Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:34
Andon Zako Çajupi 386px-10

Andon Zako Çajupi

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tijdhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, -shkruan ai më 1922- një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:35
Krijimtaria
Krijimtaria e Çajupit si poet është e gjerë, por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri", një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallëqë zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesi e kritika e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike të Çajupit me rininë e frymëzimit të tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndërrat dhe idealet e një faze të re të lëvizjes kombëtare , e cila në fillim të shekullit tonë njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe në fitoren e pavarësisë.
"Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte në të një flladi ri dhe hynte në të një notë e re, më e fortë dhe më konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepër qëndron në kapërcyell të dy epokave, me rrënjë të forta në traditën romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me të cilën janë gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre një vulë origjinaliteti të veçantë, një tingëllim aq magjepës për veshin e lexuesve, sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Përmbledhja poetike "Baba Tomorri" përbëhet nga tri pjesë që autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Përralla të vërteta e të rreme".
Motivi atdhetar, dashuria për baltën dhe gurët e mëmëdheut dhe malli për ta, kujtimi i së kaluarës heroike dhe krenaria për traditat e të parëve, dëshira për ta parë atdheun të lirë dhe thirrja për të rrokur armët kundër pushtuesit, i japin poezisë së Çajupit atë tharm frymëzimi dhe atë patos luftarak që e bën të hyjë thellë në shpirtin e shqiptaritdhe ta trondisë atë.
Tema atdhetare fiton në poemën e Çajupit një përmbajtje konkrete e të prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut të thjeshtë, të bujkut e të bariut, lidhur me baltën e mëmëdheut dhe me varret e stërgjyshëve. Mëmëdheu është si toka ku njeriu lind, mëson gjuhën e nënës, njeh prindërit, ku rron me ëndrra dhe me shpresa, ku dëshiron të ketë varrin. Ky vend për shqiptarin është Shqipëria.

Ku i duket balta
Më e ëmblël se mjalta,

shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetës së tij. Poezia e Çajupit këto ide të Rilindjes i shprehu me një gjuhë të thjeshtë, me një një varg që rrjedh i çlirët, si në këngët e popullit, me një fjalor poetik konkret dhe me një ndjenjë aq të sinqertë e aq të çiltër, sa e bën aty për aty për vehte lexuesin dhe i ngulitet në mendje e në zemër.
Jeta është e bukur në atdhe kur njeriu gëzon lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë për njeriun, do të shkruante poeti, por shqiptarët e kishin humbur atë dhe kishin rënë në një robëri të rëndë shekullore:

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë këmb' e duar
me zinxhir!

Shkruante Çajupi në poezinë "Shqiptar", duke lëshuar kushtrimin:

Çvish rrobat e robërisë,
Mëmëdhè,
Vish armët e trimërisë,
se ke ne!

Në këto vargje të përziera, katërrokëshi thyen rrjedhën e tetërrokëshit, duke i dhënë një ritëm të ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep një timbër të veçantë. E gatuar me frymën kryengritëse, poezia atdhetare e Çajupit ishte kështu një kushtrim lufte; në të shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisë së Rilindjes gjeti shprehjen e vet më të gjallë dhe më të hapur. Poezia atdhetare e Çajupit është kështu poezia e toneve të forta, një poezi e trazuar që vlon nga malli e dashuria për vendlindjen dhe nga zemërimi e thirrja për luftë.
Ajo shënoi kulmin e poezisë atdhetare të Rilindjes, prandaj dhe u bë himn atdhedashurie edhe vetëmohimi për çetat e lirisë, gjatë Rilindjes e më pas.
Një notë të re, të freskët solli poezia e Çajupit edhe në lirikën e dashurisë. Ai i këndon një dashurie tokësore, duke e zhveshur poezinë dashurore nga konvecionalizmi. Çajupi nuk përsiat për dashurinë, ai e pasqyron atë si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim të gjallë a përjetim të sinqertë, të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë e lirikës popullore. Poeti i këndondashurisë së parë, i këndon vashës që i prish gjumin; i këndon mikes së jetës, bukurisë së saj, u këndon gëzimeve dhe brengave që i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë, si një ndjenjë e bukur që pasuron jetën e njeriut.

Bukuria jote, leshërat e tua
Po si pendë korbi të gjata mi thua,
Ballëtë si diell, faqetë si mollë
Qafa jot'e gjatë, mesi yt i hollë.
…Gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua
Po zemra jote u bë gur për mua!…

Shkruan poeti në një nga lirikat e ciklit "Dashuria", që është nga më të bukurat e poezisë sonë dashurore. Midis këtyre lirikave vend të veçantë zë tufa e poezisë me titullin "Vaje". Është një elegji e rrallë frymëzuar nga klujtimi i bashkëshortes së vdekur, një kujtim i thekshëm dhe cfilitës për zemrën e plagosur të poetitqë s'gjen shërim, një plagë që orë e çast e lëndon jetimi i mitur pa dashurinë dhe përkëdhelitë e nënës.

Ndë ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për djalë?

E gatuar me një ndjenjë të thellë njerëzore, e derdhur në modelet e folklorit, ajo u bë popullore dhe u këndua si këngë popullore.
Ashtu si në jetën e njeriut, gëzimi dhe hidhërimi janë pranë e pranëdhe në poezinë e Çajupit këmbehen shpesh, duke mbizotëruar në të notat optimiste , gazi që i sjell njeriut dashuria. Si një këngë plot dritë e ngazëllim tingëllon vjersha "Kopshti i dashurisë". Ky kopsht për poetin gjendet në atdhe, ku do ta sjellë miken që ti gëzojnë gëzimet e dashurisë, bukurisë dhe mirësitë e vendlindjes, të jetës së thjeshtë fshatarake e baritore të mëmëdheut. Çajupi e zbriti lirikën e dashurisë nga qiejt romantikë në tokë, në jetën e përditshme të njeriut shqiptar,
Me këtë frymë tokësore e jetësore do të emanciponte Çajupi mbarë poezinë e tij, sidomos poezinë me motive shoqërore, të cilat i trajtoi ndër të parat në letërsinë tonë, si një shkrimtar që i hap udhë realizmit.
Çajupi në poezinë e tij ngre zërin kundër pabarazisë shoqërore, ai është mik i demokracisë dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr në mbrojtje të drejtat e vegjëlisë, tek e cila gjen vlerat morale që krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinë e kohës me ide të reja, kundër shtypjes e arbitraritetit të klasës së bejlerëve, të sundimtarëve që e ngrenë lumturinë e tyre mbi djersën dhe gjakun e njerëzve të punës. Ai vuri gishtin në disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare të kohës, shkroi me dhembje për pozitën e gruas në këtë shoqëri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizëm dramën e kurbetit ("Kurbeti") si një fatkeqësi me pasoja tragjike në jetën e shqiptarit dhe për fatet e kombit.
Në poemën "Baba Musa lakuriq" që mbeti e pabotuar, Çajupi thelloi kritikën edhe ndaj moralit të shoqërisë së kohës dhe i zgjeroi shumë diapazionin tematik të poezisë shqiptare. Veprën e përshkon rryma satirike ndaj dogmës dhe klerit. Duke parodizuar biblën, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral të njeriut dhe ndaj normave të marrdhënieve morale atje ku bën ligjin paraja dhe pasuria. Për poetin është e padrejtë ajo ajo shoqëri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.

I pasur të palltë varri,
ti që bleve dashurinë,

do të shkruante Çajupi. Ai aktualizoi edhe shumë ide morale të fabulave të La Fontenit, përmes përkthimit të tyre mjeshtëror në gjuhën shqipe.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:36
Komeditë

Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive të jetës shoqërore dhe politike të kohës shprehen, sidomos në komedinë e Çajupit. "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" është një pjesë në vargje. Më shumë se një të tërë si komedi, Çajupi ka krijuar disa skena plot humor të këndshëm përmes të cilave vë në lojë mendësi të prapambetura dhe zakone anakronike të jetës së fshatit shqiptar. Janë probleme që Çajupi i pat rrahur dhe në krijime të tjera, por këtu ato tingëlluan në harmoni me një atmosferë humori popullor që përshkron tërë veprën dhe që përbën një nga veçoritë dhe meritat e saj.
Shigjetat e këtij humori godasin zakonin prapanik të martesave të të rinjve me moshë të papërshtatshme për njëri tjetrin, zakon që e kishin sjellë kushtet ekonomike të jetës në fshatrat malore. Tana do të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar me një vajzë më të madhe se ai: ajo "nuk do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë". Kjo bëhet shkak për një varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor që fshikullojnë mendësi të mykuara patriarkale e zakone të prapambetura. Dritëshkurtësia e një nëne, që është bartëse dhe viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave të malësisë dhe kapadaillëku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e një mjedisi të prapambetur, figura groteske e një prifti qejfli, të gjitha vihen në lojë me një ton hokatar që përshkron dialogun e personazheve.
Personazhi më i realizuar është Tana, tipi i gruas fshatare, të cilën kushtet e jetës e detyrojnë të ngulë këmbë për një martesë që nuk i sjell lumturi të birit, duke u bërë qesharake në sy të fshatit e të njerëzve me çiftin që sajon dhe me dasmën e tyre. Po këto kushte e shtyjnë nga ana tjetër, të shpotisë të shoqin dembel dhe indiferent për problemet jetike të familjes. Këto cilësi, të bashkuara në një personazh të vetëm, e bëjnë Tanën e Çajupit një tip interesant, të vizatuar me pak viza por të dhënë në mënyrë të gjallë, plot humor e kolorit, në sfondin e një jete tipike fshatare, të katundeve malore të Shqipërisë së Jugut.
Me "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" Çajupi krijon komedinë realiste të zakoneve; ajo ka hyrë në fondin klasik të veprave komike, për shkak të humorit të këndshëm, të gjuhës plot kolorit popullor, të personazheve dhe të shkathtësisë së dialogut. Situatat komike e ngjarjet që paraqet autori ngjajnë si skena të marra nga jeta e përditshme, me aq realizëm thjeshtësi dhe e natyrshmëri janë dhënë ato në këtë vepër.
Vepra tjetër dramatike e Çajupit "Pas vdekjes" është një komedi politiko-shoqërore. Demaskimi i demagogjisë së xhonturqve dhe i bejlerëve që u bënë vegël e tyre, problem që Çajupi e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut", është vënë në qendër të kësaj vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen në zyrat e gazetës "Liria" të këtij klubi, por kuptohet se përmbajtja e komedisë është shumë më e gjerë dhe më e thellë. Ajo zbulohet përmes një situate komike, të gjetur me mjeshtëri prej shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen në zyrat e "Lirisë" t'i tregojë Skëndo beut abetaren e tij shqipe. Atje doktori sheh rastësisht një nekrologji për deputetin Haxhi Aliu, që ende s'ka vdekur dhe i lind dëshira të dijë edhe ai se ç'do të shkruhet për të pas vdekjes. Këtë dëshirë e shfrytëzon me zgjuarsi shërbëtori i klubit Zeneli, i cili fut në vrullin e shakasë së tij dhe të tjerë, mësonjësen Lulushe dhe gazetarin Vurko, që i vjen rrotull asaj. Por dy janë personazhet më të goditura të veprës: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Përmes doktor Adhamullit Çajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, përmes këtij personazhi, shkrimtari ka vënë në lojë edhe një mendësi të caktuar, mendësinë e atyre njerëzve mendjemëdhenj që, ndonëse e kanë kokën e zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk vlen se s'kanë qenë ata të pranishëm në të. Ç'është fjala vjen; Kongresi i Manastirit për doktor Adhamudhin kur s'ishte ai atje? Asgjë, sipas tij. Ky kompleks nuk është bërë rastësisht objekt satire në komedinë e Çajupit, por sepse ishte një mendësi e përhapur që dëmtonte lëvizjen atdhetare e kulturore të shqiptarëve gjatë Rilindjes e më pas.
Zeneli është një tip molieresk, që përfaqëson njeriun e thjeshtë të popullit me zgjuarsinë e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky shërbëtor hokatar, që vë në lojë njerëzit e tipit të Adhamudhit, sjell në vepër mençurinë dhe humorin popullor.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, në këtë vepër i hapi udhën komedisë politike në letërsinë shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes së shkrimtarit, dhe u bë një nga pjesët e repertorit të qëndrueshëm të teatrit shqiptar.
A.Z. Çajupi zë një vend të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare. Pas Naimit, ai është një nga figurat më të rëndësishme të epokës së Rilindjes Kombëtare dhe një nga përfaqësuesit e epokës së re që po niste për letërsinë shqiptare. Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushtë e frymëzimit të tij me folklorin janë disa nga tiparet që e përshkruajnë veprën e tij.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, një ndjenjë të freskët e të çiltër, të shprehur me një thjeshtësi që të magjeps. Kur shkruan për bariun që i bie fyellit mbas stuhisë, ose kur bie në mendime për shkurtësinë e jetës dhe pashmangshmërinë e cdekjes , shkruan Konica për lirikën e këtij poeti të pavdekshëm, vargjet e tij të bëjnë për vete me ëmbëlsinë dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg Çajupi i dha përmbajtje e vend të ri komedisë në letërsinë shqiptare; fryma e kritikës sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan ketë zhanër pak të lëvruar më parë. Dy veprat e tij "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" dhe "Pas vdekjes" qëndrojnë në themelet e komediaografisë shqiptare.
Si publiçist, ndonëse botoi pak në shtypin e kohës, Çajupi është nga krijuesit e stilit satirik në publiçistikën shqiptare.
Si përshtatës Çajupi hapi udhën e krijimit të vërtetë, në gjuhën shqipe të vlerave të letërsive të tjera, sidomos përmes fabulave të La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane e sankritishtja.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:51
Pas Vdekjes
Zeneli, Adham-Uti

(Hyjnë bashkë nd'odë të klubit, ku gjenden do karreklla, një tryezë në mes, ngarkuar me gazeta, me dorëdorëshkrime. Me të djathtë, një dollap; më të mëngjër, një telefon në mur.)

Adham-Uti :
(Me zemërim.): Cudi! S'mund të marr vesh! Yt zot, kryetar' i klubit, më dha fjalë
të piqemi këtu më 8 pasdreke, dhe ti më thua që s'ka dhe ardhë! I the, bre, se kush
jam unë? A i tregove që jam unë, doktor Adham-Uti, që po rri e pres?...

Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Doktor efendi, nuk' i thashë gjësendi beut, se s'është këtu sot!

Adham-Uti :
Dreqi të marrtë!...

Zeneli:
Qysh! Mos e thuaj prapë këtë fjalë se...

Adham-Uti :
Ma paske gjuhnë si bilbil!

Zeneli: (Me vete.):
Qenka i çmendur!

Adham-Uti -Zeneli -Vurkua

Vurkua: (Duke hyrë me rrëmbim):
Zenel, a erdhi Skëndo beu?

Zeneli:
Jo, zoti Vurko, po s'besoj të vonojë. Prit pakëz,në mos ke punë.

Vurkua: (Duke ndenjur.):
Do ta pres të vijë.

Adham-Uti : (Madhështor.):
Do të rri dhe pakëz, sido që kam punë shumë!

Vurkua: (Në vesh të Zenelit.):
Kush është ky?

Zeneli:
(Duke folur fort.):
Si! S'e njojtke, a? Zotënia është doktor
A-dha-mu-ti nga Frashëri, nga katund' i Naim beut dhe...

Adham-Uti : (I pret fjalën.):
Naimi ishte nga katundi im! Mësohu të flaç!...

Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Me ndje, zotëni, po...(Duke ulur kryet) më ndje, doktor Adham-Uti!

Vurkua: (Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarë emër ky, më qafsh?

Adham-Uti : (I vrenjtur.):
Duket s'të pëlqen!

Vurkua: (Me qetësi.):
Jo, zotëni, fort i bukur, për besë!
Adham emri yt' i pari dhe Uti - emër i dyt' i Udhisit, si thotë Omeri...

Zeneli: (I habitur.):
Ja se ç'domethënë të jesh i ditur! Un' i gjori kët' emër e pandejë shqip...
Dhe duke ditur se doktori ësht' i krishtenë, po mendoneshe se ç'ditë lutet shënt Adham-Uti që të vejë ta urojë dhe t'i thoshe: për shumë mot gëzuar!

Adham-Uti : (I rëndë.):
Sido që duket ky emër, (këqyr Vurkon) un' e kam nderuar!

Zeneli: (Vështron Vurkon):
Vërtet, vërtet! Zotënia është shëronjës i ndëgjuar

Adham-Uti :
Dhe shkronjëtor, vjershëtor!

Vurkua: (Duke unjur):
T'u ngjatë jeta, doktor Adham-Uti! Besa gëzonem që njojta sot zotërinë tënde! Nder i math, për zonë! Unë jam Vurkua, korrës-pondenti i gazetës "Rrufeja".

Adham-Uti :
A! Qënki gazetar!

Vurkua:
Ndaj të lutem të më thuash ç'mendonën njerzt' e mëdhenj për Shqipërinë që të shkruajmë në gazetën tonë.

Adham-Uti :
Domethënë, ti kërkon sot nga unë "interview"?

Vurkua:
Po, Zotëni, që ta botoj te "Rrufeja".

Adham-Uti :
Mos thuaj "Rrufeja" po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija! Do t'i them dhe Skendo beut! Kjo gjuhë që përdorni ju sot s'është shqip! Pun' e gjuhës ka rënë në duart të liga dhe kurrë s'ka për të vatur mbarë!... Abetari që përdorni ju sot s'është për të qenë!...

Vurkua: (I mbirë.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres' i Manastirit...

Adham-Uti : (Me rrëmbim.):
Kongres' i Manastirit. ç'është Kongres' i Manastirit? Kush vate? A vajta unë?

Vurkua: (Duke qeshur.):
Pse s'vajte, or zot?

Adham-Uti :
A! a! Përpara më thoshe: doktor efendi, tani qënkam vetëm zot, se fola të vërtetën! Thash' ato që janë! Dhe guxon të më kërkosh "intervieë"! Jo, jo, s'kam zakon unë, të jap "intervieë", jo, për gazetat tuaja.

Vurkua:
S'pandeja kurrë..., s'të dija për armik të gazetave!

Adham-Uti :
Ja ku e msove tani dhe thuaje në gjithë botën me anë të "Rrufesë", në ka njerz të këndojnë të tillë fletë!... Këto janë fjalët e fundit!

Vurkua:
Janë mjaft për t'u çuditur!

Adham-Uti : (Me zemërim)
Pse për të çuditur? Fundi, fundi, s'më dërsin veshi për botë mua! Dreq o punë! Ndëgjo. Ç'fitim do të kem unë kur të shkruash ti për mua:
"Doktor Adham-Uti, shëronjës i çkëlqyer, që ka botuar kaqe vepra të bukura ka gjetur një bar të ri për ethet, një tjetër më të çuditshëm, më të nevojshim për gratë shterpa, ka sot gati për të botuar një abetar fort të mbaruar për shqipen me letra të ra, dhe për abetar është munduar dhjetë vjet plot edhe tre muaj? Gazetat mua s'më hyjnë në punë! Lëvdata nukë dua nga kërkush! Po të kërkoje të tilla gjepura, mor zot, do të marrë sot me të mirë do të të rrëfejë se për ç'punë kam ardhë! Skëndo beu... t'i tregoj vetëm kët' abetar të msoj a mund të jet' i pëlqyer te xhonturqit a u vjen mbarë që të përhapet dhe të përdoret ndë shkolla të Shqipërisë; a duan të ma blejnë a mund të shpresoj nga qeveria në Stamboll punë të mirë për këtë shërbim të madh! Skëndo beu më tha ta sjell sot ndë klub abetar ta këqyrin bashkë me zonjëzën Lulushe, q'ësht mësonjëse për çupa, dhe po të jetë kjo për mbarë, do ta vërë përpara ndë shkollë të çupave; dhe m'u dorëzua për xhonturqit, të kënaqen tepër dhe diç do të bëjnë për mua: mund të më dërgojnë deputet në Stamboll!...

Vurkua:
Po ky abetar pse do të viret vetëm ndë shkolla të çupave?

Zeneli:
Vërtet! Pse?

Adham-Uti (Fodulll):
Po s'e kuptoni, a?

Vurkua:
Për syt' e ballit, jo!

Zeneli:
(Me gaz.):
Un' e gjeta! Se çupat janë femra, u pjell mendja!...

Adham-Uti :
Ç'del nga kjo gjë?

Zeneli:
Qysh? Janë më të zgjuara se nga djemtë dhe do të nxënë më mirë abetarin...
S'kam arsye! S'është e vërtet?

Vurkua:
Si dy e dy bëjnë katrë.

Adham-Uti (I rëndë.): U kripsha trutë... Shkaku i vërtetë është ky: çupat bëhen gra... dhe burrat bëjnë si thonë gratë... Për këtë send kam shkruar një libër të gjer' e të gjatë.

Vurkua:
Aherë, zotëni, pun' e abetarit është në dorë të zonjëzës Lulushe?

Adham-Uti :
Edhe në dorë te Skëndo beut, se ky e ka fort mirë me xhonturqit, i ka miq me të vërtetë.

Vurkua (I habitur.):
I ka miq!

Adham-Uti :
Prandaj, si të thashë, as pyes fare për njerëz të tjerë dhe për lepushkat tuaja!...

Vurkua
As për "Bashkimin e Kombit", as për "Diellin"?

Adham-Uti
Jo!

Vurkua:
As për "Rrufenë", as për "Shkopin"?

Adham-Uti :
Aspak!... Mor zot, pse bën dëm fjalët? S'kërren dot fjalë nga unë... s'pres nder nga njeri kurrë... lëvdata s'dua! Sido që të thonë, shëronjës si unë janë të rrallë: shëroj sy, veshë, hundë, këmbë!. Çdo lëngatë druhet nga unë!... Do të thuash që s'kam shumë "mushterinj"! Kurrë mos arçin! Lëri të vuajnë! Kush u ka faj?

Vurkua:
Po abetarin pse kërkon ta sheç te xhonturqit? Pse s'ia fal Shqipërisë?

Adham-Uti :
Ah, ta fal!... Të vras mendjen unë! Të punoj dhjetë vjet dit' e natë... dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipëtarëve!... Dhe teë mos ma dinë!...
Sa vjet që punojnë shqipëtarët për gjuhën shqipe dhe s'gjejnë dot një abetar për të qenë!... Unë vetëm e gjeta dhe tek e kam ndë xhep! Zonjëza Lulushe, në ka dy koqe mend, do të çuditet kur ta këndojë! Do të lerë mendë!...

Vurkua:
S'kam dyshim! Do të vijë dhe ajo sot këtu?

Adham-Uti :
Posi, po! Skëndo beu e dha fjalën.

Vurkua:
A e nje zonjëzën Lulushe?

Adham-Uti :
Po si s'e njo! Tërvit kish t'ëmën me pak ethe. Për këtë lëngate kam gjetur,
si të thashë, një bar të çuditshëm: kush ësh' për të shëruar shëronet, në mos po vdes në gjumë pa kupëtuar, pa u munduar aspak, Kështu, pra, kur e piu e em' e Lulushës...

Vurkua dhe Zeneli
(Bashkë.):
U shërua!

Adham-Uti :
Vdiq, vdiq në gjumë, si ç'keshë thënë!...

Zeneli:
Bar i mirë; një me një!...

Adham-Uti (Te Vurkua.):
Këto janë, zotëni, veprat e mia! Lëvdata s'dua! Fjalët i merr era!... Punë, punë. Ç'del nga gazetat? Kurrgj'ë:... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohën: nukë kërren dot asnjë fjalë prej meje!

Vurkua: (Duke qeshur pak.):
Mjaft janë këto që fole, zotëni. Tani, t'u ngjatë jeta!
Lamtumirë, doktor efendi!..('Del jashtë me vrap.)

Adham-Uti (Me inat.):
Ah, i mallëkuar! Me bërë të flas shumë! Pa dashur të dhashë
"interview"! Po të mos më dalç përpara syve tjatër herë!

III

Adham-Uti , Zeneli


Adham-Uti (Shikon orën.):
Çudi! Ora 8 e gjysëm dhe Skëndo beu s'duket të vijë!... Bre Zenel, po as zonjëza Lulushe s'erdhi?

Zeneli:
Jo, zot, jo! S'pashë asnjë grua të na vijë sot këtu!

Adham-Uti (Me zemërim):
Ç'domethënë! Mos qeshin me mua... Dreq o punë! (Rri pranë
tryezës dhe merr e kqyr dorëshkrimet që gjenden mbi tryezë. Pas pak, ngrihet me vrap, i habitur, duke thënë me rrëmbim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o punë. Mos më bëjnë sytë!... Po jo! Paska vdekur pa pritë e papandyer! Unë e lashë mirë! Pak i dobët, po jo për vdekje! I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshë mik! Dhe kërkonte të më vinte në bukë të qeverisë! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska vdekur!

Zeneli:
Jo, zot, jo! S'ka vdekur! Po mbase heq shpirt!

Adham-Uti :
S'ka dhe vdekur!... Po aherë, ç'thoni këtu? (Këndon dorëshkrimin.): "Me hidhërim të math mësuam se deputet i çkëlqyer Haxhi Aliu dha shpirtin"...
(Te Zeneli): Dreq o punë! Ju i vdisni njerëzit me të pahir!.

Zeneli:
T'u ngjatë jeta, duet të dish se një gazetë me rëndësi si "Liria" duhet të ketë gati shkrime për çdo punë, për çdo gjëmë që mund të takojë një ditë, që të mos ndodhet gafil. Për shembëll: këtë natë, në mes të natës, mund të na vijë një tel-shkrim të na lajmërojë se Haxhi Aliu hëngri buk' e fiq e vdiq! Drejtor' i "Lirisë" s'ka kohë aherë të msojë s'e kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, ç'ka bërë dhe ç'nukë ka bërë në jetë të vet. Për këtë shkak, Skëndo beu bën gati shkrimet... dhe kështu Haxhi Aliu mund të vdesë kur të dojë, gazeta jonë do të shkruajë për të gjer' e gjatë q'atë çast.

Adham-Uti : (Këqyr dorëshkrimin.):
He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do të kënaqej fort sikur të këndonte këtë shkrim plot me lëvdata!... Pra, më thuaj, bre Zenel, sa dit' janë q'u shkrua ky artikull?

Zeneli:
Janë mjaft dit', zotëni, se drejtori i "Lirisë" di ç'punon kurdoherë; për gjithë njerzt e çkëlqyer kemi gati shkrime të vdekjesë! Kemi për mbretrët, se jet' e këtyre varet shumë herë nga një filxhan me kafè, nga një thikë, nga një revol!... Kemi shkrime gati dhe për deputenjtë, se më të shumët janë pleq... kemi për shkronjëtore të ndëgjuar, për njerëz të mëdhenj, me një fjalë.

Adham-Uti :
Për njerëz të mëdhenj?

Zeneli:
Po si, po! Ky për shembull, një shëronjës i math mund që të bëjë këmbët bigë si çdo njeri tjetër...

Adham-Uti :
Ashtu bir, ashtu vërtet (Si mendohet ndo pak.). Nukë më thuaj, paç uratë, më ke a s'më ke për të math, mua Adham-Utin?

Zeneli:
Më pyet në je plak?
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:52
Adham-Uti :
Jo, bre bir! Të pyes a më ke mua për radh?

Zeneli:
Në je fort i gjatë?

Adham-Uti (Me butësi):
Jo, bre Zenel! Dua të më thuash në jam dhe unë një njeri i math, domethën jam i ndëgjuar si shëronjës,
si shkronjëtor ?...

Zeneli:
Ashtu thuaj, de!...

Adham-Uti :
Folë pa ndrim. Unë, doktor Adham-Uti as'jam njeri i math?

Zeneli (Me ndrim):
Në je?...

Adham-Uti :
Njeri i math?

Zeneli:
Besa! S'do pyetur: je i math?

Adham-Uti (i kënaqur):
Mos qesh me mua!...

Zeneli:
Jo, për kokë të Skëndos, s'ka dyshim që je i math!

Adham-Uti :
Nga më kuptove?

Zeneli:
Se nukë je i vogël.

Adham-Uti :
Tjetër shkak?

Zeneli:
Se ke mjekër dhe s'ke qime në krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj them se duhet të jesh a qeros,a i mençur.

Adham-Uti (I kënaqur):
Ditke dhe të tilla?

Zeneli:
M'i ka mësuar gjyshja, ndjesë pastë!

Adham-Uti :
Ndjesë pastë! Paska qenur e mençur. Beu yt, Skëndo beu, do të ketë bërë gati dhe për mua një shkrim të vdekjes. Folë, bre Zenel, më qafsh!

Zeneli:
S'do pyetur! S'ka dyshim; se vërtet s'je deputet po s'je sot trim i ri, je burr' i thyer... fjala mos na daltë e daltë e marrtë dhenë!...

Adham-Uti :
Mirë, mirë! Po, bre Zenel, a mund të të vë besë?

Zeneli:
Për ç'punë?

Adham-Uti :
A mund ti mbash fjalë të fshehur?

Zeneli:
Sa për këtë gjë, mos ki frikë: Jam si peshku... S'me kërren dot fjalë as me darë. Shpyrti më del po fjala s'del nga goja ime! (Me vetëhe). Ndë kish' e ndë xhami...

Adham-Uti :
Fort mirë! Më kënaqe... Na merr këtë mexhite.

Zeneli:
Sido që jam mysliman më vjen të bëj kryq me dy duar...

Adham-Uti :
Pse?

Zeneli:
Thonë që je fort dorështrënguar.

Adham-Uti :
Mos beso botën.

Zeneli:
Një mexhite për mua?

Adham-Uti :
Kam dhe dy të tjera për ty, bre Zenel, sikur të më tregonje...

Zeneli:
Dreq o punë! E mora vesh, për zonë! Do të shoh ç'ka shkruar im zot dhe për ty... shkrimin që do të botojë "Liria" kur të na lesh shëndenë?

Adham-Uti :
Të lumtë, a ma rrëfen?,

Zeneli:
Dreq o punë! Pse jo! Po të lutem dhe unë, në vend të mexhiteve të më bësh një të mirë tjetër që s'të kushton gjisend prej xhepit, se thonë që jot shoqe t'ep vetëm pesë grosh ditën...

Adham-Uti :
ç'kërkon nga unë, bre djalë?

Zeneli:
Këtu, s'kërrej gjësendi, vetëm sa jetoj si mos më keq.

Adham-Uti: E?...

Zeneli:
Mendonem të vete në Misir, n'Aleksandrie.

Adham-Uti :
E pastaj?

Zeneli:
Ty, zotni, s'të bëhet fjala dy, ndaj të lutem të m'apsh një letër për kryetarin e "Bashkimit" të më verë në punë.

Adham-Uti :
Po a e di emërin e kryetarit?

Zeneli:
Besa jo! Emri s'më vjen ndër ment, po më kanë thënë q'është një mustaqemath me një trup atje lart dhe me dy sy...

Adham-Uti :
Do të thuash: një copë mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos që ka të holla?...

Zeneli:
Po, zotëni, ka do ara nga e shoqja; është nga ata burra që rrojnë nga gratë!

Adham-Uti :
S'është për të sharë për këtë punë, mor i mallëkuar, se dhe unë vetë... po ç'na duhen këto fjalë? Thuaj pra, ç'punë do të kërkosh nga kryetari i "Bashkimit"?

Zeneli:
Faqja me nder të më verë tellall ndë bursë.

Adham-Uti :
Po a di ti të besh një të tillë punë?

Zeneli:
Po si po! Të kam një zë si shpellë...

Adham-Uti :
Zë të fortë ka dhe veshgjati, po s'rryn dot në bursë, bre Zenel. Pastaj sa mund të fitojë një tellal që të ushqejë vedin dhe familen e vet?

Zeneli:
Unë, doktor efendi, familje s'kam. Vërtet rroj me një grua disa vjet, po s'e kam me kurorë.

Adham-Uti :
Mos thuaj "kurorë", po thuaj ti je mysliman. E mira është ta bësh grua, që të rrosh në ndër në sy të botës.

Zeneli:
Bota pandeh se unë jam i martuar: them kurdoherë dhe gazeta "Kuvendi"
kështu ka shkruar.

Adham-Uti :
Po kini gënjyer ti dhe "Kuvendin"?

Zeneli:
Zotëri, gënjeshtra është kripa e së vërtetës, si më ka thënë sekretar' i
"Bashkimit" mot që pat ardhur në Selanik.

Adham-Uti :
Kush, bre dreq?

Zeneli:
S'mbajtke ment fare, bre djalë, i paske trutë si hirre! Për këtë lëngatë kam shkruar një libër fort të çuditshëm.

Zeneli:
Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!

Adham-Uti :
S'e thon' Arkimidhi, jo; sekretar' i "Bashkimit" quhet zoti Maçi!'?

Adham-Uti :
E ç'të thosh zoti Maçi?

Zeneli:
Më thosh se ndë Misir gjithë shqipëtarët janë të verbër dhe vetëm ay është me dy sy, pa i gënjen dhe i mjel pareshtur.

Adham-Uti :
E vërteta është se shqiptarët e Aleksandrisë kanë qenë gjithmonë grekomanë të rreptë dhe zoti Maçi(Leonidha Naçi) ca më tepër, njeri i poshtër, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, për të tradhëtuar atdhenë, sikurse kanë vepruar doktorët e mallëkuarë Harisi, Harisi, Naumi dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) që arriti në shkallë të naltë me thashetheme, me
llagëme, me djallëzira, me dhelpërira. Pra dhe Maçi yt, bre Zenel, këtë rrugë ka zënë. Mos më keq, o zot!...

Zeneli:
Aherë qenkam krejt budallë që s'e paskam kupëtuar. Të të them të vërtetën: diç mora erë...por kur e pashë të veshur kaqë bukur, pusho Zenel, thashë me vetëhe, se ky zotëni do të jetë doemos një shqipëtar i çkëlqyer.

Adham-Uti :
Veshur bukur, po! Por duet të dish se petkat i kish blerë duke grabitur arkën e "Bashkimit"! E di fort mirë unë këtë faqezi! I duket vedi buall dhe është vetëm një krimb i dheut. Le të vejë pra në dreq të math bashkë me miqtë e vet, dhe të vimë në punën tonë. Ku e kishim fjalën?

Zeneli:
Ku e kishim fjalën?

Adham-Uti :
A! Fjala ishte për jetëshkrimin që do të botojë "Liria" për mua kur të vdes. Që të ma tregosh, të fala një mexhide.

Zeneli:
Dhe më dhe fjalën e nderit dhe për dy mexhide të tjera.

Adham-Uti :
Sa bukur mbajtke ment kur të vjen mbarë! Tregoma pra, dhe kur të shkoç në Misir do t'i shkruaj kryetarit "Bashkimit", kushdo qoftë, mustaqemath a një copë mish me dy sy, të të ndihmojë,

Zeneli:
Besa!

Adham-Uti :
Besa-besë, more dreq, vetëm të më tregosh shkrirain që ka bërë gati për mua Skëndo beu.

Zeneli:
Pse jo: po tani s'kujtonem dot se ku gjendet.

Adham-Uti :
Kërko, më rrofsh

Zeneli:
Po duet të ma kthesh prapë që ta vloj.

Adham-Uti :
S'ka dyshim.

Zeneli:
Fort mirë! Kur ta gjej, një ditë...

Adham-Uti :
Ç'ditë, bre burrë! E dua tani.

Zeneli:
Tani? (Kërcet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!... Unë Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po të pret këtu doktor Adham--Uti, po zonjëza Lulushe s'ka dhe ardhë. (Te Adham-Uti) Ësht' im zot, Skëndo beu.

Adham-Uti :
A! Dale të flas vetë më bëjnë. (Shkon në telefon). Allo!... Jam unë Adham-Uti... Shumë mirë, po ti qysh je?... o si, po, kur më the i vajta në shtëpi... Po, i dhemb një sy. Ç'duhet bërë? Pas mendjes sime syr' i sëmurë duet kërryer me vrap, që të mos i dhembë dhe tjetri!... I thashë po nukë kandiset. T'i vete prapë?
Fort mirë, po kush do të më paguajë?... A! Zotrote, fare mirë!... Kur? Që këtë çast vete t'i kërrej synë, në më lëntë!... Ashtu po, pas dy ore do të kthenem këtu të flasëm për abetarin shqip... do të shoç, do të shoç se ç'është!...Ma, të të gjej vërtet ndë klub!...
Po si, po: edhe zonjëza Lulushe duet të gjendet këtu...
Të fala shumë... Qofsh me shëndet!

Zeneli:
Kujt i dhemb syri, doktor efendi?

Adham-Uti :
Si s'e paske mësuar? Mehdiut.

Zeneli:
Mutesarifit?

Adham-Uti :
Skëndo beu me lutet ta shëroj.

Zeneli:
Dhe zotnia jote kërkon t'i kërrej synë?

Adham-Uti :
Ndryshe s'bëhet, se i pëlcasin që të dy. Unë e kam gjetur këtë methodë të re: të dhemb një ' dorë? Preje që të shpëtojë tjetra! Të dhemb një këmbë? Me vrap sharroe që të shpëtosh tjetrën! Të dhemb një sy? Kërreje çpejt që të mos sëmuret dhe tjetri!
Kështu m'ra dhe për time shoqe: i dhembi një ditë syr' i djathtë: me vrap ja qita dhe sot syr' i mëngjër është shëndosh e mirë, sa shikon edhe natën...

Zeneli (I habitur):
Dreq o punë! Shëroke fort bukur! Ahere, zotëni, po ti dhembi do kujt koka, i dash'ka prerë?

Adham-Uti :
Pusho, bre Zenel! Këto gjë'ra janë të larta, të thella; ti s'i kupëton dot... unë kam ngrënur jetën time...Po mos harro, të lutem, fjalën që më dhe për jetëshkrimin.

Zeneli:
As zotrote mos harro të dy mexhidet.

Adham-Uti :
Peshin, bre burrë! Po kërko të gjesh sa të vete te Mehdiu dhe të kthenem. Ah! Po të vijë zonjëza Lulushe këtu, thuaj të rrijë të më presë.

Zeneli:
Fort mirë, doktor efendi. Udha e mbarë!... (Adham-Uti del jashtë).
[b]
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:54
14 Vjeç Dhëndërr

(Është natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur.
Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.)


Tana.Dëgjo, burrë...
Vangjeli. Ç'ke, moj grua?
Tana. (Rënkon.)Jam sëmurë.
Vangjeli. Që kur! Ç'thua?
Tana.Ç'them? Ja them që jam sëmurë,
koka më digjet si furrë,
s'e keshë pësuar kurrë.
Vangjeli. Po tani, vallë, ç'pësove?
Më duket se u ftove;
gjithë natën u zbulove
dhe s'më lë fare të flërë!
Tana.Gjithë ditën ç'keshe bërë?
Ti për bar e për dru s'vete
dhe qahesh se nukë flete?
Tërë ditën ngas qetë
dhe drek' e darkë bëj vetë,
gjithë puna përmi mua!
Vangjeli. Përse të kam marrë grua?
Gratë për punë po janë.
Tana. (Qesëndis.)
Edhe burratë të hanë
dhe të rrinë nat' e ditë!
Vangjeli. (Me inat.)
Mos më bën të të godit.
se zakonë s'e harrova,
sonte shumë të durova.
Nga hunda s'më heq dot kurrë,
se nuk' jam si çdo burrë!
Jam shqipëtar i vërtetë,
do të bëj si dua vetë!
Ç'ke që s'pushon duke qarë?
Nga unë ç'të ligë ke parë?
S'të kam lënë si të tjerë,
Vetëm, të shkret' e të mjerë.
Nukë ika kurrë nga fshati,
eja, s'të shkoi inati?
Ngreu të biem të flëmë
dhe këto fjalë t'i lëmë.
Tana. Bjer e fli, mua s'më flihet.
Vangjeli.Nesër, porsa që të gdhihet,
do t'dërgoj djalën me vrapë
të bjerë jatronë (Doktorin)prapë.
Tana.Cinë jatro(Doktor)?
Vangjeli. Adhamutnë.
Tana. S'e shoh dot me sy çifutnë,
as për mace s'i vë besë!
Vangjeli. Le, moj grua, ta thërresë,
kokën mund të ta shërojë.
Tana. Nuk' e dua të më shojë!
Të bukur jatro që gjete!
Më për hair të ruaj qetë.
Vangjeli. Mos kuvëndo kështu, moj grua.
Tana. (Me inat.) Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'shëron gruan e tij?
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me një sy,
i dalçinë që të dy.
Vangjeli. Ç'jatro të të bie unë?
Mitrua s'është këtunë,
dhe Naum kokëshiniku
këtejë natën iku. . .
Në vende të tjerë vanë,
këtu vetëmë na lanë,
ikn' e muarë Misirë,
u hante koka për brirë
Tana. Prapa diellit të venë,
se çnderuan mëmëdhenë,
s'jam sëmurë për jatrua,
se s'më ka gjë koka mua,
Po të më ndëgjosh një fjalë.
Vangjeli. Folë, ç'do të thuash vallë!
Do t'më lësh dhe sot pa gjumë?
Tana. Kemi ara, vreshta shumë. . .
Vangjeli. Të gjitha ç'duhen i kemi,
si do zot vetë jemi;
si ne s'ka shumë të tjerë.
Tana. Sa qe e ndyera vjehrrë,
pas takatit pleqërisë,
bënte punët e shtëpisë,
dhe kur ktheneshë nga ara,
gjejë darkënë përpara.
Po tani, ç'të bëj më parë,
në vrështë të jem a nd'arë?
Të të bëj dhe drek' e darkë?
Tani s'mund, se jam më plakë.
Vangjeli. Plakë? S'je plakë, moj grua,
po je ashtu si të dua.
Tana. (Me të lutur.) Të të vijë keq për mua:
punëtë janë të rënda,
S'punoj dot jashtë dhe brënda.
Puno sa të duash vetë
arat jepi me të tretë
Kjo punë s'bënetë kurrë,
po djali na u bë burrë.
Ndaj të lutem ta martojmë,
erdhi dita të gëzojmë.
Ne pa nuse pse të rrimë?
Kur të kem nusenë ndihmë,
punëtë bënenë vetë,
nukë rrojmë me jetë!
Pse s'më flet?
Vangjeli. Ç'të them, moj grua?
Çuditem me ç'fjalë thua!
Katërmëdhjetë vjeç djalë
do ta martosh?
Tana.Sa jam gjallë,
dua të gëzoj si mëmë!
Vangjeli. Eja të biem të flëmë.
Tana. T'i ç'më thua, u ç'të them!
Sikur kemi shumë djem!
Me Gjinë mbeti kjo derë.
Vangjeli. Qasu të të bëj të tjerë,
të pjellç, pa mbushurë moti...
Tana. (Duke qarë.) Me fjalë je shum' i zoti.
Vangjeli. Ç'ke që qa prapë taninë?
Tana. (Me lot.)Ku të mos qaj un' e mjera?
Une të flas me perëndinë,
ti më flet fjalë të tjera!
Vangjeli. Eja moj grua nër mënde.
Tana. Çuditem me kokën tënde.
Vangjeli.Sado qave, ngreu bjerë.
Tana. S'je baba si të tjerë!
Thuajmë, për perëndinë,
pse s'do ta martojmë Gjinë?
Vangjeli. Ësht' i vogëlë, moj Tanë!
Tana. ç'thua! Pa shikoi shtanë
bota nukë shonë vjetë.
Shihe sa mori përpjetë:
duketë njëzet vjeç djalë,
kur hipën e bredh me kalë.
Me mua kur u martove,
sa vjeç jeshe, mos harrove?
Tani për djalënë tonë
do të ndërrojmë zakonë?
Vangjeli. Mos kërko ç'bënim njëherë,
Po shiko ç'bëjnë të tjerë:
Shiko bejnë rrënjëdalë,
nukë ka dhe ai djalë?
Kur i thashë ta martojë,
"Le të bëjë si të dojë,
s'më ha malli për tim birë,
u për vete të rroj mirë"
më tha dhe më ktheu kratë.
Tana. I muarë mëntë gratë!
Të bukur njeri që gjete!
Ai të kish mënt për vete,
nukë shkretonte shtëpinë,
s'kish marrë porropotinë!
Mëndjeprishur, zemërligu,
la të shoqenë dhe iku!
E zeza grua se ç'hoqi'.
Njëzet vjet e la i shoqi
dhe në pleqëri s'e poqi,
(Të mos arrij' të kish ardhë!).
nukë pa ditë të bardhë:
nat' e ditë duke qarë
nga turpetë që kish parë.
E mba mënt ç'grua ka qënë?
S'kishe shoqe në vënd tënë:
e nderçme, zëmërmirë,
punoi e rriti të birë.
Ka qenë grua për mbretnë.
burri s'ja diti kimenë.
Dhe tani në pleqëri,
dashuri më dashuri!
E gjetë nga perëndia,
se prishi shtëpin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Këtë kërkonte dhe derri:
tani mban disa të tjera,
i vaftë shpirti në ferra.
Vangjeli. Pse kuvëndon kështu, moj Tanë?
Njerëzit e mëdhenj kështu e kanë:
njerëzit e tyre i mundojnë
duan ata q'i lëvdojnë.
Tana. Në bëjnë kështu të mëdhenjtë,
djalli t'i marrë për jetë!
Beu djalën ta martojë!
Me sy nukë do ta shojë,
se në turpe do të rrojë,
si ka rrojturë ngaherë!
Dhe guxon e mson të tjerë!
Ka lojturë nga fiqiri.
Një ditë më thosh i biri:
"Baban' e mirë nderoje,
baban' e lik duroje"
Do të bëhet djal' i mbarë,
se me mëmënë ka gjarë
Po në ngjaftë me babanë. ..
Vangjeli.
Minji gdhietë, moj Tanë!
Tani lë bejnë mënjanë
dhe hajde të flemë pranë,
eja se më mori gjumi. (Shtrihet.)
Tana. Dhe mua më marrtë lumi!
Vangjeli.
Pa dhe nesër kuvëndojmë
Tana. Djalënë do ta martojmë?
Vangjeli. Pa të shomë. . .
Tana. Ço të shoç?
Nukë do të më ndëgjoç!
Ndëgjo dhe mua një herë.
Vangjeli.
Të ndëgjoj, po hajde bjerë.
Tana. Të vi, po të më apç fjalën,
që do të martojmë djalën.
Vangjeli. Puna, s'bënet me një natë,
do menduar gjer' e gjatë.
Tana. Ç'do menduar, pa më thua?
Vangjeli. Ç'vajzë do t'i apëm grua?
Tana. Mos e ki këtë qeder:
djalën tënë kush s'e merr?
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'është nga trimat më trim?
Vangjeli. Trimërinë s'ja nxë dheu!
Tana. Nukë është si djalë beu. ..
po ësht' i mir' e i mbarë,
kush ta rrëmbejë më parë.
S'është ndonjë djal' i mbetur
unë nusen ia kam gjetur.
Vangjeli. Ja ke gjetur! Po ç'e thonë?
Tana. Çupën e gjitonit tonë.
Vangjeli. Cinë çupë, Marigonë?
Çupën e zotitë Kore?
Tana. E bukur e punëtore.
Mos e pyet ç'grua është!
Si për ara dhe për vrështë,
pun' e saj s'gjëndet në jetë,
Punon vetëmçi sa dhjetë!
Nukë them mirë? Ti ç'thua?
Vangjeli. Në do të më ndëgjosh mua,
Gjini Katonë të marrë,
të bëhem krushk me korçarë. . .
Ara, vreshta shumë kanë.
Tana. Ti pse s'e do Marigonë?
Ajo nuse bën për mua.
Vangjeli. Po ësht' e madhe, moj grua.
Njëzet vjeçe!...
Tana. Kaq e dua,
nukë marr nuse për sisë,
po për punët e shtëpisë;
të dijë të ngasë qetë,
se nukë mund t'i ngas vetë,
të na bëjë dru nga mali.
Vangjeli.Mirë ti, po ç'thotë djali?
Gjini me të do të rrojë.
Tana. Doemos që do të dojë!
Pse kuvëndon kshtu, mor burrë?
Pyeten fëmija kurrë?
Ta martojm' ashtu më rruash.
Vangjeli. Moj grua, bën si të duash
dhe më qafë t'i kesh vetë!
Tana. Em këtu, em n'at jetë!. . .
Nesër do t'vete të bluaj,
të shëtunë të gatuaj,
të diel të bëjmë dasmë,
gjithë miqtë t'i gërshasmë (Qan).
Vangjeli. Tani pse qa?
Tana. Qaj nga gazi,
më shpëtove nga marazi.
Tani do të bënem vjerrë!
Vangjeli. Shuaj dritën dhe shko bjërë.
(Të dy bien të flënë në shtrat. Perdja mbyllet.)

Pamje e Katërt; Dit' e Dasmës
(Ndë odë të krushqet, sofra plot me mish të pjekur m'
hell. Burra, gra, çupa, djem, këndojnë a hedhin valle.
Çoku kërcet ndonjë pushkë. Burrat e shtrojnë me dolli,
dhëndri rri më këmbë, dhe dy a tri trima qerasin krushqit pas urdhërit "dollibashit". Këto të gjitha bëhenëmë darkë.)
I.
Gratë vetëm:
A të pëlqen nusia,
more djal' o lulia?
Ësht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mirë nga gjithë na.
Nusia si zogë deti,
sikur është bijë mbreti.
Gra e burra bashkë:
Ç'mirë ja bëm' krushkësë,
q'i muarm të bijënë,
atë më të mirënë,
Maro gjeraqinënë.
Burrat vetëm, në valle:
Moj unaza rreth me ar,
për grua do të të marr,
gjithë të kanë nakar.')
nakar le të kishninë,
sa të mos pëlcisninë.
Moj unaza rreth flori,
gjithë të kanë zili,
se do të të marr ndë gji.
Zili le të kishninë,
sa të mos pëlcisninë.
II
(Burrat rrinë përdhe të pinë me dolli.)
Nuni: Djalë, bjerë,
shtjerë verë
shtjerë, shtjert
në të tjerë.
Pini verë,
mor të mjerë,
se qederë
do tua nxjerrë.
Gjithë burrat:
Kush e pi këtë dolli?
Zoti nun me trimëri,
i gëzofshim më shtëpi!
Nuni te prifti: 0 prift, të kam gjetur!
Pa pirë ke mbetur,
të gjej me kupë me verë
të ëmbël si sheqerë.
Prifti Tek unë mir' se të vish.
Nuni. Këtë ta dish e ta pish
për shëndet të dhëndërit,
që rri më këmb' e dremit.
Gjithë tok
Shëndet të mirë të ketë,
të trashëgohet për jetë! (Kërcet
një pushkë).
Prifti. (Te nuni) Zoti, nun, mir' se më erdhe!
Po verën pse na e derdhe?
Nuni. (Te prifti)
Mir' se të gjeta, uratë,
të kesh jetënë të gjatë.
Kupën e piva me fund
dhe më tutje, mo e tund.
Prifti. S'e pi dot, jam prift njeri.
Nuni. Të di, uratë, të di. . .
Prifti. Kur e bën emërë vete
pikë në kupë mos mbete!
Ti që vure sot kurorë,
pagëzofsh edhe me dorë,
Gjithë tok:
Nuni që vuri kurorë
pagëzoftë edhe me dorë
urdhër, o nun se jam plak
të lutem, bëmë konak.
Nuni. Konak? Gjej Vangjel' e shkretë.
Prifti. Këtë kërkojë dhe vete'
Vangjel, e mira të gjetë.
Vangjeli Me një kupë ç'do të jetë?
Prifti. E di mirë kush martonet?
Djali të të trashëgonet.
Do ta pi pas urdhërit,
shëndet të dhëndërit!
Gjithë tok
Dhëndëri të trashëgonet,
të gëzonet e të shtonet!
Vangjeli. S'e pive të tër' uratë!
Prifti. Përmbys e ktheva, s'e patë?
Vangjeli. prift, mirë se urdhërove,
rrofsh e qofsh që më nderove!
Dhe dollibashi na rroftë,
dhëndëri ju trashëgoftë'
Gëzofsh dhe në dere tënde'.
Nuni. Dhe zoti të dhëntë mëntë!. ..
Vangjeli. Unë verën s'e kam pirë
që të mos kuvëndoj mirë.. .
Po dilni, paskam mënt pak,
të lutem bëmë konak.
Nuni. Ç'konak kërkon të më thuash?
Vangjeli. Dërgomë ku do të duash!
Nuni. Zotnë Brodanë të gjësh
dhe si të duash të bësh!
Vangjeli. 0 zoti Brodan, të gjeta!
Brodani. Mir' se erdhe, t'u ngjatë jeta'
Vangjeli. Këtë kupëzë, ta dish,
për dhëndërin plot ta pish.
Gjithë tok:
Dhëndëri shumë të rrojë,
jetë të mirë të shkojë!
Brodani. Zotrote që gjete mua,
më shtëpi ta paça hua!
Dhe dollibashi me nder,
u bëftë dhe vetë vjehrr
dhe rroftë sa shkëmb' i malit.
Nuni. Gëzofsh më dasmë të djalit!
Brodani. Ku do t'më dërgosh të pshtetem,
se do të pi e mos dejtem.
Nuni. Ecë pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
Brodani. Të gjeta, Abaz i mjerë!
Abazi. Kshtu të më gjesh kurdoherë!
Brodani. Këtë kupë do ta kthej
për shëndet të këtij bej.
(Rrëfen dhëndërin.)
Gjithë tok:
Me nuse të trashëgonet,
nga e liga të mërgonet!
Abazi. (Te nuni) Dollibash, të qofsha falë,
zoti të faltë një djalë'
Nuni. Rrofsh e qofsh!
Abazi. Kush më ka gjetur?
Nuni. S'e ndëgjove? Keshe fletur?
Të ka gjetur Brodan Duni.
Abazi. Më ke gjetur, thotë nuni,
të gjet' e mira përjetë,
të rrosh sa të duash vetë.
Gjithë tok:
S'mba mënt? U deje pa pirë?
Abazi. Dhe në mos kuvëndoj mirë,
un, i mjeri jam çoban;
sos jam, i ziu, në stan,
dhe sos jini dhën e dhi,
të di për cinë të pi.
Nuni. Ky është shëndet i parë,
për dhëndërin, mor i marrë.
Abazi. Sa malet, o nun, të rrosh!
Tani ku do t'më dërgosh';
Se dua të pi një verë.
Nuni. (Numëron) Një, dy, tri,. . . s'ka më të tjcrë.
Abazi. Numuroi dhëntë mirë.
Nuni. Le të kollet kush s'ka pirë...
Me mua, zoti Abaz.
Nuni. Të gjeça kurdo me gas.
Këtë kup do ta pi
për shëndet. të dhëndrit të ri.
Gjithë tok.
Shëndet të mirë të ketë
dhe të gëzojë përjetë!
I zot' i shtëpisë rroftë
dhe djali ju trashëgoftë!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e zë vallen me burra,
duke kënduar).
Prifti:
Do të them një këngë vetë,
këngë prifti të vërtetë,
rroftë vështi dhe dhëria,
rroftë vera dhe rakia,
q'i ka bërë përëndia.
Se dhe zoti Krisht një herë
mori uj' e bëri verë.
Moj verë, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
që na hedh qoshe më qoshe!
Se ç'bën vera e rakia,
pin' e dejen trimëria,
sa vjen rotullë shtëpia!
Det i madh e det i gjerë,
pse s'të bëri zoti verë,
se do ta pinim pa blerë?
IV
(Është natë: krusliqit zën' e ikin duke uruar mëmën
e dhëndërit, zonjën Tanë, që është shumë e gëzuar.)
Nuni. Të të trashëgonen!
Brodani. Si bletë të shtonen!
Abazi. Me jetë t'u rrojnë!
Prifti. Dhe t'u pleqërojnë!
Tana. U paça, të rroni,
gjithë të gëzoni!
(Një nga një ikin të tërë dhe mbeten vetëm ndë odë
Tana me djalë e me nuse.)
Tana. (Tek i biri) Rri me nusen, djalë,
dhe foli dy fjalë,
të mos ketë frikë.
Dhëndëri (i thotë s'ëmës)
Ngreu mëm' e ikë.
(Tana ikën.)

(Dhëndri me nusen mbeten vetëm)
Dhëndëri. Lozëm ndonjë lodër?
Të dua si motër.
Nusja. Ç'motër më ke mua,
o lum' e përrua?
Ti më more grua.
Dhëndëri. Pse u zemërove
dhe u hidhërove?
Kur s'lot ndonjë lodër,
s'të dua si motër,
të dua si mëmë!
Po hajde të flemë,
se më mori gjumi.
Nusja. Fli të marrtë lumi!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:56
POEZI


Fyell' i Bariut

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t'u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes të më kujtoni,
Ndjesë pastë! - të më thoni.

Shikoni barin' e gjorë:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën' e me të pirë,
t'u marrë dhëntë pa gdhirë,
t'i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do të mbani!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:56
Besa - Besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;

ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?

Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!

Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.

Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.

Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse s'shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?

Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:

Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbesë!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:57
Dheu

Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.

Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.

Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!

Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:57
Fshati im

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s'rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
ç'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:58
Korriku

Na erdhi korriku prapë,
me grurë të ri, me vapë.
Mirë q'erdhr, o korrik,
gjithë bota të ka mik,
të duanë varfëria,
se s'vdes njeri nga uria.
Korriku, si flak' e drizit,
na ngroh palcën e kurrizit.
0 korrik, o faqezjarr,
gjithë lule, gjithë bar,
dhe me pemë barrë-barrë,
s'dimë ç'të hamë më parë.
Në korrik piqen me radhë
pjeshkë, mollë, thanë, dardhë;
kur afrohet korriku,
zë të piqetë dhe fiku.
Nga gjithë pemët e tjera,
fiku na mbiftë te dera,
se gjersa ka shporta fiq,
gjithë bota janë miq...
Me shpresë të këtij muaj,
punëtor, puno e vuaj,
të punojmë që të gjithë,
të mos mbetemi pa drithë,
se në këtë muaj zoti
na kërren nga tërë moti.
Ata që kanë punuar,
në korrik janë të gëzuar,
Se në këtë deli muaj
nuk ka lëmë pa duaj.
Vjen korriku, punëtorë,
mirrni drapërin në dorë,
të korrij kush ka punuar,
kush ka mbjell' e ka lëruar.
Dilni, dilni nëpër ara
e shihni, ç'ka bërë fara:
shikoni një koqe gruri,
se sa koqe, grurë pruri.
Shikoni kallinjt' e verdhë,
në korrik duhenë mbledhë.
Shihni, shihni kur fryn era,
kallinjtë, lozin si shqerra;
me diell, kur fryn veriu,
si floriri ndrit kalliu,
fusha, ara, palë-palë,
duken si deti me valë.
Fush' e gjatë, fush' e gjerë,
pse më bën të qaj ngaherë?!
Me djersën e varfërisë
gjith' arat e Shqipërisë
vaditen, e gjë s'kërrejnë,
se të huajt' i rrëmbejnë!
Shqipëtari, dëm e kotë,
punon gjithnjë për botë;
arat që mbjell, ngaherë
vjen' e i korrin të tjerë!
0 korrik, o faqezjarr,
je dukur dhe luftëtar:
në Francë, kush nuk e di,
u ngre vëndi për liri;
në korik lufta u zu,
u bë gjaku gjer në gju...
kryengritjet q'u bënë,
prej korriku janë zënë;
se zjarrë që ndez korriku,
nuk' e shuan dot armiku;
se dielli është i ngrohtë,
ndez gjakun në gjithë botë.
Gjaku i trimit vërtetë
për liri ndizetë vetë,
gjaku yt, o shqipëtar,
s'të ndizet as në behar!
Të ndeztë vap' e korrikut,
t'i biesh në kok' armikut!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:59
Ku Kemi Lerë

Në ç'vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
--Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
--Do vend' e tij.

Ku i duket balta
m'ë e ëmbël se mjalta?
--Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
--Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
--Për vend' e tij.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 12:59
Punërat e Perëndisë

Zot i math e i vërtetë,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:00
Robëria

E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kshtu si je!
Po kur të të shoh të lirë
do të të dua më mirë.

Qani pyje, fusha, gurë,
qani male me deborë!
Shqipëria mbet e gjorë
dhe nukë sheh dritë kurrë;
një mjegull e keq' e shkretë
e ka mbuluar përjetë!

Një gazep, një errësirë,
vetëtit edhe gjëmon!
Rrojmë me zemër të ngrirë,
nga frika kërkush s'gëzon!
Njërzit kurrë s'këndojnë
dhe bilbiletë vajtojnë!

Qiameti, shkretëtira!
Zogu vetë zë folenë,
njeriu le memëdhenë,
se mbretëron egërsira!
Për Shqipëri dëshërojmë
se në vend të huaj rrojmë.

Robërinë si duron,
o moj Shqipëri e mjerë?
Shpëtove vende të tjerë,
vetë nën zgjedhë rron!
Shqipëtarë bëni benë
të lëftoni për atdhenë.

E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kështu si je!
Po kur të të shoh të lirë,
do të të dua më mirë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:01
Shqipëtar

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhè.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
memëdhè,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
memëdhè,
vish armët e trimërisë
se ke ne!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:02
Sulltani

Jam sulltan, mbret i vërtetë,
shok të tjerë s'kam në jetë;
gjakëtor e zemërderr,
nga frika më bëjnë nder!
Dola nga fund' i Azisë
si rrebesh' i perëndisë:
Vrava, preva e shkretova,
botën me gjak e mbulova!')
Kur zotova Anadollë,
erdha mora dhe Stambollë,
njerëzit i shkova në thikë,
dhe, kush mbeti, rron me frikë!...
Jam i keq si egërsirë,
të urtët janë të mirë,
dua të quhem i marrë,
po puna të vejë barë.
Thera grekër e bullgarë,
thera ermenët e mjerë,
thera sa munda të tjerë!
Egërsirë si ariu,
me fytyrë si njeriu,
me dërgoi perëndia,
që të vuaj' njerëzia!
Evropa që më shikon,
të më bëjë gjë s'guxon,
se ka mejtime të tjera...
Prisha, vrava, preva, hera!
Bëra.. po ç'nukë kam bërë?
Prisha botënë të tërë!
Mysliman' e të krishterë
Kam dërguar n'atë jetë,
me tepër se ç'vdiqnë vetë!
Jam i zoti, rroj me pallë,
s'dua të shoh njerëz të gjallë!
Nat' e ditë gjak kërkoj,
pa pirë gjak s'munt të rroj!
Dhe tani q'u bëshë plak,
nukë munt të fryhem gjak!
Ata që kam nënë zgjedhë,
të mundijë tok t'i mbledhë,
me dorë time t'i vrasë,
të pijë gjakn' e rajasë!
Pse s'u bë nga perëndia
me një kokë njerëzia,
që ta presë menjëherë,
të mos mbeteshin të tjerë!
Të mbetej dheu i shkretë,
se doje të rroje vete:
me egërsira të rrojë,
pa frikë të mbretëroje,
se më duan e i dua,
jemi një gjak e një sua!
S'lash njeri pa të keq!
Gra e burra, djem e pleq,
dridhenë kur më kujtojnë:
mëmatë më mallëkojnë,
më mallëkojnë të vetë
edhe qajnë dit' e natë!
Qajnë! Po kush nukë qa?
Qajnë burra, qajnë gra,
qajnë maletë për pyje,
qajnë fushatë për lule!...
Kudo shkela u tha bari,
ç'la pushka e dogji zjarri!...
Egërsirë si ariu,
hëngra dhe mish njeriu!
Si kam dashur kam punuar,
pse nukë jam i gëzuar?
I lig jam, të liga dua,
nga kush më vjen frikë mua?
Nukë di se ç'kam i ziu,
nga frika gjaku më ngriu...
Me punëra që kam bërë,
më duken armiq të tërë,
mysliman' e të krishterë;
sa dhe trimat shqipëtarë
zun' e më punojnë varre!
Humba Morën' e Vllahinë,
Bullgarinë me Serbinë.
Bosnjenë me Mal' e Zi,
Gjiritnë me Thesali.
Keshë kombn' e Shqipërisë,
direk i gjithë Turqisë;
pse s'më priti sa të vdesë
pa të më dil i pabesë!
Me Shqipëri të lëftonem,
kam frikë mos turpëronem;
kam frikë nga Skënderbeu
mos dalë prapë nga dheu!...
Se ç'mendoj, a ç'jam i marri!
S'më bën dot gjë shqipëtari
dhe sa të jem vet' i gjallë,
nga zgjedha s'ka për të dalë.
Pas meje në këtë jetë,
guri mbi gurë mos mbetë!
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:03
Baba Tomori

Baba-Tomor, kish' e Shqipërisë,
mal i lartë, fron i perëndisë,
tek ti vinin njerëzit që moti
për të msuar se ç'urdhëron zoti...
Tek të lutem dhe u duk' e qarë
të msoj q'thot dhe për shqipëtarë.
Kanë qenë trima të lëvduar
dhe në luftë s'janë turpëruar,
qenë trima dhé mëmëdhetarë,
besa, feja s'i kishnë dhe ndarë,
Shkonin jetën me pushkë në dorë,
Donin shqipen, s'qenë tradhëtorë,
lulëzonte gjithë Shqipëria,
s'e s'kish shkelur si sot robëria,
gra e burra donin Shqipërinë,
djem e çupa këndonin Lirinë.
Sot qysh gjendet komb' i Shqipërisë!
I përmbysur nga zgjedh' e Turqisë,
shqipëtarët, si dhe bagëtia,
zbathur, zhveshur vdesën nga uria!
Shqipëtarët? Sot s'ka shqipëtarë,
turku, greku na kanë përndarë!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na gënjejnë... U prish Shqipëria...
Mal i lartë, me krye në diell,
fron i zotit q'është mbret në qiell,
Baba Tomorr, o mal' i uruar,
ç'kanë ngjarë, gjithë ç'kanë shkuar,
i di vetë, s'duhet të t'i themi;
C'do të ngjajnë, të lutem rrëfemi,
Sot e tutje, ç'thotë perëndia?
Do të heqë shumë Shqipëria?
çfaj ka bërë, ç'gjynahe paguan?
Nga Turqia të tërë shpëtuan:
Greku, serbi, vllahu, bullgari,
nënë zgjedhë mbeti shqipëtari
çthotë zoti për kombinë tonë,
do ta lerë penë sulltan qenë?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na ç'nderoi dhe gjaknë na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotët dhe më tha Tomori:

0 shqipëtarët e gjorë,
Ndëgjoni Baba-Tomorë:
Kombi tuaj s'vete mbarë
se besët u kanë ndarë.

Besa e bashkon njérinë:
Ju pse e ndani perëndinë?

Si ungjilli dhe kurani:
nukë na dihetë fundi;
me qiejtë mos u mbani
se nukë mbahen gjikundi.
Të krishter' e myslimanë
gjithë një perëndi kanë;
ini një gjak, mor të ngerë,
se ndë një vend kini lerë.
Ini gjithë shqipëtarë,
s'ini grekër a tartarë,
hiqni dorë nga rreziku,
shihi se ç'punon armiku
i pabesi dhe i ligu.

Mblidhuni të bëni benë,
të kujtoni Skënderbenë,
të duani Memëdhenë,
të mos e lini të shkretë...
Ngrihi ta shpëtoni vetë,
se u ndin zot' i vërtetë,
mos e peshoni Turqinë,
mos e besoni Morenë
të duani perëndinë;
të duani Memëdhenë
Erdhi dita të lëftojmë
për lirin' e Shqipërisë;
ja të vdesim, ja të rrojmë
si burrat' e trimërisë.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:03
Trim i Shqipërisë

Kush ka qenë trim një herë?
Aleksandr' i Math i vjerë,
Pirrua me shokë të tjerë
në Shqipëri kanë lerë,
Po nga të gjithë m'i zoti, -
Skënderbeu Kastrioti.
0 mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skënderbe?
Si duron ti nënë dhè?
Nukë të vjen keq për ne?
Që ditdnë, që 'na le,
vendi yn' u bë rajë')...
Të lutemi dit' e natë,
n'atë jetë ku ke vatë,
dërgona shpresë e uratë
të mos rrojëmë si gratë...
Të ngrihemi të lëftojmë,
Turqit ti dëbojmë,
Shqipërinë ta shpëtojmë
Dhe lir' e me nder të rrojmë.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:21
Varfëria dhe Liria

Jam i varfër, po i lirë,
ndaj më pëlqen varfëria;
kush do të rrojë më mirë,
s'urdhëron dot veten e tia.
Mbreti, sikur të më thotë:
"Hajde në pallat me mua,
të gëzosh dhe ti në botë,
do t'i them: "Zot, nukë dua;
për të ngrën' e për të pirë
nukë mund të shes lirinë;
i varfëri rron më mirë
s'ai që do madhërinë.
S'më duhet ergjëndi mua,
dua lirinë dhe nderë,
dua të bëj si të dua,
jo si të duan të tjerë.
Kush mund e bën si do vetë,
bën si thotë Perëndia,
nukë ka në këtë jetë
gjë m'e vyer se liria.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

7th March 2008, 13:21
Naim Frashëri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
..................................

Vdiq Naimi, gjithë thonë,
qani turq, qani kaurë!
Bilbil' i gjuhësë tonë
s'do të dëgjohet më kurrë!

Vdiq Naimi, që këndoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi memëdhenë!

Vdiq Naimi, po ç'të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka të tjerë.

Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdektë nami kurrë!
Sponsored content

Andon Zako Çajupi Empty Re: Andon Zako Çajupi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi