Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Lidhja sekrete e Alban Skënderajt me këngëtaren Miriam Cani Empty Lidhja sekrete e Alban Skënderajt me këngëtaren Miriam Cani

10th March 2008, 11:17
Lidhja sekrete e Alban Skënderajt me këngëtaren Miriam Cani

.[You must be registered and logged in to see this image.]
Është folur shumë, por asnjëherë ata nuk e kanë pohuar. Një lidhje e fshehtë mes dy këngëtarësh. Pranimi do të bënte vërtet bujë. Por ata vazhdojnë të heshtin. Mirjam Cani këngëtarja nga Elbasani, që jeton në Gjermani dhe djaloshi nga Vlora këngëtari Alban Skënderja janë çifi më i ri i përfolur në botën e muzikës shqiptare. Fjalët kanë kohë që qarkullojnë në ambientet e kryeqyteti, qysh në atë kohë kur Miriami mbërriti në Shqipëri për të interpretuar në një mjuzikëll. Dhe kanë marrë sërish hov falë zhvillimeve të reja që kanë ndodhur mes tyre…
[You must be registered and logged in to see this image.]
Sinjalet
Sipas “spiunëve”, në verë Miriami erdhi në Shqipëri, duke qëndruar larg vëmendjes së mediave. Me një kapele në kokë, ajo është pritur nga albani në Rinas dhe të dy janë nisur drejt bregdetit të jugut, në zonën e Dhërmiut dhe fshatrave turistikë përreth. Ka qëndruar vetëm pak ditë e po ashtu në konspiracion është rikthyer në Gjermani. Kemi tentuar të pyesim të dy këngëtarët për lidhjen mes tyre. Sipas Albanit ajo është një mike e mirë dhe kolege e pak a shumë e njëjtë ka qenë edhe përgjigjja e Miriamit, e cila në një moment e kanë “tradhtuar” fjalët. Para një viti Miriami ka pohuar se ka pasur lidhje me një muzikant nga Zvicra. Por në një intervistë dhënë për ne, ajo u shpreh se ishte ndarë. Ndërsa në muajin shtator, pasi ne zbuluam që ajo kishte kaluar pushimet me Alban Skënderaj në një prononcim, ajo u shpreh se nuk dëshironte të jepte informacione për jetën private. “Unë me Albanin kam një njohje. Fillimisht profesionale dhe me vone dhe afektive. Kuptohemi mirë, kemi disa projekte të përbashkëta... por mendoj që është shumë herët që të flas për këtë raport”, ky është i vetmi prononcim që ka dhënë këngëtarja e cila sipas gjasave nuk e mohon faktin që ka një lidhje mes tyre.
Historia
Gjithçka nisi një vit më parë në muajin prill kur Miriam Cani erdhi në Tiranë nga Gjermania për të interpretuar në “Chikago”. Një mjuzikëll, që do të tërhiqte mjaft vëmendje, e aq më tepër kur ajo shoqërohet mes flirtesh këngëtarësh. Një kafe mes kolegësh, një darkë e kështu me radhë nisën gjërat atë kohë. Orëve të vona pas provave të gjata në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty në kafen e Hotel Tirana, e më pas vera që do t’i çonte përgjatë brigjeve të Shqipërisë por gjithmonë të fshehur nga sytë e njerëzve. Në atë kohë të dy bënë përpjekjet maksimale që të mos linin të kuptohej asnjë gjë, edhe pse thashethemet në grupin e tyre të punës nuk munguan. Gjithsesi çdo gjë mbeti aty. Mandej zërat do të pushonin kur Miriami do të nisej për në Gjermani. Ku përsëri njerëzit do të flisnin dhe do ta komentonin largimin e saj si një ndarje të çiftit. Por për çudi gjithçka ka nisur nga e para. Një rilidhje apo në këtë histori nuk ka pasur asnjëherë ndarje.
Jo vetëm bashkëpunim
Muajt e fundit më shumë se kurrë Alban Skënderaj ka marrë avionin dhe ka fluturuar drejt koleges së tij bukuroshe. Prej tij justifikimet kanë qenë vetëm vizita pune, me synim integrimin e tij në tregun muzikor evropian. E në fakt në këtë pikë ai nuk ka gënjyer, pasi vërtet po bën disa hapa për të hyrë në tregun botëror. E gjitha kjo falë mbështetjes së mikeshës së tij. Pa të cilën në këtë rast mund të themi me bindje se nuk mund të bënte asgjë. Kështu Miriami ka ndihmuar Albanin për ta lidhur me agjencinë me të cilën ajo bashkëpunon prej vitesh, qysh kur ishte me grupin “Preluders” dhe tashmë Skënderaj ka në dorë një kontratë pune dy vjeçare me ta. Gjithashtu Miriam Cani ka realizuar edhe një projekt të përbashkët me Albanin. Pikërisht një këngë e cila do të dalë shumë shpejt në treg. Këtë fillim shkurti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj ishin të ftuar në një emision televiziv në kanalin më të madh gjerman Pro7, ku përveç intervistave të tyre u shfaq dhe një reportazh për projektin e tyre të përbashkët. Ndërkaq dy këngëtarët kanë menduar të bëjnë dhe një klip për këngën e tyre të përbashkët, të cilin kanë menduar ta prezantojnë në Shqipëri. Kënga do të jetë anglisht, ndërsa refreni shqip. Ndërkohë që solo ata janë të dy duke incizuar nga një album për tregun evropian në gjuhën angleze”
Gjithë këto në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç vërtetojnë atë që njerëzit thonë nën zë. Siç duket shkëndija e dashurisë që lindi mes tyre kohë më parë tashmë ka marrë plotësisht jetë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi