Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Ora e fundit e Arthur Clarke Empty Ora e fundit e Arthur Clarke

20th March 2008, 11:23
Ora e fundit e Arthur Clarke

Shuhet në moshën 90-vjeçare një nga shkrimtarët më të njohur të librave fantastiko-shkencorë


Është shuar dje në moshën 90-vjeçare shkrimtari i njohur i librave fantastiko-shkencorë, Arthur Clarke. Ai ka mbyllur sytë në apartamentin e tij, pas një goditjeje në zemër. Humbja e Clarke është përcjellë me trishtim nga të gjitha mediat dje në botë, të cilat nënvizonin "ikjen e burrit që i dha fuqinë fantazisë për natyrën". Por vetë Clarke e dinte vitet e fundit se takimi i tij me vdekjen mund të ndodhte nga ora në orë. Që pas divorcit me Marilyn Mayfield, ai ka vuajtur gjatë nga sindroma e poliomielitit. Por kjo nuk e pengoi shkrimtarin të vijonte udhëtimet e tij nëpër botë në zbulim të teorive të reja dhe subjekteve që do të ktheheshin në librat e tij të ardhshëm. "Nga udhëtimet kam gjetur gjithnjë anën tjetër timen. Atë botë që më mungonte kur kaloja më shumë se një muaj në një qytet", shprehej ai. Në vitin 1953, në Florida, ai u takua me Marilyn Mayfield, me të cilën u martua një vit më vonë. Kjo grua do të ishte e vetmja me të cilën shkrimtari do të vinte kurorë, dhe ku ai besoi se fuqia e një gruaje ndonjëherë mund të robërojë. Clarke nuk mund të ishte vetëm një dashnor i natyrës, por edhe i femrave. Me portretin e një burri tërheqës, i gjatë, një skelet i lehtë syzesh, ai ndillte gjithnjë dashuri dhe aventura pas një takimi. Janë të shumta femrat që ai takoi në jetë, të cilat në një mënyrë a në një tjetër ndikuan në letërsinë që shkroi. "Pas takimit të parë me të dhe bisedave të gjata që bëmë për udhëtimin e tij të fundit, prisja me ankth zilen e telefonit mos ishte ai. Dëshiroja ta takoja sërish, pasi e ndjeja që me këtë burrë kisha rënë në dashuri që në momentin e parë që ai nisi të fliste", rrëfehej Mayfield në një intervistë gjatë kohës kur ishte me të. "Por jeta përkrah një njeriu të tillë është e vështirë. Kjo pasi ndonjëherë duhet të shndërrohesh në një qenie të padukshme thjesht për të mos ndërprerë atë moment intim mes tij dhe të shkruarit. Unë nuk mund të qëndroja gjatë në një cep të apartamentit e vetme", do të shprehej më vonë Mayfield. Bashkëjetesa mes tyre zgjati dhjetë vjet, të cilat Mayfield i kujton si vite të dyzuara mes kënaqësisë dhe dëshpërimit. Por biografët e Clarke, ata që kanë nisur të shkruajnë pafund për të që gjatë kohës kur ishte gjallë, e përkufizojnë Marilyn si një grua ambicioze, që kërkonte të ishte një personazh i njohur në jetë dhe nuk mund ta bënte këtë nën hijen e një burri që tashmë kishte një famë të konfirmuar. Kohët kur ajo iku nga apartamenti që ndërtuan bashkë, shihen në rrëfimet për Clarke si një dimër i vërtetë në jetën e tij. "Por udhëtimet më shpëtuan nga dëshpërimi", do të shprehej shkrimtari. Arthur Clarke lindi në qytetin e Minehad, në një familje e cila kishte katër fëmijë. Babai i tij, Charles Wright Clarke, ishte fermer, ndërsa e ëma një telegrafiste. Që i vogël ai do të shfaqte interes për shkencat. Kur ishte në shkollën fillore, ai nisi të shkruante histori fantastike-shkencore, të cilat nisën të botoheshin në revistën e shkollës. Ai e kujtonte veten si fëmijë të etur për të lexuar pafund. Pas studimeve, ai nis të punojë në Departamentin e Shkencave në Londër. Puna pranë shkencëtarëve në moshë të vjetër do ta ndihmonte atë që t‘i shkonte më tej hulumtimeve të tij. Psikologjia dhe matematika ishin më shumë se pasione për të riun që nisi të shkruante histori të ndryshme, të cilat nisën të përktheheshin në të gjithë botën. Fillimisht disi abstrakte, ato hapnin para lexuesve një botë të paimagjinueshme përfytyrimesh, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse fryt i fantazisë së ushqyer me libra dhe fakte të Clarke. Në vitet ‘80-të u realizua një dokumentar mbi jetën e tij. Novela e tij "A space Odyssey" ka frymëzuar regjisorin e njohur Stanley Kubrick për të bërë një film. Janë shumë detaje që rrëfejnë anët e panjohura të Clarke. Në vitin 1964, pas divorcit, ai vendoset në hotelin "Chelsea" në Nju Jork dhe shkruan një nga novelat e tij më të njohura. Por si i komentonte vetë Clarke librat e tij? "Ne shkrimtarët fantastiko-shkencorë asnjëherë nuk përpiqemi të predikojmë në ato çfarë shkruajmë. Në fakt ndodh diçka krejt e kundërt. Ashtu si miku im, Ray Bradbury, thotë se "ne nuk duam ta predikojmë të ardhmen, thjesht ta parandalojmë atë". Janë me dhjetëra librat e shkruara nga Clarke, që do të vijojnë të mbesin gjithnjë në librari, edhe tashmë kur ai ka ikur përgjithmonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi