Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

15th March 2008, 17:37
Një shpërthim I fuqishëm ka ndodhur në afërsi të Vorës


Një shpërthim I fuqishëm ka ndodhur në afërsi të Vorës. Shpërthimi ka ndodhur praën disa banesave të banuara në autostradën Tiranë – Durrës, nuk bëhen ende te ditura shkaqet.

Shpërthimi ka qenë shumë I fuqishëm dhe është dëgjuar në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit.

Dyshohet që në zonën e depos së armëve ka edhe raketa.


CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty TRAGJEDI NE SHQIPERI - SHPERTHEJNE DEPOT E ARMEVE NE VORE

15th March 2008, 20:38
Supozohet te jete nje numer i madh viktimash, ku pjesa me e madhe eshte efektivi qe po merrej me kete pune kur ndodhi edhe shperthimi.


Askush nuk mund te pohoj me saktesi sesa eshte nr i sakte i te vdekurve, po eshte e sigurt qe jane shume....

Forcat e armatosura shqiptare jane ne gadishmeri te plote.

Situata ne Vore eshte vertet e rende, pasi akoma ne keto momente ka shperthime.

Shpresojme edhe lutemi per nje numer sa me te vogel viktimash.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

15th March 2008, 20:42
Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur sot (dt. 15 mars 2008) rreth ores 12.00, ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Kryeministri Berisha: Po ndjekim çdo minutë situatën pas shpërthimit për të zvogëluar dëmet e tij
Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria po ndjek çdo minutë situatën e rëndë të krijuar pas shpërthimit të municioneve në fshatin Gërdec në afërsi të Vorës.
“Jemi në një situatë të rëndë për shkak të shpërthimit të municioneve në fshatin Gërdec që është pak metra larg Vorës, gjatë procesit të çmontimit që po kryhej nga një kompani.
Në vend kanë mbërritur helikopterë për të nxjerrë të plagosurit, por deri tani situata është e bllokuar. Po bëhet evakuimi i popullatës nga fshatrat përreth, por shpërthimet vazhdojnë. Po e ndjekim çdo minutë këtë situatë për të mundësuar zvogëlimin e dëmeve të saj”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp.

Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur
Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 17 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.



Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam i traumatizuar
Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe nje shqiptar.

Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.


Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”
Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.



Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve
Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

15th March 2008, 20:43
PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.

Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
“Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi.


Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart.

Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit.

Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres
Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet.




Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur.




Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane
Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem.

Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera
Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit.

Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme
Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire.

Zyrtare: 4 te vdekur nga shperthimet
Zyrtare, nga shperthimet ne Gerdec deri tani jane 4 te vdekur. Burime nga qeveria bejne me dije se trupat e viktimave jane nxjerre nga tunelet ne zone

Gazetari nga vendi i ngjarjes: Kontaktet tregojne se pritet te aktivizohet nje tjeter rakete

Gazetari yne nga vendi i ngjarjes deklaron se kontaktet e deritanishem tregojne qe pritet te aktivizohet nje tjeter rakete, e cila mund te rrezikoje jeten e personave qe ndodhen akoma ketu. “Un jam afer me disa banore dhe shikoj njerez qe mundohen te afrohen prane banesave, per te afermit e tyre. Shperthimet nuk kane te mbaruar ndersa nje ekip i RENEA-s vazhdon me nderhyrjet e tyre. Banoret futen ne disa tunele te ushtrise qe ndodhen larg vendit te ngjarjes. Gjithashtu helikoptere te policise, ministrise se Mbrojtes jane duke patrulluar. Eshte nje situate alarmante qe nuk dihet se kur do perfundoje jane me dhjetra banesa te fshatatit qe jane te gjitha te demtuara do te behet nje krehje e dyte te zones per te pare nese do te kete ende banore. Tashme vazhdojne operacionet ne terren por eshte e pamundur qe te afrohesh“, tha gazetari.

Nuk percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo, territori i godinave eshte sheshuar

Ka nje rrezik teper te madh per vazhdimin e shperthimeve. Sipas gazetarit tone ne vendin e ngjarjes, Gerti Xhaja deklaron se nuk mund te percaktohet sasia e armatimeve qe kane qene ne depo. Nderkohe qe eshte nje situate teper e rende dhe cdo gje eshte sheshuar aty ku mendohet se ka patur godina ushatarke me municion. Eshte ngritur nje Shtab Emergjence ne vije ajerore 3-4 km nga vendi i ngjarjes. Nderkohe mesohet se nurmi i viktimave shkon te pakten deri ne 93 persona. Tashme autostrada Tirane-Durres eshte teresisht bosh dhe ne te jane vendosur mjetet ndihmese, zjarrefikese dhe autoambulanca. Tashme banoret vazhdojne te futen ne tunele. Gjithcka eshte gati per emergjence por eshte e pamundur nderhyrja.

Spitali i Durresit ben thirrje per gjak

Mjeket e Spitalit te Durresit bejne thirrje per te ndihmuar me gjak pasi ne kete spital ka mungese te theksuar te sasise se gjakut. Ne lidhje me kete mjeket kerkojne ndihmen e te gjithe opinjonit publik per te dhuruar gjak per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec.

Berisha: Viktimat, punonjes ne depon e municionit
Kryeministri Berisha vijon vizitat e te plagosurve qe gjenden ne spital ne kryeqytet. kreu I qeverise ka thene per mediat se “deri tani nuk ka konfirm per viktima, pervec atyre qe kane qene duke punuar ne depo duke cmontuar municione”. Kryeministri shtoi se jane qindra te plagosur, deri tani mbi 150, nga te cilet 4 ne gjendje te rende.


Rama: Do te punojme bashkarisht per ngjarjen
Kryetari I PS Edi Rama shprehet se ngjarja ka marre permasat e nje tragjedie. Pas vizites qe u beri te plagosurve qe gjenden ne Tirane, Rama tha se forcat politike do te punojne sebashku per te realizuar me te miren. “Ka te plagosur rende dhe te plagosur lehte. Une bashkoje lutjen time me te gjithe shqiptaret” tha Rama.



Kavalishenca e Durresit vihet ne gadishmeri te banoreve te evakuar

Gazmend Janku, gazetari i “News24”, deklaron se shperthimet vazhdojne ende dhe nderkohe helikopteri patrullon perreth zones. Patrullat kane konfirmuar qe ne kodra perreth fshati ka ende banor te cilet jane larguar per ti shpetuar shperthimeve ndersa ende degjohen shperthime. Nuk dihet fati i te afermve qe kane qene afer zones. Helikopteri po zbret serisht ne qender Vore per te derguar te tjere te plagosur ne spital. Helikopteri ulet ne nje vend te improvizuar te rrethuar nga ambulanca. Tashme evakuimi eshte bere, te gjitha banesat jane te braktisura dhe te demtuara. Tashme po behen te gjitha perpjekjet nga forcat e ushtrise ne vendin e ngjarjes per te qetesuar situaten po shperthimet e njepasnjeshme vazhdojne. Banoret bejne te ditur se ka te vdekur te tjere te cilet nuk dihet se ku jane. Nderkohe vihet ne gadishmeri Kavalishenca e Durresit ne favor te banoreve te evakuar nga banesat e tyre.

Kryeministria: Te vihet ne gjendje gatishmerie godina e Konvalishences ne Durres
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha u ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të vënë në gjendje gatishmërie godinën e konvalishencës në plazhin e Durrësit, si dhe ambiente të tjera për të strehuar popullsinë të evakuuar nga vendngjarja e zona përreth.

Tragjedia, flet punetori fabrikes i mbijetuar nga shperthimi

Punonesi i fabrikes Kadri Meci, i mbijetuar nga shperthimi flet per “News24”:
“Isha brenda fabrikes, kam punuar qe ne fillim brenda asnje nuk di te tregoje sepse nuk dihen numri i te lenduarve. Une punoja per cmontimin e artilerise, e cila eshte nje pjese e punishtes. Une kam qene 200 m larg nga vatra e shperthimit keshtu qe shpetova por nuk arrij ta percaktoj se sa ka qene numri i te vdekurve. Ka qene nje numer i madh i personave te pranishem ne momentin e shperthimit. Shperthimi ka qene teper i shpejte dhe njerezit jane gjymtuar dhe nuk kane mundur ti shpetojne te gjithe. Di qe stafi drejtues puntore kane qene te pranishem. Eshte shkaterruar gjithcka ne seri nga porta kryesore e deri ne fund ku kane qene te grumbulluar materialet. Gjithcka ka qene mbijetese kush ka mundur eshte larguar. Une rash nje here pa ndjenja dhe me pas mora veten dhe nuk munda te merrja vesh se c’po ndodhte. Nuk e di se cfare ka ndodhur me pjesen tjeter qe ishin te pranishem ne depo. Jam terhequr zvarre deri sa munda te shpetoj. Brenda ka patur kalibra te ndryshem te municioneve”, deklaron punetori i mbijetuar Kadri Meci.

Vijojne te vijne te plagosur ne spitalin Ushtarak
Vazhdojne te vijne te plagosur ne Spitalin ushtarak ne Tirane. Deri para pak caste kane ardhur ne kete spital 3 persona. Jane marre te gjitha masat dhe eshte ngritur nje ekip mjekesor i perforcuar. Jashte ambjenteve te spitalit situata eshte disi e tensionuar pasi shume persona qe gjenden atje jane te frikesuar e te tensionuar. Te gjithe kerkojne te dine me shume per te afermit e tyre.
Nderkaq spitali ka nxjerre listen e personave qe jane shtruar e qe po u jepet sherbimi shendetesor.

Berati, Gjirokastra dhe emigrantet shqiptare ne Greqi te gatshem te dhurojne gjak

Ambasada amerikane po ndjek ne menyre intesive dhe e shokuar zhvillimet mbi tragjedine teper te rende ne Gerdec. Ata bejne te ditur se mendimet dhe zemrat e popullit amerkane jane me popullin shqiptare. Nderkohe qe tashme do te shihet dhe cfare ndihme do te ofrohet nga vendet homologe ne keto momente te veshtira te ketij aksidenti te tmerrshem dhe teper tragjik. Gjithashtu mesohet se nga Berati dhe Gjirokastra njerezit jane te gatshem te dhurojne gjak. Po keshtu edhe nga Greqia te gjithe shqiptaret jane ofruar per te dhen gjak per personat e mbijetuar. Ne kete dhimbje shtohet edhe Kosova e cila ka vendosur te ndihmoje duke dhene gjak.

Kosove, QKTGJ apel qytetareve te dhurojne gjak per te plagosurit e tragjedise

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut ne Prishtine u ka bere apel te gjithe qytetareve te Kosoves qe te shkojne per te dhuruar gjak per personat e plagosur, si pasoje e shperthimeve te depos se municionit ne Gredec te Vores, ne afersi te Tiranes. Lajmi eshte bere i ditur nga media kosovare “Kosovapres” vetem pak minuta me pare.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

15th March 2008, 20:43
Ngjarja ne Berdec, ministri i Jashtem maqedonas niset drejt Tiranes
Maqedonia shpreh solidaritetin e saj per ngjarjen e rende te nodhur ne Gerdec. Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonise bejne me dije ministri I Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski eshte nisur per ne Tirane, ku pritet te mberrije per rreth 45 minuta. Ai do te shkoje ne spitalin ushtarak per te dhuruar gjak ne shenje solidariteti per ngjarjen e rende.

KE, Lohan i percjell ngushellimet per ngjarjen kryeministrit Berisha
Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se ambasadori i Komisionit Europian Helmuth Lohan i ka telefonuar Kryeministrit Berisha për t'i përcjellë ngushëllimet e tij dhe të Komisionit Europian për ngjarjen tragjike, si dhe gatishmërinë e KE për të akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kryeministri Berisha e falënderoi me mirënjohje Ambasadorin Lohan për ngushëllimet, si dhe për solidaritetin e tij dhe e siguroi se do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me KE për zhvillimet e mëtejshme


Gerdec eshte ulur intesiteti i shperthimeve, mberrijne forcat e “Genios”

Ne baze te lidhjes telefonike me gazetaren e “News24” ne vendin e ngjarjes behet e ditur Albana Qehajaj mesohet se tashme intesiteti i shperthimeve ka rene. “Tashme situata duket disi e stabilizuar pasi eshte ulur intesiteti i shperthimeve. Situata po vjen drejte normalizimit edhe pse shperthimet vazhdojne te jete ne ccdo 3 -4 minuta kur me pare ishin cdo 1 sekonde. Aktualisht kane mberritur forcat e “Genios“ te cilet jane pajisur me aparatura perkatese. Ka disa konteniere me barut dhe po merren masa qe te mos shperthejne. Jane pikerishte forcat e Genios do te bjene te mbudur mos shperthuimin e tyre nderkohe qe ne duhet te largohemi sepse pritet nje shperthim i madh. Informacioni qe kemi jane shume te rezevruara dhe gjithcka qe kemi jane ne biseda konfidenciale me forcat e RENEA-s dhe te “Genios”. Pikerisht keto informacione na kane thene qe te largohemi sepse ka kontenier me barut. Tashme ushtaret e RENEA-s jane shperndare ne zone per te gjetur banoret. Ne zone nje banori gruaja i punonte aty dhe mesohet se ka shume familjare qe kane humbur pjesetare te familjes me zonen e shperthimit. Ne te gjithe zonen nuk ka asnje banore jo vetem ne Gerdec por edhe ne qytetin e Vores. Deri para 30 min, numri i shperthimeve ka qene shume i madh dhe teper shqetesuese por forcat e “Genios” po mundohen te hyjne ne 4 kontenieret te cilet jane shume afer zones se shperthimit. Ne baze te informacioneve te banoreve te zones mesohet se atje ka pasur dhe lende helmuese. Nderkohe tashme jane anuluar fluturimet rrreth zones se Gerdecit”, tha gazetarja.



Gerdec, gjendja paraqitet kaotike
Eshte kaotike gjendja ne Gerdec dhe rrethinat perreth. Aty vazhdojne shperthimet, edhe pse me intesitet me te ulet. Nderkaq panorama shfaqet prekese. Prinder qe kerkojne femijet, vellezer qe kerkojne motrat, apo anasjelltas, te gjithe ne gjendje te traumatizuar. Zona eshte e gjitha e evukuuar dhe gjithcka te jep pershtypjen e nje zone qe fillon e qetesohet pas nje bombardimi. Shtepite jane te braktisura, si ne Gerdec dhe ne zonat perreth, nderkohe qe pritet qe te gjithe te mbeturit pa cati te strehohen ne zonen e Kavalishences ne Durres, apo dhe zona te tjera qe do te ngrihen nga Shtabi i Emergjences.


\Shkon ne 203 numri i te plagosurve
Ministria e Shendetesise ben me dije se numri i te plagosurve te mberritur ne spitale ka shkuar ne 203, nderkohe qe sipas ministrit Ndoka numri I te vdekurve kap shifren 5. te gjitha viktimat sipas ministrit jane persona qe punonin ne depo.


Deputetet e PS dhurojne gjak
Thirrjes per dhenie te gjakut i jane pergjigjur deputetet socialiste, madje grupi i deputeteve i ka propozuar kryetares se Kuvendit Topalli, ngritjen e nje structure emergjence per dhenien e gjakut ne mjediset e Kuvendit. Ndersa jane nisur per ne QSUT, drejtues dhe anetare te PS se deges se Tiranes, drejtuese te forumit te gruas dhe te FRESH, jo vetem te Tiranes por te te gjithe vendit kane shprehur solidaritetin ne kete ngajrje teper shokuese dhe tronditese duke dashur ti vijne ne ndihme te gjithe te plagosurve duke dhuruar gjak ne ambjentet e kesaj qendre spitalore.

Riaktivizohen shperthimet ne depot e Gerdecit

Gazetarja nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se kemi nje riaktivizim te shperthimeve ne Gerdec. Nderkohe mesohet se jane plot 203 te plagosur, te gjithe punojnes qe kane ber cmontimin e predhave. Forcat e RENEA-s kane nxjerre 2 persona te vdekur nga vendi i shperthimit. Personi eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur shume prane hyrjes rreth 25 minuta pasi ka ndodhur shperthimi. Vazhdon nje tjeter shperthim dhe ne keto momente pamjet qe vine nga vendgjarja jane shum tronditese. Nuk kemi ende te vendosur nen kontroll situaten dhe kjo tregon gjendjen akotike. Sipas informacioneve te ushtrise pritet te kete shprethime te rrezikshme. Forcat komando jane ne fshat por ne nje zone te larguar nga zona e shperthimit. Ka ende pjese te territorit te pakontrolluar ndersa forcat e “Genios” po largohen me shpejtesi per te mos qene ne zonen e shperthimit. Banoret e Prezes jane te futur ne bunkeret e ndertuara dikur ne kohen e luftes. Nje numer shume i madh njerzish jane te coroditur, dhe mundohen te largohen per te qene sa me larg shperthimit te fuqishem. Tymi i dale nga shperthimi ka qene ne formen e nje kerpudhe qe te rikthente ne kujtese pamjet e Hiroshimes.


Ne fabrike punonin rreth 200 punetore, pjesa me e madhe femra

Ne depon e armatimit ne Gerdec mesohet te punonin rreth 200 punonjes ku pjesa me e madhe ishin femra. Gjithashtu mesohet se keta punonjes mes te cileve edhe nje numer i konsiderueshem femrash punoninaty prej nje me shume se nje viti. Nderkohe mesohet se predhat jane te shperndara kudo dhe gjithashtu shume shtepi jane te shkaterruara.



Shperthimi i dyte ka ndodhur 15 minuta me pare(18:45). Njekohesisht mesohet se jane rreth 10-15 ambulanca te cilat jane ne pritje.





Greqia: Kemi gati 2 spitale ne Janine per te pritur te plagosurit

Ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe homologia e tij Dora Bokojani kane konfirmuar gadishmerine e Greqise per te pritur te plagosurit nga shperthimi i Gerdec. Sipas Bokojanis jane 2 spitale ne Janine te cilat jane ne gadishmeri te plote per te pritur te palgosurit nga shperthimi. Nderkohe pritet nga momenti ne moment trasportimi i 8 personave te cilet mendohet te jene ne gjendje me te rende.


Rinisin shperthimet e fuqishme ne Gredec
Intesifikohe shperthimet ne Gerdec. Korrespondentet tane nga terreni informojne se me renien e erresires situata eshte perkeqesuar dhe zona eshte e rrethuar nga tymi. Ne zone ka patur serish 2 shperthime te fuqishme. Nga ana tjeter forcat e ushtrise I kane kerkuar te derguarve te medias ne vengjarje te largohen nga zona, pasi eshte dhene alarmi per shperthime te tjera. Sipas korrespondentes tone Albana Qehajaj ka patur nje perqendrim te forcave te RENEA-s ne zonen perreth Gerdecit, ndersa vihet re nje shtim I numrit te kalimit te automjeteve edhe ne autostrade. Nga shperthimi pjese predhash te shkateruar e kane kaluar fshatin, por ka dhe predah te tjera te paplasura e te rrezikshme.

Mberrin ministri i jashtem maqedonas, Spitali: Prej 30 min nuk ka ardhur asnje i plagosur

Burimet spitalore bejne te ditur se prej 30 minutash ne spital nuk eshte paraqitur asnje i plagosur. Te gjithe vendet fqinje kane premtuar ndihmen e tyre per Shqiperine ne lidhje me ngjarjen tragjike te shperthimit ne Gerdec. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ministri Lulezim Basha dhe Nard Ndoka te cilet kane thene qe kjo ndihme do te nise qe diten e neserme. Nderkohe ministri jashtem i Maqedonise Antonio Milloshovski ka qene ne nje vizite pak me pare ne Tirane. Ai ka vizituar spitalin dhe ka premtuar ndihme si ne shenje te fqinjesise se mire. Gjithashtu ndihme ka ofruar edhe Zvicra per te transportuar nje pjese te pacienteve per nje ndihme me te specializuar. Nderkohe mesohet se ne spitalin “Nene Tereza” ka te plagosur me diegie dhe probleme ne sy.

Kavaleshenca ne Durres kapacitet te mjaftueshem per banoret

Kavaleshenca ne Durres ka kapacitet te mjaftueshem per ndihmen e te evakuarve. Sipas tyre Kavaleshenca ka 400 shtreter te cilat jane vene ne dispozicion te banoreve. Gjithashtu ka edhe nje mjek roje te cilet do jete ne sherbim te personave. Personat do te qendrojne ne Kavalishencen e Durresit derisa shteti te marre masa pasi shtepite e tyre jane te shkaterruara.

QSUT, mberrijne ne morg dy autoblinda dhe nje ambulance

Vetem pak minuta me pare kane mberritur ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane dhe pikerisht ne morgun e saj dy autoblinda dhe nje ambulance. Nderkohe korespondentja jone atje ben te ditur se ende nuk eshte bere e ditur numri real i viktimave qe kane mberritur. Nderkohe qe konfirmohet se tre vendet e huaja, Greqia, Italia dhe Zvicra do te ofrojne ndihmen e tyre.

Helikopteri i KFOR sjell ne Shqiperi gjakun e dhuruar nga Kosovaret

Ka mberritur ne Shqiperi gjaku i dhuruar nga kosovaret per tragjedine e Gerdecit ku mendohet te jene plagosur rreth 203 persona dhe te kene vdekur disa te tjere. Behet fjale per dhurimin e plot 300 dozave te gjakut dhe 100 doza plazem. Gjaku ka ardhur ne Shqiperi me nje helikopter te KFOR-it dhe tashme pritet qe tu vije ne ndihme te plagosurve ne spitale.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

15th March 2008, 20:47
Tragjedi, shpërthen depo e armëve në Gradec
Sht, 15 Mars 2008
Shekulli Online







Pesë persona kanë vdekur dhe të paktën 200 të tjerë janë plagosur nga një varg shpërthimesh në një depo municionesh në fshatin Gërdec të Vorës, në afërsi të Tiranës.



Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit.


Mediat lokale njoftuan se numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i madh, ndërkohë që shumica e të plagosurve janë civilë.


Shumica e viktimave, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët arritën në spitale, ishin nga fshatrat përreth.
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 00:12
Ngjarje vertet e rende
kjo tregon dhe nje here pasigurine e e jetes se taksapaguesve shqiptare.
Qeveria dhe shteti duhet te mare masa dhe te filloje me ne fund ta vlersoje jeten e shqiptareve.

Ngushellime per familjet qe kishin humbje ne njerez.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:10
Nje tragjedi vertet e rende per ata banore qe jetojne atje. Me vjen shume keq dhe shpreh ngushellimet e mia per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre si dhe per gjithe te plagosurit. Eshte nje ngjarje qe do lere gjurme te renda ne jeten e atyre banoreve qe do ngelen me traume per gjithe jeten.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:27
Keto jane pamje nga urgjencat e spitaleve
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 210Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 410
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:30
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 510Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 810
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:31
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 610Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 910
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:34
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 1510
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:39
Vora, nje dite pas tragjedise

Shpërthimi në Gërdec të Vorës ka marrë trajtën e një Hiroshime Shqiptare. Të paktën pesë vetë janë zyrtarisht tashmë të vdekur nga tragjedia e rëndë e ndodhur mesditën e djeshme. Autoritetet lokale të zonës raportojnë gjithashtu edhe për pesë të tjerë që nuk u përgjigjen telefonatave të bëra nga zyrtarët lokalë

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 110Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 211
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:40
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 310Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 411
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:43
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin 20080311




ikona nuk ka nevoj per fjale
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:45
JANE VERTET NARDI PAMJE QE NUK KANE NEVOJE PER KOMENT DHE PAMJE SHUME NGJETHESE...
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 13:47
Tmerri ne syte e familjareve E Diele, 16 Mars 2008




"Ju lutem, a mos keni degjuar kete emer, a e dini se kush e ka listen e te plagosurve, ku ndodhen ata qe jane plagosur, atje....". Kjo eshte fraza me permendur ne Spitalin Ushtarak dje, qe nga ora 12:15, e nuk i dihet se deri kur. Qindra njerez dhe dhjetera forca policore kane zaptuar te gjithe zonen e urgjences se spitalit dhe secili nga njerezit qe ndodhej aty priste me ankth personin qe do te zbriste nga autoambulanca, apo nga helikopteri. Njerez qe qajne, femije qe kerkojne te afermit, autoambulanca qe ne cdo pese minuta sjellin te plagosurit, te cilet me pas i marrin ne dorezim mjeket, infermieret te gjithe ne gatishmeri per te perballur fluksin e plagosurve. "Deri me tani, kemi 80 te plagosur, por nuk e dime se sa jane te vdekurit, pasi nuk po merremi me listat", thote me nxitim nje mjek, i cili eshte duke shoqeruar nje te plagosur, qe kishte plage te shumta ne te gjithe trupin. Por, asnje njeri nuk kishte kohe per te kthyer nje pergjigje te sakte dhe te plote, pasi asnje nuk dinte me shume sesa flitej aty.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

16th March 2008, 14:24
Tragjedia e Gërdecit, Bilanci: Arrin në 8 numri i viktimave

Është parë flakë. Është dëgjuar një shpërthim. Është dëgjuar një shpërthim i dytë, një i tretë paksa më i fuqishëm, dhe më pas shpërthimi fatal. Ora shënonte 11:45 të mesditës së djeshme, kur shpërthimi i dëgjuar deri në Maqedoni ishte shenja e parë e katastrofës që kishte ndodhur në Gërdec, 14 kilometra nga Tirana. Depoja ushtarake, e kthyer në fabrikë për grumbullimin e predhave e municioneve të vjetra të ushtrisë, me qëllim çaktivizimin dhe asgjësimin e tyre, kishte shpërthyer. Predha dhe copa predhash që fluturonin deri në 4 kilometra nga depot e ndezura në flakë. Shpërthimet kishin rrafshuar krejt godinat ku kryhej procesi i çaktivizimit të predhave e municioneve. Fuqia e shpërthimit dhe copat e predhave që binin nga lart kanë shkatërruar gati plotësisht banesat, qendrat tregtare dhe gjithçka tjetër në një rreze prej 5 kilometrash. Shpërthimet e papritura dhe të njëpasnjëshme kanë zënë në grackë mijëra familjet që banonin në shtëpitë pranë depove, apo në qendrat tregtare apo automjetet që kalonin në ato momente në autostradën Vorë-Durrës. Ka qenë një pakujdesi e punëtorëve, një gabim njerëzor në çmobilizimin e municioneve, apo pasojë e komponentëve të vjetër të këtyre municioneve që çmontoheshin.

Ngjarja
Goditja nga shpërthimi, i një autobusi pasagjerësh të linjës Tiranë Durrës DR 2078 E, me mbi 30 pasagjerë dhe rreziku i automjeteve të tjera që lëviznin në autostradën Tiranë-Durrës, ka detyruar policinë që si masa emergjente të bllokonte lëvizjet në autostradë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë automjetet zjarrfikëse, shërbime të shumta të policisë së Tiranës dhe atyre speciale, dhe një numër i konsiderueshëm forcash ushtarake. Policia krijoi një korsi emergjence ne autostradë. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes ka shpallur gjendjen e emergjencës në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit. Policia dhe ushtria kanë nisur të kryejnë evakuimin e banorëve të shtëpive që ndodheshin pranë rrezes së goditjes nga predhat. Për evakuimin janë përdorur edhe helikopterët e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. Forcat speciale kryenin kontrolle në banesat gjysmë të rrëzuar dhe të rrëzuara plotësisht për të nxjerrë të plagosurit dhe personat e tjerë që ishin në nevojë. Deri në mbrëmje, në spitalet e Tiranës dhe Durrësit kishin mbërritur 243 të plagosur dhe katër të vdekur. Kurse 600 forcat e policisë së Tiranës dhe gati 200 forca të tjera të policisë speciale dhe policisë së Durrësit, rrezikuan jetët e tyre për të evakuuar mbi 4000 banorë. Gjatë procesit të evakuimit mësohet të jenë plagosur rëndë edhe 4 forca policie.

“Hiroshima” shqiptare, bilanc tragjik
Shpërthimi në Gërdec të Vorës ka marrë trajtën e një Hiroshime Shqiptare. Të paktën pesë vetë janë zyrtarisht tashmë të vdekur nga tragjedia e rëndë e ndodhur mesditën e djeshme. Autoritetet lokale të zonës raportojnë gjithashtu edhe për pesë të tjerë që nuk u përgjigjen telefonatave të bëra nga zyrtarët lokalë. Ndërkohë që dëshmimtarë të ngjarjes brenda fabrikës raportojnë për dhjetra punonjës që kanë humbur jetën.
Por bilanci i luftës së pashpallur nuk mbyllet këtu. Në spitalin ushtarak të Tiranës dhe në spitalin e Durrësit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, janë dërguar rreth 243 persona, të cilët janë plagosur rëndë si pasojë e shpërthimeve që kapën rrezen e 4 kilometrave.

Viktimat
Zyrtarisht gjatë ditës së djeshme u tha se janë konfirmuar vetëm tre nga pesë viktimat në morgun e Tiranës. Bëhet fjalë për Rajmonda Durda, 45 vjeçe, Jetmir Sali Balazhi, 19 vjeç dhe Muhamed Hoxha, 60 vjeç. Përpos këtij konfirmimi, burime jozyrtare janë shprehur se në vendin e ngjarjes janë të paktën 40 persona të vdekur. Sakaq, teksa i afroheshe vendit të shpërthimit, shikoje karvane të tërë me njerëz të cilët të frikësuar kishin braktisur banesat e tyre dhe mundoheshin të shpejtonin t’i largoheshin sa më shumë zonës së nxehtë, e cila nga shumë banorë është krahasuar me Hiroshimën, pasi shpërthim të tillë nuk kishin përjetuar më parë.

Situata
Ndërkohë që në pjesën e autostradës Vorë-Marikaj, shikoje disa autovetura dhe kamionë të dëmtuara nga shpërthimi dhe të braktisura. Në momentet e para pas shpërthimit, rrezja e të cilit shkaktoi dëme në një largësi më shumë se një kilometër, njerëzit ishin të traumatizuar dhe ende nuk e besonin atë që kishte ndodhur, pa marrë parasysh faktin që shpërthimet e fuqishme vazhdonin dhe jeta e tyre mund të rrezikohej. Situata filloi të bëhej më dramatike, kur të afërm të familjeve që banonin pranë vendit të shpërthimit janë afruar dhe kërkonin me sy mes karvanëve të njerëzve se mos dallonin familjarët e tyre. Rreth një orë nga shpërthimi i parë, pranë vendit të ngjarjes mbërritën automjete të shumtë të ushtrisë, ndërkohë që nga ajri filluan të patrullonin zonën helikopterë të ushtrisë dhe policisë. Numri i autoambulancave shkoi në disa dhjetëra të tilla, të cilat vinin edhe nga qytete të tjera, si Kruja, Kavaja, dhe Shkodra. Në pamundësi për t’iu afruar vendit të ngjarjes, ku edhe dëmet në njerëz dyshohen se janë më të mëdha, policia dhe shërbimet mjekësore filluan të kontrollonin banesat që kishin një farë largësie nga vendi i shpërthimit. Por edhe mbërritja e forcave të shumta të policisë dhe ushtrisë nuk mundën të vinin nën kontroll situatën. Rreth orës 14:00, në pjesën e autostradës pranë vendit të shpërthimit ishin rreshtuar me dhjetëra mjete, të ushtrisë dhe policisë si dhe brigada të tëra me ushtarë, të cilët qëndronin në pritje, në pamundësi për t’iu afruar vendit të ngjarjes. Ndërkohë, pranë gordonit të sigurisë nga policia dhe ushtria filluan të mblidheshin dhjetëra banorë, të cilët interesoheshin për fatin e personave që banonin pranë zonës së shpërthimit, ndërkohë që disa edhe janë konfrontuar me forcat e policisë, pasi nuk u janë bindur urdhrit për të mos kaluar gordonin e sigurisë. Pas orës 14:00, në Qendër-Vorë filluan të mbërrinin me helikopterë disa të mbijetuar pranë zonës së shpërthimit, ndërkohë që helikopterë të tjerë merrnin drejtimin e Spitalit Ushtarak apo Qendrës Universitare Spitalore.

Shpërthimet vazhdonin edhe gjatë natës

Shpërthimet e municioneve dhe predhave kanë vazhduar edhe gjatë natës, ndërsa e gjithë zona e fatkeqësisë ishte e mbushur me predha të shpërthyera dhe të pashpërthyera, duke bërë një rrezik potencial për banorët e kësaj zone. Territori mbarte ende rrezikshmëri të lartë, ndaj policia nuk ka lejuar banorët të kthehen në banesa. Edhe vetë banorët nuk kanë pasur zgjedhje tjetër, veç të strehohen te të afërmit e tyre në qytetet dhe fshatrat e tjera, pasi shtëpitë veçse të pasigurta, janë kthyer të pabanueshme, për shkak të dëmtimeve të rënda. Deri në orët e mbrëmjes konfirmohej se autoblindat e ekipeve të shpëtim-kërkimit i janë afruar deri në 10 metra asaj që duhej të ishte rrethimi i fabrikës.


Gerdec,flasin punetoret e fabrikës se ‘SAIC’
Punetoret e fabrikes ku ndodhi shperthimi nuk trajnoheshin. Keshtu tregon nje nga punetoret e firmes amerikane “Saic” te kontraktuar nga qeveria shqiptare per cmiminin e municioneve. “Ne nuk trajnoheshim asnjëherë. Fillonim punën pa u trajnuar” tregon punetori I fabrikes per tv News24. sipas ketij punetori autoritetet e “Saic” u qendronin vetem 10 minuta personave qe punesonin, sa per t’u shpjeguar punen dhe pastaj largoheshin. “Autoritet e ‘SAIC’ nuk na mbikqyrnin” u shpreh me tej punetori.
Nje tjeter punetor, I cili ka punuar ne fabrike ne dy javet e para te hapjes se saj rreth 1 vit me pare, tregon se ne fabrike nuk te jepte askush garanci per jeten. Sipas tij aty behej nje pune kolosale, nderkohe qe punetoret punonin per nje shifer shume te vogel. “Pagesa ishte 150 mije leke ne muaj” tha deshmitari, ish punetor ne fanriken per zhbllokimin e armatimeve te renda.


Ministria e Mbrotjes: 1000 trupa në operacion
1000 trupa te ministrise se Mbrojtjes do te fillojne ne oren 8:00 nje operacion per gjetjen dhe largimin e personave te mbetur ne fshatin Gerdec. Gjithashtu ata do te terheqin nga fshati dhe trupat e viktimave qe do te gjejne. Operacioni do te kryhet nga forcat e Xhenios dhe Antiminave. Keto forca do te kryejne kontrolle ne cdo banese
te zones. Shperthimet ne zonen e Gerdecit kane pushuar rreth ores 2:00 pas mesnate.

Vore,flet kreu i Bashkisë,Fiqiri Ismaili
Kreu i bashkise se Vores hedh poshte fjalet se ne zone kane filluar plackitjet. Ne nje prononcim per tv News24, zoti Fiqir Ismaili tha se ne zone nuk ka me shperthime. Sipas tij shume shpejt banoret do te fillojne te kthehen ne banesat e tyre, tashme te braktisura nga frika e shperthimeve te tjera.

Tragjedia e Gerdecit, Maqedonia dergon rezerva gjaku
Spitali Ushtarak edhe sot eshte ne gatishmeri te plote per te pritur persona te plagosur nga shperthimet ne fshatin Gerdec. Shefi I pavionit te traumes ne kete spital Fatos Olldashi shprehet 5 persona jane derguar drejt Greqise per te marre nje ndihme me te specializuar. Mjeku konfirmon se aktualisht nuk ka probleme me rezervat e gjakut, perkundrazi ka mjaft rezerve. Nderkaq Maqedonia ka derguar ne kete spital 200 unite gjak dhe 200 plazme. Helikopteri meqedonas eshte ulur ne oborrin e spitalit pak caste me pare.

QSUT, 7 te lenduar nisen sot drejt Italise
Paraqitet e stabilizuar mengjesin e sotem gjendja ne urgjencen e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane. shefi I ketij sektori, Ylli Zicishti konfirmon lajmin. Mjeku shprehet gjithashtu se 7 prej te lenduarve do te nisen sot drejt Italise, ndersa nenvizon se dy prej tyre jane ne gjendje teper te rende.
Nderkaq familjaret e te lenduarve ndodhen ne ambjentet e QSUT ndersa shfaqen shume te shqetesuar dhe traumatizuar.

QSUT, vdes 19 vjecarja

Ndahet nga jeta nje tjeter e lenduar nga shperthimet ne Gerdec. 19 vjecarja Resmija Krajna nuk ka mundur ti rezistoje plageve. Ajo ka vdekur vetem pak caste para largimit per ne Itali, ku do dergohej per te marre nje kurim me te specializuar per djegiet e shkaktuara nga shperthimet.

Nishani: Ne momentin e shperthimit ne fabrike kane qene 121 punetore
Operacioni per te zbuluar te mbijetuarit por edhe viktimat ne Gerdec vazhdon ende. Ministri I brendshem Bujar Nishani, deklaroi per News 24 se ne vendngjarje ndodhen forcat e rendit, forcat komando, Renea, forcat e reagimit te shpejte, te cilet kane rrethuar zonen ne nje perimeter te caktuar. Pjesa tjeter e forcave te rendit kane teresisht situaten nen kontroll persa I perket ceshjtes se rendit public ne Vore dhe perreth. Sipas ministri Nishani, perveç ruajtjes se zones per mos hyrjen e personave ne zone, pjesa tjeter I mbetet specialisteve per te pastruar zonen nga armatimet. Ministri Nishani deklaroi se ne momentin e shperthimit, sipas nje liste te identifikuar, ndodheshin 121 punetore, ndaj dhe bilanci i viktimave mund te rritet. Per momentin, numri zyrtar I viktimave eshte pese.

Deshmitari Eljon Shkurti: Nuk jam trajnuar kur kam filluar punen ne fabrike
Nje nga banoret e fshatit Gerdec, Eljon Shkurti, i cili punonte ne fabriken ku ndodhi ngjarja e rende deklaroi se ne momentin e shperthimit, ndodhej ne shtepi me nenen e tij dhe nusen e vellait. Me te degjuar shperthimin, 18 vjeçari tha se së bashku me anetaret e familjes kishin dale dhe ishin futur ne tunel. 18 vjeçari deklaroi se detyra e tij ne kete fabrike ishte qe te mbushte poçat me fisheke, nderkohe qe procedurat e tjera kryheshin nga punetoret e tjere. Ai tha se per te bere kete pune nuk kishte marre asnje trajnim. Sipas Shkurtit, pagesa ishte 150 mije leke te vjetra ne muaj nderkohe qe ne kete fabrike punonin shume gra te cilat kishin si detyre hapjen e arkave te municioneve. 18 vjeçari shprehet per News 24 se ne fabriken ku ai punonte vinte shpesh edhe nje shtetas Gjerman i quajtur Dejvi. Punetori I SAIC tha se drejtuesit e kompanise nuk vinin asnjehere per t’i mbikeqyrur.

Trupa e Xhenios ne vatren e shperthimit
Trupat e xhenios kane hyre ne vatren ku ka ndodhur shperthimi. Ata gjenden pas metra larg vendit ku ndodhi ky shperthim, nderkohe qe jane te veshura me tutat e nevojshme per operacione te tilla dhe jane te pajisur me mjetet perkatese. Ata nuk kane hyre ende ne tunele, ku besohet se ka persona te strehuar qe pas fillimit te shperthimeve, dje rreth mesdites.
nderkaq ka filluar simulimi I shperthimeve. Vendi eshte mbushur me predah te paplasura te cilat paraqesin nje rrezik te madh. Simulimi I shperthimit te tyre po behet me qellim evitimin e rrezikut te tyre.
besmir
besmir
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 17/03/2008
Postime : 2
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

17th March 2008, 00:45
Shikoni kete vidjo kushtuar viktimave te Gedecit:
https://www.youtube.com/watch?v=liNypYOZEWo
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

17th March 2008, 14:29
kjo qe ndodhi ne vore eshte nji tragjedi ,e cila gjuhet dhembej kombetare ,le te jet kjo e fundit ne trojet tona e mos te perseritet me ,nuk kemi njerz per te humbur ,nuk jemi komb me 100milon keshtu lutemi ,tek zoti mos te ndodhe me ,ne vendin ,ket dhimbje e ndajm edhe ne me familjaret qe humben me te dashurit e tyre .
Sponsored content

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi