Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Poezia e tabanit" nga Dr. Bexhet Asani   Empty "Poezia e tabanit" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:20
Poezia e tabanit 
Poetin Naim Fetaj e preokupon përditshmëria gjithë- shqiptare. Poezinë e tij fund e krye e përshkon sentimentalizmi. Vargjet plot melodiocitet burojnë e gurgullojnë, si Drini i Bardhë. Sot, pothuaj, të gjithë krijuesit, shkruajnë vargun e lirë, herë-herë të thatë e të pakuptimtë. Naim Fetaj është usta i vargut të bardhë, i bardhë, ashtu siç është shpirti i tij rebel, kundër padrejtësive shoqërore. Ai, me vargun e tij artistik e të mprehtë, me mesazhin që jep, e bën lexuesin për vete. Lexuesin e rrëmben forca artistike dhe estetike e vargut të tij, ai gërsheton rimën tradicionale me vargun e bardhë, kjo e bën më tërheqëse, më të ëmbël, më të dashur vargun dhe poezinë e tij. Në lirikën e Naim Fetajt dominon motivi social, motivi patriotik etj. Poeti Naim qan hallet dhe vuajtjet e popullit, gju më gju me popullin, që nga jugu në veri e që nga perëndimi deri në lindje të tokave shqiptare. Ai me shokë në rini luftoi lirinë e vendit të tij të dashur Kosovës, lufton edhe sot, pa marrë parasysh furtunat dhe dallgët e zhgënjimeve...! Poezia e Naimit eshtë gracioze e që sjell freski në letërsinë tonë. Sikur ai të kultivonte poezinë me rimë dhe poshtë saj, apo lart të shënonte inicialet N.F., të gjithë do të thoshin se poezinë e ka shkruar Naim Frashëri!... Po ja që poeti Naim Fetaj kultivon vargun e bardhë dhe poezia e tij është po aq e dashur për lexuesin, sa poezia e Naim Frashërit. Pse? Sepse të dy Naimët u mbështetën në tabanin kombëtar. Çdo gjë që mbështetet në tabanin kombëtar, është e dashur, është e mirë, është e bukur, është e madhërishme, është hyjnore. E tillë është poezia e poetit të ditëve tona Naim Fetajt. 
SKICË PËR PORTRET...
 Një ëndërr atëbotë s’na la me u rritë 
Dhe fjala e zjarrtë...
Kosova Republikë. 
Sa shumë vuajtje e vdekje, o Zot, 
Dhe ende faqet...larë me lot, 
E lum për veti s’bëmë Atë ditē e sot...
atë ditë e sot...
 SI EPITAF... 

( Për Almirin 4 vjeçar)
 Lotova për ty ...sonte, Almir, 
Po as ne të gjallët ...
s’jemi hiç më mirë. 
Ti shkove i ri ..., 
nuk dite ç’është dhembja. 
Mirë që s’e dite, 
Në gojë si vritet kënga. 
Ti shkove i ri ..
.nuk dite ç’ështē malli.
 Mirë që nuk e dite, 
Si vdiset për së gjalli... 
Naim Fetaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi