Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

SPROVA TË MIRËSEARDHURA NË STUDIMIN E ARSIMIMIT   BILING TË MINORITETEVE GJUHËSORE ARTUR  LAMAJ  UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS   Empty SPROVA TË MIRËSEARDHURA NË STUDIMIN E ARSIMIMIT BILING TË MINORITETEVE GJUHËSORE ARTUR LAMAJ UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS

19th February 2017, 14:06
Këto ditë nxora dy libra nga biblioteka familjare. Në arkivat e kujtesës shpaloset sjellja e kujdesshme e mikut, sepse autografet që mbajnë firmën e Vasilit, përcjellin mesazhe dashurie, miqësie e repekti, por edhe profilin i një studiuesi shumëpërmasor.
            Në këtë prag pranvere na vjen si mysafire  ditëlindja e tij, por dritarja jetësore është e hapur edhe për ditëkujtimet.
Në udhën shkencore ai dëshiroi e lëvroi në lëmenj ku gjuhësorja dhe komportimi njerëzor shoqërohen me rrethana, dukuri e mjete të një rrafshi tjetër: jogjuhësoren.
            Vasili kërkoi e realizoi një bashkëpunim të vazhdueshëm me institucione, redaksi e njerëz të spikatur në fushën e shkencës. Ai shpërfaqi repertorë  të përmasave  të një studiuesi serioz. Në revistat shkenore “Kërkime universitare”, “Gjuha jonë”, “Reflekse social – pedagogjike”, “Revista pedagogjike” kanë gjetur mirëseardhjen njohuritë teorike, përvoja arsimore disavjeçare, prurjet e shqyrtimet gjuhësore.
            Djali i Zagorisë mbarti në shpirt bukurinë e vendlindjes dhe dinjitetin bashkëkohësve të tij, por edhe të disa individualiteteve letrare e shkencore, prej të cilëve mori frymëzimin patriotik e guximin shkencor. Duke përshkruar poezinë e Çajupit apo gramatikën e Ilia Dilo Sheperit, ai pasuroi albumin e kërkimeve shkencore, të tradittave, zakoneve, edukatës e të sjelljes zagoriote, e në këtë udhë pati miq të shtrenjtë, si Evjen Peri e Eli Vito, e shumë të tjerë.
Duke vështruar udhëkalimin shkencor,  të vjen ndër mendje se gjithçka e bukur që u ndërtua prej tij, është mbështetur  dukshëm në mësimdhënien bashkëkohore të orëve të mësimit, në aktivizimin si metodist në rrethet Tepelenë e Gjirokastër, në njohjen e parimeve psikopedagojike të individëve e grupeve të identifikueshme, në modelimin dhe gjedhet strukturore arsimore, në pasionin e zellin shembullor. Falë virtyteve të tilla erdhi si mysafire e mirëprtiur monografia “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, e cila është vlerësuar “si një sintezë dinjitoze e akumulimit dhe prodhimit shkencor të dhjetë viteve të fundit”[url=#_ftn1][1][/url].
Ky punim mori fytyrë edhe falë udhëtimeve të këtij studiuesi në dijet me karakter psikolinguistik, sociolinguistik, etnolinguistik e antropologjik të gjuhëtarëve evropiane e më gjerë, por edhe në shkollën e re shqiptare me profil sociogjuhësor.
Vështrimi i sotëm sociolinguistik ka lënë pas pikënisje e teza të gjuhësisë tradicionale. Hapsira e re ka vërtetuar se variabilitetet dhe sjellja gjuhësore janë të lidhur me tregues etnikë, fetarë, moshorë, krahinorë, arsimorë etj. Nga pikënisja për kundrimin sociogjuhësor të të folmeve të fshehta apo për lidhjen midis dialekteve dhe gjuhës standarde në vititet 50 - 60, zëdhënësit e një modeli të ri shestuan, anketuan përgatitën pyetësorë e tekste universitare, treguan se arealet shqiptare janë  pasuri që presin punë dhe kërkime të reja[url=#_ftn2][2][/url]. Në këtë shkollë Vasili mori drejtimin e vet. Hapsira e trevave të Jugut u bë burimi dhë zëdhënësja e kurreshtive shkencore.
Cilat janë meritat e këtij studiuesi në lëmin e sociolinguistikës? Cilat janë  burimet njohëse që e ndihmuan gjuhëtarin e periferive kulturore për të dialoguar me trinomin mësues – nxënës – prindër në arsimimin e minoritetit gjuhësor grek?
            Së pari, ai jo vetëm iu drejtua sociolinguiststëve të autoriteshëm, si Uriel Uajanrajhu, Uiliam Mackeyit, F. Grosejanit,[url=#_ftn3][3][/url] të cilët botuan monografi klasi për bilinguizimin e bingualitetin, por ndoqi edhe modelin, klasifikimet tipologjike për dygjuhësinë greko – gjermane, të bëra prej stdiuesve të kësaj fushe në universitete greke, si M. Dhamanaqis, A. Kuliari, E. Kitis etj.
            Së dyti, kualifikimi pasuniversitar, rifreskimi i njohurive për gjuhësinë krahasuese e gjenerativizmin, studimi i vëmendshëm i veprave të J. Fishmanit, U. Labovit, R. Hudsonit[url=#_ftn4][4][/url] e i teksteve universitare shqiptare për sociolinguistikën, e ngritën në nivelin e dijetarëve që dëshiron e gëzon statusin e metropoleve kulturore.
            Në monografinë “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave” ai arrin të zgjedhë e të përndajë shkencërisht termat biling e bilinguizëm, bingualitet e diglosi, të kuptojë  kontaktin dhe inferencën midis gjuhëve.
Duke  parashtuar disa hipoteza, autori   merr pozicionin e psikolinguistit që kërkon ontnogjenezën e bilinguizmit, të linguistit të gjuhësisë së aplikuar që jo vetëm  e lidh edukimin biling me mësimin e kodeve, por shpërfaq edhe përparësitë, kënaqësitë dhe çekuilibrimet që sjell një edukim i tillë; të gjenerativistit që vlerëson kontaktin dhe ndërkëmbimet midis gjuhëve; dialogon me rolin e planifikuesit të gjuhës dhe ndjen kënaqësi për efektet e mirëprituara që sjell parnia e minoriteteve gjuhësore.
            Ky punim shkencor, në të shtatë krerët e vet paraqet një problemartikë pedagogjike me truall sociolinguistik[url=#_ftn5][5][/url]. Në kreun e parë përshkruhen situatat bilinge dhe politika gjuhësore shqiptare për mësimin e gjuhës greke prej këtij minoriteti, të përcjella me Vendimet e Këshillit të Ministrave në vitet 1995, 1996.
Analizat dhe përfundimet e njerra janë zëdhënës të ideve të reja të poziocionit gjuhësor të minoriteteve: në hapsirat e Greqisë kemi nje vdekje graduale të gjuhës së minoritteve, një homogjenizëm pozitiv pas viti 1951, që shkon në fafor të standardit e njihet vetëm një mioritet mysliman në Thrakën Perndimore; ndërsa shqipja është një gjuhë e papërfillur, e panjohur zyrtarisht ku folësi shqiptar druhet të flasë. Greqishtja në traullin shqiptar është e përkrahur, zyrtare, dhe flitet nga 3% e popullsisë.[url=#_ftn6][6][/url]
            Në kreun e dytë autori bën një paraqitje të thukët të prujeve teorike. Situatat në cilat ndodhen folësit bilingë marrin udhë sipas origjinës, identifikimit, kompetencave dhe funksionimit të gjuhëve, falë të cilavë arrihet një komunikim i mbarshëm.
            Në epokën e sotme bilinguizmi dhe bingualiteti janë fenomene botërore. Është një e vërtetë që e ka burimin prej realiteteve gjuhësore, sepse me mijëra dhe miliona folës kodojnë mesazhe në dy a më shumë gjuhë, me qëllime e në kontekste të ndryshme.
Duke u mbështetur në një metodologji shkencore e në konceptet e dijeve gjuhësi, sociologji, psikologji, sot ndeshim një terminologji të bollshme për bilinguizmin: ai vishet me termat: individual, social, krahinor, kulturor, vertikal, simetrik, parashkollor, teknik etj. Në këtë udhë është afruar edhe gjuhëtari Vasil Bici,  duke mëshuar më shumë në vështrimin psikolinguistik. Duke perifrazuar tezat S. Hermanit, Giles, ai jep të dhëna për individin folës (nxënësin minoritar) që dëshiron ose nuk e sheh të nevojshme ta përshtasë ligjërimin e vet me një bashkëfolës shqiptar.[url=#_ftn7][7][/url]
            Në kreun e tretë autori, duke parashtruar terminologjinë e M. Dhamanaqisit për bilinguizmin e njëanshëm, gjysmëgjuhësinë, bilinguizmin e fuqishëm, pseudo-  gjuhësinë, shpreh mendimin e përpunuar nga sociolinguistët më me zë evropianë e shqiptarë, se sjellja gjuhësore e bilingut, varion nga një folës tek tjetri, cilado qoftë kompetenca e tij gjuhësore, e kështu bilinguizmi mund të përimtohet në reciprok e joreciprok[url=#_ftn8][8][/url]
Në kreun e katërt, Formimi gjuhësor i nxënësve minoritarë në shkolla, ndeshim përpjekjet që ka bërë gjuhëtari e metodisti për të treguar se edukimi biling  bëhet i efektshëm kur shoqëria, familja, shteti i kanë përcaktuar drejt objektivat, strategjitë, politikat për të ardhmen gjuhësore të fëmijëve. Arsimimi i fëmijëve në vendet evropiane, por ndalur më kontreshit në dy shtetet fqinje, bëhet sipas modeleve të caktuara, si asimilimi, inkuadrimi, modeli shumëkulturor, antiracist, ndërkuturor, e prej tyre modeli më i sukseshëm është ai ndërkulturor.[url=#_ftn9][9][/url]
            Në udhën e gjatë të kërkimeve e anketimeve, ai është ndeshur me fëmijë që kanë shfaqur kompetenca të larmishme gjuhësore e kulturore. Kjo njohje i ka dhënë mundësinë për të vërtetuar pikëvështrimin sociogjuhësor për komprtencën bilinge. Kështu, ndërrimi apo përzgjedhja e kodeve përcaktohen sipas natyrës së gjuhës, distancës ndërgjuhësore e kushteve të mësimit të gjuhëve. Me gjithë punën e bërë në instiucionet arsimore, kopshte e shkolla të cikleve të ndryshme, ku gjuha e dytë (shqipja) paraqitet fillimisht si lojë më vonë si gjuhë e huaj e mjet përvetësimi për gjysmën e lëndëve[url=#_ftn10][10][/url], ende ka mangësi që duhen shmangur për të mirën e gjitha mjediseve shoqërorre.
            Në krerët e tjerë vemendja është drejtuar në tekstet e gjuhës greke e gjuhës shqipe, por edhe në tekstet e shkencave të  tjera. Falë bashkëpunimit me zonjat M. Gjokutaj, N. Pepivani , u çuan në bankën e nxënësve minoritarë dhe në dorën e mësuesve shumë tekste e fjalorë.
Duke rishkuar ato nga pozicionet e sociolinguistikës e pedagogjisë bashkëkohore, ai  kërkoi prej vetes dhe të tjerëve më shumë kujdes, që nxënësit minoritarë të ndjehen mirë e të gjejnë vetveten në këto tekste.
            Në psikologjinë e shumë grupeve shqiptare shpërfaqet ideja e dijes dhe  kulturimit. Ato e veshin njeriun me një prestigj, i cili zgjerohet edhe me njohjen e civilizimeve moderne, e në radhë të parë të shteteve fqinje. Në këtë udhë u ngjiz gjithçka  gjuhësore e pedagogjike prej mendjes e penës së Vasilit.
Sot, ne komunikuam me Vasilin, ridiskutuam për sprovat e tij shkencore, e ndiejmë dhimbjen për mospraninë fizike, por në udhën universitare ai vjen si mësimdhënës e krijues i paharruar



[url=#_ftnref1][1][/url] Terpo, V. Parathënie e monografisë “Çështje të dygjuhësisë në shkollat e pakicave”, f. 7. Tiranë, 2001.
[url=#_ftnref2][2][/url] Shih për këtë ndihmesën Q. Haxhihasanit për të folmen e dogançes, artikujt e A. Kostallarit, J. Gjinarit për dialektet dhe gjuhën standarde; ndihmesën  tërësore socio e etnolinguistike të Gj. Shkurtajt, prurjet e Rr. Memushajt për planifikimin gjuhësor e bilinguizmin. 
[url=#_ftnref3][3][/url] Weinreich, U. Languages in Contacct, Findings and Problems, New York, 1953; Macke,                        U. Bilinguisme et contact des langues, Klincksieck, 1976; Grosjean, F. Life with two Languages: an Introduction to Bilingualism, Havard, 1982.
[url=#_ftnref4][4][/url] Fishman, J. sociolinguistique, Paris, 1971; Hudson, R. Sociolinguistika, Tiranë. 2002, Labov,                    w. sociolinguistique, Paris, 1976.
[url=#_ftnref5][5][/url] Terpo, V. Parathënie për punimin e V. Bicit « Çëshjte të dygjuhësisë në shkollat e pakicave ». Tiranë, 2001, F.8.
[url=#_ftnref6][6][/url] Shih më gjerë kreun I
[url=#_ftnref7][7][/url] Bici, V.  vep. cit. f. 35.
[url=#_ftnref8][8][/url] Mackey, W. Bilinguisme,  në  vepr ën e Marie – Louise Moreau, Sociolinguistique, f. 62,  Paris, 1997.
[url=#_ftnref9][9][/url] Bici, V. vep. Cit. f. 56.
[url=#_ftnref10][10][/url] Bici, V. vep. Cit. 63 – 64.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi