shpirti."
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

13th March 2008, 20:00
Femra jone eshte e moralshme,po nuk eshte aq sa duhet e mbrojtur ligjerisht,per kete duhet te behet me shume.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

13th March 2008, 20:03
Po, kjo qe thoni ju Shaban eshte mese e sakte, sepse asnje nuk beson te femra vetem nese femra ka prova shume bindese qe e vertetojne ate qe thote me fakte...
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

13th March 2008, 20:05
Une mendoj se gruaja e ruan moralin per vete te saj.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

13th March 2008, 20:09
Normalisht qe cdonjeri e mban nderin per veten e tij ne radhe te pare dhe pastaj per ndonje tjeter, por problemi qendron qe nese nje femre i duhet te denoncoje nje ngacmim seksual, ajo eshte krejtesisht e pambrojtur nga ligji....dhe ne kete menyre as nuk do te guxonte fare te ndermerrte nje hap te tille...dhe "autori" do te ngelet i lire dhe do te vazhdoje punen e tij i qete....
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

13th March 2008, 20:11
Shume e sakte Mary.
Ligji ben shume mire qe merr ne mbrojtje femren
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

14th March 2008, 04:24
femren duhet ta mbroj morali ,por duke ju bashkue edhe ligjie ,keshtu qe ne radhe te pare ajo te dije si femer deri ku i lejohen kufijet e vet ti ket te percaktuar ,sepse ne kemi disa lloj femrshe tek morali ,mendoj qe femra ne radhe te pare duhet ta ruej moralin per personalitetin e vet qe e ka krijue ,e pastaj te familjes nga e cila rrjedh ,e per ne vene te punese nese ka nga cmime siq parashikohet ne ate shkrimin me larte ,duhet te behet denancimi penal ,sepse ne cdo vende pune te mbron ligji nese ti si femere nuk je provikatore e ngacmimeve ,por edhe nese je ka ne vend te punes sa e dije une ka rregulla dhe ligje qe ato lloj nga cmime nuk lejohen .
Sponsored content

Grua, të mbron ligji apo morali? Empty Re: Grua, të mbron ligji apo morali?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi