Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

E vërteta e ndarjes sime nga Merti Asllani Empty E vërteta e ndarjes sime nga Merti Asllani

17th November 2008, 00:11
[You must be registered and logged in to see this image.]
Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, vëllain e Bertan Asllanit. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” se nuk është e lidhur për momentin, dhe se me Mertin s’ka qenë asnjëherë e fejuar.


Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?

Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.

Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?

Jetë e rëndomtë studentore, me shumë shopping. Një vajzë rebele dikur në skenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?

Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze...Rebelizmin thjesht e kam në gjak

Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Është konkretizuar diçka?

Po.Së shpejti fansat e mi do të kenë mundësinë të dëgjojnë një këngë të re në duet, për të cilën nuk dyshoj që do të behet hit.

Kur nxorët klipin “Bileta”, u përfol për një ngjashmëri me “Back to Black” të Amy Winehouse. Në ç’pikë do dëshironit t’i ngjasonit kësaj këngëtareje, dhe ku jo?

Kjo ishte shumë e rastësishme me që “Bileta” u inçizua shumë më herët. Ndërsa sa do të doja t’i ngjasoja kësaj këngëtareje për momentin aspak!

Ju jeni e pranishme shpesh në jetën artistike shqiptare. Çfarë u bën të mos mungoni asnjëherë, dhe për ç’arsye nuk do të shkelnit më në Tiranë?

Nuk kam arsye pse mos të shkelja në Tiranë, kam shumë fansa dhe nuk ka diçka që do të më pengonte për momentin.

As ju nuk u keni shpëtuar thashethemeve për foto nudo në internet. Si do i komentonit?

Komentet nuk më lënë përshtypje aspak. Ajo që më intereson është suksesi si këngëtare, dhe deri tani ka qenë vërtet i madh. Nuk ka kënaqësi më e madhe se kjo.

Por këtë vit ju jeni përfolur në media më shumë për jetën tuaj private. Cila është e vërteta e ndarjes nga Merti Asllani?

Nuk jam e lidhur më me Mertin, dhe nuk kam pasur asnjëherë fejesë apo diçka e ngjashme.

Është e vërtetë që Merti ju ka tradhëtuar?

Është shumë private kjo pyetje dhe është një temë që u përfol shumë nëpër mediat në Kosovë dhe Maqedoni.

Por nuk e mohoni?

Gjithçka ka qenë një shpifje e mediave kosovare dhe maqedonase.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi