Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Opinion /  8 Marsi Empty Opinion / 8 Marsi

7th March 2008, 23:04
Opinion / 8 Marsi

Nuk është festa e nënës. Është dita ndërkombëtare e femrave. Nuk është as dita për të bërë xhiron e përhershme nga liqeni, për të blerë çorape, sapun dhe lule, apo për të ngrënë një drekë jashtë me stafin apo me gratë e lagjes. Jo! Është dita për të treguar, kërkuar dhe synuar diçka në emër të grave. Për të kërkuar një zë më tepër në qeveri, disa përfaqësuese më shumë në Parlament, respekt më të madh për aftësitë në punë, pagesë të barabartë për punë të njëjtë. Është dita për të dëgjuar organizatat e grave të publikojnë më shumë se çdo ditë tjetër të vitit përpjekjet dhe thirrjet e tyre për të ndërgjegjësuar vetë femrat se dhuna në familje nuk është punë e shtëpisë. Ajo nuk duhet toleruar.Femra nuk është objekt ku burri i shtëpisë mund të shfryjë inatin e ditës. As nuk është objekt ku eprorët apo kolegët mund të shfryjnë perversitetet e moshës apo të hierarkisë. 8 Marsi është dita për të thënë “femrat janë qenie njerëzore në marrëdhënie të shkëlqyera me dinjitetin”.

Disa të dhëna thonë se, në 8 Mars të vitit 1857 punëtoret femra të një fabrike tekstili në New York dolën në protestë në kërkim të të drejtave të tyre në punë, ulje të orarit, rritje të pagës dhe të drejtën për të votuar. Të tjera të dhëna thonë se, në 8 Mars 1911, në Kopenhagen u kërkua për herë të parë që kjo ditë të bëhej simbol i të drejtës së grave për të kërkuar të drejta të barabarta para ligjit, etj., etj., etj.

E vërtetat është që çdo 8 Mars, që prej atëherë femrat në gjithë botën gjejnë arsye të reja për të kërkuar të drejta që duket sikur zmadhohen me kalimin e Marseve. Po le të kërkojnë femrat e botës leje më të gjatë pas lindjeve, pagesë më të lartë gjatë mungesës për arsye shëndetësore, orare të reja për kopshtet dhe çerdhet, tolerancë më të madhe në gjykimet morale, pjesëmarrje më të gjerë në vendimmarrje... Femrat shqiptare do të vazhdojnë akoma të kërkojnë rolin model që gëzon dhe promovon të drejtat që nuk jua sqaruan një herë deri në fund.

Statusi dhe të drejtat e grave janë përmirësuar dukshëm që nga Mars i 1857-s; megjithatë, shumica e grave sot në botë, në përfundim të jetës do të thoshin se pjesën më të madhe të kohës së tyre e shpenzojnë duke u përpjekur të përmbushin rolin e tyre si grua, në vend që të kërkojnë më shumë për të arritur qëllimet që duket se janë vendosur vetëm për burrat. Ligjet dhe konventat e shumta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut flasin për një sërë të drejtash që gratë duhet të gëzojnë dhe t’i kenë të garantuara nga një shtet. Neni 1 i Konventës për Eliminimin e Diskriminimit ndaj femrave (Konventa e Grave) e përcakton diskriminimin ndaj femrave si “çdo lloj veçimi, përjashtimi apo kufizimi bërë mbi një person mbi bazën e gjinisë, që ka për qëllim të dëmtojë ose mohojë njohjen apo gëzimin e të njëjtave të drejta për gratë, të martuara ose jo, bazuar në barazinë me burrat, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore politike, ekonomike, sociale, kulturore, civile apo çfarëdo të drejte tjetër”.

Nën këtë model jo-diskriminimi, të drejtat e grave janë të dhunuara në çdo moment që atyre ju mohohen të njëjtat të drejta që ju jepen edhe burrave. Madje për këtë pikë, Konventa e të Drejtave Civile dhe Politike, në nenin 3 të saj i detyron shtetet firmosëse që “të sigurojnë barazinë e të drejtave midis femrave dhe meshkujve për të shijuar të gjitha të drejtat civile dhe politike që përfshihen në atë konventë”.
Nga ana e saj, Konventa e Grave (CEDAW) detyron shtetin të sigurojë të drejta të barabarta gjinore para ligjit në nenin 15 të saj; të marrë masa për eliminimin e diskriminimit gjinor për sa i përket jetës publike apo politike (Neni 7 i kësaj Konvente); të drejtën për arsim (neni 10); të drejtën për punësim (neni 11); për shërbime shëndetësore (neni 12; për jetën ekonomike dhe sociale (neni 13); si edhe për marrëdhëniet në martesë apo në familje (neni 16 i të njëjtës Konventë). Pra, ligjet ndërkombëtare e detyrojnë edhe Shqipërinë ta hedhë bukur vallen e të drejtave të grave. Por, këto të drejta duhen patjetër të publikohen, të zbatohen dhe të bëhen të njohura në çdo skutë ku gratë ende nuk e dinë se burri nuk ka asnjë të drejtë të ngrejë dorën se “femra e meritoka” një gjë të tillë. Abuzimi seksual, dhuna fizike, mendore, psikologjike, në familje, martesë apo në vendin e punës, janë të ndaluara me ligj. Ashtu siç janë edhe përdhunimi, trafikimi dhe prostituimi i detyruar. Detyrimet e shtetit për të parandaluar dhe dënuar me ligj akte të tilla janë të parashikuara përveçse në legjislaturën vendase, edhe në nenin 4 të CEDAW-s, ku i kërkohet shtetit që përveç këtyre të mos lejojë madje as traditën apo zakonet vendase të nënshtrimit dhe dhunimit të femrës.

Një vajzë e vogël 10-vjeçare mund të ketë po aq ëndrra dhe synime sa edhe një djalë i moshës së vet, por shumicën e atyre ëndrrave ajo mund ta ketë të pamundur t’i realizojë, për shkak të barrierave perceptuese që janë ngritur mbi rolin e femrës në çdo shoqëri. Me gjithë përpjekjet për të ndryshuar të paktën në legjislaturë apo në media imazhin e barazisë dhe të mos-diskriminimit, femrat nuk do të jenë kurrë të barabarta me burrat deri në momentin që ato do të jenë po aq të pranuara dhe prezent sa edhe meshkujt në pozita kyçe shkencore, manaxhuese, politike, udhëheqjeje, vendimmarrjeje, drejtuese apo edhe gjykuese.

Gratë e sotme në të gjithë botën vazhdojnë megjithatë të jetojnë nën ligje të vendosura përgjithësisht nga meshkujt, përderisa ata vazhdojnë të kenë shumicën absolute të ligjvënies kudo në botë. Të drejtat e njeriut sigurojnë dinjitet, barazi dhe siguri jete për çdo person, pavarësisht gjinisë, racës, kombësisë, fesë apo grupit social. Të mohosh të drejtat e një personi që si gjini i ka rënë për pjesë të jetë femër, do të thotë ta poshtërosh atë karshi të drejtave të barabarta që duhet të gëzonte me jo-gjininë e saj. Dhe ky dhunim të drejtash shpesh çon në humbjen e besimit tek vetja, izolimin e plotë të botës së saj, depresion dhe zhvlerësim tërësor të kuptimit të jetës së një femre. Plot 170 vende e kanë ratifikuar Konventën e Grave (CEDAW), në mënyrë që t’i thonë “STOP” fenomeneve të mësipërme. Të drejtat e grave janë veçanërisht komplekse; dhe më shumë sesa mbrojtur, ato duhen promovuar.

Në shumë raste është vënë re se konventa e grave nuk është aq e përdorur në trajnimet dhe kurset juridike sa edhe konventat e tjera. Që do të thotë, promovimi i të drejtave të grave nuk është një çështje fort e parapëlqyer në profesionet ligjore. Pavarësisht dëshirës së mirë për të parë më shumë gra në politikë apo vendimmarrje, asnjë ligj kombëtar apo ndërkombëtar nuk detyron asnjë shtet të marrë masa apo të ndëshkohet për mos-marrjen e iniciativave për përfshirjen më të gjerë të grave në jetën aktive politike dhe civile.

Por as emri i konventave për të drejtat civilo-politike, as ai për femrat, e jo më të drejtat që ato parashikojnë, nuk kanë për të shkuar në 8 Mars në ekranet apo jetët e grave shqiptare nesër, kur në 8 Mars, gjithë lumturi e plot lule në duar, ato do të shkojnë nga liqeni ose tek komshia, kurse promovueset e të drejtave të grave do të festojnë me kolegët lokaleve të shtrenjta të shekullit të 21-të në Tiranë.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

8th March 2008, 12:33
uroj qe kjo dite e 8 marsit te festohet ,per mos diskriminim femrore ,ne cdo sfer te jetes ,edhe femra te jet e barabrt ne cdo detyre qe e merr ,pa u anshkalue si nen si femer ,le te jet nji dite ku zeri i saj te jet i ndegjueshem e jo ne veshin e shurdhet te bjer ,le te mos kemi dallim ne gjini as ne familje ,as ne pune ,as ne oranizata ,por as edhe ne struktura plitike .
LiNuX
LiNuX
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 06/01/2008
Postime : 259
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3
http://security.team-forum.net

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

8th March 2008, 15:11
Ju Uroj 8 Marsin edhe un mbar femrave te botes n`veqanti Shqiptareve.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

8th March 2008, 15:14
Une ua uroj kete feste vetem grave, nenave shqiptare ndonese tek mua kjo feste eshte dhe mbetet festa e grave.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

8th March 2008, 15:16
Permes tv alsat po shikoj nje varg manifestimesh ne shenje te festes se 8 marsit si nga patronati i presidentit njeashtu edhe ne natyra tjera.

Urime 8 marsi te gjitha nenave tona

me respekt
Albini
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

9th March 2008, 00:12
urime ,urime me plot gojen ,jav them te gjitha femrae ket dite te 8 marsit ,dhe te jen sa me aktive kunder diskriminimit ,dhe te ngrisin zerin per te drejtat qe ju takon .
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

9th March 2008, 02:47
Gezuar 8 marsin te gjitha nenat shqiptare pak me vonese po i uroj po me mire vone se kurre
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

9th March 2008, 02:49
gezure ,dhe vetem gezure po ce do nji dite ne vite eshte kjo festa etyre ,iku jan edhe nji vite pritje te festojn .
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

9th March 2008, 02:55
Te paktu ju grate keni nje dite feste po ne burrat qe skemi as nje dite ne vit Exclamation
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

9th March 2008, 02:56
se paku ju burrat keni cdo dite eh grat njiher ne vite ,kan ket feste keshtu le ta festojn edhe ta dijn qe nji dite ne 365 dite eshte e tyre ju keni 364dite te juajat .
Sponsored content

Opinion /  8 Marsi Empty Re: Opinion / 8 Marsi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi