Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

JUGENE - Superkompjuteri civil me kapacitetin më të madh në Empty JUGENE - Superkompjuteri civil me kapacitetin më të madh në

22nd February 2008, 19:28
Më i shpejtë, më i fuqishëm, më i madh: Fituesi i garës së superkompjuterave është sot për sot gjermani JUGENE. Megjithatë mbetet e paqartë për sa kohë do të mund ta mbajë vendin e parë.



Superkompjuteri JUGENE nuk mund të futet poshtë një tavoline shkrimi. Fundja ai ka më shumë se 65.000 procesorë dhe këta duhen sistemuar njëherë. Në rastin e JUGENE-it ata zënë vend në 16 dollapë të zinj. Secili ka afërsisht përmasat e një kabine telefonike. JUGENE-i dhe dy superkompjuterat e tjerë JUMP dhe JUBL gjenden në një palestër të madhe në Jylih (Jülich).

Në mënyrë që JUGENE-i të punojë me sukses atij i duhet një temperaturë bazë prej 16 gradësh. Superkompjuteri llogarit aq shpejt sa 20.000 kompjutera personalë njëkohësisht. Ja që një pjesë ose një tjetër mund të nxehet shumë. Kapaciteti maksimal arrin një shpejtësi llogaritjeje 223 Teraflop, pra 223 bilionë llogaritje në sekondë. Një numër thuajse i papërfytyrueshëm. Dr. Norbert Attig, drejtor i sektorit të përdorimit jep këtë shpjegim: 'Në qoftë se e përkthen, atëherë do të ishte sikur në një popullsi shtatë miliardëshe e Tokës secili të kryente në të njëjtën sekondë 30.000 operacione – Dhe operacione nuk do të thotë të numërosh thjesht 1+1, por janë llogaritje më të ndërlikuara? - Po, do të ishte për shembull π x π ose π x 3, 274 ose një paraqitje e përafërt e një numri real, këto më bien në mend.'

Kapacitetin llogaritës të JUGENE-it mund ta shfrytëzojnë 200 grupe kërkimore gjermane dhe evropiane. Një komision i pavarur ekspertësh vendos se cilat projekte përfitojnë. Prej kohësh simulimet kompjuterike formojnë pranë teorisë dhe eksperimenteve shtyllën e tretë të shkencës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi