Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Windows 8 Empty Windows 8

23rd November 2013, 03:25
Ceshtja nuk duhet te shtrohet ne aparencen e nje windowsi tjeter apo te vete versionit te windows 8.
Ajo duhet te shtrohet ne risite e codit te programimit dhe ne efikasitetin e tyre per tu perdorur ne cdo arkitekture makine kompjuterike, prespektives se progresit te hardware te kompjuterave.

Kur versionet e OS ishin baze MS-DOS xx, me daljen e anes grafike (windows 3.1 e 3.11 workgroup) microsoft kish bere parashikimin e avancimit te hardware te kompjuterave ne mase te gjere ne aplikimin e ngjyrave ne ekran pasi Commodore, Apple e disa kompani te tjera prodhimi kompjuterash kishin nisur prej kohesh avancimin ne perdorimin e grafikes dhe OS GUI. Me hyrjen e windows 9x (kodit te tij me te avancuar), perdoruesit qe asokohe dispononin kompjutera 386 /486 qe me windows 3.11 kishin funskionuar OK, tashme kishin filluar te ndjenin veshtiresite e para ne memorje grafike, shpejtesi procesimi, ram etj., gje qe solli kritika e mosaprovime nga te gjithe perdoruesit. E njejta histori u perserit kur hyri ne skene Windows 2000 apo ndryshe Windows 2K ku perdoruesit qe dispononin PC 32MB RAM e 2GB HDD, tashme u duhej te siguronin 64MB RAM e mbi 4GB HDD. Pershkak te avancimit te hardware Win 2K shfaqi problemet e tij ndermjet system core dhe hardware ku shpesh shikoje shume errore pasi windows nuk i pergjigjej dot hardware te ri qe shpesh edhe i pa certifikuar mire. Per te ndrequr kete situate Microsoft nxorri edhe versionin e ri te tij, Windows XP i cili paraqet nje lidhje me te ngushte me kompanite prodhuese te hardware (sidomos pas standartit PC99), gje qe solli famen e XP. Gjenerata e Windows Vista hasi ne te njejtat ish probleme me perdoruesit e PC qe me teper kishin investuar ne karta grafike per lojerat sesa per aspekte te tjera te arkitekturave te kompjuterave. Microsoft e mbingarkoi kodin e programimit kompjuterik te Windows Vista per t'iu pershtatur pikerisht gjenerates se ardheshme te hardware per te mos hasur ne veshtiresite e Win2K apo edhe me pare. Per perdoruesit ishte nje tjeter zhgenjim total mbi pritshmerite nga Vista. Ata prisnin te kerkonte te njejtat karakteristika teknike si te windows XP por me kodin e ri dhe strukturen e re te Vistes. Teknologjia hardware ne fakt avancoi nga ana tjeter dhe nje pjese e programimit te Vistes ishte thjesht nje barre qe e mbingarkoi ate. Ajo thjesht kerkonte nje dore risistemimi pas instalimit por kjo gje kur u kuptua ishte teper vone pasi erdhi Windows 7. Tashme pa nxjerre mire akoma fitimet e windows 7 hidhet windows 8... ure per teknologjine e ardheshme??? Arkitektura e Hardware po ndryshon sikunder edhe kerkesat apo preferencat e perdoruesve.

Cila eshte risia e kodit te programimit te windows 8 dhe cfare teknologjie po perpiqet microsoft te paraprije?

Desktop 3D permes nje ekrani eshte nje projekt i vjeter i braktisur prej koherave te Windows 3.11, ndersa projeksionet plazmike 3D nuk eshte se kane avancuar me tej. A do te hasi Windows 8 veshtiresite e paraardhesve te tij??? koha do ta tregoje, sikunder po tregon Visten qe pas nje ristrukturimi tregon se problemet mund te minimizohen, por ndoshta atehere do te kene dale shume pasardhes te windows apo nuk do te ekzistoje me nje microsoft, nje windows apo nje kompjuter ashtu sic i shohim sot.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Windows 8 Empty Re: Windows 8

23rd November 2013, 03:29
Githsesi, edhe pse Windows 8 nuk ka fituar akoma popullaritetin e duhur, apo nuk eshte shtrire gjeresisht ne perdorim, Microsoft i eshte kthyer nje projekti te vjeter nisur qe me 2003 dhe duket se dicka nuk ka shkuar mire ne System Core te windows 8, por qe per perdoruesit e thjeshte nuk eshte revelante.

Ashtu sic erdhi shkelqimi dhe renia e Windows Vista, po ashtu rendi edhe per windows 7 dhe Windows 8. Mos-aplikimi per fushat profesionale te ketyre windows-eve, por dhe jetegjatesia e tyre e shkurter, solli motivin qe shume nga grupet informatike te mos dizenjojne aplikiacione serioze mbeshtetur mbi keto Sisteme Operative.

Te gjitha Grupet e dizenjimeve te software iu eshte dhenene menyre te fshehte nga Microsoft informacionet mbi strukturen e re te windows dhe kane nisur programimet nga e para.

Deri ne perfundim te windows-it te fundit eshte normale qe do te kete variacione te Windows 8 apo qofte edhe me emertim tjeter, por ajo qe po pregatitet te vije do te kete jetegjatesine dhe cilesite e dikureshme te Windows XP po edhe famen e merituar te tij.

Emri i ketij Windowsi ne emrin e projektit eshte: "WINDOWS MIDORI", dhe do te shtrije jetegjatesine e tij deri rreth vitit 2023.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi