TIRANE
10th March 2016, 21:41
TIRANE
Origjina e emrit: (Katër variantet) “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.
“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.
Me siguri dihet që për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini.
Gjurmët më të vjetra: Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur “Tirkan”.
Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920
Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.
Aktualisht ka: 595 mijë banorë (Census 2011).
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: TIRANE
1st April 2016, 08:42
- ergitaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Re: TIRANE
1st April 2016, 18:29
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi