Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

   “Lirika dhe epika e poezive të Xhevat Limanit”  Nga Dr. Hekuran A. Rapaj Empty “Lirika dhe epika e poezive të Xhevat Limanit” Nga Dr. Hekuran A. Rapaj

12th June 2023, 23:07
“Lirika dhe epika e poezive të Xhevat Limanit”
Nga Dr. Hekuran A. Rapaj
Terri apo Drita?
Të nderuar pjesëmarrës!...
Është shumë interesante dhe më shumë një veçanti që, rrallë i ndodh një krijuesi: Një aktor ndërkombëtarisht i aktivizuar, strugani shqiptar i vlerave sipërore, aktor profesionist, realizues i mbi 100 projekteve aktore dhe mbi shtatë mijë shfaqje të ndryshme në mbi 80 vende të botës, themeluesi dinjitoz i Teatrit shqiptar në zemër të Kontinentit amerikan, themelues i disa institucioneve artistike, regjisor, moderator, komentator, deklamator, krijues dhe botues i disa librave, kryesisht në dramë, poemë dhe në letërsinë e lirë, befason ne, admiruesit e tij, lexuesin dhe më gjerë me këtë botim, ku lidhja harmonike e titullit me përmbajtjen sjell një risi krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të njohim Xhevat Limanin.
Gjatë gjithë karrierës së tij si regjisor dhe aktor, veprimtaria e Xhevat Limanit është vlerësuar në tituj dhe çmime nga më të ndryshmet nga Lidhje, shoqata, klube shkrimtarësh, poetësh dhe artistësh në SHBA, Kosovë, Maqedoni, Itali (tek arbëreshët), Brazil dhe në disa vende evropiane.
Por të jemi realistë. Në Shqipëri, Xhevat Limani mori një njohje dhe vlerë meritore, nën kujdesin dhe promovimin nga LNPSHA “Pegasi“ Albania, që kur u anëtarësua dhe kur Presidenti i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëvesi dhe i Akademisë Alternative Pegasiane, gjuetar i zgjuar i krijuesve, i bëri “rrjetën” e merimangës dhe e mbështolli në pjesën uragane të oqeanit Pegasian, krijuesin artist me një perspektivë vlerash, Xhevat Limanin.
Njeriu i ditur dhe vizionar Xhevat Limani, shpalosi këtu, si kudo, por si asnjëherë, talentet e tij krijuese në shkëmbimin dhe transmetimin universal të vlerave midis dy kontinenteve. Vlerësimet dinjitoze të drejtpërdrejta dhe përkushtimi për të lartësuar meritën e këtij personaliteti shqiptaro-amerikan, që nga viti 2018, ngjiti shkallët në nivelet që meritonte, që ishte një domosdoshmëri njohjeje nga mbarë kultura letrare dhe artistike shqiptare. “Kalorësi i Skënderbeut” dhe “Nderi i Qarkut” Gjirokastër befason lexuesin me vëllimin poetik të një dimensioni pjekurie ndryshe nga krijimet e tij të mëparshme: “TerrADritë; Lirika e përzier me epikën. Hajde gjeje!
Gjithkush nga ne në sallë, poezinë e ka patur pionieren e parë të krijimtarisë letrare. Gjithkush nga ne krijuesit, nuk i kemi shpëtuar dot ndjenjës së fshehur apo të hapur për dashamirësi njerëzore. Edhe sot, gjithashtu, shpirtrat kanë nevojë për lirika të sinqerta dhe me një frymëmarrje optimiste.
Në teknologjinë e rrjeteve sociale, në urimet mëngjesore të jetës, një shprehje “zemër”, “të përqafoj”, “të puth me mall” etj., janë emocione metaforike, jetësore lirike. Të japin oksigjen, shpresë jetësore, për të qenë aktiv dhe i mirëkuptuar në grupin e njerëzve që të respektojnë.
“Nëse, para kohe ndodh të vdes,/Mos vajto, e dashur, por veç kujtomë!/Përshpirtshëm lutem në gjunjë,/Era buzët le të m’i njomë.../Nektari yt rrezaton dritë,/Terrin ta shmangim tutje...,/për Dashurinë... (poezia “Lule shtatselvi”, duke vazhduar me mjaft të tilla si p.sh,  “Dashuri oqeanike”, “Unë dhe Ti”; “Brenda në fluturake”; “Të kam vënë në provë”, “Cikmë dashurie”, etj.)
Nuk më duronin/numrat ziliqarë,/Vëngër më kundronin me xhelozi,/Më shihnin shpesh/edhe si të marrë,/Por unë s’lodhesha për ta,/por për Ty,/E Shenjta Dashuri!...
Shumëherë, në këtë atmosferë jete të mbingarkuar dhe me shumë të papritura sigurie, na hipën një mërzitje dhe stres i fortë, hera-herë i justifikuar dhe në mjaft momente i pajustifikuar. Poetët e kanë quajtur këtë fenomen melankoli, ndërsa doktorët e justifikojnë me atë që quhet nevrasteni.
Po të shkojmë e të diskutojmë me Xhevat Limanin, ai do na këshillojë interpretime, këngë e vjersha lirike që të shërohemi. Po të shkojmë te doktori, do na japë ilaçe dhe, për t’i kriposur ato, na cakton edhe farmacinë. Po të shkojmë te profesor Kristaq F. Shabani, këshillon: “Ndrysho stilin e krijimtarisë, më kreativ dhe qëndro brenda familjes Pegasiane”.
Çfarë duhet të bëjmë? Shumë e thjeshtë: Të merremi me Pegasin dhe me poezitë lirike të Xhevat Limanit, sesa të marrim luminale qetësuese.
Unë të desha pa limite e pa kufi,/Lulja ime metaforë,/Ishte marrëzi apo dashuri,/Flet ëndrra jonë kurorë,/A thua, vallë?/Ti hesht! Të dua, se shkëlqen si dielli,/Nusëron më bukur se qielli...(poezia “Fara”).
Pra, kush mund të jetë ilaçi i sotëm: Leku, siç na porosit doktori, apo krijimtaria dhe anëtarësimi në familjen famoze “Pegasi”Albania?
Duhet pranuar që ritmi evolutiv i njerëzimit shkon përpara. Në “alfa” nuk kthehet kurrë. Ata që mendojnë se duhet të ngelemi vetëm në të shkuarën e të kënaqemi me aq sa kemi arritur, si individë apo si kolektiv, nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të kujtojnë me nostalgji kohët që shkuan e vanë, bashkë me Hanko Hollën e poetit të njohur vlonjat, Ali Asllani. Një kodrinë e tërë, një filozofi e tërë është brenda në këto fjalë, që përputhen kohezionalisht me vlerat dhe përkushtimin krijues të Xhevat Limanit.
Lulja ime,/Ti sot ke ditëlindje!/Dhurata e parë/pesëdhjetë e dy vite që ka ngjarë...Ç’të të falë tani?/Të gjitha t’i kam sjellë,/plot me dashuri,/kopshtin kam mbjellë... Unë zemrën, kur ta dhashë/Ti më fale veç pranverë!  (poezia: Ti sot ke ditëlindje!) ose te poezia “TerrAdritë”:
Asgjë, nuk fillon pa dashurinë e parë!/Kur valët me hënë përplasen në breg,/Vajtojnë në heshtje shkëmbinjtë e thepisur,/Terri mundohet t’i hap dritës mes resh një shteg,...
Edhe bota e sotme është e çuditshme që nuk dimë se kujt t’i trembemi, kujt shpëtimtari t’i ngjitemi që refuzon të ardhmen dhe s’pëlqen zhvillimin, të renë, që ëndërron vetëm e vetëm si të rindërtojë të shkuarën e vdekur. Xhevat Limani i ka kapërcyer këto pengesa, madje dhe një oqean të tërë.
Fluturova vetëm qiejve të paanë,/reve hijerënda e të zymta turbullirë,/Dridhjetrokitjet më vrisnin mbi oqean,/Sa herë ateroja pistave fluturakeshtrirë! (Poezia; “Nuk zura vend, askund nuk zura...”)
Struktura e shoqërisë sonë na detyron domosdo të shkojmë përpara, madje, me hapa të shpejta dhe të sigurta. Ne lindëm të përbuzur,/qëndruam edhe pas grilash në këmbë,/nuk deshëm të vdesim pa këngë,/ndaj presim pleqërisht melodinë e vjetër./Jetojmë dashurinë pa ëndërruar kohë tjetër. (poezia: “Ashtu ishte shkruar”).
Të bëjmë brenda një kohe sa më të shkurtër atë që krijuesit, shoqatat e krijuesve apo të studiuesve të shoqërive apo kombeve të tjera e kanë bërë dhe po e bëjnë me shekuj. Koha e ndryshimit ka filluar e suksesshme. Ndërveprimi aktiv i Akademive Pegasiane Shqipëri-Brazil ka hedhur një spirancë të jashtëzakonshme promovimi ndërkombëtar për mjaft krijues e studiues të kombit tonë. Duhet theksuar me krenari dhe mburrje për punën e madhe e të jashtëzakonshme të rakorduar midis profesorëve Magna Aspassia Fontenelle dhe Kristaq  F. Shabanit.
Jeta e sotme komplekse na e imponon. Lufta kundër botës së vjetër mentare e krijuese është etapa e parë, në mos etapa-bazë, siç na mëson autori, në zhdukjen e territ e ndërtimin e dritës, të së ardhmes shpresë plotë dhe dinjitoze.
Krijesën time s’e duroj të më gjykojë,/As sot e as nesër, kur të mbetem kërrilë,/Nuk mund ta fal kurrë atë që s’e duroj.../Si mund të sillem si hut, kur jam bilbil! (Poezia: “Unë jam vetëm”)
Ne jemi një familje e madhe, një institucion, ku përditë rritemi cilësisht dhe bëhemi transmetues të jashtëzakonshëm të vlerave e virtyteve kombëtare të shoqërisë së sotme shqiptare. Autori na këshillon që të hedhim shikimin mendor më larg e më në gjerësi të problemeve tematike të krijimit poetik e letrar.
Ata në lindje me teatër,/Prosllavistë dhe servilë,/Ndërsa unë i përzënë, mbeta në perëndim,/Aty, ku lind dielli për ne,/Artist pa Atdhe,/Me dashuri oqeani,/Unë shpirtmadhi,/Xhevat Limani... (Poezia: Unë në perëndim për të shkuar më tej te poezia “Dekoratorët”):
Ngrehu, o popull, dhe qëndro me grusht,/Shembi rekrutët, të mjerë argatë,/Kosova, kurrë, nuk ka qenë më ngushtë,/Nga xhambazë që krekosen në shtrëngatë.
Disa poetë/poete i njoh duke ua lexuar vargjet nëpër rrjetet e tyre sociale personale apo të grupuar. Çuditem me disa prej tyre që tregohen shumë më pak të arsyeshëm ndaj kritikave apo vërejtjeve dashamirëse që tek-tuk u bëhen. Disa prej tyre janë më pak të arsyeshëm se ç’tregohen në fjalët e tyre gjatë bisedave të zakonshme. Mos vallë këta krijues i konsiderojnë vargjet e tyre thjesht si një çështje ndjenjash? Mos besojnë vallë në një mënyrë të përgjithshme, se ka gjëra që janë thjesht ndjenjë, apo publikime personale? Ne e besojmë këtë, por këta krijues të familjes tonë duhet të dinë të paktën se edhe ndjenjat mund të jenë po aq të rreme sa dhe idetë e tyre të hedhura pa organizim në vargjet e tyre. Ky fakt, meqenëse jemi këtu, duhet të na nxisë të jemi më të matur.
Kemi dhe disa poetë, sidomos fillestarët, që duket sikur kanë frikë t’i bashkohen familjes tonë magjike, kur frymëzohen se mos gjithçka që vjen nga arsyeja e largon frymëzimin. Kësaj duhet t’i përgjigjemi, se një tërheqje e tillë është thjesht një absurditet. Kjo është provuar nga dhjetëra e dhjetëra krijues të sapoardhur në familjen tonë, dhe në pak vite ata janë promovuar, madje të profilizuar dhe profesionalizuar.
Botë e shthurur/me reklama e propaganda,/politikuaj protagonistë,/dirigjojnë një bandë./Jetoj i privuar nga liria,/klanet shtetmafi ndërsehen,/me ofiqe shpërblehen,/poetët mrizojnë tavernash mes gotash,/në theqafje dëshpërimi;/është botë të marrësh,/kulmohet marrëzia,... (Poezia: “Jetoj në një botë”).
Ne ecim në rrugën e studiuar dhe të lartësuar nga poetët e mëdhenj lirikë. Ata s’kanë patur kurrë një frymëzim të përciptë, të paqëndrueshëm, gati për t’u zhdukur. Poezia, “Malli”: Lermëni, përjetësisht të prehem me vetminë,/Shqipërisht, të sodis dhe lotin pa rënkim,/Dielli do të agojë përsëri mbi të artën syprinë/Dhe hëna netëve mes zemrash shigjetare,/Do të muzikojnë qetë shpirtin plot trazim...,/Nga botë e shthurur në ligësi ngatërrestare...
Tematika e përzgjedhur në këtë vëllim, na tregon se afshi i mendimit Limanian që ekzalton dhe nxit, nuk është aspak në kundërshtim me logjikën e ftohtë me kreativitetin e tij. Lini prapaskenat e liga bajate të tradhtisë,/Të deponojmë shpirtin për tokën si ushtarë,/Qofshim të mallkuar, nëse nuk i dalim/Zot Shqipërisë,/Klithni botërisht dhe me besë:/“UNË JAM SHQIPTAR!”
Autori Xhevat Limani ia ka arritur të dalë në lartësinë e ngritur ku qëllimi poetik është i goditur. Ndjenja dhe arsyeja bashkëpunojnë në harmoni të plotë. Janë pikërisht ato që e thërrasin njëra-tjetrën me gëzim, nga vargu në varg, nga poezia në poezi, në gjithë strukturën komplekse të vëllimit. Xhevat Limani s’ka pse t’i trembet arsyes. Lexuesi e mirëpret atë.
Përfundimisht, Xhevat Skënderbeu ngelet ai që është. Aktor dhe regjisor i pandalshëm, me reputacion të admirueshëm. Tani formati i tij enciklopedik, personalizohet si një personalitet multidimensional në krijimtari, art, letërsi dhe vlerë.
Shëndet dhe rrugëtim të mbarë, duke mbajtur të ndezur dritën krijuese! 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi