Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Më 2017 nisin punimet në hekurudhën që do ta përshkojë Kosovën Empty Më 2017 nisin punimet në hekurudhën që do ta përshkojë Kosovën

22nd February 2016, 20:43
Më 2017 nisin punimet në hekurudhën që do ta përshkojë Kosovën 0-12-610

Pas 40 vjetësh, dora e investimeve pritet të hyjë në hekurudha.

Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pjesën dërmuese të parave i kanë dhënë me kredi të buta dhe një pjesë tjetër në formë të granteve.

Nëpërmjet fondeve të ndara, Kosova do të rregullojë gati nga fillimi të gjithë trasenë hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak.

Kjo pjesë është e ndarë për t’u rregulluar në tri lote.

I pari nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, pritet të nisë së rregulluari nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ndërmarrjes publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi, ka shpjeguar një varg punësh që do të kryhen në infrastrukturën hekurudhore.

Pjesa e tretë e investimit përfshin pjesën nga Mitrovica e Jugut deri në kufi me Serbinë në Leshak.

Thaçi ka thënë se garantues të kësaj marrëveshjeje, përpos tri institucioneve financiare, janë edhe organizatorët e konferencës së Ballkanit Perëndimor, për të detyruar Serbinë që të heqë dorë nga kontrollimi i hekurudhave në veri, raporton KTV.

Përpos kësaj pjese, Kosova po planifikon që të marrë kredi për rregullim të hekurudhës për në Podujevë dhe dy të reja në Gjilan dhe Gjakovë, si dhe atë për Shqipërinë dhe Malin e Zi, por se këto varen nëse dy shtetet pajtohen për të bërë financimin nga ana e tyre.

Gjithashtu plan ka edhe për ndërtimin e hekurudhës që e lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kohavisioni ka kërkuar nga zyra e BERZH-it informata rreth këtij projekti dhe projekteve tjera që do t’i mbështesë, por nuk ka marrë përgjigje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi