Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Letersia, Arti, Kultura dhe Paqja universale" Konference shkencore  Empty "Letersia, Arti, Kultura dhe Paqja universale" Konference shkencore

19th April 2017, 23:13
TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES
Nga: Dr. Hekuran A. RAPAJ, studiues, në fushën e Historisë, Sigurisë  dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare, petagog në Universitetin “ILIRIA” Prishtinë, Z/President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA,  Anëtar i Akademisë Alternative Pegasiane   
“Për nga vetë natyra, njeriu është kafshë politike”
Aristoteli
Kumt në Konferencën shkencore:"Letersia, Arti, Kultura dhe Paqja Universale"

Politika është emoncionuese, sepse njerëzit nuk bien dakortd. Ata nuk bien dakord rreth mënyrës se si duhe të jetojnë. Si duhet të shpërndahen pushteti dhe burimet e tjera. Shoqëria duhet të ketë për bazë bashkëpunimin apo konfliktin? Dhe kështu me radhë. Ata gjithsesi, nuk bien dakord për mënyrat se si duhet të zgjidhen këro lloj çështjesh. Si duhet të merren vendimet kolektive? Kush duhet të vendosë? Sa ndikim duhet të ketë çdo person? Dhe mjaft të tjera si këto.
Sipas Aristotelit, këto gjëra e bënin poliitkën “shkencën madhore”. Ç’ka do të thotë: asgjë më pak se veprimtarinë nëpërmjet së cilës qeniet njerëzore përpiqen të përmirësojnë jetën e tyre dhe të krojon në Shoqërinë e Mirë. Mbi të gjitha, politik është veprimtari shoqërore. Është gjithnjë dialog dhe asnjëherë monolog. Individët vetmitarë, si çadra në bulevard, mund të zhvillojë një poliitkë të theshtë me asgjë, të krijojë aktrime e të tjera, por nuk mund të merren me poliitkën shkencore bashkëkohite demokratike.
Megjthatë, mosmarrëveshjet që shtrihen në zemër të politikës, tregojnë natyrën e lëndës dhe mënyrën, se si duhet studiuar dhe perceptuar ajo. Njerëzit nuk janë në një mendje, as në këtë auditor, as për atë që e bën “politikë” ndërveprimin social, as për mënyrën se si mund të analizohet dhe të shpjegohet më mirë veprimtaria politike.
Pra shkurt: Në kuptimin e saj të gjerë polilika është veprimtara nëpërmjet s cilës njerëzit bëjnë, ruajnë dhe përmirësojnë rregullat  përgjithshme, me të cilat jetojnë. Por, ndërkohë, politika është dha një lëndë akademike, prandaj vlerësoj shumë ndjesinë e përkushtimit të Kryetarit të PEGASI-Albania, profesorin e nderuar  Kristaq  F. Shabanin, për këtë Konferencë Shkencore Pegasiane, "Letërsia, Arti, Kultura dhe Paqja Universale", nga ku të bëhet fjalë për reagime thelbësore të politikës në funksion të asaj çka të gjithë ëndërrojmë të lulëzojë – Paqja, shtrëngimi i duarve e gjithë shoqëria drejt degës së ullirit.
Pavarësisht, se kemi të bëjmë edhe në këtë auditor, me koncepte dhe këndvështrime të kundërta apo alternative për politikën si art i qeverisjes, si çështje publike, si kompromis dhe konsensus, si pushtet dhe shpërndarje e burimeve, vlen të ndjekim linjën e mirëpërcaktuar në protokollin e këtij eventi për dhënien e një kontributi, ndoshta modest, për këtë domosdoshmëri për të gjithë dhe në mbështetje të Misionit që ka “PEGASI”-Albania, në zbërthim të ekuacionit “Politikë – Paqe Universale”.
Sot, edhe përkundër ekzistencës së llojeve të ndryshme të tolerancës, si për shembull: kulturore, fetare, kombëtare, gjuhësore e të tjera, jo, rastësisht, tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo bëhet, jo për shkak se llojet e tjera të tolerancës janë më pak qenësore, por për shkak se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështjet e forcës shoqërore të njerëzve, çështjet për zgjidhjen e konflikteve shoqërore, qëndrimet e ndryshme të njerëzve, në kuadër të një shteti dhe ndërmjet shteteve.
Janë pikërishtë këto dallime dhe pranimi i tyre që paraqesin burimin themelor të tolerancës. Atje, ku nuk pranohen dallimet dhe e drejta e ekzistimit të tyre, nuk pranohet as e drejta e tolerancës. Pra nuk ka tolerancë pa njohjen e të drejtës së dallimeve. Kështu, me njohjen e të drejtës së ekzistimit të dallimeve, bëhet një hap përpara në mirëkuptimin reciprok, në gatishmërinë për dialog për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe kolektiviteteve të ndryshme në një shtet dhe midis shteteve. Me tolerancë politike bashkësia ndërkombëtare përpiqet të zgjidhë shumë konflikte dhe të krijojë kushte që njerëzit të respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet paqja dhe siguria, në një shtet dhe jashtë tij.
Toleranca politike paraqitet si faktor, i cili  mundëson të eksistojnë forma të përhershme institucionale të organizatave të ndryshme, që do të realizojnë ndikim real te bartësit e pushtetit shtetëror dhe format shoqërore. Në kuadër të institucioneve dhe nëpërmjet mekanizmave të veprimit të vet, me tolerancë politike do të mund të krijohen kushte reale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërsa grupet politike, do të realizojnë vlerat që e përcaktojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore. Që këtej del vlera dhe moti se toleranca politike paraqet respektin ndaj të tjerëve.
Koncepti për tolerancën politike nuk mund të përcaktohet pa përcaktimin e konceptit të lirisë politike, pra zhvillimin e demokracisë. Midis qytetarëve eksistojnë dallime të mëdha individuale, ku secili, në mënyrë të vet, i kupton obligimet dhe mbase çdonjëri ka ndjenjë të ndryshme për përgjegjësinë. Por, për shkak të dallimeve individuale dhe për shkak të ndikimit të rrethanave të jashtme, çdo individ arrin shkallë të ndryshme të qëndrimit ndaj tolerancës politike dhe në mënyrë të ndyshme i qaset asaj. Që këtej delë edhe paradoksi i tolerancës, sepse ndonjëherë është i domosdoshëm durimi, të durohet që nuk pajtohemi, dhe që mund të shkatërrojë edhe tolerancën edhe aktorin e saj.  
Tolerancën politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë duhet ta shohim në:
·         Rëndësinë e paqes dhe të sigurisë kombëtare dhe të rajonit mbarëshqiptar;
·         Karakteri dhe precedenca e rregullimit politik;
·         Funksionimi i shtetit juridik;
·         Sistemi ekonomik, gjendja ekonomiko-sociale dhe ekzistenca e politikave zhvillimore;
·         Zbatimi i Dokumenteve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut;
·         Zbatimi i Dokumenteve të Kombeve të Bashkuara;
·         Zbatimi i Dokumenteve të OSBE-së;
·         E drejta e dallimeve;
·         Lidhëshmëria e procesit të tolerancës politike me mostolerancën politike;
·         Organizatat ndërkombëtare, Paqja dhe Siguria;
·         Konfliktet ndërmjet grupeve dhe grupimeve politike shqiptare;
·         Funksionet e partive politike në përputhje dhe me kërkesat e civilizimit të shoqërisë shqiptare;
·         Ndikimi i mjeteve të informacionit në formulimin e qëndrimeve pozitive dhe negative te qytetarët për tolerancë politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit; etj.
Karakteristikë për skenën tonë politike është një mbingarkesë e jashtëzakonshme e partive politike, përfshirja e tyre e dobët dhe shumë pak rezultative në jetën politike në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, ngjajshmëritë në programet e tyre poliitke dhe elektorale, veprimi i tyre politik i dyzuar – një pjesë flenë gjumë nën jorganët e partive të mëdha, ndërsa pjesa tjetër orkestron meloditë e dy forcave politike të mëdha të majta dhe të djathta – mbështeyr nga një mostolerancë ndërpartiake, vulgare, mashtruese deri dhe në antikomnëtare.
Programet e tyre politike elektorale, pothuajse të gjitha partitë përqëndrohen në çështjet themelore që ka shqetësim qytetari dhe shteti mirëpo nuk po guxojnë të dalin nga guaska e korrupsionit, krimit të organizuar, nivelit të dobët intelektual dhe qytetar, mashtrues dhe gënjeshtarë, kështu që ndaj çështjeve që lidhen me paqen dhe stabilitetin në vend përcjellin destabilitet, fjalor vulgar dhe frikë pasigurie e mosrespekt nga institucionet ndërkombëtare.
Duke marrë parasysh ndasinë e madhe të tolerancës politike, fjalorit komunikues të lidërshipit politik shqiptar, mosreagimin e këshillave të partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare, mund të themi se gjendemi në prag të një konflikti politiko-shoqëror kombëtar dhe përballë një destabiliteti të hidhur paqeje në rajon dhe më gjerë. Përballë kësaj sprove lypset të punohet nga të gjithë me durim, në shumë disiplinë, përkushtim, dashamirësi në mënyrë intensive për këtë popull e për këtë vend.
Ballkani është një Gadishull i vogël, por i turbulencave të mëdha. Politika Ballkanike në vitin 1914, me një plumb serb mbi një princ Evropian shpërtheu Luftën e Parë Botërore. Asokohe, askush nuk e kuptoi, por më vonë të gjithë e paguan. Ballkani i vogël, nuk prodhon dot paqe për veten e vet, por prodhon luftëra për gjithë botën. “Fuçia e barutit” vazhdon të qëndrojë në çdo cep të Ballkanit, ndërkohë, prezente edhe tek ne, ku zjarrit, në vend të ujit, politika jonë i hedh benzinë, krim, para të pista, korrupsion, mostolerancë e mosrespekt.
Kështu që, në këtë rajon, zjarrëvënësi më i madh është politika. Politika e rajonit tonë është një hekur i skuqur, i cili  qëndron në zjarr prej shekujsh. Politika është fabrike ksenofobish dhe përçarjesh nacionale, të cilat prodhojnë fabrika plumbash. Plumbat shkaktojnë armiqësi, urrejtje, përçmim, terror ndërmjet popujve. Ndërkohë, që njerëzve tanë u mungon ajo, e cila  na nevojitet më shumë, tolerancë politike, paqja, mirëkuptimi dhe dialogu diplomatik.
Një plumb mund të marrë një jetë, ndërsa mungesa e tolerancës politike vret qindra apo mijëra jetë njerëzish. Për mëse 25 vjetësh vazhdojnë të vlojnë krizat politike shtetërore dhe ndërshtetërore. Burimin e këtyre krizave politike nevojitet ta adresojmë te mungesa serioze e kulturës së bisedimeve, dialogut, negociatave, emancipimi dhe gjendja mjerane arsimore e politikës poshtë nivelit mesatar të qytetarisë sonë shqiptare.
Për tolerancën politike, mund të themi se është pjesë e së drejtës së njohur të dallimeve ndërmjet njerëzve.  Tek ne nuk pranohen dallimet dhe e drejta për ekzistencën e tyre, pra nuk njihet as e drejta e tolerancës, sepse nuk ka tolerancë pa i pranuar dallimet. Toleranca politike nuk mund të zhvillohet jashtë lirive politike. Si të jetë i zhvilluar koncepti i lirisë politike, aq do të jetë i zhvilluar edhe koncepti dhe teoria e demokracisë. Po shikoni, tre dekada e po këto fytyra përfaqësuese të politikës shqiptare nuk kanë prodhuar vlerë dhe shpresë për demokracinë, për paqen shpirtërore dhe njerëzore. Përditë e përherë përlyhen me gënjeshtra e slogane standarte, sharje e kërcënime, akuza nga më kriminalet për njeri - tjetrin dhe Shqipëria në vend “numëro”. Kultura politike, demokracia dhe toleranca politike janë të pandara për zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore shqiptare, si proces që gradualisht duhet të përparojë.
Na ka humbur kultura demokratike politike, shtatë bazat themelore të saj: Toleranca politike, Liria dhe vlerësimi i saj pozitiv, Përkrahja e normave të pranuara të demokracisë, Vetëdija e zhvilluar për të drejtat demokratike, E drejta e dallimeve në mendime, Përkrahja e mendimeve të pavarura, si dhe Përkrahja e instititucioneve për zgjedhje të lira dhe me përgjegjësi. Ku jemi ne? Vërtitemi, duke ecur në errësirën e papranisë së tolerancës, pra, drejt konfliktit në luftë me paqen.
Epërsia politike e qeverisjeve nuk mund të realizohet me një administratë jo profesioniste me një vizion sot për nesër në punët e shtetit dhe se, pa tolerancë rrezikohet legjitimiteti i regjimit, rrezikohet tërë shoqëria, bie imazhi integrues i Shqipërisë.
Demokracia është shumë më tepër se sa politika dhe qeverisja e e rëndomtë e atyre që kanë gënyer, humbur legjitimitetin, madje dhe kanë larë dyart me gjakun e shqiptarëve. Nga ana tjetër, nëse pushteti në shoqëri sillet, sipas parimit të ngadhnimtarit dhe të të humburit, në rrethanat e këtilla, nuk ka vend për tolerance, demokracia duhet domosdo të vendosë konsensus në shoqëri dhe në politikë, ndërmjet të gjitha grupeve, për të gjitha problemet me interes të publik. Kjo është shumë e rëndësishme në rrethanat, kur përflitet që një mazhorancë ka marrë njëmijë vota.
Por në këtë aspekt, rëndësi të madhe për kulturën politike të populit kanë bazat e tij morale, si dhe traditat e tij kulturore e historike. Sa më e lartë të jetë kultura politike e popullit, aq më të mëdha janë shanset e tij për të përmirësuar skemën në zëvendësimin e politikave, nëpërmjet zgjedhjeve të lira.
Sjelljet politike, të cilat kanë dalë jashtë kufijve të kulturës elementare bashkëveprimit dhe tolerancës, flasin për keqpërdorimin e pozitave të politikanëve, funksioneve qeverisëse duke paraqitur një mosrespektim të vlerave demokratike të qytetarëve, mosrespekt  dhe mungesë e përgjithshme civilizimi. Në veprimin politik kundrejt një alternative të caktuar politik nuk mund  të shkohet në qërim hesapesh, duke lënë anash tolerancën politike dhe tavolinën e bisedimeve.
Toleranca politike në marrëdhëniet ndërkombëtare është faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, drejt integrimit evropian, në mbështetje të ndryshimeve që drejtohen kah projektimit të së ardhmes.
Siguria, pavarsisht se, për çfarë segmenti bëhet fjalë, individual, kombëtar ose ndërkombëtar, është një nga problemet më urgjente në trojet shqiptare. Në këtë kuptim, siguria kombëtare zë vend qendror. Për kuptimin bashkohor të këtij koncepti me rëndësi të madhe është roli i bashkëpunues e veshëdëgjues në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare, të cilat nuk zgjidhen nëpërmjet vetëizolimit dhe mendjemadhësisë sharlatane, mediokre politike.
Dimensioni parimor i demokracisë përbëhet nga të bindurit e qytetarëve se vendimet politike dhe ndryshimet politike, edhe në kushtet të krizave serioze politike dhe ekonomike, duhet të zbatohen në pajtim me parametrat e kushtetutës dhe të formulave të vendosur demokratikisht dhe juridikisht. Shanset për konsolidimin demokratik janë proporcionalisht të barabarta me numrin e qytetarëve, të cilët  besojnë në parimet e mënyrës demokratike të zgjidhjes së problemeve politike dhe ekonomke dhe, në përgjithësi në parimet demokratike, të organizimit të jetës së përgjithshme .
Po formati i kulturës tolerante politike është vrarë keq. Përherë kemi trashëguar paqëndrueshmëri në situata dhe procese të preokupimit dhe reprodukimit të jetës së përditshme të njeriut në shoqërinë shqiptare. Përditë zihemi, shahemi, ofendojmë dhe askush nuk mendon për Shqipërinë që përditë dhe për çdo orë rrëshqet drejt greminës sociale, drejt neverisë ndërkombëtare, duke na i çuar tranzicionin demokratik në pafundësinë e shtigjeve dhe rrugëve të pista.
Sipas këtij realiteti, na nevojitet të jemi dhe ne këtu, promotorët e refleksionit dashamirës të intolerancës, bashkëpunimit, lidhshmërisë demokraci-politikë-paqe në aspektet me seksin, moshën, profesionin, arsimin dhe vendin e banimit e të punës.
Aktiviteti paqësor i inteligjencës, i poetëve, shkrimtarëve, artistëve, studiuesve, duke u përfshirë me qëndrimmbajtje në proceset e trazuara politike, ku të rrezatojmë, si përherë, konsolidimin e shoqërisë qytetare në dobi të tolerancës dhe paqes politike.
Shkalla e demokracisë varet edhe nga ne, këtu në këtë sallë, që përbëjmë një armatë të gjerë dhe aktive me penë dhe mendje të kthjellët. Prandaj propozoj që të dalim të gjithë me një mendim të bashkëkoordinuar, një deklaratë për politikën, presidentin, qeverinë, parlamentin, trupin diplomatik, Shteteve të Bashkuaar të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, me qëllim dhënien fund bojkotit “çadër” të parlamantit nga opozita, përfundimin e reformës në drejtësi, dhe, nëpërmjet tryezës së rrumbullakët të zgjidhen problemet drejt zgjedhjeve të ndershme dhe të rregullta.
Paqia afirmohet, shpirtërat qetësohen, kur të fillojë realisht (në qoftë se do të fillojë), Vitengu politik dhe i drejtësisë, kur, në radhë të parë, të shohim të ardhmen dhe sigurinë e Shqipërisë, të brezave të rinj, që do të tallen një ditë, me injorancën që fabrikojmë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi