Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Poezia e shfaqjes së shpejtë refleksive në një trinitet kreativ … Nga Kristaq F. Shabani  Empty Poezia e shfaqjes së shpejtë refleksive në një trinitet kreativ … Nga Kristaq F. Shabani

21st July 2017, 02:01
Poezia e shfaqjes së shpejtë refleksive në një trinitet kreativ …
Nga Kristaq F. Shabani
“Hyjnia e syve “ poezi (The Deity of the Eyes) poems , vellim poetik i autorit Bexhet Asani
Hyrja në “odë”
“Hyjnia e syve “, një “dalje” e re në detin poetik, një tentim tjetër asanian, për të përligjur shpirtin e bukur, lindur në Zagraçan, ku në këtë shpirt të vendlindjes, edukuar me ndjesitë e një hapësire, ndoshta të vogël në dimensione, por aty filloi ngjizja e ndjenjës, fluiditeti i saj, ekstremiteti i këndvështrimit të së bukurës, dimensioni i qenies, hedhuria e hapave, hyrja empirike për të vijuar çeljen e portës racionale dhe për fluturimin e ëndërrimit poetik, për t’u bërë dikushi, një ëndërr emblematike e kahershme, e rrjedhuar nga pasioni, vullneti dhe talenti për të krijuar liriken dhe epiken, sipas një natyraliteti , i cili, në fillesë, kishte ndikim poetik nga të mëdhenjtë e poetikës…
Simbolizimi i poetikës
Poetika e Asanit është një poetikë, e cila bën pjesë në poezinë e kuptueshme, e thënë drejtpërdrejt, ku mbizotëron spektri i proceseve volitive i dashurisë për mëmëdheun, për gjuhën, për njerëzit, përtokën…
Poezi e shfaqjes së shpejtë refleksive, ku thelbi shfaqet me natyrshmëri, po të shpejtë, të vetëtimtë.
Poezia e Asanit është poezi e shqetësimit aktiv për plagimet njerëzore, duke trajtuar tematikë të larme: emigrimin, lëvizjet demokratike, madje duke shfryrë deri në një “anatemë” mallkuese e duke nxjerrë mëllefin për procesin asimilues, mohimin e të drejtave.
Poezia e Asanit është e lidhur me tokën, me plugun, me vendlindjen, me kodrën, fushën, barin.
Procedimi me simbole, në këtë poezi, është i pranishëm, i zjarrtë dhe dinamik, sikundërse është simbolizimi i figurës së lejlekut, i cili do të ripërsërit këngërimin me bilbilin, por tashmë, kur ka një zbrazti:
O lejlek këmbëgjatë,/ Paske ardhur që me natë,/ kaptove male dhe çdo gjë tjetër,/
Erdhe prapë në fole të vjetër…
Ripërsëritje e ardhjes dhe e ikjes….
Një simbolizim krahasimtar me ardhjet- ikjet, emigrimet dhe riardhjet. Shndritjet e personifikimeve dhe mbushje e hapësirës së mëmëdheut i zbrazur nga të rinjtë , emigruar me një kërkesë për një jetesë plotore.
Përdorimi i fjalësit popullor, i cili kumbon bukur me figurativitetin e tij rrezatues: “ More udhë”:
Ike si lumbardha,/ Malit me dëborë.
Në këtë poetikë, del në pah kundërtia e bukur e profileve njerëzore dhe dëshirat vetjake të kreatorit.
Përsiatje e kryetemave
Rendja e fokusimit pas Kryetemave: Kapja dhe trajtesa e një shtëpie emblemë: “SHTËPIA ME EMËR”.
Një portretizim, një përsjellje të këtij procesi madhor historik, sikundërse është kryeshtëpia e Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një kryeshembull i dashurisë përmastive veprimtare të Rilindjes së Madhe për të vyeshmen për Gjuhën e embël shqipe. Asani i drejtohet me simbolin personifikues atyre që bënë heroizmin pishtar gjuhësor, atyre që, për këtë akt madhor meritojnë përjetësinë e përjetshme dhe vlerësimin kapital ...
Kumbimi poetik fanitet : Dyert – hapur,/ Mirëseerdhët!/ Udhë e mbarë:/O udhëtarë,/ O pishtarë!
Nëpërmjet përshkrimit fantazor, ai sjell imazhin e Kongresit dhe gjurmën e tij, sjell kryeprotagonistët e këtij akti të madh.
Më ushtuan veshët,/ M’u kujtuan emrat e vëllezërve,/ Të shtëpisë së madhe:/
Gjerasimi, Gjergji, Konstandini…/ Me zë i përmenda këta emra / Të ndritur,/ Ushtoi salla e Kongresit;
Por, krahas gjendjes fatlume të kontaktit me këtë kryeshtëpi, del në pah dhe gjendja tjetër shqetësues e mosmbajtjes së vlerës monumentale dhe historike, mosinteresimi i katandisjes së saj, ku nxjerr krye mosinteresimi i shtetit për gjendjen katastrofike të kësaj shtëpi që për Kombin shqiptar ka tej rëndësi, është një kryefakt dhe kryeargument, ku u “gatua” e ardhmja e gjuhës sonë .
E unë derën e mbyllur vështroj,/ Dritaret e pluhurosura; Pllakat përkujtimore të ABC – së,/ Shtëpinë e madhe me emër të madh /Vështroj e vështroj.
Është një trethelb përjetues.
Te krijimi “Këngë për babain“ një kontrast i bukur i drejtimeve jetësore të brezave: baba - djalë dhe konteksti i përbashkimit të kulturës popullore dhe edukimit arsimor, përputhja e dëshirimeve dhe dalja në pah e këshillimit të mirë dhe në atë fushë që babai nuk është profesional, por këshillimin e ka të stadit të lartë në lajtmotivin: ”Shkolla të çel syrin“. Të përshtypëzon dhënie e përvojës, një duet këngë bukurie jete dhe ardhmërimi...
Poezia “Lumi “Shum“, tipizohet si përkushtim i veçantisë dhe i daljes në pah të të mirave, që sjell një lumë, duke zgjuar “respektin“ dhe “dashurinë“ për lumin...
Kjo do të thotë, se sa i nevojshëm dhe “shpirtëror“ është një lumë.
Filozofia e fatit është domethënëse dhe shprehëse: Unë ndiq, / E ti ik./ Pse nga unë,/ Pate frik” ?
Gjithmonë poetit i pëlqen tema e nënës Terezë dhe ai, kurrë, nuk kursen me vargjet e tij të shprehë admirimin për nënën e përbotshme, për të cilën ndjen krenarinë dhe transmeton këtë përligje te të tjerët, me një focë emocionuese dhe lumturore:
Të përgjërohemi ty, moj, shenjtore.
Ndërsa lidhjen brezive ndriçuese e shpreh te poezia « NË SYTË E TU (Zonjës Xhoana) : Nuk e di, në je,/ Mbesa a stërmbesa,/E Mis Durhamit.
Në sytë e tu, shoh Mis Edit Durhamin, E Re !
Tema e krenimit shprehet qartësisht te “BIJË E SHQIPES“kushtuar xhudistes, Majlinda Këlmendit dhe ky krenim lartëson emrin shqiptar në dimensionalitetin e tij.
Ndërsa te “LOTËT E POETIT“ tregon gjendjet e vrullshme të kreatorit në çaste krijimi.
Ninullat e reja të ninullatës kosovare shfaqen me substrate të reja, të proceduara , krijime vetjake.
Lirizmi katërcipëror, veçori dalluese e përmbledhjes
Lirika është një nga temat që Asani rrok, me mënyrën e tij. Kjo shprehet më së miri te poezia: “DHE VALLËZONIM NE TË DY”:
Të shikoja unë, me buzëqeshje ti/. Më shikoje ëmbël, ah!/ Me ata sy...
Lirizmi i ëmbël buron te gurra me emër ”Tanushë”, ku poeti ka përshkruar me nota patetike Tanushën, relievin, burimet, natyrën, ndjesinë, trajtesa shtojzovalle, bota e madhe e shikimit ne veprim, prezenca e erës ledhatuese, faqkat e kuqe, premtimi i lidhësisë dhe xhelozimi me erën, pirja e kulluar dhe mbyllja epiloguese e tregimit te rrjedhes:
Kur jemi të dy dhe ma luan synë,/ Tërë bota është jona, po për perëndinë.
Lirizëm prezent i spikatur te krijimi “ATË BUZË QË KE TINË”, ku del në pah bukuria shqiptare dhe hijësia e fortësia e shtatit.
Asqë mund të harrohet trajtesa e temës që e ka gjithmonë në sy: tema arbëreshe dhe prezenca e poezisë “Kopile Arbëreshe” e përligj këtë domethënie, ku tregohet prezenca e bukurisë arbëreshe, por edhe rituali, ritmet dhe tradita e krenimit dhe e aplikimit fin.
Përdorimi i simbolikës, nëpërmejt shembëlltyrave të së bukurës, shfaqet te poezia “Flutura” :
U gëzova, krahët hapa/ Ishe flutur e s' të kapa.
Format gjetjeje : Dialogu poetik misi dy kreatorëve risi ...
Gjetje dhe zbukuresë e këtij vëllimi është dialogimi poetik midis dy kreatorëve: Nikollë Ulndreajt, poetit tropojan dhe Bexhet Axhanit, strugan, ku shpërfaqet: bukurimi, tradita, ritualet, kënaqësitë e vendlindjeve, ku bulon shpresa për ardhmërinë, ku ikja ndonjëherë është e imponuar dhe ardhja shumë tërheqëse, në vendin më të bukur të njeriut: vendlindjen. Ndaj i thuret himn, ndaj betimi është i zjarrtë, ndaj mendja është vizionare, ndaj galeria e tipave të krijuar, në të dy anët dialoguese, është i shndritshëm. Duhet të hysh në këtë dialogim poetik të këndshëm, ku lexuesi rrit veten dhe ballafaqohet me ndjesinë dhe shpreh shpirtërisht ndjesinë... Është një risi e bukur, e cila të trandallit dhe të sjell afër dashurinë e shpirtit të bukur..., nxjerr dufin e mallit të largët dhe derdh lot malli nga entuziazmi i rritur, kur je pranë madhështisë ...
Poezitë e krijuara nga Nikolla si: “Mos më harro, bir!”, “Kur do të kthehesh?” “Fjala jote do të ndezë diellin e shuar, si lejleku i vonuar?” e tjerë, apo poezia pikante e Bexhet Asanit “Ika , pa diktuar!” e bukurojnë pa masë dialogimin shprehës poetik.
“Qielli i syve të trimtë” dhe “Sytë e lumit”
Vëllimi poetik “Hyjnia e syve” ka një përfundesë, jo të paqëllimtë me krijimin: “E rrita një lule...”, një lule për atë që jep dije për të nderuar këto Troje të mëdha natyrale , të cilat flasin me një gjuhë të ëmbël, por edhe të trimtë. Nga ky kontekst ky vëllim mund t’i shkonin përshtat dhe dy tituj të tjerë domethënës, të cilët përshkojnë substratin e vëllimit: “Qielli i syve të trimtë” dhe “Sytë e lumit” .
Gjirokastër, korrik 2017
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi