Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sa më shumë duhemi, aq më shumë përlahemi! Empty Sa më shumë duhemi, aq më shumë përlahemi!

15th April 2017, 17:11
[You must be registered and logged in to see this image.]
Vitin që shkoi i mbusha rrafsh 50 vjet, pra gjysmë shekull, kurse im burrë është 7 vjet më i vjetër se unë. Kur u njohëm nuk duheshim edhe aq shumë, por me kalimin e kohës dashuria jonë sa vinte e rritej. Por, edhe zënkat tona gjithnjë e më shumë zgjeroheshin. Pse? Sepse ai gjithmonë më ka xhelozuar, meqë kam bukuri përrallore, shkruan për Portalin tona, “Kosovarja”, Dona, nga Suedia. Isha 26 vjeçe kur dola në Suedi, sepse në Mitrovicën time ku jam lindur e rritur nuk mund të gjeja punë askund. Thënë të drejtën, në fillim mërzitesha shumë, ani pse me mua ishin edhe familja ime, por më mungonin shoqet dhe shokët e rinisë, të shkollës dhe të fakultetit. 
Por, ndodhi si ndodhi dhe u njoha me një person, i cili një vit më parë ishte ndarë nga gruaja e tij suedeze, e që ishte martuar për letra...
Që në start lindi një dashuri e madhe, një lidhje e fortë dashurie. Dhe, sa më e fortë bëhej lidhja, po aq më të forta ishin edhe zënkat. Kishim dëshirë të herëpashershme për të surprizuar njëri-tjetrin, aq sa na ishte kthyer në një kompeticion midis nesh, se kush bënte surprizën më të bukur. Surpriza paraardhëse ishte nga Zoti, një shtatzëni që e kishte bekuar lidhjen tonë, e që ishte lumturi pafund... Nuk doja martesë vetëm pse isha shtatzënë...
Në fakt, meqë isha më e hapur, kisha deklaruar se nuk doja martesë pse isha shtatzënë. Dhe, ashtu u la, në heshtje...
Dhe, në kohën kur isha në muajin e tretë, një ditë i dashuri im më tha që të përgatitesha se do shkonim në Norvegji, në Oslo, në një shëtitje dy ditësh. I thashë ok, edhe pse, thënë të drejtën, kisha pak frikë se mund t’i bëja keq shtatzënisë sime...
Pyetjet e mia të vazhdueshme: Çfarë ka ndodhur, të lutem, më trego se po më bën merak, më thuaj ç’ka ngjarë se ti e di që jam shtatzënë e nuk më bën mirë ky ankth që po më jep... Ai: po ti ç’ke, qetësohu, je me mua, kur jemi bashkë duhet të rrish e qetë. 
Dhe, ndalova së pyeturi, sepse mendova se diçka jo e mirë kishte ndodhur, por unë duhej të isha e qetë e të mos e dëmtoja shtatzëninë.
Unaza e martesës
Dhe, pas nja 7 orë me veturë, arritëm në Oslo, qytet i bukur dhe modern. U vendosëm në Hotel “Oslo”, që ishte, vërtet, madhështor. Nga tarraca e tij shihej një pjesë e madhe e Oslos së bukur. 
Dhe, teksa shikonim Oslon nga ballkoni i hotelit, ai nga xhepi nxori një unazë dhe më tha: 
“Zonjë, dëshiron të martohesh me mua?”. “Si jo, zotëri, kur me ty e kam foshnjën që e mbaj në bark”, ia ktheva.
Në çast më rodhan lotët dhe të dy, të përqafuar u kthyem në dhomë dhe prej aty shkuam në restorant që të festonim...
Tash, vitin e kaluar, i mbusha 50 vjet dhe fëmija ynë nga unaza e Oslos është 20 vjeç, student. Por, zënkat tona kurrë nuk u ndalën, edhe pse duhemi shumë. Në pyetje, sipas meje, është xhelozia, meqë unë edhe tash kam një bukuri të rrallë femërore...
Dona “Kosovarja”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi