Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 SHTATË HIDHËRESAT E HIEROGLIFES  (për t’i thirrur ndërgjegjes së paligjshme )  Nga KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA  Empty SHTATË HIDHËRESAT E HIEROGLIFES (për t’i thirrur ndërgjegjes së paligjshme ) Nga KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA

25th August 2018, 19:20
Koha per apel.... Thirrni mendjes...
BASHKEKOHESI
Poezia e moralitetit
Apel Tradhtesës


Flag


A. LULESHTRYDHE
*
Arbitrarja fjalmon
në gjuhë dëshire:
“Ta ngjizim një krijesë
përtej pamundësisë
së lidhjes,
për t’u rilidhur
jetësisht...”.

Puthja ilegale lëshohet
tërbueshëm,
ku të mundë,
në një qiell habitur
nga ndriçimi
i yjeve bij !
*
Sytë e tij
përhumben
në aktin vulosës ,
në një kontakt
nënshkrimi
me hieroglife
ngjizjeje...
Pasthirrmat ndizen ...,
si të ishin xixëllonja te flakta ...
Ngatërrohet
gjeografikisht
Tropiku me Polet ...

*B. BANANE


E rëndësishmja
ka stacionim “Dyshin”...
“I tjetrit” nuk rëndon
në epshin çakërrues,
mjafton
një shënjë krijese
e dashurimit
të ndaluar...

*
Një pakt dashuror
i ëmbëlsuar,
ku
në Livadhin e Ndjenjave,
nënshkruhet
atësia e rreme...
me përdashje
e tejdashësisë...
Mbi arenën “trup”
lëshohet
një arsenal i rëndë:
Sy që puthen
e pasputhen,
buzë të dala
nga rregulli…,
një tatuazh
gjithëformësh…
ku spikat kurthi…

*
Dhe “Tjetri”
i gëzohet krijesës,
duke e quajtur të “tijën”,
përtej ëmbëlsisë ...
Besim i lartëm
te ”krahu“... i djathtë
në realitet i thyer...
(harrohet Tjetra
dhe Tjetri
në një stepë
pa gjelbërim)...

Sot dhe neser
e pasnesër,...
nuk do të ketë më
ndriçim të bukur!
Ndriçimi i burguar
ne vet- vetëdijen mjerane...

*
Pyetjet vërtiten
lëkundshëm
në hapësirën
pyetësore:
”Pse i ka
sytë të tillë?...
Pse ka ikur
kaq larg
nga ngjasimi?...
Mos ndoshta,
dajos
a ndonjë
të afërmi të tij
apo të asaj,
i ngjasoka?..."
(Përvloka pyetja,
përvloka!)

*
Dilema
një urë e rrëzuar
me mbetje vetëm
dyanëshe...
Mesi i varet
i “grisur” te syri...
O njeri,
pse dyshoke
te ”çiltërsia”
e Miroshes?!...
Pyetjet
vallëzojnë ”rrok”
në arenë mendjeje...
dhe nderi...
”Kadifesë
s’i ngjitet qime....
Mos po bie
nga Altari?!”


C. LULE GJËMBI

*
Eh, moj pyetje
tunduese
ke lindur
shtatanike! ...
*
Dy sy qeshen...
”Të ngjan shumë,
i dashuri im...”.
Po ai...
E ç’rëndësi ka kjo...
Nuk dallon dot atë
që dalloj unë:
Praninë tënde
të përhershme...
Teksa rri, si nuse,
në sytë e mi ...
*
Ai,
asqë mund të futet
në këtë
lëmsh të bukur...
labirinh ...
Asqë e mbart
në mendje
dyshimin...
Unë e flak
mërzitjen,
teksa ndiej
lidhësinë tënde
në eshtrat e mia...
*
Këndohet
Kënga e Tradhtesës
së Mjellmës
me Gjarpërin kameleon
( në pjesën e brendshme
unazore
ndrin:
” Të dua përjetshëm!”)

Vezullojnë inicialet...,
në një qiell të tymtë...
ku përgatite të aktrojë skëterra,,,
*
Mbrëmë
një lidhjeje të tillë
i ra “kallaji”,
padashje:
Në sheshin e madh
të pallateve
“KURTHIMI”,
një zonjë
për të cilën bëjnë be
dhe gurët e zinj
të kalldrëmit,
strukur
në një makinë tip fundi,
të ardhur s’di nga ku,
përjetonte
”dashurimin” lindës...

* Ç. TËRFILI

Ai i gëzohej krijesës së tij
të paligjshme...
Ajo me ëmbëlsi i thoshte :
“ Qeshu, biri im,
me babin tënd…”
dhe hëna e plotë,
në atë çast fjale
e flaku tutje
gjysmën e ndritur,
pjesën e mbetur
e rerezoi...
Momenti shpleksi
enigmën...
dha alarmimin...
Ishte ora 22.00...
Eca në neverinë time
njerëzore ,
fikja sinqeritetin e zonjës…
tronditëse…
Një dritë makine u fik...
Fiku dhe ajo sinqeritetin
e zonjës së bukur,
E zonjës që s’e dinim
se përdridhte
“alpet” tmerrësisht...
ku irealja ishte kryefjalë...
(“Fundja dhe ç’na duhet!’
por s’i dihet të ardhmes ,
lajmit ogurzi ,
sikundër jemi mësuar
”Motive të dobta...”,
një kronikë ...
”U vra një ”pulë”…
Vrasësi : u arratis ,
por pas dy orësh
kërkoi prangosjen … ).
*
*Përhumba…
Sa të tillë ”ngatërrojnë“
identitetin e origjinës
Dhe tregohen me gisht :
“ I paardhuri ligjërisht ....
E paardhura kotësisht...”
nga dehja e shtruar
në sofër të huaj, çuditërisht.. .


*D. MERMER

Lëviza mendjen djathtas,
lëviza majtas,
përsolla detaje :
“Ajo shkon
të diel për të diel
në varreza,
me preteksin
se nderon të afërmit…
Kthehu
me “fytyrë përmbys”…
Profeti pulit sytë...
Realiteti flet ndryshe:
Nderon me lule
të dashurin e ikur,
të aksidentuar!…

DH. LULE LOTI


Në një fletë,
ku shkruan loti,
gjendet lehtë
emri
i të dashuruarve
të ikur....
*
Sa të tilla
me veshje zezore,
veshur nxirë
edhe për "kushëririn"
e shtatë!
Lexoj një frazë arabe...

*E. KRAHU I AKULLT


Drama shfaq aktin e parë :
“... Krahu
i saj
i djathtë
real
gatuante
turlinë...”...
.
*
Po nesër ?
Po nesër?!
Ndoshta
akti i dytë ...
*
Ishte ora 22.00, fiks 22.00
pa lajthitje....
nëpër "kthesa” jetësh...
'këndohej" kënge morale ...
Gjirokastër , 2012
NGA VELLIMI POETIK I KRISTAQ F. SHABANIT "SI SOL I BUKUR"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi