Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Mistere te pazgjidhura apo te verteta reale? Empty Mistere te pazgjidhura apo te verteta reale?

29th December 2016, 15:43
Mistere te pazgjidhura apo te verteta reale? Mistere
Ngjarjet e cuditshme nuk ndodhin vetem neper filma. Ato ndodhin dhe ne jeten reale dhe duken thuajse te pabesueshme. Revista angleze “Fortean Times” ka botuar disa prej ketyre historive
1. Bletet shkojne ne varrim
Margaret Bell jetonte ne Shropshajer, Angli, nderkohe qe mbante blete ne nje vend rreth 14 kilometra larg shtepise se saj. Ajo vdiq ne qershor te vitit 1994. Menjehere pas funeralit te saj personat e pranishem u habiten, kur pane qindra blete qe erdhen e qendruan siper shtepise saj, ku ajo kishte jetuar per 26 vjet. Bletet qendruan per rreth nje ore te bashkuara aty dhe shtypi i asaj kohe shfaqi fotot e ngjarjes se cuditshme.
2. Aksidenti fantazme
Me 11 dhjetor 2002 dy motoriste i telefonuan policise per te raportuar se kishin pare nje makine qe devijonte nga rruga. Nje kerkim i hollesishem zbuloi nje makine te fshehur nen nje gemushe dhe shoferin e vdekur. Rezultoi se aksidenti kishte ndodhur para pese muajsh perpara se dy motoristet te kishin pare skenen. Shoferi Christopher Chandler ishte raportuar si i humbur me pare nga i vellai.
3. Shpella enigmatike
Nje shpelle ne forme te parregullt u zbulua ne nje ferme te larget ne Uashington, ne tetor te vitit 1984. Ajo nuk kishte qene aty nje muaj me pare. Germimi i tokes dhe heqja e gureve zbuluan nje plis bari gjigant. Dukej sikur ai ishte prere dhe vendosur aty, vetem se rrenjet ishin akoma aty. Nuk u mor vesh asnjehere se si kishte mberritur ai plis bari gjigant aty duke qene se s’kishte shenja makine apo gjurme te tjera.
4. Zbulimi i hotelit
Ne vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte ne Londer per te kurorezimin e Elizabetes II. Ne nje prej sirtareve te dhomes se tij ne hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte qe i perkisnin personit me emrin Harry Hannin.
Hannin, nje yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy dite me vone, Kupcinet mori nje leter nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qendruar ne hotelin “Meurice” ne Paris kishte gjetur ne nje sirtar nje kravate me emrin e Kupcinet mbi te.

5. Taksia
Ne vitin 1975 nje person po ecte me motociklete ne Bermuda, kur u perplas nga nje taksi dhe humbi jeten. Ngjarja do te perseritej nje vit me vone fatkeqesisht. Vellai i ketij personi humbi jeten ne te njejten menyre. Ne fakt ai po udhetonte me te njejten motociklete. Dhe ngjarja behet akoma me e cuditshme pasi ishte i njejti shofer taksie qe kishte aksidentuar te vellane e viktimes se radhes dhe ne taksi ndodhej i njejti pasagjer qe ishte heren e pare.
6. Hakmarrja
Ne vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasoje e tronditjes kreu vetevrasje. Vellai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qelloi me arme zjarri. Duke menduar se e kishte vrare ai kreu menjehere vetevrasje. Ne fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lendoi fytyren dhe shkoi e u ngul ne nje peme. Vite me vone, Ziegland vendosi te priste pemen, ku ishte plumbi. Ngaqe pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjate shperthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland ne koke.
7. Binjaket
Vellezerit binjake, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat Jim. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhe njeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.
8. Murgu misterioz
Ne shekullin e 19-te ne Austri, nje piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa here te vetevritej. Heren e pare, kur ishte 18-vjec, nje murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastesisht. Serish ne moshen 22-vjecare, i njejti murg e pengoi te varte veten. Tete vite me vone ai u denua per aktivitet politik, por i njejti murg nderhyri per ta shpetuar. Ne moshen 68-vjecare, Aigner arriti te vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai qe kreu ceremonine mortore. 10. La Mancha Negro
9. Vdekja e binjakeve
Ne vitin 2002, dy vellezer binjake ne moshen 70-vjecar vdiqen brenda disa oreve njeri pas tjetrit, ne dy aksidente te ndryshme ne te njejten rruge ne veri te Finlandes. Binjaku i pare vdiq kur u godit nga nje kamion teksa po ecte me biciklete ne Rahe, 600 kilometra ne veri te Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vellai tij. “Kjo eshte nje koincidence historike, pasi ne kete rruge madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh ne ate kohe oficerja e policise, Marja-Leena Huhtala.
10. Fat ne poker
Ne vitin 1858, Robert Fallon u vra ne shenje hakmarrje nga ata, me te cilet luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollare ne poker pasi kishte bere me hile. Ato u detyruan te gjenin nje njeri tjeter te luante ne vend te Fallon. Brenda disa oresh personi i ri kishte bere 2200 dollare nga 600 dollaret e Fallon. Ne ate kohe mberriti policia, e cila i kerkoi te riut qe ti kthente familjes se Fallon 600 dollaret dhe ne ate cast rezultoi se ai ishte vete djali i Fallon, i cili s’e kishte pare te atin prej 7 vitesh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi