Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Një këndvështrim horizonto- vertikal i një “pallati” kreativ pesëkatësh" nga Prof. Kristaq F. Shabani, I poet,shkrimtar, studiues, estet Empty "Një këndvështrim horizonto- vertikal i një “pallati” kreativ pesëkatësh" nga Prof. Kristaq F. Shabani, I poet,shkrimtar, studiues, estet

30th September 2018, 23:10
Një këndvështrim horizonto- vertikal i një “pallati” kreativ pesëkatësh
(Mbi veprën “ Artisti pa Atdhe “ të autorit Xhevat Limani)
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, ABI, AOM poet,shkrimtar, studiues, estet
Prologu hap skenat
Arti  i talentuar ka një aftësi të veçantë: aftësinë shpërthyese dhe realizuese e shfaqur në ndjeshmërinë aktive refleksionare ngrohtësore. Dhe ky shpërthim është i natyrshëm, sinjifikativ, i cili pushton hapësirërisht dhe dimensionalisht hapësirat gjeografike të shpirtrave dhe në ftohtësirat, në akulltinë, në ngricimin më negativ arktik.
Kjo veçanti e spikatur përshfaqet vetëm te kryetalente, në të cilët, në të cilat është përbashkuar, njëhësuar organikisht: kryemendimi, ideja, vizioni, aktrimi, intepretimi, temperamenti, psikologjia dramatike, kreativiteti i sipërores, timbri, melodiociziteti, gjestikulacioni, manovrimi elastik i situatës, përzmadhimi i ndryshes në inskenim, arkitektura me plasticitet i skenave të akteve, të paraqiturit me art e dinjitet me tablo ndryshe, duke kontraktuar me “nota” dramatike  në një “partiturë” çuditbërese, ku aktrimi potent ngjan me një poemë figurative të metaforizuar, të epitetëzuar me një thirrore ekslamative të brendshme, e cila hedh në aktivitet dejet, poret, shpirtin tërësisht… A është arritur kjo natyrë?! A ka shfaqe të tilla të epërme kjo epërsi? A ka një afërsi në barazitizëm të inskenimit dhe të natyrales? A ka një modul të një kombinacioni: kreativitet + intepretim skenik + përhyrje në botë shpirtërore+ tallazim + dallgëzim + valëzim impenjues + vallëzim jashtë stresantes + mesazh dinjitoz  = shumëndjesi dhe çlirim afër “globalitetit” shpirtëror.
Këto që theksuam më lart, të cilat arrijnë të veprojnë të grupuara me një dinamikë të epërme te psikologjia, moraliteti, sociologjia, historiaografia, ku shpirti futet brenda shpirtit dhe e ndihmon me kurativisht me ide dhe “kurim” të moderuar, jashtë tendencës prolikse dhe mosprezencës klorifile, brenda spontanitetit shpërthyes.
Shpeshherë jam matur të gjej shprehësi dhe modalitete të një përvoje të tillë. Në jetën time aktive, pulsante, kërkuese, përzgjedhëse, zhbirruese të realitetit të dy natyrave shpirtërore njerëzore dhe të prezencës natyrore, duke u nisur nga synimi im i kërkimit të veçantës kam pëlqyer disi, mirë dhe në shkallë më të lartë autorë, aktorë, artistë dhe njerëz të dimensioneve…
Leximi i “romanit” jetësor (një fragment i tërësisë) “ Artisti pa Atdhe” i Xhevat Limanit me metodën time të “zhbllokimit” ideor, simbolik dhe substrativ,më detyroi të ndalem  për shkaqe të arsyeshme, për rrënjen aktive, për ligjërimin të bashkëshoqëruar me frazëthellën, me frazëmenduarën, me frazësuferinën, me frazëthirroren, me frazëprogresiven në shfaqen e një bote kërkuese të pandalur për të transformuar të patransformuarën, për të konturuar fizionominë reale të rrënjësit dhe për të treguar me operativitet shkrimor të faktuar ardhësin artik, i cili, me supet e tij të akullta, kërkon të shtrijë konturin e tij të akullt për uzurpim territori. Dhe gjithë kjo panoramë realizohet nga një paraqitës mjeshtëror i realitetit me moment të ngrohtë- ngrirjeve plot densitet, ku simboli shpalos krahë që hapësirojnë në gjithë shtrirje kombi dhe gjuhe…
2.Simboli perëndor  dhe gjuha e lashtë e një kombi të lashtë përkrenohet.
Ligjërimi xhevatian  në këtë roman jetësor ka disa kolona kreative: Prologun, dashurinë epike, zëmërimin e Zotit, zëmëratën, bujarinë, kryedashurinë dhe epilogun. Në pamjen e parë, duke u nisur nga këto ndarje  në dukje, të cilat kanë një lidhësi kapitullore dhe dinamikë zhvillimi, ku manifestohen karakteristika elitë shpirti. Pra, në këtë aspekt, një studiues i zakonshëm mund të garravitet, duke e quajtur këtë vepër një standart të klasikes, apo një paraqitje publiciteti. Do të gabonte tërësisht dhe profesionalisht…
Një shpjegim profesional në prolog të sjell një çudë, ku në një  mendim kualitativ semantik shpjegohen: Tingulli, bashkëtingujt, shfaqen e fjalës, prirje e mendimit. Gjithçka në fillesë nisi në Dodonë, atje ku u komunikua me Universin, me Qiellin e diellin…  Dhe në prolog shfaqet nisja e bukur, prezenca e dishepujve nga  Diogjeni, te Gëte e Breht e Çehov, në një motivizim shkëlqimtar të tyre, si dhe antin, kundërveprimin, furrën, eliminimin makabër të inteligjentes dhe mendimit progresiv.
 Të gjithë këta ndërruan jetë, por jetojnë produktivitetet e tyre që përcillen si mesazh në botën me logjikë.
Autori, pasi paraqet këto personalitete, sjell një fakt të jashtëzakonshëm: prezencën e tij , duke u shprehur  me zë  thirror:
“Tani erdha unë, Xhevat Limani. Dua të artikuloj shqiptarisht, gjersa frymoj botërisht. Pas meje le të vazhdojnë  të zgjedhurit e tjerë! Dialektika  është një “panta rei” i “siu generis’-it. Ashtu qoftë!”
 Trimërore, personifikuese, ekslamative, thirrore me kreativitet të lartë frymor dhe burrëror.  
Një paraqitje e tillë nis e frymon në klimën e ashpër, ku stinat janë të ngatërruara me njëra- tjetrën, ku dimri është “kryestinë” në natyrë dhe në shpirt… me drama copëtimi, vuajtje dhe ndarje…
Epizmi shpaloset me një arsenal mendimesh dritore dhe me një kurim falësie Atdheut, apo sikundërse e motivon: “Më fal, o hyjnori im”, nxjerr në pah një histori trilli, kryeshqetësimesh, luftë ndaj së vërtetës… Ndriçim i lashtë i të thirrurës Pellazg ( Pe- larg), komb i zbritur nga larg e lart mbi krahë simboli. Dhe me të drejtë autori e quan  këtë popull të Zotit! Populli që pëlqeu  fushën, lumenjtë, ujin, diellin. Iu afrua detit Jon…
Një dialogim i bukur paraprirës, dialogimi me valët, i lidhur me Tokën, thirrës i tingujve në ndihmë për t’u mbrojtur dhe shpjegim i tingujve: “aaaaa, iiiiiii, ooooo, uuuuuu, yyyyyyy, eeeee, ëëëëë….tinguj , fonema zanore të plota zërore në kontekstin “zanë” fonema, shkronja , germa plotore.
Lindja e krijesës, një akt, i cili është i shpeshtë, por është i rrallë në çdo këndvështrim… Zonja e rëndë lindi dhe prurja krijesë jetësore e bukurimit lidhës dygjinish, ishte ajo e 1 janarit të vitit 1953…
“U linda i madh se s’kisha kohë për t’u rritur…,”- shprehet autori me një “alegori”, e cila “torturon” hiperbolën!
Dhe nis të rrëfejë retrospektiva, e tashmja  për “artistin e  hedhur jashtë nga satrapët e Atdheut. I dhimbshëm rrëfimi, por dhe i patunduar krenimi:
“ Se kur toka s’kish fare  njerëz, Zoti i vuri në krahët e shqiponjës Ateun (Atin) dhe Mëmëdheun (Mëmën) dhe duke fluturuar Universit, urdhëroi të ateronin në Planetin Tokë për t’i dhënë jetë… Banorët e parë që zbritën në tokën e vetmuar…”.
Dhe pastaj vjen perifrazimi i të atit të aktorit për Amerikën dhe energjitë e tij për fëmijët…
Parakalojnë në romanin jetësor: kornizat e skllavërisë me kushtetuta të arnuara,, projektet e viçëve, akademykët, mercenarët, kolaboracionistët, imperatorë- perandorët, pashallarët e trutharët mercenarë, të cilët pazaruan për të prerë copët e Atdheut e për të krijuar emra të tjerë mbi kurriz të tokës mëmë.
Autori shpërthen në këtë dashuri epike: “Ne sot  kemi frikë të themi se duam një  shtet, apo një Atdhe, si gjithë kombet e tjerë dhe me vlerë”.
Tingëlluese, amanetore, porosia e babait: “Biri im! Kur të bëhet Shqipëria, eja mbi varrin tim dhe shkrep nja tri herë  me pushkë”.
Babai Ismail, me një profil të bukur, me sytë e tij blu-liqeni. Sa e bukur dhe fatsjellëse , nxitëse rrjedhja nga këta sy liqenorë e dy lotëve binjakë biblikë!
Atentat ndaj Artistit! Ç‘krimëzim xhelatesk! Ç‘maskaradë! Ç‘ ulërimë dhe klithmim për një sistem arrakat, vrasës pa asnjë mëshirë dhe një largim i Artistit të madh  në SHBA…
Drama a është letërsi e pastër? Dramaturgët e zgjuar e hodhën këtë ide dhe aktori  endjeu s’e arti është vetëm bindje…Praktika skenike, krijim të imazhit skenik të Atdheut . Dhe rrëfim vetjak për poemën dramatike : “Gjergj Kastriot Skenderbeu”. Dhe shpaloset galeria e personazheve të kësaj poeme dramatike.
Përshkërimi i dialogimit me Erën, të bijën e talentuar, mjaft impresionant, përkushtimi maksimal në këshillim dhe realizim i Lules, ku del në pah dhe akti i bukur i “rrëmbimit”… Realizimi i poemës dramatike dhe shfaqja e saj, ndeshja në meskinitet, në mentalitet, në kurthe, por dashuria epike e Xhevat Limanit triumfoi. Ai krijoi  origjinalisht me individualitet profilor skenik Heroin Kombëtar dhe nisi “betejat” e pandalshme të Skenderbeut në Evropë dhe në Botë…, duke dhënë një leksion edhe në  Në Tiranë , Shkup, Prishtinë…
“Teatri pa publik është  teatër i vdekur” lajmotiv i temperamentit xhevatian…
 Dhe e drejta logjike është në anën e tij.   
3. Në sistemin përmbajtësor te katet e modeluara: shfaqja e Dashurisë hyjnore, Zëmërimi Zotit , Zëmërata, Bujaria, Kryedashuria…
Përgatitja e udhëtimit historik të pas një shekulli të triumfit, në Strugë, duke u mbështetur në atë udhëtim kryefat të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në nëntor  të vitit 1912, ishte me të vërtetë një akt madhor përsëritës, në kushte të tjera, veshur me efekte skenike.
 Të përshtypëzon  aftësia rrëfyese me “timbër” të veçantë  të këtij akti përgatitës.
”Dashuria hyjnore”,’Zëmërimi i Zotit”, “Zëmërata”, “Bujaria”, “Kryedashuria” janë akte të një pjese dramatike nderuese, apeluese, thirrmuese, dashuruese, trimërore, pasqyruese, pahuese, përvëlluese të një historie të trimtë, por edhe gjakuese, edhe dramatuese, edhe ballafaquese, kundërvepruese. Të gjitha këto akte tregojnë keqsjelljet historike, dhimbjet, kundërshtitë, copëtimet, ciklet e një sulmnajë ofensive kundër një Kombi, kundër një toke, me etje ujqërore për ta shpërndarë, për t’i zhdukur shenjat e saj të lashtësisë, një keqtrajtim brutal e i paprinciptë, por, nga ana tjetër, del në pahësi ngritja e fuqishme e revoltës, kundërveprimi  në këtë suferinajë e turbulencë meskine.
Kjo dramë ka protagonistë tipikë autoritarë dhe admirues deri në pore, ndaj autori sjell të portretizuar tre viganët: Gjergj Kastriot Skenderben e veçantë, Ismail Qemalin e nëntorit të dytë të madh historik dhe Adem Jasharin e epokës së fundit triumfatore të Kosovës së martirëzuar.Një sinkron tre epokësh , i cili përshkon një rrugëtim skenik në një skenë gjigande natyrale, reale, e ndjekur nga qindra dhe mijëra “spektatorë”… Rrallë herë mund të ndodhë kjo shfaqe tipike. Dhe ky rrugëtim madhor skenik fillon prej andej nga një fillesë e bukur: Struga, ku autori, me një diapazon dijesh, zbërthen meritat, bukurinë, truallin historik dhe natyror të Strugës së Kadmit, Harmonisë dhe Ilirit, prezencë e e bukur e dycilësisë ujore parajsore: liqeni dhe Drini i Zi, i buruar nga Shën Naumi dhe gjarpërimi i tij në drejtim të Adriatikut, përqakimi i Strugës me  kurorë malesh: Mali i Thatë në lindje dhe Lisat, mes të cilëve, Sopoti dhe Mokra; fushat pjellore të pagëzuar nga krijesa përëndore; Struga me frymëmarrje  arkitektonike  dhe prezencë  e shtëpive me princ trëndafilin dhe prezencë mahnitëve e familjeve më me emër të luleve mbretëresha…, qyteti i kryepritjes shqiptare, tempull I kulturës shqiptare (8 pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë shqiptare, midis tyre tre firmëtarë personifikues të Aktit madhor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërsë, Struga, ku shquhet për dashurinë ndaj punës, e pahapur porta për gjakmarrje, hakmarrje dhe vëllavrasje…).
 Pyetja autoriale : “A nuk e meriton ky qytet të jetë Kryeqytet i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë?”
 Dashuria e autorit për Strugën, një dashuri Hyjnore, e cila është një kryemodel i dashurisë ndaj vendlindjes…  Dhe në këtë skenë gjigande interpreton misionari, Pelarg – Iliriani Xhevat Limani, një kryestrugan referues.
Jepen efektet e përgatitjes së madhe, mbushur me episode tërheqës dhe të penelatuar më së miri, që nga sjelljet retrosektive e deri te krijimi i kremtimit të madh  të retrospektivës: përçapje, gjetje prototipash për të sjellë atë “aromë” të madhe historike, atë lëvizje  drejt Vlorës, ku do të shpallej një mëvetësi dinamike që do të ndryshonte gjithçka dhe Shqipëria do të shkëputej nga kurmi gjigant i një Perëndorie, e cila e mbante të robëruar për pesë shekuj…     
Pasqyrohen me shumë aftësi narracioni: lindja e Misonarit, Mendarit të ardhshëm; Skenderbeu  në betejat e përgjakshme në livadhin e e Strugës dhe Oromnik të Ohrit… “Gjurmat e kalit të tij ejani t’i shihni në krastën e Kalishtit, në shkallën mes Fierishtës dhe Ladorishtit…” shprehet autori, duke dhënë fakte kuptimplotë të prezencës së madhe historike.
Shumë emocionante përgatitjet e skenës së madhe të lëvizëshme, galeria e përgatitjëes së protagonistëve, fjalimfortat e Misionarit para turmave entuziazte. Efekte dhe afekte, shpërthesa, monologime të shumta, sidomos ato në zanafillë të rrugëtimit  te varri i babait, kryetrimëria e shkeljes së Kushtetutës së arnuar, mitingjet për Flamurin në Gostivar dhe nëpër Universitete, përshkrimi i “Marshit të Pavarësisë” në Strugë, emocionet e ligjshme trimërore dhe krenimi ,prezenca e atdhetarëve të kulluar, paraqitja e figurës së Qazim Bej Vlorës, ditirambi i ditës së 28 nëntorit, kalorësia dhe qerrja triumfatore,përshkrimi i së nesërmes së madhe, zëmërimet eZotit për ndasitë, premtimi ndaj amanetit të babait, përshkrime klasi për gjyshin Kurti, për babanë Ismail, nëntorin çabejan, gjuha si fenomen dinamik, këngëvallja rituale; Konstandini iliro- dardan, arritje në kulmim perandorak, i pari i Krishtërimit.
I bukur përshkrimi për vdekatarët e lindur .
Befasuese fillimi i shfaqes së madhe : Qafë e Thanës,vijim në  Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier, Vlorë…
 Ngjarje të bukura, të trimta, shpalosje të bujarisë së madhe, të mikpritjes së lashtë, mbërritje te kryedashuria Vlora…
Komtakte, pritje, fjalime, trumbetime, shpalosje shqipërisht, motivime ,prezencë kuq e zi, shpërthime emocionale dhe krenime shqiptare..
Skenderbeu i “gjallë” lëviz pulsant, mes e midis njerëzve, bashkë me Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin. Lidhësi viganësh dhe shpalosje vlerash... Cicerionime në vende pikante… Popullit fisnik dhe bujar i shndrisnin sytë në këtë retrospektivë  të Ditës së madhe…
Në vepër parakalojnë “aktorë” realë. “Mitike” lutësia e  xha Akiut për t’i lexuar  Historinë e Skenderbeut dhe pjekja e gështenjave.. Amaneti i xha Akiut për të interpretuar Skenderbeun…
Dhe ja Skenderbeu i Xhevat Limanit po “shkel” bujshëm trojet e veta, duke lënë gjurmë pavdeksie dhe triumfatore…
 
4.Epilogu
Meditime nga një kthim nga Maqedonia  në SHBA
Paraqet një sinoptikë të gjendjes  të mungesës së tij dhjetëvjeçare në Maqedoni. Një trajtim  realist, duke treguar vagullimin, prezencën e turrmimit të reve në qiellin mendimor, dilemën e jetë, përdorimi i nxirrjes, luajtja e teatrit me maska…
“Unë marrathonomoj  drejt  dritimit hyjnor në tokën  e bekuar,”-shprehet autori, i cili udhëton për t’u kthyer te toka e bekuar. Rrëfimi për Leonin, nipin e tij është shumë i bukur. Të  impresionon ky vogëlush, i cili krenohet me Gjergj Kastioti Skenderbeun, Heroin Kombëtar dhe me gjyshin e tij që interpreton rolin e tij… Pazazhe të bukura, sidomos në “leksionin” që jep Leoni  në shkollën, ku studion… Lexuesi , duhet të hyjë në këtë epilog dhe të zbulojë “veprën” e Leonit… Kësaj i thonë përcjellja me art i dashurisë, i krenarisë dhe i madhështisë së origjinës dhe krenim ndaj të tjerëve me të drejtë.. Sa ëndrra të mëdha ka autori, regjisori, aktori për SHTETET E BASHKUARA TË SHQIPËRISË dhe për STRUGËN E TIJ SI KRYEQYTET… E konsideron një “ sintagmë të shenjtë”..   
5.Përfundesë tipike :
a. Kjo vepër ka një ligjërim tipik të ndërtuar me një  frazeologji të rrjedhëshme me një shqipe letrare, madje, shpeshherë , ka prezencë të fjalëformimeve të reja, të neologjizmave. Gjuha letrare e përdoruar tregon njohjen e thellë të saj, e cila buron edhe nga shkollimi  i tij dhe rezultativ. Theksoj që rrallë mund të gjesh një shembull të tillë të njohjes, përdorimit dhe të shkruarit të tillë të gjuhës kombëtare në Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë. Shumë konkurrues, madje, dhe në Shqipëri.
b.Ligjërimi, përveç të tjerash, është dhe figurative, madje me një bukuri të lartë interpretimi, ku në shumë raste ka prezencë të prozës poetike.
c.Ky libër  është dhe një shpjegues i mirëfilltë i terminologjisë dramatike, skenike dhe i mbushur me shembulla tipike të realizimit artistik të profileve nga më të thjeshtët deri tek ata kombëtarë dhe përfaqësues.
.Vepra  ka shfaqe të teorisë dhe të prakticitetit oratorik, ciceronial, veti teoriko-praktike e aktorit, regjisorit dhe autorit të librit.
d.Kompozimi i librit është vetjak, i krijuar me fantazi kreative, ku, si kapituj janë cilësi, virtyte dhe krakteristika të qenësisë njerëzore, të cilat të thellojnë njohuritë teorike- praktike  për shpjegimin dhe kuptimin e tyre.
dh.Vepra ka një kryepersonazh, i cili “interpreton” rolin” në pronori “Unë” me shumë bukuri, art , në mënyrë të “prerë’ bukur  dhe krijon profilin e vërtetë dhe, në këtë kuadër, vlen për krijuesit e tjerë, se si duhet të sendërzojnë  veten realisht, pa artifice e tepëri.
e. I gjithë shtrati, konturi  dhe degëzimet e veprës nxjerrin katërcipërisht artistin e madh, i cili e do me shpirt Mëmëdheun  dhe sakrifikon për të, në të gjithë dimensionalitetin e dashurisë dhe të krenarisë.
ë. Qëndrimet janë të prera dhe të arsyetuara parimisht dhe logjikisht dhe nuk ka vend për hamëndësime. Një artist produktues idesh risi.
Ne kemi modelin e një artisti të madh, i cili, si pasojë e talentit të tij të madh u vu në shënjestër,  madje në “snajper” , por mbijetojë  dhe tashmë , do të zbatojë projektin e tij të madh, të cilin e ka shpalosur me veprat e tij. Xhevat Limani është një aktori veçantë, madje i rrallë, dhe njeri kreativ  shumëplanësh, i cili flet me “lumnajën” e bukur të veprave të tij dhe po ngrë shtatoren e bukur në shpirt “Mëmëdheu”.
Artistin dhe kur e lënë pa atdhe, ai , prapë se prapë ka Atdhe të fuqishëm, pasi ka pushtuar me përkushtimin, rrezatimin  e famshmërinë së tij, me profilet që interpreton , zemrat e një kombi të tërë dhe shndërohet në më i pushteshëm  dhe në “I pavdekshëm”…
Gjirokastër, Albania, më  24 shtator 2018 
      
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi