Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

8 Marsi sipas meje Empty 8 Marsi sipas meje

8th March 2008, 15:00
8 Marsi sipas meje

[img] Bledi Strakosha me shokë rrëfejnë lidhjet e tyre speciale me festën

8 Marsi, si e vetmja ditë që i dhurohet femrës, pas 364 ditësh lodhje dhe revolte të heshtur, më në fund ato janë “mbretëresha”, edhe pse për një ditë të vetme. Pikërisht për këtë festë, meshkujt janë në dispozicion për të kontribuar sadopak në relaksimin e tyre, duke ngritur në piedestal “magjinë” që mban emrin “Femër”. Disa nga meshkujt e skenes dhe ekranit rrefejne se edhe ata nuk jane indiferente ne nje dite si kjo. Tok me urimet per grate e jetes se tyre ata tregojne edhe domethenien qe kjo feste ka per vete ata.

Bledi Strakosha shprehet se është shumë i azhornuar me festën e gruas, edhe pse vijon ta shohë më shumë si festën e nënës. E një grua, në mos nuk është akoma, ëndërron t’i thërrasin ndonjë ditë “Nënë”. Ndaj duket se këto dy kuptime janë të lidhura ngushtësisht me rëndësinë dhe hiret e asaj që quhet femër. Lidhur me kontributin e tij në këtë festë, Strakosha rrëfen se ka menduar një dhuratë për gruan më të shenjtë të jetës së tij, pikërisht për nënën. “Një tufë me lule dhe një dixhitalb, janë dhuratat që kam menduar për nënën time. Nuk kam ndonjë program për të organizuar një mbrëmje jashtë shtëpisë, por e di që më shumë se asnjë ditë tjetër, mamaja ime është zonja e një shtëpie të madhe e plot jetë”. Bledi nuk harron të japë urimin e tij edhe për gjithë femrat shqiptare: “Faleminderit të gjithë nënave shqiptare, për kujdesin dhe devotshmërinë e tyre. Faleminderit femrave(nenave) që na sjellin në këtë botë”. Ndërkaq, vetë ai nuk ka ndonjë plan të veçantë, por ka vendosur ta kalojë në praninë e miqve të tij.

Një tjetër emër i njohur i skenës shqiptare, Ardit Gjebrea, preferon të ruajë privatësinë e kësaj feste pa nxjerrë asnjë detaj, lidhur me dhuratat apo planet që ka përgatitur për bashkëshorten dhe të afërmit e tjerë. Madje ai arrin gjer në atë pikë, sa kursen edhe një urim për femrat shqiptare, pasi për të gjithçka është personale.

Ardi Asllani, një ndër stilistët më në zë, shprehet se 8 Marsin e sheh më shumë si një revoltë të gruas, sesa një festë të mirëfilltë. “Sa herë vjen 8 Marsi, më krijohet përshtypja se gratë shprehin revoltën e akumuluar gjatë një viti”. Për sa i takon kontributit të tij kundrejt femrave, Ardi shprehet se do të jetë në krye të detyrës, për t’u plotësuar çdo dëshirë dhe nevojë në ditën e tyre. Nga ana tjetër, stilisti shpjegon se për të është shumë e bezdisshme të festojë një festë kolektive, pasi për të kjo ditë është një tjetër festë kalendarike. Por ai nuk harron të japë urimin e tij; “Uroj gjithë femrat shqiptare që të kenë sa më shumë ditë të lumtura dhe t’i kushtohen më shumë vetes”. Pjesëmarrës aktiv në këtë festë është edhe Alban Skënderaj, i cili që edhe pse ndodhet në Itali, nuk harron të urojë gjithë femrat shqiptare. “Të gëzojnë sa më shumë në festën e tyre dhe sa më shumë ditë të lumtura”. Vetë Albani ka menduar të kontribuojë në festën e gruas me këngët më të mira të repertorit të tij, që do t’i performojë live për gratë shqiptare në Itali. Një tufë me lule është edhe dhurata e përzgjedhur për nënën e tij.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

8 Marsi sipas meje Empty Re: 8 Marsi sipas meje

8th March 2008, 18:57
Është për të ardhur keq nga njerëz të mëdhenj,që edhe sot në një farë mënyre mundohen të injorojnë festën egrave duke ja llogaritur të vetmën festë në vit,si kinse 364 ditë tjera janë të meshkujve e tjera............................
unë mendoj se të arriturat e femrës shqiptare në qdo fushë të jetës duhen të jenë krenaria shqiptare.Femra jonë e përballur menjë shoqëri më primitivet në Evropë po flas për atë kohë,ku pjesa dërmuese e popullit tonë ishin analfabet,pastaj në përballjen e pushtuesëve të hekurt që shtypnin mbi ne,me shumë vendosshmëri dhe guxim është sakrifikuar për të realizuar të drejtat e veta.............................................
Nga ana ime me një krenari të lartë,me një dashuri të thellë shpirtërore u uroj gjithë femrave shqiptare 8 Marsin,duke ju dëshiruar shëndet,suksese të larta,fat dhe lumturi në jetë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi