Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Personat me këtë shenjë kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale Empty Personat me këtë shenjë kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale

15th April 2017, 17:04
Personat me këtë shenjë kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale Lidhjet-personale
Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni.

Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.
Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioze, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitive, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalë dhe rrallë qeshin. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në toke dhe e kanë mendjen tek puna. Hera herës janë pak materialistë por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk rrezikojnë.
Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës te mire pasi janë të pastër, të pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion.
Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi.

Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi