Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Viti i Ri, dhjetëra të plagosur Empty Viti i Ri, dhjetëra të plagosur

5th January 2014, 00:36
Tre persona janë plagosur nga plumbat “qorr” që janë qëlluar për të festuar ndërrimin e viteve. Mes të plagosurve është dhe një fëmijë 12 vjeç banues në Sukth, 11 km larg Durrësit. Ndërkohë që rreth 17 persona raportohen të jenë plagosur nga fishekzjarrët. Incidentet u shënuan në Tiranë, Gjirokastër, Durrës dhe Fier.

Tiranë

Pas mesnate dhe pas atmosferës së fishekzjarrëve janë shënuar dhe incidente. Kështu sipas burimve të para një grua rezulton është plagosur si pasojë e një fishekzjarri që e ka goditur në në kokë. Sipas burimeve të para rezulton se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po në kryeqytet një 30-vjeçar me iniciale ZH.K., dyshohet se është plagosur si pasojë e një plumbi në qafë. I plagosuri është dërguar në sallën e operacionit në spitalin Ushtarak.

Gjirokastër

Edhe në Gjirokastër një grua 55 vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri, ndërsa një 44-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimi në mënyrë të pakujdesshme të fishekzjarrëve. Sipas policisë së Gjirokastrës, gruaja me iniciale D.B., është plagosur në pulpën e këmbës dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga shkreja në mënyrë të pakontrolluar gjatë natës së ndërrimit të viteve. Megjithatë, 55-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ashtu si edhe 44 vjecari nga fshati Labovë me inicialet V.S.,

Durrës

Një fëmijë nga Sukthi është plagosur aksidentalisht nga një plumb “qorr”, të mërkurën rreth orës 01.00. Ky është i vetmi incident i festës më të madhe të vitit në rajonin me 420 mijë banorë të qarkut, që përfshin Durrësin dhe Krujën. Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut, Ornela Çako, tha për ATSH-në se 12-vjeçari R. B., banues në Sukth, 11 km larg Durrësit, është plagosur në këmbë dhe po mjekohet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkaq gjatë natës në Krujë është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Kjo është festa në të cilën janë shënuar më pak incidente nga armët e zjarrit si dhe nga fishekzjarrët – përfundoi zëdhënësja e policisë së qarkut, Ornela Çako.

Fier

Në spitalin e Fierit gjatë momenteve të ndërrimit të viteve 15 të plagosur nga fishekzjarrët kanë marrë mjekimin në spital.
Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi