Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Nëntë femra të cilat duhet ti keni afër në jetë Empty Nëntë femra të cilat duhet ti keni afër në jetë

19th November 2008, 16:50
Për shkak se është i nevojshëm i gjithë ai grumbulli aleatësh për të mbijetuar në këtë botë…


1.Shoqja e çerdhes

Ndoshta më nuk jeni aq të afërta si dikur, por prap dëgjoheni dhe mes jush ekziston ajo lidhja e veçantë të dy vajzave që bashkë kanë gërmuar krimba në rërë. Takimi i kohë-pas-kohshëm me te mund të jetë shumë freskues në krahasim me shoqet e tuja që del në kafet e pafundme dhe e kalon çdo ditë.

2.Ndonjë femër më e moshuar që është kull

Ndoshta është ajo tezja e cila nuk është shumë më e vjetër se ju apo komshike kull me të cilën jeni në super marrëdhënie. Dikush që kohë pas kohe do t’ju qeras me një pije dhe do të ju ndaje urtësi jetësore, të cilat hedhin tërësisht dritë lidhjen tuaj të kaluar e të padefinuar .

3.Aleate në punë

Dikë që mundeni pa teklif të flisni për shefin i cili ju ka rënë në qafë, e para kësaj të jeni e sigurt që fjala nuk do të përhapet. Këto momente me kafe në 3 p.m. me të vërtet mund të jenë të shtrenjta.

4. E kundërta e juaj

Që t’ju bind nganjëherë të prisni mëngjesin në qytet, në vend se të ikni në fillim të natës apo që më në fund të shkoni në skijim edhe pse nuk jeni e sigurt që jeni tip malor. Dikush që nuk do të pajtohet në gjithçka me ju, do të ju sjellë krejtësisht energji të re në jetë.

5. Shoqja e martuar (nëse ju nuk jeni)

Aksioni juaj casual sex do të duket tërësisht ndryshe pas bisedës me te. Përveç kësaj, bashkëshorti i saj me siguri ka plot shokë single, me të cilët mund t’ju njoftojë.

6. Shoqja e shkollës së mesme e cila ju ka mbajtur kokën deri sa keni vjellur

Tani e keni tejkaluar atë fazë të dehjes deri në pavetëdije, mirë është të keni afër vete një shoqe e cila ju njeh nga faza e animal party.

7. Një hedoniste

Kur ju mërzitet të darkoni një fletë të sallatës së gjelbër me ujë mineral e limon, shkoni me të në kafene për qebap, birrë dhe muzikë. Nesër nuk do të ju drojë ndërgjegjja pasi që këtë e keni bërë për te.

8. Zëri i nëndijes

E dini që do t’ju thotë atë çka e mendoni dhe asnjëherë nuk do ta zbukurojë të vërtetën. Bash ai zëri i cili paraqitet në kokën tuaj para se ta ndalni dhe të vendosni ndonjë mbishkrim të pakuptimtë në FB për tipin që ju pëlqen.

9. Dhe normalisht, shoqja e ngushtë

Ajo mund të jetë të gjitha dhe gjithçka e atyre të lartëpërmendura, e mund të ketë edhe disa veti të cilat papërshkrueshëm ju shkojnë në nerva. Por prap shoqëria juaj është e sinqertë dhe pa të nuk do të mund t’ia dilje.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nëntë femra të cilat duhet ti keni afër në jetë Empty Re: Nëntë femra të cilat duhet ti keni afër në jetë

2nd March 2016, 14:13
4. E kundërta e juaj
un jam e kundershta e shum njerzve qoft mashkull e qoft femer 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi