Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:08
KUJTIME PËR ÇAJUPIN
 
Sofokli Çapi
( 06.01.1883 – 15.01.1971 )
 
 
               Midis personaliteteve të shumtë që u shquan për veprimtarinë e tyre atdhetare, një vend të rëndësishëm meritoi dhe patrioti Sofokli Çapi nga Sheperi.
Që në moshë të re ai shkoi në Vlorë te i ati, të cilin të njohurit e shumtë të tij vlonjatë e thërrisnin shkurt Nase. Kishte dyqan në fshatin Mallkeq dhe kafene si në Kaninë ashtu dhe në Vlorë. Veshja e tij nuk ndryshonte nga ajo e një labi. Ishte i njohur për trimëri dhe kishte miq e shokë të shumtë. Kalonte në çdo zonë të Labërisë, se puna e shpinte shpesh në to, pa patur frikë dhe pa e ngacmuar kush. Me Sheperin mbante lidhje të vazhdueshme. Në fshat vinte shpesh sidomos në ditë të shënuara dhe festa.
               Nga i ati Thanasi dhe familja e tij Sofokliu trashëgoi ndjenjat e pastra atdhetare, të cilat te ai u shëndoshën më tej dhe u bënë të spikatura në disa drejtime.
E para, ndërsa shumëkush do ta quante fat, nder dhe kënaqësi, qoftë dhe një takim të vetëm me poetin e madh Andon Zako Çajupi, Sofokli Çapi pati rastin të bashkëjetojë për një periudhë të gjatë kohore me të. Ishte Batua, ( Leonidha Xhamballo ) që e ftoi Sofoklinë për të shkuar në Kajro të Egjiptit. Këtu nisi takimi, njohja dhe në vijim edhe bashkëpunimi midis tij dhe Çajupit.
                Poeti shqoi te Sofokliu cilësi të shumta pozitive si sinqeritetin, ndershmërinë, përkushtimin, humanizmin, intelektin e spikatur zagorit etj. Ndaj e deshi, e përkrahu dhe e mbajti afër, duke e trajtuar si një njeri të familjes.
Si fillim Sofokliu mori nga Çajupi detyrën e menaxherit të fabrikës së miellit, pronë kjo e poetit në rrethet e Kajros. Çajupi ia ngarkoi atij këtë detyrë, pasi paraardhësi i tij sillej ashpër dhe i keqtrajtonte punëtorët. Këtu spikatën si humanizmi ashtu dhe aftësitë drejtuese të Sofokliut.
                 Ndërkohë Çajupi, krahas punës mbi arsimin fillor që kishte marrë në fshat, i krijoi atij mundësitë për të vijuar mësimet më lart.
Përfundoi kështu një shkollë të mesme me profil profesional. Kështu Sofokliu e ktheu në shprehi të studiuarit. Veç të tjerash, ai mësoi, veç gjuhës greqisht dhe italishten, arabishten dhe frëngjishten.
I kënaqur nga puna, veprimet dhe qëndrimi korrekt i Sofokliut, Çajupi i ngarkoi atij dhe detyrën e drejtorit të hotelit të tij në Kajro, një ndër më lluksozët në llojin e vet. Këtu Sofokliut iu krijua mundësi për t’u njohur dhe miqësuar me mjaft atdhetarë shqiptarë.
                   Sëbashku me ta dhe ai u bë njëri nga pjesëmarrësit më aktivë në rrethet e atdhetarëve dhe të shoqërive patriotike në Egjipt.
Në të njëjtën kohë ai u bë dhe njëri nga njerëzit më të afërt të shtëpisë së Çajupit, kjo edhe për faktin se e shoqja e tij, Lolua, ishte kushërira e parë e Çajupit. E ëma e saj ishte motër e Zoicës.
                    Meritë e Sofokliut qëndron në faktin se ai nuk e përdori afërsinë familjare dhe lidhjet me Çajupin për interesa të ngushta dhe meskine. Përkundrazi me kalimin e viteve ai u afrua më shumë me poetin duke merituar si respektin ashtu dhe konsideratat e mira të tij.
                Duke qenë se ushqimet dhe sidomos mënyra e të gatuarit të tyre në Kajro nuk i pëlqenin Zoicës, të cilën e merrte malli për mënyrën zagorite të të gatuarit, Çajupi e nisi përsëri Sofokliun drejt Sheperit, këtë herë për t’i sjellë bashkëfshatarin e tij, Foto Mandili, i ati i Andon Mandilit që njihej si një kuzhinier i zoti. Kështu Çajupi u përpoq për të kënaqur nënën e tij të sëmurë, fisniken Zoicë, te e cila përmblidhej tërësia e tipareve, cilësive dhe virtyteve të njohura të gruas dhe nënës tipike zagorite.
Harito Çakua, i ati i Çajupit, një ndër atdhetarët dhe veprimtarët e parë shqiptarë, veç të tjerash ai kishte fituar dhe titullin e beut. Kur ai vdiq në Kavallë të Greqisë ishte prapë Sofokliu, të cilin Çajupi e dërgoi atje për të marrë në dorëzim të gjithë pasurinë e shumtë të të atit dhe me vlera të mëdha, ku bashkëpunoi me ortakun  e Haritos, Çanakllinë.
                Ishte Sofokliu që u mor me evidentimin dhe përpilimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për noterizimin dhe për shitjen e të gjithë kësaj pasuri për llogari të Çajupit, detyrë të cilën ai e kreu me korrektësinë më të madhe.
Kur mbreti Zog bëri një vizitë në Egjipt, autoritetet e vendit e internuan Sofokliun për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh. Kjo për faktin e njohur të qëndrimit të tij pro Qeverisë së Nolit në vitin 1924.
Është pikërisht Sofokli Çapi dhe Janaq Bulo nga Sheperi dhe Lipe Kasapi nga Hoshteva, të cilët në telegramin e tyre drejtuar Fan Nolit do të shkruajnë :
” Triumfi i nacionalistëve demokratë që besuan në duart tuaja dhe të shokëve realizimin e idealeve kombëtare, ka entusiazmuar krahinën tonë të Zagories dhe në emër të saj ju dërgojmë urimet dhe japim besën që do t’ju përkrahim veprën me çdo therori ”. ( Telegram, botuar në gazetën  ” Drita ”, Gjirokastër, korrik 1924 ).
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:09
E dyta Sofokli Çapi, pas vdekjes së poetit, mbeti njeriu më i afërt i tij që u interesua për fatin e veprës dhe të krijimtarisë së Çajupit. Ai u doli për zot të gjithë dorëshkrimeve origjinale të Çajupit, të botuara dhe të pabotuara duke i ruajtur dhe i shpëtuar nga humbja e pashmangshme e tyre. I bëri kështu atdheut një shërbim të jashtëzakonshëm me vlera të shumëfishta dhe rëndësi të veçantë.
Duke e njohur vlerën e krijimtarisë së poetit, Sofokliu e kopjoi atë me dorë, duke e përdorur atë në vend të dorëshkrimeve origjinale, vetëm e vetëm për ta mbrojtur atë mbrojtur atë nga dëmtimet apo edhe nga humbja. Kështu ai realizoi një mision të madh dhe të menur.
Pikërisht një kopje e tillë të kësaj krijimtarie ai e mori me vete për ta sjellë në Shqipëri, kur erdhi si përfaqësues i Shoqatës së atdhetarëve shqiptarë të Egjiptit me rastin e festimit të 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Origjinalet e krijimtarisë së Çajupit ishin në duar të sigurta të Sofokliut në Kajro, të cilat ai i ruajti me fanatizëm.
Në vitin 1954 Sofokliu u lidh më Ambasadën e Shqipërisë në Egjipt. Asaj ai i dorëzoi të gjitha materialet dhe dorëshkrimet origjinale të Poetit të madh të Rilindjes sonë Kombëtare, Çajupit. Këto materiale ruhen sot në Arkivin Qëndror të Shtetit duke përbërë materialin bazë dhe fondamental të Fondit të Çajupit.
Edhe orën e florinjtë të Çajupit, orë xhepi si dhe disa relike të tjera të përdorura nga Çajupi, të ekspozuara në Muzeun Kombëtar në Tiranë, Sofokliu i ruajti dhe i dorëzoi.
E treta Sofokli Çapi, veç këtij bashkëpunimi dhe veprimtarie për grumbullimin dhe ruajtjen e dorëshkrimeve origjinale të Çajupit ai u shqua edhe si një atdhetar me vlera patriotike të spikatura.
Ai e vijoi veprimtarinë atdhetare që pat nisur, sëbashku me poetin edhe pas vdekjes së tij.
Veç të tjerash, ai dërgoi nga Egjipti për në Shqipëri një numër relativisht të madh librash në adresë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Për këtë dhuratë të tij të çmuar gazeta ” Demokratia ” në Gjirokastër e datës 27 maj 1933 do të shkruajë: ” Drejtoria e Bibliotekës Kombëtare ka shënuar dy dhurata të çmuara që pati këto ditët e fundit:

Zoti Sofokli Çapi, që rron prej kohësh në Kajro të Misirit, pati mirësinë të falë 257 copë libra të ndryshme në punë lënde dhe gjuhësh ”.
Spektrin atdhetar Sofokliu e pasuroi edhe me humanizmin e tij. Duke e njohur dhe jetuar me gjendjen në Shqipëri të krijuar pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai, në vitin 1945, dërgoi një paketë ndihmash humanitare në barna dhe materiale të tjera shëndetsore për Spitalin Civil të Tiranës.
Sofokliu pati miqësi të ngushtë me patriotin e njohur Sotir Kolenë, miqësi që e ruajti me të dhe i biri i tij Thanasi ose Naçua siç e quanin edhe ndryshe zagoritët.
Me Sotir Kolenë, sidomos kur ky drejtonte Bibliotekën Kombëtarë të Shqipërisë, Sofokliu mbante një korrespondencë të rregullt dhe të vijuar. Në Fondin ” Sotir Kolea ” në Arkivin Qëndror të Shtetit, veç të tjerave, në një dosje të veçantë, ruhen edhe rreth 15 letra të Sofokli Çapit drejtuar Sotir Kolesë, të cilat kanë vlera atdhetare të veçanta.
Ndër të tjera Sofokliu i dërgonte atij dhe një kopje të Statutit të Shoqatës Atdhetare ” Tomorri i Vogël ”, se ‘Tomorri i Madh dhe i Vërtetë” ndodhet në Shqipëri, të krijuar dhe të drejtuar nga Sofokli Çapi.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:09
Po me shpenzimet e tij pas vdekjes së Çajupit Sofokliu e ribotoi
” Baba Tomorin ” në Kajro. Në Zagori dërgoi mjaft kopje të tij, të cilat u shpërndanë falas në të rinjtë dhe në familjet zagorite.


* * *
Çajupi i mbylli sytë në duart e Sofokli Çapit. Atij i la vetëm një amanet: Eshtrat e tij të silleshin në Shqipëri, në Sheper. Për këtë qëllim i la atij edhe shpenzimet e nevojshme.
Këtë amanet e plotësoi si duhet Sofokli Çapi. Ai i shoqëroi eshtrat e Çajupit në Shqipëri, në Gjirokastër, në vitin 1958.
Qëkur Sofokliu u riatdhesua përfundimisht në Shqipëri dhe derisa vdiq më 15.01.1971, ai jetoi me nipin e tij në Durrës, për arsye shëndetsore dhe klimaterike.
Nga shteti shqiptar ju lidh një pension patriotik.
Këto kujtime janë të dëgjuara nga goja e gjyshit tim, Sofokli Çapi, kur bisedonim në familje. Lexoni më poshtë kujtim etë tjera dhënë nga Sofokliu personaliteteve të ndryshëm për jetesën me Çajupin dhe kujdesine tij, kur ishte sëmurë, si dhe mbajtja e amaneteve që i la ai Sofokliut.

Stavri Çapi
Durrës


Shkruar në vitin 2000, botuar në gazetën “Zagoria”

Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:10
Nga kujtimet e Sofokli Çapit për Andon Zako Çajupin
(Thënë në bisedat e ndryshme me njerëzit, kur banoi në Durrës, mbas rikthimit të tij nga Kajrua)




Andoni jetoi në fshatin e tij, Sheperin, sëbashku me nënën e tij, deri në moshën 16 vjeç.
I ati i tij, Harito Çakua merrej me tregëtinë e duhanit dhe njihej si specialist i mirë në këtë degë. Tregtinë ai e filloi në Kavallë të Greqisë. Më vonë shkoi në Misir të Egjiptit. Hapi përfaqësi të firmës së tij dhe në Hollandë e Boston.
Ç’ është e vërteta Andoni nuk ka shkuar mirë me babanë. Ai nuk mund ta kuptonte sesi babai, që ishte kaq i pasur, e kishte lënë të shoqen në fshat, ku ajo mundohej ditë e natë për të nxjerrë krodhën e bukës.
Zoica, e ëma, si gjithë gratë e fshatit, korrte bar në Dhëmbel. Priste dru në pyjet e Dërmazit. Punonte në vreshta e në ara, kurse burri i saj bënte një jetë luksoze në qytetet e Evropës dhe të Afrikës. Këtë Andoni e ka shprehur në një poezi të tij:

Kush lë miken që ka
Edhe ndahet nga shokë,
Për të fituar para,
nuk i ka mentë në kokë.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:10
Andoni jetën e moshës së njomë e kaloi në mënyrë modeste. Ka provuar edhe punën, edhe bukën e misrit. Ka ujitur në kopësht. Ka shkuar me nënën për të mbledhur bar, dru gjineshtra. Ka jetuar gjithë hallet e shokëve të tij moshatarë, pavarësisht se i ati ishte i pasur.
Qëkur ishte i ri Andoni e ndjeu hendekun e madh që ndante midis tyre prindërit. Për të Zoica, e ëma, ishte figura më e lartë e më fisnike. Ajo bënte pjesë në sorkadhet e maleve të Zagorisë, të cilat nisen për punë pa gdhirë dhe kthehen në shtëpi me natë.
Mësimet e para i mori në shkollën greke të Manastirit të Nivanit, shkollë të cilën e kishte hapur Zografua dhe shokët e tij për qëllime propagandistike dhe shoviniste. Kjo e bëri atë t’i shtronte vetes pyetjen pse në shtëpi flisnin gjuhën e nënës, kurse në Manastir mësonte greqisht nga dhaskalët grekë.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:11
Në Zagori, në Sheper ai e ndjente veten krenar. Gjuha e kulluar dhe e pastër e kësaj krahine i jepte krahë. Pikërisht, në Sheper, Andoni ndjeu edhe dashurinë e parë, që ishte aq e sinqertë dhe e kulluar. Aty ai u lidh me Maron, me atë thëllëzën e malit, me Maron faqe kuqe dhe buzë trëndafili. Ai e deshi atë aq shumë, saqë provokonte mbledhje në fshat, duke i rënë kambanës. Një ditë të zakonshme i ra kambanës së fshatit në formë alarmi, me qëllim që të mblidheshin gratë dhe të takonte Maron. Por largimi për në Egjipt e ndau atë përgjithmonë nga faqekuqja.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:11
Megjithatë dashurinë e tij të marrë për Marën, të cilën e krahasonte me ujin e kulluar të Çajupit, nuk e harroi kurrë. Këto ndjenja poeti i shprehu më vonë në vargjet e tij të njohura:

E mban mend, moj Marë?
Dashurinë e parë ?
Njeri nuk e gjegji,
Se jeshëm të vegji.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:12
Kur djali mbaroi shkollën në fshat, Zoica nguli këmbë me të madhe dhe kundër vullnetit të të shoqit, e dërgoi Andonin në Misir, tek i ati. Në Kajro të Egjiptit djaloshi i maleve të Zagorisë u shqetësua pa masë, kur pa babanë që jetonte me një grua tjetër. Ju kujtuan vuajtjet e nënës dhe disa vjet që ajo se kishte parë burrin.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:12
Babai e shpuri në një kolegj francez të jezuitëve në Aleksandri. Atje kishte shumë studentë grekë dhe filluan ta ngacmonin, por ky ua bëri të qartë, se po e shanë si shqiptar grindje do të kishte. Kjo vazhdoi dhe Andonin e përjashtuan nga shkolla, se rrahu rëndë një grek. Në këtë kohë babai i tij ishte ortak me një grek, Çanaklliun. Ky, siç duket, kishte njëfarë influence dhe ndërhyri pranë drejtorisë së shkollës për ta pranuar përsëri të riun çamarrok dhe Andoni u kthye përsëri në shkollë.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:12
Shkollën e mbaroi me përfundime shumë të mira. Aty Andoni mësoi gjuhën frënge, të cilën e zotëronte në mënyrë të shkëlqyer.
Në vitin 1887 u kthye te nëna në Sheper, e cila e priste me mall e dhëmbshuri. Ishte hera e fundit që shihte fshatin e tij, në të cilin ndenji tre muaj.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:13
Në atë kohë njerëzit e Megali Idesë kishin hapur në Sheper një shkollë greke. Ata kishin dërguar aty një dhaskalicë, Fotininë nga Janina. Çajupit i bëri përshtypje që fshatarët e tij nuk po mësonin gjuhën e tyre, por greqisht. Dhe një ditë mblodhi burrat e fshatit, ata pleqtë, të cilët ndodheshin dhe u mbushi mendjen që ta ndjekin dhaskalicën dhe kështu u bë.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:13
Pas tre muaj pushime në fshatin e tij të vitit 1887, Andoni u nis për në Gjenevë për të vazhduar studimet për drejtësi.
Gjeneva i bëri përshtypje të madhe për zhvillimin dhe gjendjen e saj. Megjithatë, në letrat, që i shkruante nënës e shokëve e të afërmve të tij, shprehej me nostalgji për fshatin, për ujin e ftohtë të Gjinecit, për erën e pastër, për lisat e Çarrokut.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:14
Në Gjenevë Andoni u dashurua me Evjeninë, të mbesën e zonjës së shtëpisë ku banonte. Këtë vajzë Andoni e deshi shumë, siç thoshte ai. Ajo ishte e zgjuar, modeste, e thjeshtë.
Një ditë, nga shtëpia ku banonte, e pa Evjeninë, nga dritarja që po bisedonte me një djalosh. Zbriti poshtë me vrap dhe ju afrua atyre dhe e qëlloi Evjeninë me një shpullë, pa pritur sqarime. Djaloshi i bie Andonit më fort sa i thyen një dhëmb. Në këtë kohë ndërhyn Evjenia, që e kishte mbledhur veten dhe i sqaron, duke i thënë Andonit: “ ky është kushëriri i parë imi”.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:14
Andoni donte të lidhte jetën me Evjeninë dhe të krijonte familje. Lajmëroi të atin, por ai u bë pengesë, mbasi ajo nuk ishte në radhën e familjes së tyre. Kjo vështirësi bëhej më e madhe pasi, sipas ligjit zvicerian, duhej patjetër aprovimi i një njeriu të afërt që Evjenia të martohej me të huaj.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:14
I prekur shumë nga ky qëndrim i të atit, ai vendosi dhe i dërgoi një letër ungjit të tij në Stamboll,Jorgji Çako, ku ai ishte avokat i dëgjuar. Kështu ky u bë garant në vend të babait dhe Andoni u martua. Por lumturia e tyre nuk zgjati shumë. Në krye të vitit, kur Evjenia lindi djalë, ajo vdiq. Kjo ishte një goditje e rëndë për të riun Andon. Dashurinë e Evjenisë ai s’e harroi kurrë gjer në ditët e fundit të jetës së tij.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:15
Andoni mbaroi në Gjenevë Fakultetin e Drejtësisë dhe u laureua doktor në drejtësi.
Djalit atje ja vuri emrin Etjen.
Pas mbarimit të studimeve, Andoni shkoi për pak kohë në Kavallë tek i ati dhe pastaj nga viti 1894 – 1895, u vendos përgjithmonë në Egjipt. Megjithëse ishte një avokat i shkëlqyer, nuk e ushtroi asnjëherë si duhej profesionin. Shumë kolegë me kombësi të huaj vinin e konsultoheshin me të, por ai s’mori asnjëherë përsipër ndonjë gjyq të rëndësishëm. Shokët e tij juristë habiteshin me të se ky jurist kaq i aftë dhe me shumë gjuhë të huaja, nuk merrte asnjë gjyq të rëndësishëm.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:17
Sapo hapi zyrën e tij si avokat, në Kajro, ai pati kundërshtim me anglezët që drejtonin atje. Ai i urrente për politikën e tyre dhelparake. Ai gjithashtu ishte dhe kundër parisë egjiptiane, që ishin të vegël e anglezëve.
Ja si shprehet ai në vjershën e tij “ Misiri “:
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:17

Këtu ka prinjësa e pashallarë,
Bejlerë më tepër se gomarë.
Të pasur shumë se s’dinë ç’kanë,
por më të shumtë s’kanë të hanë.
Për mi të gjithë një Efendinë.
Qeveris vendin nën Anglinë.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:18
Efendiu, të cilin ai e ka nënvizuar është Khadivi, zëvendësmbreti i Egjiptit. Pikërisht me Khadivin e përfaqësuesit e tij ai u grind aq shumë, saqë ata për fyerjet që ju bëri, e hodhën në gjyq.
Megjithë ndërhyrjet që bëri zëvendësmbreti, gjyqi i dha të drejtë Andonit. Andoni, shtëpinë e zyrën e kishte pranë Khadiut dhe me gjyq duhet t’ia lironte, por nga inati që kishte për ta, ai para se të jepte çelësat, shtëpinë brenda ia dëmtoi duke hedhur në dhe gjithë raftet, deri tek tavanët, se ky vetë i kishte kompletuar dhe me dorëzimin e zyrës, e braktisi përgjithmonë profesionin e avokatit.
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

19th February 2017, 14:18
Gjatë kohës që qëndroi në Misir i ati i propozoi të martohej me Rinën, bijën e Marko Markos, tregëtar pasanik në Korçë. Markua kishte dy vajza. Njërën e kishte marrë për grua një borgjez i pasur nga Përmeti, doktor Adhamudhi. Andoni nuk qe kundër këtij propozimi, por faktit që ajo ishte kunata e Adhamudhit, të cilin Andoni e quante doktor Adhamuti. Ky ishte një bej i kaurve Laço i zakonshëm dhe një doktor matrapaz, thoshte Andoni. Dhe për këtë s’pranoi.
Ja si shprehet për të Andoni në poezinë ” Gomari jatro ”:
Sponsored content

"KUJTIME PËR ÇAJUPIN "    Sofokli Çapi  ( 06.01.1883 – 15.01.1971 ) Empty Re: "KUJTIME PËR ÇAJUPIN " Sofokli Çapi ( 06.01.1883 – 15.01.1971 )

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi