Luan Krasniqi drejt titullit të WBA së
8th March 2008, 15:12
Luan Krasniqi drejt titullit të WBA së
Boksieri shqiptar klasifikohet në vendin e 15-të të versionit WBA, çka i krijon mundësinë e një dueli për titull
Gjithçka duket se është në rrugën e mbarë për boksierin Luan Krasniqi për të realizuar ëndrrën e tij drejt titullit botëror. Versioni që forcon këtë mundësi është ai i organizatës WBA (World Boxing Accociation). Ky i fundit në renditjen më të re të rang-listës botërore e ka renditur boksierin Luan Krasniqi në vendin 15-të. Me këtë klasifikim Luan Krasniqi i afrohet shumë titullit të botës pasi ai tashmë fiton të drejtën për të sfiduar këtë titull. Këtë e konfirmon edhe klubi i tij. Siç duket, klubi i tij, Universum Box Promotion, e ka planifikuar tashmë duelin për Krasniqin. Së shpejti atij do t'i krijohet mundësia të sfidojë në ring kampionin aktual të këtij versioni, Rusllan Shagajev, i cili po ashtu është pjesëtar i këtij klubi. Sipas mediave gjermane, të cilat ditët e fundit komentojnë shpesh mundësitë që i hapen boksierit Luan Krasniqi, ky i fundit, përveçse një boksier i afirmuar tashmë në ringun profesionist, ka me vete dhe një pjesë të madhe të tifozërisë, çka e ndihmon atë që t'i jepen shanse sa më të mëdha për t'u ndeshur.
Fakti që bindshëm e përkrahin më shumë tifozë se kampioni aktual Rusllan Shagajev është në interes të klubit të dy boksierëve, që e sheh ndeshjen mes të dyve si një duel me mjaft leverdi. Madje në intervistat e tyre dhe shumë personalitete të boksit në Gjermani janë shprehur se "Luan Krasniqi ka tifozët më të flaktë në botë, ata krijojnë atmosfera madhështore kur Luani bokson". Por mediat shkruajnë se deri në mesin e vitit 2008 menaxherët e tij do të gjejnë patjetër një boksier të rangut të tij për të zhvilluar duelin. Mundësitë që diskutohen dhe analizohen për të janë të shumta. Para disa kohësh, klubi i tij deklaroi se për Luan Krasniqin do të kërkohet një nga 5 boksierët më të mirë në versionin WBO. U përfol shumë një përballje me kampionin botëror të versionit WBO, rusin Sultan Ibragimov, si dhe me sfiduesin e parë, amerikanin Tony Thompson, por ky version ra poshtë që në fillim. Në "Porsche Arena" të Shtutgartit kërkimet për rivalin e Krasniqit nisën që kur Aleksandër Dimitrenko anuloi duelin e parashikuar më 8 mars. Por së fundi duket se Krasniqi do të synojë titullin e botës në një tjetër version, atë të WBA-së.

- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Luan Krasniqi drejt titullit të WBA së
8th March 2008, 15:22
Respekt per legjenden shqiptare te boksit mirepo une mendoj se ne bazë te asaj qfare kam pa ne meqin e fundit kunder Thompson-it, Luan Krasniqi e ka perfunduar karrieren e tij.
Deshirat dhe mundesite jane 2 por dallojne si dita-nata njera me tjetren!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|