Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“"LETËRSIA, ARTI, KULTURA, PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE” Empty “"LETËRSIA, ARTI, KULTURA, PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”

18th November 2021, 10:04
Ky Altar gjithmonë  do të flasë, do  të cicërojë, gjithmonë  do të ndrijë, gjithmonë do  të flakërojë, gjithmonë do të rrezatojë!…
“LETËRSIA, ARTI, KULTURA, PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”
Nga Prof. Kristaq F. Shabani , IWA,WPS, AOM President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA,
Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017, i propozuar nga IWA (OHAJO) SHBA,
 “Njeriu i vitit 2011” ABI  SHBA
Eventet reale gjithmonë janë  entuziaste, dritërues dhe ngulitës! Qenia këtu, në këtë “Obelisk ” dritimi  e shkëlqimi  germash, ku janë zhvilluar mjaft veprimtari me objekt e synim të përcaktuar, natyrisht që shkruhet germëartë: Krenari e ligjshme .
Një vend i ndritur ky , që, me veprimtarinë kongresiale të zhvilluar këtu, është ngritur Monumenti i Alfabetit shqip.
Rrokja e qytetit të Manastirit në planet e veprimtarive  është, pa dyshim, një rrokje e bukur dhe e ndritshme. Një kujdes i jashtëzakonshëm për Kujtesën e Ndritur të Akteve të Mëdha dhe e vlerësimit të asaj përpjekje madhore për Alfabetin shqip. Qenia  këtu, në këtë “skenë” të improvizuar, në mënyrë fantaste, ku pozojnë protagonistët e Aktit ,të duket sikur je bashkë me ata, që ngulën piketat e mëdha  të një Alfabeti të madh.  Krijuesit e tij  janë të gjallë… Ç’bukuri  madhështohet te “Sfinksi i Gërmave” të gjuhës së lashtë!
Para, pothuajse 113 vitesh, këtu u firmos Akti madhor: “Drita” dhe “Rigjelbërimi” i Gjuhës Shqipe posmoderne. Kontribut i madh i kontribuesve të mëdhenj… Ëndërr e blertë e njerëzve të ditur për të trasuar me veprimtari të blertë emrin e tyre dhe për të shkëlqyer pishtarët. Lavdi Pishtarëve! Nisje e blerimit të kurorës së gjurmave të gjuhës së lashtë, së cilës i mohohej ekzistenca, duke e sulmuar me ashpërsi për mosekzistencë. Pse i frikeshin shumë kësaj gjuhe? Pse i tmerroheshin kaq shumë kësaj gjuhe? Pyetje të shumta, të cilat nuk mbetën, kurrsesi, ne retorikë të heshtur. Asaj i trëmbeshin se është gjuhë perëndish, gjuhë zotash, gjuhë heronjsh, heroinash, shtojzovallesh, luanësh, gjuhë e maleve të krenuar, gjuhë - simbol shqiponjash të papërkulura, gjuhë paraprirëse, burimore, e cila e ka buresën e lindjes nga lashtësia, gjuhë me konture shpirt e frymë individuale, gjuhë me strukturë semantike të veçantë shpirti.
Germat e kësaj gjuhe, fonema të ndritshme, që të nxitin për vepra të tejmëdha…
Ndaj, gjatë shekujve, mbi të u dërguan harbueshëm për t’i prerë germat, për t’ia gjakosur konturët, për t’ia gijotinizuar fytin, por, Dijetarët, Gjuhëtarët e vërtetë dhe të trimtë, rezistuan deri në sublimitet (sakrificë) deri në therrori të pashembullt duke u panteonizuar në Panteonin e Gjuhës…
Fuqitë e Mëdha, kërkonin të eliminonin pishtarët e saj, të shuanin zjarrin e ndezur. Por, sa më shumë e luftonin, aq më shumë ajo flakëronte. Sakrifica gjuhësore ngriti vetë piedestalin e vetë gjuhës. Kongresi i Manastirit ishte kongresi i Mençurisë, Kongres i të Mençurve të etur për ta parë gjuhën shqipe të përparonte.
Ne pegasianët vendosim një kurorë me lule të germave shqipe këtu… Ne ngrëmë zërin tonë te ky Altar, në trojet tona etnike, te kjo kujtesë historike, e cila duhet të ruhet, të mirëmbahet të ndrijë ky Monument, të cilit gjithmonë i kanë kërkuar mendësitë e vjetra t’ia zhdukin madhështinë, që, në këtë vend, ku kanë gjalluar germat të rindizet dhe të mos shuhet kurrë Pishtari i Germave të Alfabetit Shqip. Asqë duhet t’i shkojë në mendje asnjë force e fuqie, asnjë qeverie që ky vend peligrinazhi i Gjuhës Shqipe të mënjanohet, të çkonturohet, të çmontohet,  në këtë kohë të ashquajtur moderne…, ku ende vërtitet, sa andej - këtej e drejta, ku liria shpeshherë dhunohet për të mos folur shqip.
Ky vend historik duhet të gjallërohet, të flasë madhërishëm, të flatrojë me gjuhë shqiponje, pasi tregon çiltër identitetin e një kombi të lashtë dhe potent. Shqiponja, simboli ynë është simbol dhe i paqes. Kombi ynë asnjëherë, kurrë, nuk ka sulmuar asnjë shtet tjetër, gjithmonë ka pasur ideal vetëm paqen, por të tjerët, gjithmonë, i kanë imponuar luftën… Në këtë kontekst, shqiptarët janë njerëz të paqtë dhe e meritojnë vëmendjen, shqiptarët janë njerëz që e duan arsimin, gjuhën dhe kërkojnë që, kudo, ku ndodhen të flasin gjuhën e tyre të shtrenjtë, hyjnore, të lashtë, ta flasin e ta shkruajnë… Gjuha shqipe është gjuhë gjeniale. “Gjuha shqipe, - shprehet studiuesi i shquar arvanitas, Aristidh P. Kolja, është gjuha e Perëndive, pra gjuha e Zotave”. Ai, në vitin 1997, kur botova librin tim “Pulsi i Dhimbjes” te Shtëpia e tij botuese “Thamiris” (E tha mirë) në Athinë, më porositi: “Vendos një kurorë me lule germash shqipe te Shtëpia e Kongresit të Manastirit, te Shtëpia e Alfabetit, kur të shkosh me Pegasin edhe në emrin tim!”
Dhe ja, sot, porosia e tij e madhe  zbatohet: Në këtë vend të Shenjtë,  po vendosim një kurorë lulelje germash me Sfinksin e Gërmave, të cilin tani ka mundësi ta lexojnë në gjuhën amtare  dhe  universale edhe të tjerët. Ky Altar gjithmonë  do të flasë, do  të cicërojë, gjithmonë  do të ndrijë, gjithmonë do  të flakërojë, gjithmonë do të rrezatojë!… Ne bëjmë thirrje gërmash të shquara: “Ky Altar të lëshojë gjithmonë bisqe të panumërtë, të gjallojë zemrat, shpirtin e shpirtfolësve e shqipfolësve! Në Manastir, Ohër, Shkup, Kërçovë, Tetovë, Strugë, Prespë, Dibër e tjerë dhe gjuha e lashtë shqipe  do të jetë gjuhë, e cila të flitet pa “antiligje” ndaj saj. Në këtë vend, ku ka etni të fortë shqiptare, të jetë, patjetër  gjuhë zyrtare aktive. Në këtë kontekst, Evropa duhet të hapë sytë dhe të lajë një pjesë të fajeve të saj të mëdha ndaj këtij Kombi të madh e të papërsëritshëm… S’duhet të ketë frikë asnjë nga përdorimi i gjuhës shqipe; s’duhet të frikohet asnjë nga gjuha shqipe! Gjuha shqipe është gjuhë shqiponje, zemre dhe shpirti. Ajo përçohet si gjuhë e paqtë me germat e saj të paqta, si gjuhë e paqtë në tinguj dhe shumë e ëmbël. Nëpërmjet Letërsisë, Artit, Kulturës dhe Paqes Universale gjuha shqipe njihet, përçohet, pëlqehet dhe shpërndan, kudo në Glob, paqe… Pegasistët, Njëzetë e dy nëntorasit,  gjithmonë, i kanë kushtuar dhe kushtojnë rëndësi gjuhës, pasi për të u sakrifikuan Negovanët, Qiriazët, Fishtat, Migjenët, Mjedat, Frashëllinjtë, Gramenot e shumë e shumë të tjerë, ndaj kolana me vepra të Gjuhës Shqipe janë shtuar në fondin e kësaj gjuhe të lashtë.
Privilegj prezantimi të prezantohen në këtë  Altar , dhe veprat e mia: “Pulsi i Dhimbjes”, ku në kopertinën e këtij libri është gjallimi dhe gjarpërimi i 36 germave të shqipes, “Oazi”, i cili u kushtohet kreatorëve, të cilët biskojnë dhe përcjellin shkëlqimin, bashkimin e gërmave, që produktojnë fjalë të mëdha shqipeje, “ Vilarët e Verdhë”, të cilët prenë me thikë alfabetin tonë, por nuk mundën ta mposhtnin, “Kryefjalën e Fatales”, ku është poezia e Gjuhës dhe “Sfinksi i gërmave “ në shqip dhe në anglisht …  Ndërkohë, në këtë Altar, prezantimi i dy veprave të studiuesit të shquar Dr. Bexhet Asanit Asani: “ Optika letrare” dhe “Hyjni e Syve” vëllim poetik, ku shndrijnë në përmbajtjen e tyre krijime për gjuhën dhe këndvështrime për gjuhën. Është krenari e ligjshme  që, në këtë vend të shenjtë krijuesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Trojet shqiptare të prezantohen veprat e krijuesve dhe krijuesve shqiptarë!
Shqiptarët kudo , ku jetojnë  kërkojnë me insistim të njohin historinë e Gjuhës sonë, zhvillimet e saj në kohëra dhe organizimi i bisedave, konferencave apo simpoziumeve shkencorë me këtë objekt japin ndihmesë të kualifikuar në dritim  dhe në përcjelle te brezat të kësaj historie krenarimi . Gjuhëtarët, studiuesit, në përgjithësi angazhohen për të hedhur dritë në ndodhitë, ngjarjet historike gjuhësore, të cilat kanë lidhje me mbajtjen ndezur të pishtarit gjuhësor.
Gjuha shqipe është gjuhë buronjë, i ngjan një burimi me prurje të pashtershme, por kërkon që me të të merren njerëz të kualifikuar, të dalluar në studim të vullnetshëm dhe për sjellje e gjetje të reja nga fondi i madh i të folurës në këtë gjuhë  sa të bukur, aq dhe të pasur…, me të cilën janë marrë shumë gjuhëtarë dhe albanologë të mëdhenj në një hapësirë të madhe gjeografike.
Gjithmonë “Çelnajat” e  veprimtarive për gjuhën  duhet të jenë  të bukura, të zjarrta dhe shkencore.
 
Gjrokastër, Albania , nëntor 2021
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi