Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Arthur Schopenhauer Empty Arthur Schopenhauer

24th February 2016, 20:33
Arthur Schopenhauer

Nuk mund te thuhet me saktesi se kush e formoi Artur Schopenhauerin. Prej studimeve te kryera copa - copa e kohe me kohe te cilat ne vend ta qetesonin i ngriten mendjen per te mesuar vec filozofise edhe mineralogji, fizike, fiziologji, etnologji, kimi, drejtesi, magnetizem, elektricitet. Prej udhetimeve ne Angli, France, Zvicer, Austri, Itali, ku nxori mundesine e shoqerive te ndryshme nga shoqeria e tij dhe e bene te kuptonte se dallimi mes mencurise se rruges dhe mendimit filozofik ishte si kontrasti mes jetes meditative dhe gezimit te qenies se kenaqur qe jeton edhe pa meditim. Te gjitha keto lane vraja ne shpirtin e pandertuar ende te Schopenhauerit, shpirt prej te cilit vjelim here frute te embla ngushellimi per mendimet e jetes dhe te dashurise, here peme te hidhura qe te bejne te rrudhesh gojen kur perserit fjalet: "jeta eshte e pakandshme dhe une nuk mendoj te jetoj duke gjykuar mbi te". Kur e lexon te duket sikur Schopenhaueri nuk ka provuar kurre ne jete asnje frut Parajse.
Artur Schopenhaueri ishte rasti i humbur. Ai ishte qenia qe kishte lindur per te perligjur faktin se njeriu, sado i larte per nga intelegjenca dhe sado i plote per nga vullneti, eshte krijesa qe nuk i ngjan aspak gjuetarit qe gjuan gjithmone ne shenje. Schopenhaueri ishte ai qe shembte krijesat e veta me t'i shpallur, mendimtari qe luante me veten, me te tjeret dhe me boten si me lodren e vet. Ndaj mbeti pa miq. "Here - here flas me njerezit ashtu si femija qe luan me kukullen: femija e di mire se kukulla nuk e kupton, por ai vazhdon te luaje me kenaqesi, i vetedijshem per mashtrim e gezimit te komunikimit". Te thuash se Schopenhaueri ishte filozof eshte njekohesisht hakngrenes dhe teprim, sepse ai ishte keshilltar, ngushellues dhe gjykues i botes dhe njeriut, krijeses qe ai sipas gjendjes se vet shpirterore e pranonte here si veper te Atit, here si kreatyre natyrore, here si vetekrijim dhe here nuk denjonte as ta barabiste me qenien per te cilin shprehej gjithe pezm: "Qeni eshte nje kafshe pafundesisht intelegjente, miku me i vertete dhe me besnik i njeriut, por qe ky e mban te lidhur me zinxhire".
Arthur Schopenhaueri ishte thjesht nje person , qe njeriu i duhur qe mberrinte ne kohe te pershtatshme.
Schopenahueri si personalitet mbetet nje filozof i kyçur ne kullen e fildishte te pesimizmit te tij teorik. Eshte nje nder filozofet e medhenj te shekullit te kaluar, shelull i sprovave te fuqishme filozofike. Kundershtar i vendosur dhe i perbetuar i Hegelit, ai ndoqi nje drejtim tjeter filozofik, nje mendim me realist sase optimizmi i ekzaltuar i iluministeve. Bota per te eshte nje gjendje dhimbjeje, ku mungon teresisht lumturia. Optimizmi eshte nje mirazh dhe ne nuk kemi ardhur ne jete per te qene te lumtur. Prandaj ai jep keshilla se si, per aq sa mundemi, te jetojme ne menyren me te kendshme e me te lumtur. Kjo i takon librit "Keshilla per jeten". Njeriu i cili dha me shume keshilla per jeten, dhe njeri qe beri dallimin mes lumturise dhe jo lumturise, hiqet Schopenhauer...

Arthur Schopenhaueri si personalitet i cuditshem, qe te jep ne radhe te pare, dhe i ndertuar prej nje portreti gati te frikshem pushtoi nje filozofi frytdhenese per njeriun. Urtedia e tij me dizajn të bukur idesh, mbetet një filozof i inkuadruar brenda territorit të pesimizmit teorik. Portreti i tij i trishtuar, të jep në mendje një figurë të habitshme, që të ngjall herë frikë e herë simpati. Sigurisht që figura e tij do të tingëllonte, apo do ta gjente veten më shumë tek protagonisti i Franc Kafkës. Akti i të menduarit do të prek mendimin që të çon deri tek këshilla e jetës dhe njohja në esencë e lumturisë. Si duhet fituar lumturinë e shpirtit, saj. Aty- këtu hedh ngjyrat e një pesimizmi që të çojnë deri tek njohja dhe modifikimi i unit njerëzor. Prek me devotshmëri ose me një cinizëm të ndjeshëm jetën e degraduar të qenies njerëzore. Kur e lexon mendjen e thellë të Schopenhauerit, fill pas të lër një pasqyrë të çoroditur, sikur nuk ka provuar as edhe pra mënyrën sesi të njihesh me lumturinë edhe pse ne e dimë që lumturia nuk ekziston e përhershme, madje si duhet kapur lumturinë në çastin e pesimizmit, si duhet tërhjekur veten pas hijes së urtë shpirtërore. Ku në të shumtën e rastëve shkrimet e tij hedhin mendime shumë të ndryshme për lumturinë, si duhet lumturuar qenia njerëzore kur ajo (lumturi) në shumicën e rasteve nuk ekzsiton; jep një rrezatim drite ndaj kërkimit të veteves, një vizion për të qenë më shumë uni i vërtetë. Ja ndër të tjera se çfarë shkruan Schopenhaueri: “Siç dihet, filozofia ime mohon çdo përqasje që mund të bëhet midis jetës njerëzore dhe konceptit të ekzistencës së lumtur”. Thelbi i filozofisë së tij, më vonë do të tërhjek një flamur të pesimizmit ngushëllues, por një pesimizëm të veçantë, që të bën për vete, dhe madje të josh në përmirësimin e gjërave në jetën e njeriut. Domethënë një pesimizëm që të çon të mendosh më shumë për jetën dhe konceptin e një frut Parajse. Ai është i zhytur në pesimizëm, dhe virtualitetin e gjinisë njerëzore e merr sa më shumë që është e mundur shtruar. Psikologjia dhe filozofia e tij jep një koncept më të përparuar për ta njohur esencën e asaj se ç’jemi në të vërtetë, pastaj çfarë kemi dhe çfarë paraqesim. Schopenhaueri do më bëjë plotësisht për vete, ku në veprën e tij Këshilla për jetën tregon: “Njeriu që është i pajisur me një forcë të madhe shpirtërore ka aftësinë dhe si rrjedhim edhe nevojën për të ushqyer një interes të vërtetë për fushën e diturisë së pastër, pa ndërhyrjen e vullnetit”. Sa bukur rreh mendjen e tij për të thënë se lumturia s’është asgjë, veçse një ndjenjë e çastit, ndërsa ajo që është e rrahur me melodinë e mendjes së urtë është lumturia që të sjell bagazhin e botës së brendshme, respektivisht botën e madhe shpirtërore.
Aparati i tij mendor është kurdisur në atë mënyrë që të paraqesë një mendim më realist sesa optimizmi iluminist, madje ai botën përpiqet ta shohë si një gjendje të ngarkuar me plot dhembjeje, ku mungon kryekëput lumturia. Aparati i tij mendor do të thellohet në strukturën e kësaj dhembjeje, dhe do të nxjerrë në dritë shumë këshilla, udhëzime për aq sa mundet, që qenia njerëzore të përqafohet me jetën, duke e jetuar atë, në mënyrën më të lumtur e më të suksesshme.
Artistë të vërtetë dhe filozofë të urtë, Arthur Schopenhaueri i porosit me një këshillë të bukur, ja se çfarë shkruan mëtej: “Besomëni mua: mos u martoni! Lëreni shkencën të bëhet dashnorja dhe bashkëshortja juaj: do të ndjeni veten njëmijë herë më mirë. Martesa jonë perëndimore është gjëja më absurde që mund të mendohet! Sa telashe e detyrime të ndryshme, shpeshherë aspak të arsyeshme, diktohen në shkëmbim të gëzimeve kalimtare”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi