Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 "TANUSHA, SIMBOL I FEMRËS SHQIPTARE" nga Dr. Bexhet Asani  Empty "TANUSHA, SIMBOL I FEMRËS SHQIPTARE" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:06
Bexhet Asani 
"TANUSHA, SIMBOL I FEMRËS SHQIPTARE" 
Poeti dhe shkrimtari, tanimë i afirmuar, Nikollë Ulndreaj, del para lexuesit tonë, me përmbledhjen poetike “Tanusha”, e cila ngërthen në vete poezi të frymëzuara sa nga mitet, legjendat, përrallat, nga gurrat e Malësisë së Veriut tonë të ashpër, po aq nga realiteti ynë i hidhur, i sotëm social. Pikërisht nga këto male e bjeshkë të rrëpira, nga këta banorë kreshnikë, na del një shtojzovalle, një laurë, një zanë që shpirtin e ka të bardhë si dëbora e Alpeve shqiptare, kjo vajzë është Tanusha e poetit tonë të shquar Nikollë Ulndreaj. Poezia e Nikollë Ulndreajt, me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj, me forcën artistike dhe estetike që ka, duket sikur na vjen, jo nga thellësitë e shekujve, por, nga thellësitë e mileniumeve. Kjo, kryepersonazhe e poetit, nuk është asgjë tjetër, pos një Tanushë pellazge, ilire, sot një Tanushë e thjeshtë shqiptare, me të gjitha virtytet: e mirë, e urtë, e bukur, e madhërishme, hyjnore. Tanusha emër i lashtësisë dhe simbol i bukurisë së femrës shqiptare. Bukuria e femrës, Tanushës shqiptare, e ka mahnitur edhe poetin e madh anglez Xhorxh Gordon Bajronin. Në një letër që i dërgon nënës së tij nga Janina e Ali Pashë Tepelenës, e që është zbuluar kohët e fundit, midis tjerash ai shkruan: “Kam shëtitur Spanjën, Portugalinë, Turqinë, Greqinë, po, femra më të bukura se në Shqipëri nuk kam parë asgjëkundi”. Poeti Nikollë Ulndreaj me një mjeshtëri të rrallë artistike, 25 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS pra, nëpërmjet artit të poezisë, kuvendon me Tanushën, sikur atë ta ketë shoqe, dashnore, grua, motër, nënë, qanë hallet me të, flet e qesh me të kur është i lumtur e i gëzuar, vuan e qan halle me të, kur është i përmalluar, e ka brengë në zemër. Tanusha, për poetin Nikollë, është një vajzë që dashuron me tërë dufin e zemrës së saj. Është motër e dashur dhe e përmalluar, është nënë e djegur dhe e përvëluar nga vuajtjet e jetës që është e gatshme të sakrifikojë, sa herë ta dojë nevoja, si të gjitha nënat tona të përvuajtura, ajo rrezaton vetëm: dashuri, ngrohtësi, zgjuarësi, mençuri, urtësi. Tanusha, kjo vajzë shqiptare, është një figurë e skalitur në varg, në strofë, në poezi, në veprën monumentale të poetit Nikollë Ulndreaj, i cili, me penën dhe mendjen e tij të ndritur, i ngre himn bukurisë së rrallë të femrës shqiptare, Tanushës hyjnore e Tanushës tokësore. Tanusha, herë na del si një shtojzovalle, herë si një laurë, herë si një zanë e maleve tona të ashpra e herë si hermelini në Livadhe të Marinit, e thjeshtë, e bukur, me sytë e zez, me leshra lëshuar, e ndjeshme e prekshme. Tanusha është femër e guximshme, trimëreshë, e urtë e skofiare që sjell fllad në shpirtin e poetit dhe të burrit shqiptar në përgjithësi. Autori, me të preferuarën e tij, Tanushën, në udhëtimin e tyre imagjinativ, shkelin çdo pëllëmbë tokë të vendlindjes së tyre, të atdheut tonë. Ata nuk lënë gurrë pa pirë ujë të bekuar e të pastër si loti, e ngjiten majave më të larta të Bjeshkëve të Nëmura e të Alpeve madhështore shqiptare. Një dukuri e veçantë në poezinë e Nikollës, është se ai përdorë, me aftësi të jashtëzakonshme toponimet e lashta ilire, pa e ngarkuar dhe pa e lënduar vargun apo strofën. Këto emërtime, nuk ka mundur që t’i ndryshojë, asnjë armik e sundues, sado të egër e gjakatarë të kenë qenë. Toponimet si: “Bjeshkët e Nëmura”, “Qafa e bardhë”, “Zharri i Mirashit”, “Qafa e Mrrethit”, “Maja e Shqerrave”, “Shpati i Kakisë”, “Lugjet e Verdha”, “Guri Murg”, “Vrrini”, “Kroni i Qafës”, “Livadhi i Mirashit” etj., kanë vlera të mëdha për toponomastikën shqiptare. Kur bëhet fjalë për dashurinë, ai me çiltëri dashuron 26 Bexhet Asani Tanushën, për të ai heq dorë edhe sikur t’i “afrohet” një zanë, një laurë, një shtojzovalle, një sirenë: ... Po, çka që vranshëm, m’ i lëndon plagët, një zanë mali, A thua, nuk e di, që të dashur kam Tanushën!? Pra, ai është një dashnor i flaktë, që çmon bukurinë hyjnore, por që dashuron marrëzisht të mundshmen, të arritshmen, të prekshmen, tokësoren Tanushën, me ato nazet e saja. Poeti Nikollë Ulndreaj, gjen lumturinë vetëm në vendlindjen, sado që sistemi i ka sjellur vuajtje e mjerim, me vargjet e tij, sa artistike, po aq filozofike, është një Mitrush Kutel i ditëve tona: “Atdheu edhe kur të vret, është i dashur”, prandaj ai nuk preferon të bredhë dyerve të botës si “Sharraxhiu” i Esad Mekulit, do të ngrejë folenë në atdheun e të parëve të vet, ku edhe: Mbretërit do të na kenë zili dhe yjet në të kthjelltin qiell, Më thuaj, moj, cila dashuri, nuk është larë me lot? Shtëpinë në Thepin e Bjeshkës, do ta ngremë kështjellë, Te eshtrat e gjyshërve tanë, një ditë apo një mot!? Te poezia “Jam nisur të vi te ti, Tanushë”, Lasgush Poradeci i Veriut - Nikollë Ulndreaj, aq fort e ka hyjnizuar: “Në vdeksha udhës, sërish në jetë, më kthen Tanusha!” pra, nga bukuria e saj i gjalli vdes, ndërsa i vdekuri ngrihet nga varri. Në poezitë “Më kryqëzoni mua si Krishtin!”, “Ku ta mbaj mendjen Tanushë?!”, “Letër nga Tanusha”, “Më shkruan sërish Tanusha”, “Flas me veten time!” etj., autori i vëllimit poetik “Tanusha” e ka vënë re se kohët e fundit kurbeti, kjo plagë e rëndë shoqërore, e pashërueshme, u ringjall, u rikthye në Shqipëri, në shtetin amë dhe po shuhen fshatra të tëra, ndërsa në trojet shqiptare të ish Jugosllavisë janë shuar edhe qytete! Një dukuri tjetër shoqërore mbase e dhe më e dhimbshme se plaga e mërgimit, që e bren poetin Nikollë, pa dyshim është gjakmarrja. Gjakmarrja u ringjall vitet e fundit të të ashtuquajturës demokraci, u rizgjua si një fantazmë që vjen nga mugëtira e shekujve e që merr jetë njerëzish të pafajshëm 27 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS për një fije kashtë! Tërë këtë dhimbje, tërë këtë tragjedi të popullit tonë, a mund ta thotë njeri vetëm me një varg, a mund të përshkruhet vetëm me një varg, natyrisht se jo, këtë mund ta bëjë vetëm një poet i regjur, që i njeh ligjet e ashpra e të pashkruara të Malësisë, sikundërse është Nikollë Ulndreaj: Larg vajit të përditshëm të Ajkunës, Larg betejave të Mujit me Bajlozët e zi’, Larg flakërimave të pashmangshme të rrufeve, Larg thepit të pushkës, Ku ta shuan jetën për një fije kashte...! Mjerimin e “Lulit të vocërr” të Migjenit, Nikollë Ulndreaj, me një mjeshtëri të rrallë artistike, nga Malësia e ka zbritur dhe e ka ulur këmbëkryq te Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup. Dhe e tërë kjo mynxyrë i vjen popullit nga politikanë teknefesë. Padrejtësia dredhë mustakun, ulur këmbëkryq para Skënderbeut, Shkapërderdhet sheshi, në triliarda kokrra orizi, Terr, dritë, dhimbje, ofshamë, plagë, skamnor, i vihet flakë dheut. Të vrasin natën, të qajnë ditën, të rrjepet kurrizi! E thënë bukur, apo jo? Në përmbledhjen poetike “Tanusha” janë përfshirë edhe poezi që poeti Nikollë Ulndreaji ka krijuar shumë herët që si i ri. Poezitë që i ka krijuar në atë moshë poeti, ruajnë freskinë dhe bukurinë, sikur të jenë krijuar sot, ato të mahnitin me forcën poetike të tekstit të tyre. Poeti Nikollë Ulndreaj me mjeshtëri ka përdorur figurat stilistike si: krahasimin, simbolin, metaforën etj. 
Bexhet Asani, 
Bloomingdale - SHBA, shtator 2015
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi