Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“ Forca e ritmit dhe e figurimit poetik në një vëllim me titull  “ Fuqia e dashurisë” e Gaqo Apostolit” (përsiatje)  Nga Prof. Kristaq F. Shabani Empty “ Forca e ritmit dhe e figurimit poetik në një vëllim me titull “ Fuqia e dashurisë” e Gaqo Apostolit” (përsiatje) Nga Prof. Kristaq F. Shabani

24th January 2020, 00:31
LNPSHA "PEGASI' ALBANIA (IAPWA "PEGASI' ALBANIA
GJIROKASTËR , 15.01.2020
Fillesën paqja e ka te një buzëqeshje , si kjo juaja sot në këtë auditor
“ Forca e ritmit dhe e figurimit poetik në një vëllim me titull “ Fuqia e dashurisë” e Gaqo Apostolit”(përsiatje)
Nga Prof. Kristaq F. Shabani
Një dalje e dytë në oqeanin e figurimit e krijuesit Gaqo Apostoli, pas librit të tij të parë me titull “ Ç’ma trazoi jetën një grua” del me librin e tij të dytë “ Fuqia e dashurisë”,himnizim tribronkesh.
Një gjuhë e prekshme e kuptueshme, pa tjerrje dhe e pathurrur gërshetë. Autori flet me shkathtësi mendjeje dhe shkathëtësi lëvizjeje, nëpërmjet krijimeve të këtij vëllimi si te krijimet: “Me të tjera duar mundem të të prek (Yllësia qiellore i foli shpirtit tim; nuk ta prek dot lëkurën e lëmuar, ndjehem i ngurtësuar...Ndoshta do të mundem, me të tjera duar...
Lartohet mendimi se po të humba, në shekuj të tjerë do të kërkoj dhe do të të gjej sërish…Tratativa këto thirrore për të zgjuar dhe vënë në sprovë të dashuruarën , të bukurën, qenien gjallesore plot ndjenja, të paqtën autoritare në një pentagram ndjnjash lirike.
Një këmbëngulje e dalë me vrull nga shpirti në formë të një betimi fortësor. Autori pohon vërtetësinë se “Mbrëmë nuk munda të të them asgjë… Përveç disa kotësive në errësirë, të shpërthyera në çdo çast për ty në shpirtin tim të mirë., asgjë më shumë… Ah, dashurimi i pafajësisë! Flasin thekshëm e thukshëm: Gishtrinjtë e kallkanizuar ngjasuar me stalagtike.
Si paraqitet “Eko- diagram” poetike e shpirtit?
I tillë dhe shpirti në këtë mbrëmje të pamundur…Kush e ndaloi zemrën të thoshte dy fjalë të bukura e shprehëse ndjenje, kush? Pikëpyetja retorike nuk është në gjendje t’i përgjigjet vetvetes…Ah, filtri i trurit..Buzët ngrinin nga shpërthim të qeshurash…Një epilog vuajtje… vuajtësirë në një malnajë ndjenjash në vetën e parë.
Gjelbërimi, simbolizim pranveror, gjithmonë i pranishëm gjelbëron dhe shpirtin:
Ti noton në detin e gjelbër miliona përkëdhelje; I fshehur jam në puhinë e detit që ëmbël fërfërin mbi petalet e trupit të brishtë; kur padashur, me dashuri, të grricin gjinjtë;currilat e dushit që, si gjarpërinj të tejdukshëm futen nën lëkurën e mëndafshtë.
Në vazhdën e këtij meteori, kur në qiellin e gushtit shuhet me dhimbje. Jam në ulërimat e frikshme të tërbimit të qiellit që po nisen papritur nga shpirti i gjithësisë, duke marrë me vete gjithçka që do të mbetet pas këtij cunami të dashurisë.
Ne lindëm në kohë të ndryshme... Ne lëvizim në plane të ndryshme, paçka se drejtimi i jetës na duket njëlloj...“Do të më mungosh edhe një shekull tjetër”
Sonte tërë natën nuk vura gjumë në sy, nëpër çarçafë të bardhë gënjeshtrash, nën ajrin e ngrohtë të pasmesnatës së lagësht përpëlitej qenia ime; Zgjata dorën të prekja në ajër shpirtin tënd
zemra gati u çmend, nga pamundësia e shpërthimit të një klithme të fundit.
Ka veç pak kohë që ti më je shfaqur në këtë jetë, pasi më mungove në tërë orët e shekullit të vjetër. Oh, tani që dua të të kem pranë për mijra ditë e netë më duket se do të më mungosh edhe një shekull tjetër.
Pra larmi tematike dhe diagram dashurie embarturmbi krahë e supe diagrame , duke pasthirrmuar me epërsi ndjenje …
Ja një arkitekturë solide:
Ma kthe të Hënën më shpejt
Tani, ndjej se koha fillon e zvarritet...
Apo, ndoshta, ka ndërruar shtrat
në hapësirën pafund,
ku rrjedh zakonisht.
Më thuaj diçka tani, të lutem…
diçka, të drejtpërdrejtë,
kështu më duket
se do të ma kthesh të Hënën më shpejt.
Kjo kërkesë ligjitime ndjenje në favor të frazës sëmbetur përkohësisht jetime, në tentimin e përbashkimit: Bashkë ndjejmë Agimet e Paqes
Figuracioni ne veprën e Apostolit:
Dashuria e pasqyruar si nocion dimensional shprehet, katërcipërisht, në këtë paraqitje figurative, e cila prek tematikë, detaje, kahje, pika horizonti,rrok hapësirë, botë shpirtërore, pasi është produkt i saj, vullkanizon, nxjerr lavë ndjenjësore, ka shpërthesë puthërimi… Në këtë dashuri veprimon fjala, syri, buza, prekja, detajimi, fruti dhe lindja e qendrimit dykahësh. Dashuria e Apostolit ka phashin e saj, matur në termostrate ndjenjash. Le të përdorim karakterin ilustrativ me “materie ndjenje” apostoliane:
Nëpër natë ti më shtrëngoheshe pas trupit, më mungonte veç kurora e mbretit.
Një shportë me karafila, digjeshin si zjarr lulet, në mbrëmjen napolitane...që na përvëlonin çdo natë në shpirt, duke u djegur në buzëmbrëmjen napoletane… (Karafila në lungomaren e Napolit)
Çdo natë më shfaqesh si një ëndërr e bardhë që rend flokëlëshuar e etur nga dashuria dhe vjen të pijë fshehurazi në oazet e poezive të mia. Shndërrimi inkadeshent i ndjenjave në: “Meteorë gurë të zjarrtë që ndizen e shuhen brenda meje dhe kërkojnë të ridigjen sërish hapësirave të shpirtit tënd.
Mbi kuajt e bukur të poezisë kalëronim të hazdisur të dy hapësirave pafund të marrëzisë”.
(Mos ki frikë nga poezitë e mia)
Mos ki frikë nga poezitë e të talentuarve, ato shpalosin të paqtën,botën shpirtërore.
*
Të tërheqin vëmendjen e analitikës për të lëshuar “mendimin analitik” krijime të tilla si” “Ëndërr dashurie”
Poezi e karakterit peizazhor shpirti dhe klimatike e ndërlidhur dhe me dialogim; kalërimi dashuror i ëndrrës mbi “ lartësi relievesh”, zjarre, duke figuruar e simbolizuar trupnajat e dy gjinive, teksa aktronin realizim ëndërror kalërim poetik duetik këngëror me prezencë “dushkajash, burimesh, honesh, ëndërrim dashurie e veshur me një rekuizitë të shndritshme : “Mes klithmash u hap membrana e jetës, kupola e saj u ekzaltua; Ti vdes, si lulja nën brymë,nën bekim Perëndie... Në cast, u ndjeva krejt i vetmuar, doja të flirtoja në krahët e gjumit paqësisht”.
Le të bëjmë një ndalesë të nevojshme,por me “akrepa” ore poetike që lëvizin:
Përfundesa e këtij vëllimi sintetizohet thjesht dhe natyrshëm në një skicim poetik, në format poemthi, ku protagonistë është dueti: Autori dhe Prindi i tij qiellor.
Kjo është një prurje, një gjetje.Në këtë kontekst, duke përdorë monologimin dhe aliteracionin, personifikimin, por me një veshje ndjesie narrativohen të vërteta të mëdha, të cilat etapohen sipas ndodhive të fragmenteve jetësorë, duke prologuar që nga lindja, fëminia, adoleshenca, shkollimi, burrëria e deri në profilizim..., pra në një shkallinë jetësore ngjitjeje, ku barometri emocional mat vrullshëm; botën emotive, emocionale të të rriturit dhe ndjesitë konstatuese të jetës, teksa ecen pa vrull ose me vrull, me prurje dhe pa prurje, mendjesi dhe me lëngata ...
Monologimi (vetëpërgjigjës)
Nëpërmjet paraqitjes të një peizazhi të dhimbshëm njerëzor, ku ndërthuren e gërshetzohen: Akull, zjarr, dëshirë, prag dhimbje, dëshpërim, dhelpëri, ujqëri, drithje, hidhëresë, gënjeshtarizëm, çuditësi...
Ndihet prezenca eufemike, por edhe euforike me ndjenja të forta të gëzim- kënaqësisë- lumturisë, por dhe e shfaqjes depresionale, si rrjedhojë e prezencës së emocionit negativ dhe stresit.
E gjetur dhe dinamike është mbartja e teorisë “gjethore” të rënies: Konstatimi i rënies së gjetheve të zverdhur a procesbashkëshoqërues së toku me rritjen: rënia e tyre papushim, trishtimi i rritur në shkallime për gjethe të rrëzuara nga vrullshmëri erash, rënie e gjethe zverdhues këputur prej jetës.
Në ballësinë e kohës, Autori ndez zjarre, por nuk harron kurrsesi që në një ditë të kësaj kohe do të largohet apo do të “bier” nga pema e jetës si një gjethe e zverdhur, e nemitur… dhe nxjerr nga çiltësria betim fortin:
Mes këtyre Njerëzve të mirë, Pranë të cilëve u linda, dhe ...Pranë të cilëve do të vdes.
Edhe përzgjedhja e rrugës së zgjatur mbi botë “bërë” nga njeriu, ishte ajo e rrugës e Prindit qiellor, e rrugës së tij të besueshme, e rrugës së ndershme me diellëzim fortin…
Përballë kësaj rruge, rruga e pandershme e Antinjeriut, e kufomave politike e lukunisë marrarendëse e marrarendëse e klithnimeve, e ulëritjes drastike trumbetuese e kahjes negative me epsh dhe pa fije dukuri burrërie, e cila shprehet me një figurim elegant në këtë rast: “Retina e syrit të tyre nuk mbart dritë, Është një kënetë hipokrizie”.
Epilogimi i këti poemthi ka një çelës kodik që duhet gjetur.
Me këtë vëllim, autori Gaqo Apostoli ka hedhur një hap më shumë në “poetikë” duke kërkuar më të bukurën më të mirën, duke e dashuruar qenien, duke hyrë në detaje të saj, duke krijuar një lidhësi , e cila i shkon për shtat : poezi- këngërim, por, duke u nisur nga aftësia e tij , ardhmëria, në se ulet me aftësi në “kolazhin poetik” ai ka për të sjellë te lexuesit vepra poetike më të temperuara, më të këngëruara , më të arrira, pasi mundësia është ekzistenciale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi