Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh  Empty Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh

16th January 2016, 21:37
Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh  2mq3yvc

Mbrëmë në darkë, kanë filluar punimet për ndërtimin 13 katësh në hyrje të Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik.

Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh  10ickdd

Leja për këtë ndërtim u dha nga Kryeministri Rama në fillim të shtatorit 2015, në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Territorit, e cila u mbajt e fshehtë nga publiku dhe mediat.

Me shumë gjasa, leja është dhënë në shkelje të ligjit, pasi investitori nuk ka zhvilluar dëgjesa të hapura publike me qytetarët, që është detyrim ligjor.

Edhe pse Kryebashkiaku Erion Veliaj, nën presionin e publikut, u detyrua që të premtonte gjatë fushatës elektorale se nuk do të kishte ndërtime në parkun e liqenit, duket se detyrimet klienteliste të Kryeministrit Rama dhe të tij janë aq të mëdha, sa ata vendosën të shpërfillin hapur opinion dhe interesat e publikut.

Ndërtimi i përket biznesmenit Samir Mane, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me politikanët kryesorë te vendit. Ndërtimi është projektuar nga firma Bolles+Wilson, e cila ka projektuar, ndër të tjera kullën shumë të diskutuar të Korçës.

Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh  Sv2qs6
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi