Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Zvicra dhe Rumania probleme në Grupin A, ja si vlerësohet Shqipëria Empty Zvicra dhe Rumania probleme në Grupin A, ja si vlerësohet Shqipëria

2nd March 2016, 21:14
Zvicra dhe Rumania probleme në Grupin A, ja si vlerësohet Shqipëria Kombet10
Zvicra dhe Rumania probleme në Grupin A, ja si vlerësohet Shqipëria

Mediat franceze kanë publikuar një analizë me skuadrat rivale në Grupin A ku bën pjesë Franca, Rumania, Shqipëria dhe Zvicra, duke vlerësuar kombëtaren e De Biazit si skuadrën më në formë që pritet t’i shkaktojë probleme bluve në europian.

“Ouest France” shkruan se rreth 100 ditë para fillimit të “Euro 2016”, Zvicra është e shqetësuar për drejtuesit e tyre, ndërsa te Rumania ka konfuzion për mungesën e unitetit ndaj seleksionimeve.

Ndryshe paraqitet Shqipëria, e cila përshkruhet si ekipi që “mezi po pret orën që të niset”.

Gazeta franceze bën një përshkrim të pozicionit të 36 që Shqipëria zë në renditjen e FIFA-s dhe të deklaratave të fundit të bëra nga drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.

Në komentin e dedikuar për kuqezinjtë, përmenden dy ndeshjet miqësore të konfirmuara në mars dhe mbërritja në Francë 5 ditë para fillimit të turneut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi