Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR, NË NJË MANIFESTIM TË IDEUAR E TË ORGANIZUAR ME SHUMË PËRGJEGJËSI  Nga Prof.  Kristaq F. Sh Empty “SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR, NË NJË MANIFESTIM TË IDEUAR E TË ORGANIZUAR ME SHUMË PËRGJEGJËSI Nga Prof. Kristaq F. Sh

21st October 2018, 16:19
“SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR, NË NJË MANIFESTIM TË IDEUAR E TË ORGANIZUAR ME SHUMË PËRGJEGJËSI ….
Nga Prof.  Kristaq F. Shabani
Me besim të plotë se do të hidhej një hap i sigurt dhe do të fillonte një “epokë” e re edhe në Britani,  në lidhje me organizimin e manifestimeve, në kuadrin e Manifestimit mbarëbotëror “ 100.000 Poetët e Botës për ndryshim” u programua që, në Sheffild, të organizohej për herë të parë një Manifestim I tillë. Dhe besimi se do të arrihej  një sukses qysh në vitin e parë ishte mëse I pritshëm. Presidenca e LNPSHA “ Pegasi” Albania, e cila kishte një përvojë shtatëvjeçare në organizimin e këtyre Manifestimeve caktoi znj. Nexhmije Hasani , shkrimtare, koordinatorene saj në Angli për të realizuar një Manifstim të tillë në këtë vend.
Nexhmija e mori shumë seriozisht këtë Manifestim, ndaj me qetësinë e karakterizon, me vullnet, këmbëngulje  dhe me një përgatitje të jashtëzakonshme, arriti të thyejë  një mentalitet, arriti të realizojë një Manifestim me një nivel të lartë  dhe me pjesëmarrje të gjerë, i shtrirë në një hapësirë të madhe gjeografike.
Vizioni dhe guximi, përgatitja dhe caktimi serioz i detyrave bëri që gjithçk të realizohej me perfeksion në të gjitha detajet e programit… Një kryeshembull, një vlerë e shtuar, një manifestim i seriozitetit  dhe operimit me shumë sukses. Krijimi i një profili të ri i Nexhmijes si organizatore, si moderator, si realizuese. Madje arriti , përveç të tjerash, të realizojë edhe një bashkëveprim dhe bashkëpunim harmonik me organet e pushtetit vendor ne Sheffild, duke e zhvilluar veprimtarinë në ambientet e Bibliotekës së këtij qyteti me emer. Kjo ndodh për herë të parë  në këtë qytet. Por ajo arriti, gjithashtu,  që të tërheqë vëmendjen në këtë organizim , duke ”thithur”edhe gjithë grupmoshat,  duke filluar nga fëmijët, që u veprimuan  në realizimine Manifestimit.
Qetësia, dashuria ndaj letërsisë dhe Artit, dashuria ndaj Kombit, aftësia e saj kreative,virtytet e rralla, tiparet, karakteristikat e saj janë sfiduese dhe pikëreferim modeli. Humane, me një etikë të lartë ,me nerv , me krijimet e saj plot talent të shprehura në shumë fusha të letërsisë , ajo ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithëve.
Këto shprehen më së miri edhe te përshtypjet e pjesëmarrësve dhe të atyre që e kanë ndjekur Manifestimin…., të cilat  bashkëshoqërojnë këtë paraqitje tonën modeste,ku shprehet më së miri “zjarrmia” dhe “frymëmarrja “ e kësaj veprimtarie , e cila duhet të mbahet mend dhe për Nexhmijen është një “sprovë “ e kaluar bukur . Natyrisht, si thonë shaka  që, përveç organizimit dhe realizimit , mbi këtë organizatore ranë edhe shumë obligime financiare, që, pa to, asqë mund të realizoheshin dy ditët e tij me pritje e përcjelljesh . Ajo është krenare për një kryerealizim të tillë, pasi u shpalos vlera e shumanshme  dhe u forcuan lidhje të reja letrare dhe artistike . Materialet filmike që kemi për këtë Manifestim tregojmë më së miri ato që shprehëm më sipër dhe një përvojë ematur për të gjithë organizatorët e manifestimeve edhe në të ardhmen.   Ne e falënderojmë për realizim të suksesshëm për  këtë veprimtari ndërkombëtare të mirërealizuar dhe që ka bërë jehonë kudo për seriozitetin në prezantimin evlerave të njerëzve kreativë dhe për realizimin e programit të një Manifestimi të tillë tipik.      
 
 
Informim
Përfundoi me sukses zhvillimi i Manifestimit
"100.000 Poetët dhe Artistët e Botës për ndryshim". Këtij Manifestimi iu bashkuam edhe ne Poetet, Poetët dhe Artistët, Studiuesit e Diasporës, këtu, në qytetin e Sheffildit në Britanisë e Madhe. Ishte një nder i madh për ne të figuronin në listën e gjatë të këtij Manifestimi në mbi 150 shtete, si dhe nderim i madh qe ne këtë nismë përmastive, eshte e angazhuar , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA.
Ne, pjesëtarët e këtij manifestimi, protestuam paqësisht, nëpërmjet vlerës së shpirtit tonë poetik e artistic, për një botë me fizionomi ndryshe. Personalisht, si organizatore e këtij eventi, falënderoj LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, Presidentin e saj, Prof. Kristaq F. Shabani, për këtë nisiativë, të cilën edhe ne poetët e Diasporës e përqafuam.
Në ambientet e “Rotherham Borough Council library”, u dëgjua për herë të parë, timbri i bukur i poezisë shqiptare. U dëgjua kënga dhe jehona e muzikës së bukur shqiptare. Në këtë Manifestim u bashkuan motra, vëllezër, krijuesë edhe artistë nga Kosova, Shqipëria, Londra, Suedia, Greqia, Danimarka.
Populli anglez e shqiptar bashkuan duart dhe zemrat, mendjet dhe idetë, për të përqafuar ardhmërinë e jetës, me një botë ndryshe, një bote me paqe. Sigurisht, paqja nuk vjen me fjalë e as me tubime, por as me luftë: Jo!
Duke qenë pjesë e letërsisë dhe e artit, ne të gjithë, së bashku, përmes takimeve letrare tonat, përforcojmë dashurinë, qetësojmë zemrat dhe i tregojmë “shtresës” politike që, jemi ne artistët, ne populli, që e duam jetën pa luftë e skamje, pa gratacela e lukse. Ne e duam jetën të thjeshtë dhe më me shumë dashuri. Ne e dimë se çfarë do t’u lemë fëmijëve tanë.
Ne poetet dhe poetët, artistët dhe artistet e Diasporës, i rritëm fëmijët me dashuri dhe humanizëm. Nuk mund të quhesh, poet e artist, pa patur një shpirt të bukur dhe human.
Në këtë Manifestim letrar, na nderuan miq e mikesha të mrekullueshme nga shtete të mëdha. Na nderuan të rinj e femijë nga qyteti, ku unë jetoj.
Ju falënderoj me respekt të gjithë, pa përjashtim, për këtë vlerësim të madh...
Falënderoj për prezencën dhe pjesëmarrjen aktive si dhe mbështetjen në këtë Manifestim mbarëbotëror, në mënyrë të veçantë: shkrimtarin Sokol Demaku, me banim në Suedi, shkrimtaren dhe poeten Elhame Gjyrevci, me banim në Danimarkë; poeten Teuta Haziri, me banim ne Suedi; dizinieren Vivian Hajreti, Greqi; poetin Servet Bytyçi, Londër, poetin Sami Islami, Londër, poete Merita Isufi, Londër!…
Falënderoj, gjithashtu, zotin Benard Basha, për prezencën e tij në këtë Manifestim, për pëegatitjen e tij profesionale në prezantim të këtij Manifestimi, në dy gjuhë: shqip – anglisht! Falënderoj për ndihmesën e dhënë në përgatitjen dhe organizimin e Manifestimit vajzen time, Inën, dhendërin, të cilët u angazhuan me seriozitet në këtë nismë timen!
U munduam të konkretizojmë me sukses këtë Manifestim dhe ndjehemi, tashmë, të lehtësuar për realizimin e këtij synimi madhor, duke u bërë pjesëtar i këtij Manifestimi mbarëbotëror.
Gjithashtu falënderoj organizmat vendore ,të cilët na vlerësuan duke na ndihmuar me ambientet!
Ishte një përvojë e bukur për të gjithë ne.
Me respekt e dashuri për të gjithë ju!
Nexhmije Hasani, shkrimtare, Koordinatore e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, në ANGLI.
Sheffild, më 30 shtator 2018
Information
The Manifestation was successfully completed "100,000 Poets and Artists of the World for Change". We also joined the Manifesto in the Poets, Poets and Artists, Diaspora scholars, here in the city of Sheffield in Great Britain. It was a great honor for us to be on the long list of this Manifestation in over 150 countries, as well as the great honor that this embryonic initiative is committed, LNPSHA "PEGASI" ALBANIA.
We, the members of this manifestation, protested peacefully, through the value of our poetic and artistic spirit, for a world of different physiognomy. Personally, as the organizer of this event, thank LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, its President, Prof. Kristaq F. Shabani, for this initiative, which we also embraced in the diaspora poets.
In the premises of the "Rotherham Borough Council library", it was heard for the first time, the beautiful stamp of Albanian poetry. The song and echo of beautiful Albanian music were heard. In this Manifesto were joined sisters, brothers, creators and artists from Kosovo, Albania, London, Sweden, Greece, Denmark.
The English and Albanian people joined hands and hearts, minds and ideas, to embrace the future of life, with a different world, a world of peace. Of course, peace comes neither in words nor in gatherings, nor in war: No!
As part of literature and art, we all together, through our literary meetings, strengthen our love, calm our hearts, and show them the political "layer" that we are the artists, the people who love life without war and poverty , with skyscrapers and luxuries. We love simple life and more love. We know what we will leave behind to our children.
The poets and artists of Diaspora, have raised children with love and humanity. You can not be called, poet and artist, without having a beautiful human soul.
In this literary Manifestation, we were honored by wonderful friends and others from great countries. They honored young people and children from the city where I live.
Thank you all respectfully, without exception, for this great appreciation ...
I thank for the active presence and participation and the support of this worldwide Manifesto, in particular: the writer Sokol Demaku, residing in Sweden, the writer and poet Elhame Gjyrevci, residing in Denmark; the poet Teuta Haziri, residing in Sweden; dizinieren Vivian Hajreti, Greece; poet Servet Bytyçi, London, poet Sami Islami, London, poet Merita Isufi, London! ...
I also thank Mr. Benard Basha for his presence in this Manifesto, for his professional introduction in the presentation of this Manifestation, in two languages: Albanian - English! I thank for the contribution to the preparation and organization of the Manifestation my daughter, Ina, who committed herself seriously in this initiative!
We tried to concretize this Manifestation successfully and we are already feeling relieved to realize this major goal by becoming a member of this worldwide Manifestation.
Also thank the local bodies who appreciated this event by helping us with the premises!
It was a beautiful experience for all of us.
Much love and respect for all of you!
Nexhmije Hasani, writer, Coordinator of LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, in GREAT  BRITAIN
Sheffild, September 30, 2018
 
 
Përshtypëzime dhe mendime pwr manifestimin e zhvilluar në SHEFFILD n
Enrieta Sina “Urime, e dashur Nexhi Hasani! Jam gjithnjë e bindur se me përkushtimin që i ke dhënë në jetë artit, jo vetëm brenda "kufijve" të tu që vijnë e zgjerohen me krijimtari brilante, por di të bësh atmosfere dhe jehonë për krahët e Ëngjëjve të anëtarëve të LNPSHA "Pegasi-Albania".Një organizim i tillë madhështor tregoi edhe një herë aftesitë dhe vlerat tuaja, por dhe të shkrimtarëve në diasporë."100.000 Poetët dhe Artistet në menifestimin e tyre për Botën në Ndryshim" një manifestim ky i vlerave ndërkombëtare ishte mes jush një burim i ri drite dhe mirësie për cilindo. Forca e fjalës dhe gjithçka që ju bëtë ishte një përkushtim i suksesshëm. Ju uroj suksese në vazhdimësi!”
 
Kristaq F. Shabani
“Një nisiatore e guximshme, e cila mori përsipër të thyejë një "tabu", një guximtare në fushën e letrave; një organizatore, e cila vuri veten në një sprovë të fortë dhe triumfoi, falë aftësive të saj dhe karakteristikave, cilësive dhe virtyteve të spikatura. Një Manifestim i përmasave, i cili nuk mund të realizohet me kaq seriozitet nga shumë të tjerë, të cilët janë nisur në rrugë, por u kanë "prerë" gjunjët. Nexhmija e realizoi këtë Manifestim Ndërkombëtar, pasi në të morën pjesë poetë, poete, shkrimtarë nga vendet e tjera, duke i dhënë një pamje të bukur manifestimit, por edhe programi i ketij Manifestimi është një shembull kualitativ.. Ne bëmë mirë që ia besuam koordinatores sonë në Angli këtë Manifestim, i cili na nderoi, si LNPSHA"PEGASI" ALBANIA. Gjithashtu edhe prezenca e mjaft poeteve dhe shkrimtarëve , artisteve si dhe e të rinjve, të angazhuarve ishte një sinjal real pozitiv se ne kemi shumë energji pozitive për t'i hedhur në favor te paqes, harmonise,lidhesise, deshires se mire dhe kualitatives dhe prezantimit në botën letrare dhe artistike universale. Iu lumtë për realizimin e suksesshem të kësaj sipërmarrjeje të bukur pegasiane!”
 
Lefteri Metkaj
Nexhmije e nderuar!
Është evidente që ju me punën tuaj konkrete mblodhët në zemër të Evropës  poetë e shkrimtarë nga gjithe diaspora jonë dhe trojet shqiptare. Përkushtimi juaj në këtë organizim madhështor ka ngjallur admirimin e të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë, të cilët ju shohin të angazhuar në funksion të zhvillimit dhe afirmimit të vlerave të shoqërisë sonë gjithëshqiptare.
Ju gjithmonë veproni në mbjelljen e dashurisë, paqes dhe kulturës sonë!
Më lejoni t'ju them jeni e paarritëshme !Ju dëshiroj shendet dhe suksese!
Respekt! Urime!”
Nurie Baduni
“Nexhmije, vërtetove edhe njëherë që brenda teje flenë shumë pasione, disa prej të cilave kanë shpërthyer e janë në lulëzim, e të tjera presin të shpalosen me kohën. Koha u përket fitimtarëve, e ti po e vërteton që je një prej tyre. Je duke ecur në gjurmët e patriotëve të dikurshëm që luftonin për të treguar zërin shqiptar nëpër botë, ndërsa ti po e bën këtë aq bukur me pasionin brenda asaj qetësie që bërtet brenda teje dhe ne dëgjojme atë mes sukseseve të tua. Tani e nise një rrugë të re. Mos ndal më! Urime suksese të pafundme!” “SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR, NË NJË MANIFESTIM TË IDEUAR E TË ORGANIZUAR ME SHUMË PËRGJEGJËSI  Nga Prof.  Kristaq F. Sh C:\DOCUME~1\PERDOR~1\LOCALS~1\Temp\msohtmlclip1\01\clip_image001
Luiza Duka “Nga njerëz të thjeshtë priten gjera të bukura.
Surpriza më e bukur kjo, ishte kur shikon një manifestim madhështor, kur shikon drejtues të aftë që dinë të organizojnë evente kaq të rëndësishëm. Me bëhet zemra mal, kur shoh shkrimtaren, poeten e talentuar, në krye të këtij manifestimi, një femër e aftë, një organizatore e zonja, një grua e përgatitur. Është nder e krenari që kemi një përfaqësuese të denjë që, në mesin e Britanisë së madhe mbledh artista, shkrimtarë e poetë të mëdhenj. Krenari për ne që të kemi. Suksese akoma më të mëdha në rrugën e artit të uroj artiste e nderuar,
Nexhmije Hasani!”
 
Edlira Gjoni
“Nexhi, jam pa fjalë! Kjo është një punë kolosale që kërkon përgatitje të mëdha e përpjekje masive çdo ditë, deri sa të bëhet. Që nga koncepti, te axhenda, të ftuarit, sigurimi i mjediseve, akomodimi, logjistika. Çfarë pune ke bërë ! Jam pa fjalë!!! Nuk të them dot thjesht: "Bravo!" apo "Suksese!". Kjo që ke bërë është ngarkesë për një anije të tërë! 
 Very well done! I am deeply impressed! Cheers to you my dearest friend, the unique wisper of the Albanian love for poetry and writing! I am sooo proud of you!!!
 
Edlira Gjoni“Love you! Je dritë që shkëlqen atje larg. Më dhe kaq force, Nexhi. Jo me çfarë thua, por me çfarë bën! WAW! Çfarë zemre e bote paske mbajtur brenda vetes gjithë këto vite! Jam thellësisht e surprizuar, Nexhi, dhe e frymëzuar. Jo se nuk të njoh fjalën apo shpirtin. Ato t'i adhuroj. Por e njoh mirë angarinë dhe ngarkesën kolosale të organizimeve, si ky që ke bërë! You are so unique, my dearest, inspirational friend! Thank you for being YOU!”
 
Violeta Maliqi
“Nexhi, ishte një manifestim që vetëm një zonjë si ti mund ta arganizojë, me intuitë, inteligjencë dhe sharmin tënd . Gjithashtu  të pranishmit ishin një zgjedhje e denjë për aktivitetin. Prania e bashkatdhetarëve tanë ishte krenari. Suksese!”
 
Bardha Mançe
 “Urimet më të mira për ty, Nexhmije e dashur, pasionin dhe përkushtimin tënd në organizimin e një veprimtarie dinjitoze që promovon vlerat e artit dhe letërsisë tonë dhe rolin aktiv të artistëve dhe shkrimtarëve në jetën sociale dhe paqen në botë. Personalisht, jam tepër e emocionuar dhe të falënderoj edhe njëherë nga zemra që bërë pjesë të këtij manifestimi paqësor edhe Vivien me krijimtarinë e saj!”
Rezi Re
“Urime, e dashur, zemra mal më bëhetmal, kur të shikoj që shkëlqen në këtë Event të mrekullushem. Jam  tepër krenare për ty! Sa  mirë do të  ishte kjo botë të kishte të tillë njerëz si ty me shpirt me zemer plot humanizëm dhe tepër inkurajues për jetën. Shembull për të gjithë Love you!” 
 
Servet Bytyçi
“Ishte një manifestim dinjitoz, Nexhmije. .
Qendra Shqiptare Albanian Centre, me kryetar profesorin e nderuar Sami Islami, dha kontributin e saj modest dhe çmon vlerësimet tuaja, në emër te LNPSHA  “Pegasi” Albania.
Suksese te mëtejshme ju dhe gjithë pjesëmarrësve në këtë takim” .
Ismet Haziri
 “Na bëni krenar, kur përfaqësoni me penën Tuaj e vargjet e gjuhës së bilbilit edhe përtej Trojeve Shqiptare; jeni model pune e kulture! Paç fat e shëndet!
Urime!”
 
 
Top of Form
Bottom of Form
Top of Form
Bottom of Form
  Benard Basha

“Prof. Kristaq F. Shabani insiativa organizimi dhe përkushtimi i çdo detaji tek Znj. Hasani ka qenë një frymëzim dhe inspirim për të gjithë ne prapa skene. Ju falënderoj nga zemra të dy për këtë mundësi të botës së bukur letrare”.

Kristaq F. Shabani

“I nderuari Benard Basha ,ju falenderoj për angazhimin Tuaj në Manifestimin e organizuar me nivel  dhe për kontributin Tuaj si përkthyes në gjuhën angleze me kompentencë, gjë që ndikoi katërcipërisht edhe në suksesin tërësor të këtij Manifestimi, për t’u marrë shembull, gjithashtu dhe në realizimin e shkëmbimin universal të vlerave”.

Teuta Haziri

“ Ishte kënaqësi që ishim në mesin tuaj, një organizim shumë i bukur. Suksese  dhe faleminderit për të gjitha një falenderim i veçantë për  organizatoren  e talentuar znj.Nexhmije Hasani   dhe për të gjithë komisionin organizues të këtij aktiviteti të bukur”.

Anxhela Ziso

“Urime Nexhmije Hasani,  një manifestim shumë i bukur..., një krenari për të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm. Vazhdoni kështu…Suksese të mëtejshme në punen tuaj.

Merita Isufi

 “ E nderuara Nexhmije,  ishte kënaqësi të jem pjesëmarrëse në Manifestimin që ju organizuat. Aty u prezantuan vlerat letrare, kulturore, artistike dhe historike shqiptare nga poetë, poete, shkrimtare rdhkrimtarë, artistë dhe drejtues të organizatave të ndryshme, të ardhur nga disa vende të Botes. Ju falënderoj pa masë për ftesën, çertifikatën e nderimit dhe për librat që më dhuruat,  që mezi pres t’i lexoj. Ju uroj shumë suksese në vazhdim!”

Enny Milaqi Mekshi
“Mikja ime Nexhmije Hasani e falënderoj Zotin që më prezantoi me një person, si Ju … Jeni një femër, grua, nënë  dhe një mike e shoqe e përkryer.  Jam shumë e lumtur që bën pjesë në jetën time e në familjen time. Për njerëz, si ju, ka nevojë shoqëria e sotme. E
 sinqertë dhe me karakter të fortë që dallgët e jetës nuk iu gjunjëzojnë kurrë…  Kompliment dhe shumë suksese në organizime manifestime dhe në shkrimet dhe poezitë e tua… Ju falënderoj nga zemra që më bëtë pjesë në këto prezantime të veprave, librit, kulturës e dijes  si dhe  vlerave që miqtë tonë të përbashkët prezantuan si: SOKOL DEMAKU, ELHAME GJYREVCI, TEUTA HAZIRI, që na nderuan me prezencën e tyre, e cila do të thoshte shumë e shumë .. Gjithashtu, respekte dhe për të gjithë miqtë e mikeshat e tua,të cilat, të cilët që ishin prezent atë ditë të bukur  të datës 29 .0 9 . 2018…  Suksese të mëtejshme mikja ime dhe një falenderim shkon për Princeshën tënde, Inushen dhe dhendrin Tuajt, që i keni gjithmonë në krahë… Zoti, ju bekofte familjarisht!...
 Me respekt e dashuri nga Familja Mekshi…”.
 

Elhame Gjyrevci

 “Të gjitha i keni arritur me punë dhe mund… Ju lumtë, mikja ime e çmuar, Nexhmije Hasani! Nga  zemra ju falënderoj juve personalisht, vajzën dhendërin dhe vëllain  tuaj për mikpritje të ngrohtë që na afruat!”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi