Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Shqipëria mund Armeninë 2-1 në stadiumin "Elbasan Arena" Empty Shqipëria mund Armeninë 2-1 në stadiumin "Elbasan Arena"

29th March 2015, 21:15
Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti të fitojë sot 2-1 në Elbasan ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, “Francë 2016”.

Pjesa e parë nisi keq që në minutën e tretë kur Armenia mori avantazhin 0-1, pas një krosimi në zonë dhe një devijimi nga Mavraj.
e gjithë ndeshja u karakterizua nga përpjekje shqiptare dhe më pak armene.

Por në pjesën e dytë pati intensifikim të përpjekjeve kuqezi Në minutën e 77, Mërgim Mavraj, pas një goditjeje këndi çon topin në rrjetë duke barazuar shifrat.
Vetëm katër minuta më pas, Shkëlzen Gashi çon në delir gjithë shqiptarët duke shënuar golin e fitores.armenia
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, një pikë më shumë se Portugalia, e cila në 20:45 do të përballet me Serbinë.

Komentet e liderëve politikë dhe shtetërorë

Edi Rama

“Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirënjohje shtetasit me te ri shqiptar, Gianni De Biasi.”

Lulzim Basha

“Rikthim i fuqishem Kuqezi i kurorezuar me Fitore! Përpara shqipe!”

Sali Berisha

Fitore 2:1!

“Kombetarja jone ne lartesine me te madhe ne garen europiane! Fitore e shkelqyer e merituar 2:1 per kuqezinjte!
Urimet ne te perzemerta ekipit fitimtar, golashenuesve Mavraj dhe Gashi qe sollen fitoren, Cikalleshit, superyllit te ndeshjes, kapitenit Cana dhe ne vecanti trajnierit shqiptaro - Italian, De Biasi! Urime”

Komenti minutë pas minute

93' Perfundon me rezultatin 2-1 ndeshja Shqiperi-Armeni. Me fitoren që korri sot, Shqipëria tani numëron 7 pikë në grup, po aq sa ka edhe Danimarka

91' - Cikalleshi ndeshkohet me karton te verdhe. 3 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i katert

90' - Armenia prane golit te barazimit. Andonyan godet shtyllen me porten e boshatisur pas zhvillimeve te nje goditjeje kendi

84' - Kukeli ndeshkohet me karton te verdhe. Ne aksionin pasardhes ndeshkohet edhe armeni Arzumanyan83' - Zevendesim per Armenine. Largohet Edigaryan, zevendesohet nga Korian

81’ - Gooooool. Shënon sërish Shqipëria, kalojmë në avantazh me Gashin. Sulmuesi i skuadrës së Bazelit shënon me koke pas nje krosimi te Lenjanit nga e majta e sulmit. Brenda më pak se katër minuta lojë, shënojmë dy gola duke kaluar në epërsi ndaj armenëve që golin e vetëm e kishin në pjesen e pare.

80’ - Kombëtarja jone kerkon me ngulm golin e dyte. Lenjani dhe Salihi nuk arrijne te godasin sic duhet ne dy raste. Stadiumi eshte ndezur

77' - GOOOL Shqipëria!!!

Mërgim Mavraj barazon rezultatin me një goditje me kokë që mposht Berezovskin. Tani çdo gjë nis nga e para, 1-1

72' - Cikalleshi godet serish shtyllen! Nje goditje e fuqishme me te majten ne hyrje te zones mposht portierin armen, por topi perplaset ne shtylle. Pa fat sulmuesi ne diten e sotme

71' - Cikalleshi tenton te shenoje me akrobaci, por topi i goditur prej tij zoterohet ne vijen fatale nga portieri Berezovski

70' - Karton i kuq per Hambartsumyan. Mesfushori armen ishte ndeshkuar me pare me karton te verdhe dhe nderhyrja ndaj Lenjanit i kushton kartonin e dyte. 20 minuta loje me nje lojtar me shume per Shqiperine

66' - Zevendesimi i fundit per Shqiperine: largohet Roshi, zevendesohet nga Salihi

65' - Zevendesimi i pare per Armenine: largohet Manucharyan, zevendesohet nga Hovhannisyan

64’ - Armenia tenton të dyfishojë rezultatin. Pizzelli sheh Berishën jashtë portës dhe tenton një parabel nga 35 metra, por topi përfundon pak mbi traversë

58’ - Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti por nuk është i këtij mendimi arbitri

55’ - Zbritje e shpejtë e kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi

52’ - Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet por topi përfundon jashtë

51' -  Hambartsumyan ndëshkohet me karton të verdhë për shkak se kreu ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Xhakës

48’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime, Gashi dhe Lenjani vijnë në vend të Abrashit dhe Memushaj që u larguan nga trajneri De Biasi.

Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, armenët në avantazh.

Përmbledhje e pjesës së parë

Përfundoi në "Elbasan Arena" pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Armeni me rezultatin 0-1. Shqipëria pati disa raste të pastra për të barazuar rezultatin por kuqezinjtë ishin të pafat përballë Berezovski. Sokol Cikalleshi goditi shtylllën, ndërsa Berezovski i mohoi në një tjetër rast një gol të sigurtë.

armeni

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 0-1. avantazhi i Armenisë në tokën shqiptare erdhi pas golit që erdhi në minutën e katërt. Kombëtarja kuqezi dështoi në dy raste të arta që pati me Cikalleshin dhe Xhakën.

47' - Rast i shkelqyer per Shqiperine: kesaj radhe eshte Cikalleshi qe nuk shfrytezon krosimin e Agollit. Sulmuesi godet me koke, por topi eshte qendror dhe zoterohet pa problem nga Berezovski

45' - Agolli kroson serish rrezikshem ne zone, por Cana nuk ka mundur te godase paster topin me koke

38' - Kartoni i pare i verdhe per Armenine. Ndeshkohet Pizzelli per nje nderhyrje te gabuar ndaj Mavrajt

33' - Cikalleshi godet shtyllen! Pas nje aksioni individual, sulmuesi yne godet ne pozicion diagonal dhe topi perplaset ne shtyllen e djathte te Berezovskit

25' - Movsisyan godet fuqishem nga jashte zone, por asnje rrezik per Berishen

21' - Lorik Cana ndeshkohet me karton te verdhe per nje nderhyrje te gabuar ndaj Movsisyan

19' - Tjeter rast i paster per Shqiperine: Serish Agolli kroson nga e majta, por kesaj radhe eshte Abrashi qe nuk e dergon dot topin ne rrjete me koke nga fare prane

16' - Rasti i pare per Shqiperine: Agolli kroson nga e majta, por topi i devijuar me koke nga Xhaka perfundon jashte

14' - Deri tani vetem zoterim topi per tanet dhe topa te gjate drejt Cikalleshit, por asnje rrezikshmeri per porten e mbrojtur nga Berezovski

10' - Kombetarja jone nuk po tregon asnje shenje reagimi. Goli i shpejte i armeneve duket se i ka tronditur shume kuqezinjte

4' - GOL!!! Armenia kalon ne avantazh. Pas nje aksioni individual te Mkhytarian, sulmuesi i Borussia Dortmund kroson ulet topin ne zone dhe Movsisyan devijon ne rrjete. 0-1

Nis ndeshja. Topin e pare e luan Armeniafesta]

Ndeshja Shqipëri-Armeni, është e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Euro 2016. Shqipëria shkoi në këtë takim me 4 pikë në 3 ndeshje, duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa Armenia renditet e fundit, me vetëm 1 pikë.

Shqipëria mund Armeninë 2-1 në stadiumin "Elbasan Arena" 33az1gh


Shqipëri-Armeni 2-1

Minuta e 3′, Mavraj autogol

Minuta 77′, Mavraj

Minuta 83′ Gashi

Formacionet:
Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi
Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland
Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi