Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 "DIALOG ME POETIN" nga  PETRO DUDI  (Marrë shkas nga vëllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE)   i Kristaq Fori Shabanit) Empty "DIALOG ME POETIN" nga PETRO DUDI (Marrë shkas nga vëllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE) i Kristaq Fori Shabanit)

5th June 2018, 23:20
Një himn për veprat e prof. Kristaq F. Shabanit
Nga prof. dr. Bexhet Asani
Figura e prof. Kristaq F. Shabanit, në njërën anë dhe krijimtaria vëllimore, tepër serioze: qoftë në poezi, qoftë në prozë, qoftë në mendimin e tij të thellë kritik, është si një luan që s’ ke si e kap dhe vështirë sesi ta kapësh! Poeti Petro Dudi i ka dale përballë e me dinjitet kësaj figure të shquar të letërsisë shqiptare dhe me përmasa botërore. Vetëm një poet I regjur, siç është Petro Dudi, mund të bënte një përmbledhje të poetizuar e të arirrë artistikisht e estetikisht të dymbëdhjetë veprave të prof. Kristaq F. Shabanit, që u është referuar në fondin e madh libror të tij. Të përmbledhësh një vepër të tërë , vetëm në disa vargje artistike, është sa e vështirë, po aq e pamundur, pra të pamundurën poeti Petro Dudi e ka bërë të mundshme. Atë që e ka thënë poeti Petro vetëm me një varg, Balzaku do ta kishte vështirë ta thoshte me një roman!
- Tungjatjeta, Poet!
Ti, mjeshtër krijimesh vullkanorë e ajsberg.
Kur vërshon frymëzimi,
Ti detin urdhëron:
“Ngreu, bëhu mal!”
Dhe maleve u thua:
“Ju karvane gjigantësh të ngrirë,
Vazhdoni udhëtimin!”
Petro Dudi
E kush do të mund ta thoshte kaq bukur. Profesor Kristaq F. Shabani është në vlugun e krijmitarisë së tij. Ai me të vërtetë është një ajsberg në letërsinë tonë, I cili që prej kohësh ka kapërcyer kufijtë shtetërorë. Ju i keni ngritur një himn të merituar shkrimtarit të shquar Kristaq F. Shabanit.
Të lumtë, poet Petro Dudi! Suksese të mëtejme miku im i madh Kristaq F. Shabani!

PETRO DUDI
DIALOG ME POETIN
(Marrë shkas nga vëllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE)
  i Kristaq Fori Shabanit)

- Tungjatjeta, Poet!
Ti mjeshtër krijimesh vullkanorë e ajsberg.
Kur vërshon frymëzimi,
Ti detin urdhëron:
“Ngreu, bëhu mal!”
Dhe maleve u thua:
“Ju karvane gjigantësh të ngrirë,
Vazhdoni udhëtimin!”
*
Eh, Poet, Poet, superhabi!
S’pyet për djall,
s’beson në Perëndi,
Po ke një muzë, e çfarë muze,
Një muzë - zot.
Një tjetër ëndërrim,
Një tjetër botë.
*
Çdoherë e përherë,
Vargjet roitin në një gjuhë të pakuptuar,
Plot enigma joshëse,
veshur me mister.
Ky arti yt, Poet!
Kjo poezia jote e koduar!
*
Si kometë përshkon hapësira kozmike,
Dhe yjet i mbledh në një kaush,
Si fara luledielli,
si kikirike.
*
Tej e përtej i bie historisë,
Qysh nga kohët pellazgjike,
Ku rrënjë zë mugëtirë e njerëzisë,
E vazhdon e vazhdon
me kreshnikët e moçëm,
Deri te liliputët -
kokë e këmbë paça,
Njeringrënësit e sotshëm.
*
- Liliputët janë si miza pa krah,
Hiqen sikur u mësojnë të tjerëve
ABETAREN E JETËS,
E janë akoma tek -A-ja,
E mezi që lexojnë gërmë për gërmë,
Kur unë kam vite dritë,
Që kam mbaruar -Zh-në.
*
Fytyrë falso,
me diploma falso,
Me mençuri falso
e zgjuarsi kokëposhtë,
Komplet falso,
Kapedanë të poshtërsisë njerëzore,
Gjithmonë shtiren të shumëditur,
Gjithmonë të kapardisur,
Gjithmonë të hakërryer;
Unë Poeti
shkruaj në qiell.
*
Nuk jam demon,
Nuk jam magjistar,
Jam Poet
që qindis vargje nëpër vite,
Jo me fije ari,
po me rreze drite.
*
- Fantastik, alegorik,
Në thellësitë e thellësirave kredhur,
- Nga e fshehta dhe heshtja
harbohet kureshtja,
Dhe Zoti rri fshehur.
*
Ç’thonë yjet, galaktikat,
lashtësitë e mitologjitë,
Ç’thotë heshtja,
që pështjell fshehtësitë.
Unë Poeti i dëgjoj,
i kuptoj,
i lexoj,
Jam princi shtegtar erudit.
*
Jam poeti - habi
me “SELI NË QIEJ”,¹)
Me njëqind botë të ylberta,
Me njëqind diej.
Jam i tëri flakë e zjarr,
Më dihat “PULSI I DHIMBJES”, ¹)
Si një yll pulsar.
*
Dikur,
i vija rrotull Pomonës.
Tani kozmosit
i bie tejepërtej,
E i vij rrotull Tokës;
Tokës së moçme
që vet njerëzit e kanë tejplakur,
Tokës aq bujare,
që vet njerëzit e kanë përgjakur.
Fluturoj,
Turfulloj,
Rrezatoj,
E pyes me një britmë gjëmimthellë,
Ku është PJESA E RE E KOKËS?!...
*
Po vërtetë ku është?
Kush është?
Si është?
Kjo tymnajë e zhurmnajë,
me të vërtetë të çmend,
Po vërtet bota,
a ka patur ndonjëherë mend?
*
Hë pra ku është
te Mjegullnaja e Andromedës?
Tek e Bricjapit apo e Bridjallit?
Kope debilësh,
turmat e mjeranëve,
Udhëtojnë somnabul
pas lakmisë së tamaqarëve.
*
Dikur
shkrova për zërin e çuditshëm,
ZËRI I AMERIKËS, ¹)
“Zëri”
më i pasur i zërave të Globit,
Frymëmarrje e trurit të njerëzve,
“Zëri” që i prin kohës,
Duket si PJESA E RE E KOKËS.
*
- Ai ZËRI I AMERIKËS, - i thashë unë, -
Është vërtetë një përçudni;
Sikur na ke zbritur Diellin,
E ke vënë pikë mbi -i-.
*
GOLD BLESS AMERIKA!
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!
*
Po ç’fat,
na ka ardhur vetë Amerika,
Na mbyti lumturimi,
Hë pra, ku është vuajtja,
dhimbja,
frika?!...
*
Kanë ardhur vetë,
djelmoshat e dajë DOLLARIT,
Të mësojnë kalanderët tanë,
Yjet e zinj të karvanit,
Ata pra, TË SHITURIT,
që s’kanë halle, veç një hall:
vidh,
vra,
tall.
*
“Amerika e Vogël”, -
tha për Shqipërinë Lektor Batuta,
Po ku i gjen, mor ku,
këto shprehje kaq të thella,
Lulurina kaq të bukura?!...
*
Sikur të bëhej dhe Amerika,
si Shqipëria,
E gjithë bota do pëlciste nga zilia.
*
Ai tha: - Shpesh kujtoj Tatën (gjyshin) ,
Tatë shtegtari,
e Tatë amerikani.
Kur ishte në Amerikë,
kishte mall për vatrën e parë,
Kur vinte te vatra,
i hanin duart për DOLLARË,
Kur shuante një zjarr,
tjetrin ndizte malli;
Kur shuante zjarrin tjetër,
sërish ndizej i pari.
Eeh, Tata, Tata,
tërë jetën shtegtar!
S’iku dot tek atdheu tjetër,
Prehet këtu,
tek atdheu i parë.
*
Atdheu,…
Plot krisma,
Plot klithma,
Plasëm, or plasëm,
Duket sikur kombi ka lindur me astëm!
*
Sëmundje brejtëse,
eeh, kombi i mjerë,
Ndarë trungu në pesë pjesë,
nga “VILARËT E VERDHË”.¹)
*
Jehona grykëlavosura,
jehona, jehona,
“LODRIMI I MADH I VDEKJES”, ¹)
Dhimbje dhe revoltë
dikur Kosova.
*
- Poet!
Shpirti i ngjan një syri të tejdukshëm,
Që fluturon e dëgjon,
Që loton e flet,
Që buzëqesh e hesht.
*
Nga lart e nga larg,
Si shpend gjigant,
Shikon në luginë
Lliarin - folenë e vogël,
E njëherazi,
Në shtigjet e livadhet,
si një djalkë i vogël,
E ndesh tërë mall,
në Lliarin e madh.
*
- Eeh, Lliari,
prehri që më përtërin!
Foleza e pare,
ku morën udhë ëndërrimet çapkënë,
Buronja e pashterur e mallit,
e frymëzimit tim.
*
Natyra është e zgjuar
e ka derdhur tërë madhështinë,
I kam shkruar me një frymë
te “KRONIKA E QYTEZËS”; ¹)
Mijëra lule llojlloj,
Banoret e vetme të mbytin me aroma,
Betohem!
Lliari me pesë shtëpi,
Ka qenë madhështor si Roma.
*
ZA - GO - RI - a ime,
Krahina ime,
Krenaria dhe dhimbja ime,
Një bukuri e shkretuar,
e harruar,
e masakruar;
Ku janë, ku,
bijtë e saj të zgjuar?
*
S’më rrihet,
Më hanë këmbët për udhëtim,
Më hanë krahët për fluturim,
Ky shpirti im përherë i frymëzuar;
O njerëz!
Unë jam Poeti -
“PROFETI I LIRUAR”.¹)
*
Në xhungla qytetesh
endem me brengosje rraskapitëse,
Varganë - mijëra pikëpyetje,
Taborë - taborë -
mijëra pikëçuditëse.
Endem në majëmali
e në fund të honeve,
Si gjeologu
që studion shtresat e tokës,
Zbërtheva shoqërinë
te “VILA E FORMACIONEVE”. ¹)
*
Qielli i mugët
Dhe deti i jetës nxin e mërdhin,
E shoh krejt lakuriq;
I shoh njerëzitpeshq,
Që hanë njëri-tjetrin, ç’pyet,
“KRYEFJALA E FATALES”:¹)
F A T A L I T E T.
*
Ku janë Jetarët?
Ku janë Urtarët?
O kohë, ku e ke dritëgëzimin,
ku e ke dashurinë?
Edhe ky shekull
si zvarranikët e shkuar,
“SHEKULL I LOTUAR”¹)
*
Njeriu nga vetvetja i mashtruar,
i robruar,
i zhgënjyer,
Loton e loton,
“VIRTYTI I THYER”.¹)
*
- Poet hata.
Ti s’je djali i Poseidonit mbi Pegas,
Vetë e ke shkruar te
“GIJOTINA E SYRIT”.¹)
Syri është dhe tamaqar e ziliqar,
Syri të ha.
*
Kalëro Poet,
kalëro mbi Pegas!
Në shkretëtirën zhur
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi