Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"MIMMO, NJË TALENT I RRALLË I KËNGËVE ARBËRESHE DHE SHQIPTARE" nga Prf. Bexhet Asani Empty "MIMMO, NJË TALENT I RRALLË I KËNGËVE ARBËRESHE DHE SHQIPTARE" nga Prf. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:58
FlagMIMMO, NJË TALENT I RRALLË I KËNGËVE ARBËRESHE DHE SHQIPTARE
 
       Mimmo Imbrogno u lind në Zvicër në vitin1969. Rrjedh nga një familje kurbetçinjsh, me tradita arbëreshe. Prindërit e tij ishin me punë të përkohshme në Zvicër, si emigrantë ekonomikë. Në Kalabri u kthyen nëvitin 1974, kur djali i tyre Mimmo ishte në moshën 5 vjeçare.
Nëna e tij një zonjë e rëndë, me të gjitha tiparet e një nëne arbërore thoshte: “Gjithmonë në tryezë, e në shtëpi do të flitet vetëm arbërisht!” Në këtë frymë u edukua edhe Mimmoja i ri. Që në moshë relativisht të re i lindi pasioni për muzikën. Në moshën shtatëvjeçare filloi të mbante në duar dhe të luaj me flaut dhe harmonikë, thjesht natyrshëm si autodidakt, pa ndjekur ndonjë kurs të muzikës.
[size=35] [/size]
Mimmo Imbrogno dhe Maria Cristina Imbrogno
 
Për përpjekjet e tij të para në muzikë Mimmo Imbrogno do të kujtojë: “Kontaktet e mia të para me muzikën dhe këndimin arbresh filluan që në moshë të re, me serenatat e kënduara, që u bëheshin nuseve para dasmës. Pastaj me grupin e parë të shkollës së mesme në Frasnitë (Frascineto), ku unë jetoja e ku këndohej dhe prezantohej tregimi i "Kostandini dhe Doruntina". Vijoi pjesmarrja ime me grupim të dytë, ku bëmë shumë aktivitete, pothuajse në të gjithë Italinë qendrore dhe jugore. Në të njëjtën kohë, unë kisha krijuar një grup italian muzikor pop.” 
Mimmo Imbrogno dashuron vajzën Caterina Zaccaro, fejohet me të dhe këtë dashuri ata do ta kurorëzojnë me martesë në vitin 1994. Pas martese ata do të kenë një vajzë, të cilën do ta pagëzojnë Maria Cristina. Kristina e vogël nga të dy prindërit u rrit, me dashurinë dhe me krenarinë e të qenit ARBËRESHE. Ia mësuan gjuhën e të parëve të tyre arbërishten, të cilën gjuhë paraardhësit e tyre e kishin ruajtur për më se 5 shekuj.
Më tej Mimmo Imbrogno për aktivitetin e tij rrëfen: “Në Çifti (Civita), një qytet tjetër Arbëresh "i quajtur Perla e Arbërisë" lindi një bashkëpunim i bukur e një eksperiencë e gjatë me një grup tjetër "Folk arbëresh" me të cilin unë këndova, luajta si instrumentist bashkë me vajzën dhe gruan time, e me shumë arbëreshë nga Kalabria dhe Sicilia”.
Mimmo Imbrogno dhe Maria Cristina Imbrogno

Në vitin 2011 udhëtuam në Shqipëri - Vlorë (sapo zbrita, unë e putha tokën arbërore - shqiptare), një emocion i papërshkrueshëm, me mirëseardhje të jashtëzakonshme, si dhe më pas në Kosovë, Prishtinë etj.
Gjithnjë duke kënduar e luajtur me instrumente kitarë e fyell, vazhdojmë muzikën arbëreshe,me grupin "Vëllezërit arbëreshë" një grup që e krijova unë bashkë me vajzën time, një grup muzikor hulumtues, për nga cilësia e muzikës dhe kujdesi për këngët.
Unë, Mimmo Imbrogno, vajza ime Maria Cristina, Camillo Maffia, një mjeshtër profesionist në fizarmonikë dhe një miku ynë, Michele Greco, filluam nga prezantimet artistike në Kalabri.
Më pas realizuam një projekt që grupi "Vëllezërit arbëreshë" filloi me koncertin e parë në Zagreb 2016, për festën e flamurit. 
Kemi bërë dhe prezantime të ndryshme me institucione zyrtare të komunave dhe prezantime kishtare, gjithnjë në arbërisht.
Prezantimet vijuan,me një tjetër koncert në Zagreb në vitin 2017, e më pas grupi që u zgjerua me artistë si Emiliana Oriolo, Daniela Fusha, Francesko Durante, Pasqualino Mitildieri bëmë koncerte në Sirnach të Zvicrës në vitin 2018, një projekt me titull "Nga kënga antike arbëreshe, te lirika shqiptare", në bashkëpunim me artistë shqiptarë, që u prezantua në "Kështjellën e Krujës" në Çifti (Civita) Kalabri, Francë, Gjenevë e Friburg të Zvicrës”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi