Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox” Empty Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox”

19th February 2016, 21:32
Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox” Kristi10
Shqipëria fitoi titullin e pare madhor, kampionin të Europës në sportin e “kickbox”.

Kjo eshte arritur falë triumfit të Kristian Prengës të arritur mbrëmjen e së premtes në “Asllan Rusi” të Tiranës kundër rivalit të tij grek, Vasilis Karagianidis, me KO.

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme për peshat 100 kg, e zhvilluar nën një atmosferë të nxehtë dhe e transmetuar drejtpërdrejt në paketën Supersport në Digitalb, ishte e dyluftuar deri në raundin e fundit, ndërkohë që “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikë që në raundin e parë dhe të dytë, edhe pse u deshën sekondat e fundit që greku të dorëzohej pa mbaruar sfida.

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Europës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar u shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe falënderoi publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek.
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox” Empty Re: Tiranë, Kristian Prenga kampion Europe në “kickbox”

19th February 2016, 21:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Urime Shqiperia,Urime Kristian Prenga,uroj t'i realizohet edhe deshira qe shprehu...Smile Flag
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi