Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Grushte e shkelma mes Dinamos e Partizanit Empty Grushte e shkelma mes Dinamos e Partizanit

13th March 2008, 17:28
Grushte e shkelma mes Dinamos e Partizanit

E Enjte, 13 Mars 2008


E nisin zenken Pinari e Vincetic, por perfundon ne sherr mes dy skuadrave

Jeton Selimi

Partizani-Dinamo 0-0

Partizani: Shehi, Pinari, Osmani, Hallaci, Gjyla (Abilaliaj 71'), Devolli (Tafaj 46'), Dhembi, Muzaka, Bakaj, Karapici (Babamusta 45'), Malindi

Trajner: Hasan Lika

Dinamo: Kotorri, Abraham, Pisha, Granic, Bodrusic (Diop 75'), Kuli (Vincetic 68'), Poci, Allmuca Ishka, Pollozhani, Pejic (Pema 75')

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtare: Janku, Avdo, Bicaku

Kartone te verdhe: Pinari, Bakaj, Malindi, Kuli, Poci, Pollozhani

Nervozizem, nderhyrje te ashpra, kartone te verdhe e shume te tjera solli ndeshja e djeshme mes Partizanit e Dinamos, takim qe perfundoi me rezultat te bardhe 0-0 dhe qe per pasoje kualifikoi blute per gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Por, nese fjalia e mesiperme pershkruan fare shkurt ate qe ndodhi ne fushen e lojes, ajo qe erdhi pas vershellimes se trefishte te gjyqtarit Janku, ishte nje turp i vertete. Dy skuadra qe nuk e kane aspak problem te shkembejne grushte e shkelma me njera-tjetren e qe sherri behet aq masiv, sa edhe forcat e rendit mezi e ndalin ate. Me pas deklarata, prononcime, kercenime per ngritje padish dhe largimi kokulur i Partizanit dhe kryelarte i Dinamos, ishin epilogu i 90 minutave, por jo i krejt ndeshjes, sepse tani topi do t'i kaloje Komisionit te Disiplines, qe do te kete vertet shume pune.

Ndeshja

Partizani ishte skuadra qe duhej te sulmonte, por gjate pjeses se pare nje gje e tille nuk ndodhi. Minutat ishin te balancuara dhe vlen te permenden vetem dy tratat e goditur. Ne fillim eshte Bakaj, qe shkund traversen e Kotorrit e me pas Pejic, qe godet shtyllen e majte te Shehit. Partizani vuan jo vetem mungesen e koordinimit ne sulm, por edhe demtimet. Lika eshte i detyruar qe ne fund te pjeses se pare te largoje Karapicin e me pas Devollin, per te futur Babamusten e Tafajn. Daja nga ana tjeter eshte i qete, rezultati i ndeshjes se pare e qeteson shume. 45 minutat e dyta nisin me me shume vrull nga ana e te kuqve, te cilet shohin me shume nga porta blu dhe ne disa raste mund te rrezikoheshin nga dinamovitet, por dinamovitet shperdorojne habitshem raste te pastra per gol. Partizani vuan shume ne finalizim dhe Lika hedh Abilaliajn ne fushe (mbase gabimi i vetem, pasi "Labi" duhej futur me pare) dhe atehere te kuqte behen me agresive dhe kercenues. Disa here te pafat e tre here perballe nje Kotorri te hatashem, qe mohon gola te sigurt, te kuqte shohin me deshperim t'i lajne duart me nje nga objektivat sezonale, Kupen e Shqiperise.

Incidenti

Ka qene sherri mes te kuqit Luan Pinari e dinamovitit Vincetic, qe ka bere te shpertheje meria e mbajtur brenda prej kohesh. Qe ne fushen e lojes, dy lojtaret shkembejne fjale e shkelma me njeri-tjetrin, per te kaluar me pas te duart ne perfundim te saj. Sikur te kishte pritur vetem nje sinjal, eshte Bekim Kuli, i cili shkon te godase Pinarin e me pas Devolli qe ka grushte e shkelma per te gjithe, perfshire edhe trajnerin Daja (inate te vjetra qe kur te dy ishin pjese e Elbasanit). Me keq del Kuli, qe merr goditje nga shume lojtare te Partizanit. Skenat e dhunes zgjasin disa caste dhe gjithcka qetesohet vetem pas nderhyrjes se forcave te rendit. Shenjat e saj shihen edhe ne dhomat e zhveshjes, ku sende te thyera ishin shperndare ne dysheme, perfshire edhe nje motor, i cili me siguri i perkiste ndonje punetori te stadiumit.

Deklaruan pas ndeshjes

Hasan Lika, trajneri i Partizanit:

"Ishte nje takim i veshtire per ne, sepse ishim ne disavantazh te dy golave. U perpoqem te benim dicka, por, fatkeqesisht, ne pjesen e pare u detyruam te benim dy nderrime te detyruara dhe kjo kushtezoi shume zgjedhjet. Mendoj se duhej te ishim treguar me te sakte ne finalizim. Humbem shume raste, por edhe Kotorri priti mire. Tani do te fokusohemi vetem ne kampionat. Incidenti? Jane gjera qe mund te ishin evituar".

Ilir Daja, trajneri i Dinamos:

"E merituam kualifikimin, jo sepse fituam ne ndeshjen e pare, por sepse ishim me lart se kundershtari. Patem mjaft raste per t'i mbyllur hesapet, por shperdoruam vertet shume ne sulm. Lojtaret i zbatuam detyrat e tyre me perpikeri dhe i falenderoj per kete. Fitoren ua dedikojme tifozeve tane. Jemi me mire sesa Partizani, pasi i eliminuam ne Kupe dhe jemi 3 pike para ne kampionat. Sot treguam qe ne jemi toreadoret".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi