Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Cikël poetik nga vëllimi "KOHËS I NDEZ BUZËT" i  KRISTAQ F. SHABANIT  Empty Cikël poetik nga vëllimi "KOHËS I NDEZ BUZËT" i KRISTAQ F. SHABANIT

29th October 2018, 16:04
"KOHËS I NDEZ BUZËT",VËLLIM NGA KRISTAQ F. SHABANI

“Shkëputa nga vëllimi im. i botuar disa kohe më parë, një cikël poezish dhe i publikoj këtu, por me një veçanti: Për ata, ato  që ndjejnë , kur i lexojnë  ...Është një format poetik... Titullin e kanë si “koncentrat” në fund  të precipituar. Kjo formë , tashmë , më ka profilizuar  dhe kopjimi është i kotë  pasi këto poezi janë botuar dhe në gjuhë të huaja…
Dua  që këto poezi  t’i lexojnë  ata, ato, që  i “durojnë”, pasi ndryshojnë nga përditshmëria … Dhe vështirësia  ka koeficent “mortal”...

                                                              Kristaq F. Shabani



1.
Në këtë sallë të meitizuar,
rrit përmasat KATASTROFA,
hapur si humnerë me dhëmbë,
plot smalt errësire…
Plot 12 dhëmbë që shqyejnë
katastrofën,
humnerën
dhe yjet…

Hapur


2.
Mbajnë erë
klandenstinët,
Verbimi
verbon vetveten…
Një fletë kalendari
teksa bie,
si gjethe e verdhë,
loton vrullshëm,
tund sqep…
***


3.
Këmbët, natyrshëm,
në një gjysmëiks,
përqeshin lulet e reve,
në qiell të pahapur…
Kokët çvirgjërohen
në hapësirën e plasur.

Kokëkëmbët


4.
Kërshëria ndrit
në sytë e qelqtë,

shpërthesë në
një frazim trëndafili…
Rripa përjetësohet
në emrin e Çames së ikur!

Shtëpitë
“nisen”
drejt
emigrimit.

Dilema 2




5.
Habita
akrepat e “orës” ,
teksa hapa të athta,
kthenin thembrat…
Nata
e humbi ndriçimin e Henës
së xhelozuar ,
nga mosputhja e planifikuar...
Ç’ngjet
me mbrëmjen e braktisur ,
si me një mol
të tharë e të harruar!

Ç’pret ?!






6.
Po loton
hapësira e mendimit
(në partiturë truri).
Papritur, lotimi
u kthye në breshërim.
(Ç’stinë!)
Ç’sythe mbetën
për t’u çelur ,
në këtë stinë,
ngatërruar keqas
me ditë të ngjyrta.
(Ç’ ngjyra!)
Hap gojën e ngjyrtë Ylberi…

Papritur




7.

Grahmat e fundit
i dëgjova në ajër...
Ajri u arkivolizua,

 papritur...
Qielli i pastër
u errësua ,
sikur
të ishte i mitur...

Mituri


8.


Çnderimi
fiton një ngjyrim të ri,
çngjyrimi hesht,
në një memecëri vjeshte
të divorcuar,
çlodhje pa tepërim
në një hark notash partiture.
Betimit i bie grushti...
Më tronditi
ikja pa nishan e fqinjës...,
(së ëndërruar
në një natë
cinike
flokëshpurpuruar...)


Roli i Ç-së



9.  
Puth,
deri në ngopje çasti.
(PH – 6 )
Këto buzë trëndafile
(Termostat i “pacipë”).
Sa buzët shkëputen
Hapësira nxjerr hile,...
Më jepni, zonjushë,
vazelinën tuaj
të lyhem…

Hileqare





10.
Vërda + llosje
në këtë hapësirë reje.
3 – 4 fjalë erotike
bymehen
( lëshojnë pubertitetin me thirrje),
ngjyejnë e lë+pijnë ,
në një konti + nent
të lëshuar në tempe+ra+tu+ra.
Thërret “dalja nga pubertiteti:
“Shpejtoni, kavalierë...” .
Zonjëzat gajasen
nga rrudhat në pas + qyra të thyera...


E thirrura e “përvlim”+


11

Pikpjek veten…
Mbështet kokën ,
ndiej përkëdhelje…
Në përmasa
të vogla
“seksoj” me
“hënën kaçurrele”…

***     
12.
Veshje
e
hollë,
e tejdukshme…
Truke
të padukshëm…
Sa mister
qenka
mbulimzbulimi!

Misteri i çakorduar
 
 
Reagime :

Musa Jupolli  Paris, Francë
Shëtitje në kohë të shkuar e deri këtu! Vargje të një ndjenje të filozofisë shqiptare të pakufi në formë e në realitet jo edhe ...
E përkushtimit dhe e ngjeshur mirë me simbole dhe metaforë që madhërojnë vargun dhe i japin të tërë fiuqinë artistike ideo- filozofisë së shoqërisë në paravijë dhe pas me gjithë tragjikën që është e pranishme! Lojë e poetikës me theks të ngulmtë mbi artin poetik ku autori Kristaq F. Shabani insiston në ngritje ideore, përmes pesonazheve që janë në shkapërderdhje të tërë, deri sa aromë e dashurisë merr ngjyrën e vet të dëshiruar, duke i vënë theksin në moral e jo , po atë e ngërthen vargu poetik! Në lexim e sipër, harrojmë ndodhinë, sa na përfshin stili dhe forma ! Urimet e mia, poet !”

 
Cikël poetik nga vëllimi "KOHËS I NDEZ BUZËT" i  KRISTAQ F. SHABANIT  C:\DOCUME~1\PERDOR~1\LOCALS~1\Temp\msohtmlclip1\01\clip_image001
Kristaq F. Shabani Për t'u dhënë një shkëndijë ngacmimi...Një profet tha guximthi: “Poezia lindi këtu dhe s'ka për të vdekur këtu...". Sot disa kalojnë në përmendje se poezia do të vdesë… Poezia s'ka për të vdekur kurrë, deri sa të ekzistojë: nteligjenca, finesa, eleganca, urtia, e zgjedhura, e mprehta, agmia, ylberi , ngjyrimi, ....
 
Gjergj Nikolla , Durrës, Albania
 
“Shabaniane e Kristaltë...
E kam thënë dhe herë të tjera: Poezia juaj ndërtohet si Atomi që perben lenden. Grimcat e vogla- elektronet fjalë-figura përbëjnë materien tuaj të krijimit, krejt të vecantë për llojin, pasi në poezine tuaj hyhet dhe ngelesh ne brendësinë e bukur dhe jo të zbukuruar, në një simfoni tingujsh jo të metaltë, por ëmbëlputhshëm që i del në simbolikën tuaj çdo pjesë e ciklit. Uni juaj i veçantisë...
E vështirë të të vjedhin, por mik, kanë falsifikuar dollarin e eurot, kurse poezitë t'i marrin kështu, sikur i keni shkruar...
Lutem qe kjo të mos ndodhë, por nuk mund të them se kemi siguri...
Sikur një fjale-simbol të të marrin e kopjojnë, mjafton...
Ajo që më pëlqen më shumë është se komentet të mberrijne nga PROFESIONISTËT...
Respekte e suksese më tej në vijimësi!"



Flora Peci , Mitrovicë, Kosovë
“Vërtet, vargje rrëmbyese! Poeti ngërthen në vargje kompleks temash të arta.Me simbolikë e metaforë të mprehtë ,me ide të veçantë filozofike,shprehet tragjika jonë dhe pastaj hyn në erotizëm dhe të bën të ikësh nga realiteti i hidhur e të zësh vend mes vargjesh lirike”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi