Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kriza financiare, qeveria bën gati 21 miliardë lekë Empty Kriza financiare, qeveria bën gati 21 miliardë lekë

9th November 2008, 01:01
Kriza financiare, qeveria bën gati 21 miliardë lekë

Ministri Bode pranon efektet negative në ekonomi: Por bankat nuk do të preken


Pas publikimit të deklaratës në "Shqip" mbi krizën financiare, ministri i Financave, Bode, ka folur dje në Komisionin për Ekonominë dhe Financat mbi efektet që mund të sjellë rënia e disa ekonomive të mëdha në botë. Pas paralajmërimeve nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë mbi rreziqet e mundshme, vjen qëndrimi zyrtar i qeverisë, e cila tregohet realiste rreth situatës ekonomike në vend, që mund të cenohet nga kriza financiare mbarë botërore. Aktualisht, tha ministri, nuk jemi të prekur për sa i takon sistemit bankar, por kriza do t‘i japë efektet në sektorë të tjerë. "Për t‘i paraprirë çdo luhatjeje në ekonomi, kemi vendosur në dispozicion plot 15 miliardë lekë, ndërsa 6 miliardë të tjera janë vendosur rezervë, të padestinuara", tha ministri. Bode deklaroi se për momentin nuk dihet sesa do të vazhdojë kriza, ndërsa gjithçka do të qartësohet pranverën e vitit 2009. Përveç këtyre fondeve janë parashikuar dhe 200 milionë lekë nga privatizimet.

Rritja ekonomike

Qeveria nuk ka një metodikë për të llogaritur se sa është rritja ekonomike, duke u mjaftuar me atë çka u japin ndërkombëtarët. Kaq ka mjaftuar për të krijuar debat të fortë në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ishte rasti i prezantimit të projektbuxhetit 2009, kur ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se rritja ekonomike për vitin 2009 do të jetë mbi 6 për qind. Nuk kishin të njëjtin mendim deputetët e opozitës, të cilët me anë të Erjon Braçes deklaruan për një rritje dyfish më të vogël se 6,3 për qind. "Gjatë takimit të zhvilluar me Fondin Monetar na u tha se rritja ekonomike për vitin që vjen do të pësojë ulje për shkak të krizës financiare që ka prekur mbarë botën", tha Braçe, ndërsa ministri e hodhi poshtë këtë pretendim, duke shtuar se kriza nuk e cenon rritjen ekonomike në Shqipëri, pasi janë marrë të gjitha masat. Por, Braçe ngulmonte te takimi me FMN-në, nga ku u mësua se rritja ekonomike për 2009-ën do të jetë 3,7 për qind. "Këto nuk janë të vërteta. Rritja ekonomike nuk dihet ekzaktësisht sesa është. Ne e marrim ashtu si na e japin ndërkombëtarët, ndërsa INSTAT thotë për rritje mbi 6 për qind. Brenda stafit të FMN-së më është thënë se rritja reale ekonomike e Shqipërisë është 16 për qind", tha ministri. Kjo deklaratë e nxiti dhe më shumë debatin mes dy forcave politike. "Po si mund të bësh llogari të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto dhe të projektbuxhetit kur nuk jeni në dijeni sesa është rritja ekonomike. Kjo është absurde", iu drejtua më tej Ermelinda Meksi ministrit Bode. Opozita kishte dyshime edhe për deficitin buxhetor, ku sipas të cilëve nuk do të jetë 4,2 për qind nga sa pretendon qeveria, por rreth 5,3 për qind, duke e vërtetuar me shpenzimet. Pas kësaj, opozita ka braktisur sallën, duke u lënë të përfaqësohet vetëm nga deputetja e PSD-së, Angjelina Kola.


Batuta e Bodes

Bashkitë, si "daci në kos"

Në një kohë që administrata qendrore po zvogëlohet, rritet ajo vendore. Këta krerët e bashkive kanë rënë si "daci në kos". Ne u japim para për investime dhe ata i kthejnë në rritje pagash dhe personeli. Boll më!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi