Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:08
E kyca

E kyca me 100 celsa Pse-ne
Akuza? Jeten time po kycte
Enigmash pa fund s'do me lere
Me pse-ra mendimesh, shpirtgryrje.

Vazhdova jetesen pa pse-ra
Pranuar cdo gje cuditerisht
Harruar, kesaj bote pse erdha
Kisha kycur veten 100 fish,
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:09
C'u dashka nganjeher!

S'me pate, s'me njohet? Cudi!
I djeshmi, i pardjeshmi, sot jam
Mbase c'do jem jem neser s'e di
Vec JOUNE, ndryshe shkofsha ne djall!

Kujtova se xhec dinit per mua
Pa cka se une shume di per ju
Prape do rri mes jush i ngujuar
Ne qoshken e qoshes, diku.

Me qeshjen e mosqeshjes, qesh
Me shikimin e mosshikimit-verberi
Me te foluren e mosfoljes-memec
Me degjimin e mosdegjimit-shurdheri.

C'pati valle me mua Nastradini
Qe veshur sot me la xhyben e tij?
C'patet qe syhapur po me shihni?
Ju betohem, nuk jam tjeter njeri!

I djeshmi, i pardjeshmi, jam sot
Mbase c'do jem neser s'e di
Pa xhybe per ju qenkam nje KOT
C'u dashka nganjeher, Nastradin!

* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:10
LIRIFLAMA

Shshsht, mos fol!!!
I lire je te flasesh!?
Shshsht, mbyll goj!!!
I lire je ta hapesh!?

Suus, mos leviz!!!
I lire je te ecesh!?
Suus, ne do te pish
Dy nena njeheresh!!!

Shshsht, c'kujton
Se deti u be qumesht?
Suus, o i gjor'
Ne mos te del per hundesh!!!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:10
Vec nje!

Khajam, s'te kam zili!
T'i kam falur gjithe cupat e botes
Bej sic te tha shpirti: Pi!
Dhe fundin nxirrja gotes!

Vec nje, ooh vec nje, timja eshte
Ate vec ne vargje mund ta dehesh
Te tjerat trup dhe shpirt te kan' dhene
Por timen, as me sy s'mund ta prekesh.

Kenaqu me kaq, Khajam!
Qe dehe cupen time me vargje
Te tjerat dhe ne varr i ke pran'
Vec nje, ooh, vec nje, kurre s'e pate!
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:11
Edhe sot

Ne beme edhe sot te zakonshmen
Vec shtuam mes nesh, nje, "Gezuar!"
Nuk pritem diten e joshjeve
As dhuratat e dites, s'kerkuam.

Ne beme dhe sot te zakonshmen
Mes te jashtzakonshmes tone, dashuri
Nuk pritem kjo dite te krijohej
Te hynte mes nesh nje "Valentin"

Ne beme dhe sot te zakonshmen
Me te vecanten e saj, si gjithmone
Valentinet shkojne e vine, motesh
Nje dite mbase merr emrin tone.

* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:12
A s'me le keshtu?

Sot me le pa ment ne koke
Qenka mire, e pranoj
Larg kesaj jete, tjeter bote
Trup e shpirt afendikoj.

Beje cfare une s'dija
Cfare ti s'dije une beja
Cdo me pas ish' me e mira
Mbi te miren ish e tera.

Sot me le pa ment ne koke
A s'me le keshtu per dite?
Te krijojme boten tone
Ku s'te cmendin cmendurite?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:12
Nje dite....

Do ik nje dite nga rruga time
Mos me kerkoni ne rrugen tjeter
Pa fund do jete, anonime
Ndonese dikur e kish' nje emer.

Diku te plote, se ashtu duhej
Neper qitapet e nje shteti
Diku te shkurter, se ashtu thuhej
Edmond, Mondi, tregerma Edi.

Diku llagape, sipas rastit
Here Monjushko, here folozofi
Diku Andrea i Kavalkantit
Por me se shumti, thirrej Mondi.

Qe mos e lodhni me kot mendjen
Se c'emer pati kjo rruga time
Ne disa vargje po ju le zemren
Nje firme te vogel, anonime.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:13
Kjo mjegull...

Mjegulluar ne barkun e mjegulles
Depertuar ne mosshfaqjen e prekshme
Ngadalesuar ne hapin tim eces
Iluzionar i nje tjeter jete.

Te ishte mjegullnxjerrja e fundit
E shpirtit njerezor te mjegulluar
Ky cast iluzor i triumfit
Paudhesisht kesaj bote mohuar!

* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:14
Mjafton dhe kaq

Te ndjesh shikimin e shikimit
Mjafton dhe kaq te dashurosh
Te kesh dyshimin e dyshimit
Mjafton dhe kaq mos xhelozosh.

Te prekesh enderren e enderres
Mjafton dhe kaq per lumturi
Mos kesh dy zemra brenda zemres
Mjafton dhe kaq besnikeri.

Te besosh pafundesin' e fundit
Mjafton dhe kaq pavdekesi
Te kesh vetveten jashtbrenda un-it
Mjafton dhe kaq, te jesh NJERI!
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:15
Karshi femres

Ne gjume e vura gjumin
Dhe zgjova shpirtin tim
E ndala permbi trupin
E femres per karshi.

Gjumi shpinen me kthehu
Me turpin fjeti bashke
Terbuar shpirti shfrehu
Ndjesine e tij te zjarrte.

Sa here ndodhem keshtu
Karshi trupit te femres
Gjumin gjumit ja shty
Dhe zgjoj shpirtin e ndjenjes.
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:16
Skam c'i dua!

S'kam c'i dua xhepat plot
Ne nje shpirt virtutezbrazur
Mish e kocke vetem t'i ngop
Mbetur kafshe e prejardhur.

Nese duart fut ne xhep
Dhe te dritheron paraja
Te dyshosh ne rron vertet
Nese rron, u prish dynjaja.

Ah, te varej vec nga une
Do t'i zbrasja gjithe xhepat
Do "blija" virtut me shume
Te mos shiteshin kurr' zemrat!
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:17
Sikur

Sikur syte te shikojne,
c'degjojne veshet.
Sikur veshet te degjojne,
c'shikojne syte.
Urtesia e mbetur do cmendej
Cmenduria, akoma me shume.

Sikur zemra te rrahe,
c'vuan shpirti.
Sikur shpirti te vuaje,
rrahjet e zemres.
Dashuria do ishte vete njeriu
Njeriu, dashuri e vete jetes.

Sikur jeta ta vdese vdekjen
Sikur vdekja jeten ta jetoje
Bota do doje me shume vetveten
Vetvetja, me shume boten do doje.
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:17
Troja MONDI

Simbioze e fitorehumbjes
Krijuar mbase per t'i lene kohes
Ate qe ligesisht filloi te quhej
DINAKERI, apo KALI I TROJES!
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:18
Nje enderr shkretetire

C'me ngjasojne siset e tua
Si dunat ne shkretetire
Dy oaze mbajne rrethuar
Ku burojne kenaqesite.

Lermi buzet e perthara
Te me shuajn' etjen e shpirtit
Por vec dunat kam perpara
Pa oazet e shpetimit.

Ngelur reres se pafund
Tallje ben era me mua
I fryn dunat dhe i zhduk
Bashke me endrren e tmerruar.

* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:19
Me shume se Ti!

Jam dicka
Cdo gje ti je
Te dhashe pak
Gjithshka me dhe.

Aq une dija
Mos ti me shume?
Ishe dhe isha
Une-Ti, Ti- Une.

Une do vazhdoj
Tendin vazhdim
Them-Thua, "Te dashuroj
me shume se Ti!"

* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:19
Planeti im

Na bene azmatike, planeti im
S'pyeten per ty, as per mua s'pyeten
Te dyve na coptuan mushkerit'
Oksigjenin e jetes na qelben.

Supeve te tua ngjitem te shpetoj
Ngjitesh dhe ti supeve te galaktikes
Frymemarrjen e munguar kerkojm'
Arratisur sa me larg cmendines.
* * *
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:21
Trefjalet e mia

Perpjekje, perpjekje, perpjekje!
Argat dje, sot, neser nuk e di
Nje llotari e papritur, qoftelarg nje vdekje
Nje fund i botes, apo fillim i ri.

Shprese, shprese, shprese!
As dje, as sot, mbase neser
Megjithate vazhdoj te qash e te qesh
Dhe hatrin do t'ja bej jetes.

Dashuri, dashuri, dashuri!
Vec ty te besoj sinqerisht
Te gjeta, me gjete, e di
S'me le, s'te le, perjetesisht!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:23
Ashklat e levdatave

Gjithkush e ka qejf nje levdate
Te madhe a te vogel, s'ka rendesi
Skulptor fillon te behet ne imagjinate
Te ngreje piedestalin e tij.

Prapa as une nuk mbeta
Sa lehte zanat' i skulptorit
Levdata posh' e lart gjeta
Krijova piedestalin e Mondit.

Kaq ishte, i njohur u bera
E kam dhe une nje monument
Papritmas degjoj ca zera
"Ky s'qenka Mondi i vertet!"

Ju ktheva dhe njehere levdatave
Te shihja ku kisha gabuar
Ato ishin materie prej ashklave
Dhe jo nga brumi tim i gatuar.

E prisha ne cast Mondin tjeter
Dhe ndjeva vetveten perseri
Ashklat e levdatave u treten
Sic tretet madheshtia-mani!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

19th March 2008, 13:23
Me shpirt te vrare ndjek tragjedine e sotme, ku dhjetra njerez luftojne me vdekjen, ku dikush qan per humbjen e te afermit te zemres, ku gjithe Shqiperia renkon dhe loton per plagen e marre.

Sot tmerri me tundi vendit
Shqiperine time, vendit e tundi
Sot dhimbja me shume me dhembi
Perkulja me shume me perkuli.

Sot plaga me plage m'u hap
S'u mbyll njeher', dreqi ta marre!
Sot gjakun per gjakun e jap
Dhe jete per jeten e vrare.

Sot gjema u be me gjeme
Ku arma e vrare po na vret
Ne Zotit vec mire po i bejme
C'ka qe na i ben jeten ferr?
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Pak vargje...nga Edmond Shallvari.

25th March 2008, 08:58
U ktheva i ikur
Tokes qe lashe
Pa e leshuar kurre.

Ika i kthyer
Tokes qe gjeta
Pa e gjetur kurre.

Pertej kufirit
Rrezen diellore e zgjata
O Zot, sa po ngrij
Nga gjysmerreze akullnaja!
* * *
--------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Sponsored content

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 4 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi