Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

22nd March 2008, 11:15
“Po përdorni çështjen” për kapital politik është një nga thirrjet që është dëgjuar shpesh këto ditë nga njëri krah i politikës. “E harruat Gërdecin” akuzon dikush në faqe para pak çastesh duke u përqëndruar tek intervistat e tre prej të strehuarve në mjediset e shtëpive të pushimit të shtetit në Durrës. Në fakt shkruesi ka njëfarë të drejte në “akuzën” e tij megjithëse s’e kupton nevojën për “harrim”. Gërdeci duhet të lëvizi në plan të dytë sepse për këdo që ka dy gram tru, në këtë rast s’bëhet me fjalë vetëm për Gërdecin, as për fatkeqët që humbën jetën aty, as për fatkeqët që s’u janë gjetur akoma trupat, as për fatkeqët që u plagosën, e as për fatkeqët që pësuan dëme materiale e psikologjike. Pavarsisht hollësive mbi viktimat, e mbi dëmet e shkaktuara, çështja duhet kaluar tashmë në një plan tjetër, është personale për të gjithë ne dhe jo vetëm për ata që jetojnë në Gërdec e në rrethinat e tij!
Është e tillë sepse në rastin e Gërdecit të paktën dy institucione të shtetit s’kanë funksionuar siç duhej; Ministria e Mbrojtjes që kishte për detyrë të mbikëqyrte sigurinë e punimeve, dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta që s’e vuri dot re që në atë fabrikë kishte vetëm 1 të siguruar! Është personale sepse Qeveria dështoi në përpjekjen e saj për të detyruar një ndërmarrje private që punonte me Shtetin që të respektonte rregullat e Shtetit! Është personale sepse nëse s’i zë dot besë Shtetit që të kontrollojë tregtinë e armëve, atëherë s’i mund ti zësh besë që të kontrollojë tregtinë e mallrave ushqimore, të energjisë, të pajisjeve të ndryshme, të materialeve të ndërtimit, e të shumë e shumë mallrave të tjera. Është personale sepse, troç muhabeti, s’dua që nesër të më shembet pallati poshtë karrikes ku po qëndroj tani dhe të bie në humnerë 7 kate më poshtë thjesht sepse Shteti e kishte lënë pas dore detyrën e tij dhe s’kishte kontrolluar cilësinë e ndërtimit, ashtu siç nuk kishte kontrolluar cilësine e sigurisë në Gërdec. Është personale sepse s’dua të helmohem nga ushqimi që ha sepse dikush në kufi ka lejuar importimin e mishit të infektuar. Sepse, sepse, sepse………
Duke qënë se ky muhabet është personal, dhe duke qënë se të gjithë ne vëmë në rrezik në rradhë të parë të vetmen gjë që kemi tamam tonën, kokën që kemi mbi supe, atëherë më e pakta që mund të kërkohet moralisht dhe në mënyrë të barazvlefshme nga Qeveria është që “të vërë në satër” kokën e saj për të mundësuar që:
1) Shtetasit të kuptojnë që nëse ndonjë ditë humbin jetën thjesht se po kalonin në vendin e gabuar, në orën e gabuar, atëherë të paktën dikush do përgjigjet për këtë dhe nuk do të jetë thjesht funksionari i rastit që do ti rrasin në dorë përgjegjësinë ligjore, por edhe funksionari më i lartë që mban përgjegjësi morale për mosfunksionimin e zyrës ose institucionit të tij.
2) Shtetarët të kuptojnë që jetët e njerëzve dhe dështimi në punën e tyre s’mund të kalohet thjesht me një shplarje të gojës për përgjegjësitë ligjore, dhe se ka edhe një të shkretë përgjegjësi morale (deri më sot e përdorur shumë rralë në vendin tonë).
E nëse Qeveria e “vë kokën e saj në satër”, nëse Zoti Kryeministër i vendit jep dorëheqjen duke shprehur keqardhje jo vetëm për viktimat, por edhe për faktin që dy organe të Shtetit DËSHTUAN në punën e tyre, atëherë të paktën tragjedia e Gërdecit s’do mbahet mend vetëm si tragjedia e rradhës pas ’97-ës, pas ’98-ës, pas 9 Janarit, pas Dhëmblanit etj, etj por si tragjedia që shënoi fillimin e përgjegjësisë morale në Shqipëri. Se mbi ligjin zotërinj Shtetarë të politikës së vjetër e të re, mbi atë ligjin e bërë llastik prej jush, qëndron ai i shkretë moral që me ç’duket ka kaluar malet, ka vajtur diku emigrant e është zhdukur nga ky vendi ynë për një kohë të gjatë!


Shënim 1: Gjëja më normale në këtë situatë do të ishtë dorëheqja e Qeverisë Berisha, dhe krijimi i një Qeverie të re nga ana e shumicës në Kuvend.
Shënim 2: Gjëja që ka më shumë gjasa të ndodhë është që Partisë Republikane ti ofrohet një tjetër Ministri në vend të Ministrisë së Mbrojtjes, të ketë një rrokadë Ministrash dhe Qeveria të vazhdojë të punojë njësoj sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Shënim 3: Ato lekët që po harxhohen për të dëmshpërblyer viktimat e tragjedisë s’janë të Qeverisë por janë TONAT. Ato lekë mund të mos kishin vajtur për të paguar varrimet e atyre të shkretëve që u vranë KOT por mund të ishin përdorur për të përmirsuar jetën TONË dhe të TYRE!



Llukan Tako
21 Mars 2008
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

22nd March 2008, 11:44
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Protes10

Fotografi nga protesta e opozites, e premte 21 Mars. Fotograf Hektor Pustina per AP
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

22nd March 2008, 11:48
Eshte e vertete qe po e kthejne ne ceshtje politike duke i lene menjane banoret e Gerdecit.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

22nd March 2008, 12:00
me gerdecin do te perfitoj opzita dhe me vjen keq me sa shikoj une dhe bej nji analize ,nese berisha nuk jep dorheqje do te vije nji kriz politike ne shqiperi ,shpresojm mos te ndodhe ajo qe sduhet te behet sepse berishen e njohim para shkon ne nji lufte civile se jep dorheqeje dhe imunitetin e tije .
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

22nd March 2008, 12:09
qeveria duhet te mbarte ter peshen e fajit deri sa ter po thuj puntoret ishin pa sigurime ,asnjihere qeveria nuk shikoj nga dhe kush paguen sa eshte fitimi i ndermarrjes kurr su be ndonji kontrool dhe me keq kur dihet te kesh pune dhe te punosh ne armatim ne cmontim apo montim ,per mua personalishte fajin le ta barte qeverija nga koka deri tek bishti ,jo vetem pozita por edhe opzita mund ta quej edhe deputet q perbejn qeverin aty kan fajsin ,do te kisha ber nji shkarkim te kesaj qeverie dhe te vehej nji qeveri teknike deri ne zgjedhje te ardhshme .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Mijëra qytetarë, homazhe për viktimat e Gërdecit

22nd March 2008, 12:25
Mijëra qytetarë, homazhe për viktimat e Gërdecit
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Img_ph15

E majta organizon marshim të heshtur dhe pa thirrje politike. Ndizen qirinj para Kryeministrisë

Partitë e opozitës kanë vendosur t‘i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre politike, duke u bashkuar të gjithë së bashku në manifestimin e heshtur, të zhvilluar në kujtim të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Rama, Meta, Gjinushi, Milo e Ceka i janë bashkuar dje qindra qytetarëve, të cilët kanë manifestuar në bulevardin qendrore me qirinj në duar, duke i kujtuar me disa pankarta qeverisë se është shkaktare dhe fajtore për jetët e humbura të atyre njerëzve dhe pasuritë e shkatërruara të mijëra familjeve. Protestuesit e kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi "Skënderbej", për ta vijuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Protes11
Kanë bërë një ndalesë para Kryeministrisë ku kanë ndezur disa qirinj dhe një tjetër para Presidencës, ku gjithashtu kanë ndezur disa qirinj për të ndaluar në sheshin "Nënë Tereza". Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i PS-së, Rama, nuk është mbajtur asnjë fjalim, nuk ka pasur në shesh asnjë flamur të asnjërës forcë politike, por vetëm disa pankarta, të cilat kërkon nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë dhe largimin e Berishës nga detyra e Kryeministrit. Manifestimi ka zgjatur për gati 45 minuta dhe nuk është shënuar asnjë incident mes protestuesve dhe organeve të policisë. Pas marshimit të heshtur, qytetarët e Tiranës janë shpërndarë qetësisht. Dje paradite, kryetari i PS-së, nëpërmjet një konference për shtyp, ka ftuar të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pavarësisht bindjeve politike e partiake, si prind apo e re dhe i ri, që ndien dhimbje, indinjatë, nevojë për siguri e për qetësi në atdheun tonë, të merrte pjesë në ecjen homazh në nderim të fëmijëve, grave e burrave, që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit dhe të dëshmojë, me praninë e tij, nevojën jetike të kësaj shoqërie për sigurinë e jetës, të familjes e të pronës. Rama u ka kujtuar qytetarëve gjatë paradites së djeshme që me protestën e heshtur është koha për të treguar se përpara se të jemi socialistë, demokratë apo çfarëdo qoftë përkatësie partiake jemi qytetarë të bashkuar kundër politikës së duarve të pista që vrasin jetën, zhdukin pronën, varrosin shpresën. E njëjta thirrje për të dalë në shesh dhe për të protestuar në mënyrë të heshtur po dje ka ardhur edhe nga selia e LSI-së, ku kryetari i saj, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga kryetari i PAD-së, Ceka, dhe kryetari i PDS-së, Milo, të cilët kanë theksuar se do t‘i bashkohen protestës së kryeqytetasve për të shprehur dhimbjen ndaj viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Meta ka theksuar se qëndrimi i tyre për t‘u bashkuar me PS-në në shesh dhe për të protestuar nuk ka lidhje me raportet politike me të kaluarën apo në të ardhmen. "Qëndrimi ynë në radhë të parë është njerëzor dhe qytetar për të gjithë këtë që ka ndodhur dhe që nuk duhet të përsëritet më në vendin tonë. Nuk i përziejmë çështje të tilla, të cilat duhet të bashkojnë të gjithë shqiptarët me çështje, të cilat mund t‘i ndajnë nga forcat politike në vend", tha Meta. Sipas tij, kjo protestë është dita për t‘u bashkuar të gjithë, për të treguar që qytetarët e këtij vendi nuk mund të jenë indiferentë dhe nuk mund të tolerojnë fshehjen e fajtorëve sikurse ka ndodhur në tragjeditë e shkuara.


Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty "Me shume dashuri" - mijera euro per tragjedine

22nd March 2008, 12:51
TV KLAN - "Me shume dashuri" grumbullon mijera euro per tragjedine e Gerdecit
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 20080318E Shtune, 22 Mars 2008
Dhimbje, trishtim dhe lot. Kjo eshte ajo cka la pas tragjedia e Gerdecit, ku humben jeten 21 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Kjo ishte edhe ajo cka u pasqyrua ne emision "Me shume dashuri", i transmetuar diten e djeshme ne "Tv Klan'. Emisioni i prezantuar nga Alketa Vejsiu, kete radhe u soll ne formen e nje maratone humanitare. Nje tjeter qellim ishte edhe sensibilizimi i qytetareve shqiptare, si edhe ofrimi i ndihmave te tyre, ne cfaredo vlere qe mund te ishte, ne ndihme te familjeve te mbijetuara nga kjo tragjedi. Nje menyre tjeter e ketij dhurimi mund te ishte edhe telefonimi ne numrat e vena ne dispozicion nga ky emision, e cila kishte nje kosto prej 100 lekesh. Nje panel i pritesve te telefonatave ishte vendosur ne studio, ku ishin perfshire njerez nga fusha te ndryshme dhe gjithashtu teper te njohur per publikun shqiptar. Kjo ishte edhe kontributi i ketyre njerezve, te cilet dolen aty per te sensibilizuar dhe per te bere te mundur grumbullimin e sa me shume te ardhurave nepermjet ketyre telefonatave. Indrit Fortuzi, Eneida Tarifa, Pandi Laco, Valbona Selimllari, Iva Tico, Anjeza Maja dhe Redi Jupi. Kjo ishte edhe ajo cka permbante ky panel, futbolliste, gazetare, regjisor, kengetare. Fluksi i telefonatave ishte shume i madh, gjithashtu kishte shume njerez qe telefonin edhe nga jashte kufijve te Shqiperise, te cilet u bene pjese e ketij emisioni, per t'u solidarizuar dhe per te kontribuar per keta persona, te cilet tashme nuk kane nje te ardhme shume te sigurt, pasi gjithcka i eshte shkaterruar. Per te zbutur kete dhimbje keta njerez shprehen vullnetin e tyre duke kontribuar ne shuma te ndryshme. Gjithashtu ne kete emision, me regjisore Vera Grabocka, shikuesit e kesaj maratone humanitare mund edhe te dergonin mesazhe te ndryshme. Te pafundme kane qene edhe mesazhet te arritura per kete emision, mesazhe ngushellimi dhe kuraje, te cilat here pas here shkaktonin edhe lot ne syte e publikut. Po keshtu keto momente kaq rreqethese jane shfaqur edhe te prezantuesja Alketa Vejsiu, si edhe stafit qe kujdesej per kete emision. Njerezit gjithashtu mund edhe te kontribuonin duke qene vete te pranishem ne studio, duke sjelle ndihmat e tyre per keto familje, te cilat pesuan nje tragjedi. Gjithcka eshte zhvilluar duke qene larg analizave, nje program per njerezit, nje program i konceptuar krejt ndryshe dhe me nje format i pazhvilluar me pare ne televizionet shqiptare. Nje program i cili nuk kerkonte shkaqe, apo nese mund te evitohej, por kerkonte vetem te ndihmonte keta njerez, te kontribuonin tek ta sadopak per te evituar dhimbjen e tyre. Nje tjeter kontribut, me i madhi i arritur ne kete emision, nje shume prej 20 mije eurosh e dhuruar nga nje qytetar me emrin Ramadan, i cili jeton ne Zvicer. Po keshtu telefonata kane ardhur edhe nga nje burg i Shqiperise, ku nje i denuar kontribuonte me 1 euro. Ajo cka ngjalli edhe shume emocion, telefonata e nje pensionisti, i cili kontribuonte me gjysmen e pensionit te tij dhe qe njekohesisht kerkonte qe edhe te tjere pas tij te kontribuonin ne te njejten menyre, sipas mundesive te tyre. Gjithcka u zhvillua ne nje transparence te plote, duke derguar te ardhurat ne nje llogari bankare, ku drejtperdrejt ata qe perfitonin ishte te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit.



Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Zbulohet “ditari” i vdekjes në Gërdec

23rd March 2008, 16:29
Zbulohet “ditari” i vdekjes në Gërdec
Die, 23 Mars 2008
Ened Janina
Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Img_ph16Zbulohet “ditari” i vdekjes në Gërdec
Emrat e punëtorëve, paratë që fitonin në fund të ditës por edhe milionat për “arkitektët” e fabrikës së vdekjes

TIRANË- Rajmonda Durda, 40- vjeçarja nga Gërdeci gdhihej çdo ditë mes predhash, pa e çuar ndër mend se një prej këtyre agimeve do të ishte i fundit për të. Banore e një fshati ku papunësia rëndonte më shumë se rreziku, Rajmonda e kish ndarë mendjen të riskonte për të siguruar 1 mijë lekë në ditë për bukën e fëmijëve. E donte jetën... megjithatë, mesditën e 15 marsit vdiq, e përpirë prej valës apokaliptike të shpërthimit në Gërdec. Ditët e fundit të Rajmonda Durdës, por edhe të punëtorëve të tjerë të fabrikës së vdekjes janë shënuar në një libër të zi. Llogaritari i kompanisë së “skllevërve” ka mbajtur një qitap, ku ka shkruar si qëmoti gjithçka ndodhte brenda fabrikës. Një ditar i përlyer me baltë e pluhur nga shpërthimi e ndoshta me gjakun e viktimave të kësaj tragjedie të pashembullt. “Shekulli” ka mundur që të sigurojë dokumentin origjinal, ku tregohet se si shfrytëzoheshin punëtorët në çmontimin e predhave dhe fishekëve të vjetër të ushtrisë. Ajo mund të quhet edhe borderoja,ku janë shënuar emrat e të gjithë punonjësve, proceset e punës dhe gjithçka tjetër ndodhte në fabrikën e vdekjes në Gërdec. Punëtorë me mëditje, pa kontrata, pa rroga, pa asgjë, e fatkeqësisht, një pjesë prej tyre, pa frymë. Përmes faqeve të këtij ditari, “Shekulli” do të rrëfejë tmerret e pathëna të një tragjedie të trishtë...

Në rrënojat e Gërdecit, aty ku ende gjenden trupa të karbonizuar njerëzish është zbuluar një dokument që tregon në mënyrë brutale, atë që ndodhte brenda fabrikës së vdekjes. Një ditar i trashë ka arritur që t’i shpëtojë shpërthimit të tmerrshëm. Ka mbijetuar mes gërmadhave, sikur ishte vetë fati që vendosi t’iu linte atyre që jetuan një kujtim të hidhur. “Libri i Vdekjes” do të vihet në dispozicion të lexuesve të “Shekullit”, por edhe të gjitha organeve kompetente që do të duan ta përdorin atë si provë. Më shumë se 100 punëtorë janë shfrytëzuar në mënyrë të pashpirt nga firma e Mihal Delijorgjit dhe njerëzve të tij në atë fabrikë të tmerrshme. “Libri i Vdekjes” tregon se si punëtorët hynin çdo ditë në fabrikë. Shënonin emrin tek “llogaritari”. Ndaheshin në grupe të ndryshme, bazuar kryesisht në miqësitë dhe lidhjet familjare që kishin, e më pas niseshin për punë. Ata merrnin në krahë predhat vdekjeprurëse dhe me çmontimin e tyre, numëronin paratë që do të merrnin në fund të ditës. Punëtorët, grupi i pastrimit të gëzhojave, grupi i pastrimit të predhave, specialistët dhe në fund grupet e hapjes së arkave. Ata nuk ishin punëtorë, madje as njerëz, por thjesht vegla që duheshin shfrytëzuar për të shtuar milionat e pronarit të tyre. Arkat hapen, predhat numërohen, pastrohen... “Tani mund të filloni punë”, -ishte urdhri vdekjeprurës që u dha mëngjesin e 15 marsit. Gjithçka e shënuar aty, në këtë ditar. Secili punëtor kishte detyrën e përcaktuar.

Punëtorët paguheshin me një mijë e njëqind lekë në ditë. Ata që lanin predhat dhe gëzhojat merrnin një mijë lekë në fund të ditës. Të tjerët duhej të kapnin normën. Të ndarë në grupe nga dy, tre ose katër persona ata duhet të çmontonin predhat. E kështu vazhdojnë listat një nga një. Lista të tmerrshme që askush nuk ka marrë mundimin t’i mbajë ashtu siç duhet. Në to shënohen oraret e punës të secilit prej punëtorëve. Shpjegohet se çfarë janë çmontuar gjatë këtyre muajve, sa janë çmontuar, sa ka çmontuar një punëtor i vetëm dhe sa para duhet të marrë ai, për punën e bërë. Këta punëtorë të Gërdecit, nuk i njohin fjalët kontratë, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore, SHTET. Ata nuk kanë as rrogë, por paguhen në varësi të fuqisë që kanë. Si skllevërit e qëmotit detyrohen të hyjnë deri në fyt në barut, tritol e helme kimike, sepse vetëm kështu mund të paguhen nga pronari i tyre. Punëtorë me mëditje që nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër dhe janë të detyruar që të bëjnë këtë punë. Dhe një njeri qëndron mbi të gjithë. Ai shikon, dokumenton, i jep secilit atë që meriton në bazë të punës që ka kryer. Ai është llogaritari. Por ditën e fundit, ai e humbi fillin, humbi librin...

Data e fundit e shënuar në “librin e vdekjes” është 14 marsi. Një ditë përpara të pashmangshmes. Edhe kjo ditë ka mbetur përgjysmë. Ajo ka nisur me hapjen e barutit nga tre grupe të ndryshme. Të tjerët kanë bërë nxjerrjen e barutit dhe kanë nisur punën. Grupi i parë ka marrë në dorëzim 400 predha. Ai përbëhet nga Qemal Mema, Azem Amoli dhe Rexhep Ruçi. “Secili duhet të marrë nga:..” dhe këtu fjalia është ndërprerë në mes. “Llogaritari nuk ka mundur që të mbarojë dot listën e tij të zezë. Për shpërthimin e një dite më pas ai nuk ka shënuar asgjë. Në fletën ku duhet të ishte shkruar për të, gjendet vetëm balta. Shpërthimi duket se ka vulosur gjëmën në këtë fletë të mbetur bosh...

Qetësia përpara shpërthimit

Një ditë përpara tragjedisë të kobshme, gjithçka është dukur e qetë në fabrikën e zezë të Gërdecit. Listat e “llogaritarit” tregojnë 71 njerëz që janë marrë me punën e tyre të përditshme. Libri mbushet me emra, detyra. Punëtorët me mëditje marrin predhat e tyre. I hapin, i çmontojnë. Janë shumë predha por llogaritari ka harruar t’u shënojë atyre paratë që duhet të marrin. Ai e ka lënë këtë kolonë bosh. Ndoshta këtë punë do ta bënte të nesërmen e katastrofës.

LISTA E VIKTIMAVE TË IDENTIFIKUARA

Jetmir Ballazhi

Rajmonda Durda

Muhamet Hoxha

Besim Çanga

Hysen Cani

Jetmir Deliu

Roland Alla

Liliana Deliu

Flavio Deliu

Reshit Kruja

Azem Meliu (ndërroi jetë në spital, Itali)

Ilirian Malçi

Zilie Kaca

Endri Dvorani

Arben Hasa

Muhamet Azizi

Bukurie Cani
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Itali- Vdes një e plagosur e tragjedisë, 22 viktima

23rd March 2008, 16:38
Itali- Vdes një e plagosur e tragjedisë, 22 viktima
Die, 23 Mars 2008
Shekulli Online

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Img_ph17

Bilanci i tragjedisë së Gërdecit ka arritur në 22 të vdekur. Veç viktimave të gjetura këto ditë në rrënojat e fshatit në fjalë, një tjetër i është shtuar listës. Një e plagosur që u dëgrua në Itali për kurim ka ndërruar jetë . Bëhet fjalë për 37 vjeçaren Nafie Laci. Ka qenë pikërisht, Ministria e Shëndetësisë ajo që ka konfirmuar lajmin e vdekjes së 37 vjeçares. Laçi u plagos rëndë në Gërdec ditën e shpërthimit dhe u dërgua në vendin fqinj për kurim por fatkeqësisht plagët e rënda i kanë marrë përfundimisht jetën. Ndërkohë që 2 pacientë të tjerë nga reparti i djegjeve, janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur drejt Zvicrës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Gërdec: Shkon në 22 bilanci i të vdekurve

24th March 2008, 11:46
24 March 2008

Ndërroi jetë edhe një nga viktimat e Gërdecit e cila po shërohej në spitalin e Brindizit në Itali. Bëhet fjalë për Nafien Lacin (37). Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë.

Viktima ishte dërguar në shtetin fqinj për kurim më të specializuar pasi plagët e marra nga shpërthimi ishin shumë të rënda. Me vdekjen e 37 vjecares, numri i viktimave si pasoje e shpërthimit shkon ne 22.

Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

24th March 2008, 13:59
Ky ditar qenka i njejte gati me dokumentet e para te shqipes, pra nuk i ngjan nje kohe qe jetojme por thjesht nje flete a fletore qe ka mbjellur vdekjen, qe ka shfrytezuar djersen e atyre qe figurojne aty brenda, pra i ngjan arkaizmit!

Perfundimisht dikush te burgoset me burg te perjetshem eshte nje moment i duhur
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty TRAGJEDIA E GËRDECIT VEPËR KRIMINALE E SHKAKTUAR NGA AGJENTURAT SEKRETE SLLAVO-MAQEDONASE!

25th March 2008, 00:02
24.03.2008: Gërdeci i Vorës një fshat i vogël, që shtrihet rrëzë kodrinave të cilat gjenden pranë aeroportit të Shqipërisë, që shtrihet në mes dy qyteteve më të mëdha dhe më të rëndësishme si në ekononomi,...
Gërdeci i Vorës një fshat i vogël, që shtrihet rrëzë kodrinave të cilat gjenden pranë aeroportit të Shqipërisë, që shtrihet në mes dy qyteteve më të mëdha dhe më të rëndësishme si në ekononomi, infrastrukturë dhe në politikë, u bë vendi i tragjedisë së madhe shqiptare, që i lëndoi fort zemrat shqiptare jo vetëm për Shqipërinë admistrative por edhe në të gjitha trojet etnike të saj.
Aty, ishte caku i sulmeve nga agjenturat sllavo-maqedonase të cilat së bashku me ndihmën e faktorit të brendshëm “shqiptar” - me ndihmën e qeverisë së brishtë të Berishës 2.
Agjenturat kriminale nuk u kënaqën me këtë përmasë të zezë tragjedie; ato e treguan fytyrën kriminale pas dy ditësh edhe në Mitrovicën veriore, kur agjenturat serbe u futën në ndërtesat e gjykatave në veri të këtij qyteti.
Kjo tragjedi kombëtare ishte e koordinuar fort mirë me agjenturat sllave-maqedonase që prej vitesh, kur dihet fare mirë se „firmat serioze të një sigurie të lartë” të lidhura me njëmijë fije të zeza me bekimin e qeverisë “shqiptare” morën përsipër çmontimin e predhave dhe çarmatimin e armëve për të cilat populli shqiptar punoi me dekada, për ta mbrojtur Shqipërinë nga sulmet e egra të armiqve shekullorë!
Firma – fantazmë e cila që në fakt selinë e saj e kishte në Bosnjë, pra burimin e kishte tek kriminelët serbë të Bosnjës të cilët me dekada po nxisin dhe po zhvillojnë luftëra të padrejta dhe nga më të fëlliqurat në këtë pjesë të Ballkanit; e në veçanti ata s´po pushojnë së vepruari kundër kombit shqiptar.
"Maqedonia“ dhe Greqia i kanë duart të përgjakura aty sepse, këto - pavarësisht se qeveritë e tyre dalin andej nga Vora dhe qajnë me lot krokodilësh në Gërdec, pavarësisht, se deklarohen pro-shqiptarëve në Kosovë,( ani se “pavarësinë” e tyre as deri tani nuk e njohin) kuptohet pa hedhur kushte mbi tavolinën e kompromiseve; padyshim, këto mike të EU-s dhe NATO-s, ishin dhe janë tradicionalisht aleate, të Serbisë.
Nuk janë të panjohura për opinionin përpjekjet e tyre për okupim të trojeve tona: Maqedonia, hapur po kërkon ta grabis Dabëlldenin, e dhuruar dikur nga Serbia, kurse Greqia, hapur e kërkon jugun e Shqipërisë.
Prandaj, ekziston dyshimi se: nga këto orekse shoviniste, ato detyrohen, të lëvizin gurët kundër Shqipërisë.
Pastaj, kujtoj këtu që në këtë krim të tmerrshëm me përmasa të llahtarshme, ka duar të përgjakura dhe Rusia.
Për faktin se tani në këtë kohë të pa kohë kur Shqipëria ”demokratike” i ka hapur ” dyer e dritare” me kufij të hapur – agjenturat sllave atje vlojë si minj e hardhuca, natyrisht që kjo atyre ua bënë më të lehtë arritjen e qëllimeve të tyre kriminale.
Është për t´u theksuar fakti që: UNMIK-u me ditë të tëra nën maskën e ruajtjes së paqes në Mitrovicë i toleroi kriminelët serbë dhe agjenturat serbe të udhëhequra na qeveria e Beogradit, - siç thoshin ata: „po presim momentin e duhur për veprim“, pra, siç duket ky moment i duhur ishte që të pritej ca ditë të ndodhte tragjedia e Gërdecit e pastaj ata të „vepronin“. Dhe, nga ky “veprim” u bë “nami” kur dihet se të gjithë ata që e sulmuan dhe e uzurpuan gjykatën për ditë të tëra, në veri të Mitrovicës, u liruan brenda natës dhe kjo u bë me urdhrin e qeverisë famëkeqe serbe, madje nga kjo qeveri që është në rënie e sipër...
Pra, ata prisnin që së pari të sulmohet Shqipëria administrative nga brenda pastaj të sulmohet edhe nga "jashtë".
Pra, pas sulmit nga brenda në Shqipëri, UNMIK-u dhe KFOR-i „vepruan në kohën e duhur“ dhe ju „përgjigjen“ sulmeve të serbëve, por serbët e pabesë - ashtu siç kanë qenë gjithmonë, ishin "më të përgatitur" se sa ishte e paraparë dhe ishin të ndihmuar dhe nga faktorët reaksionarë, prandaj i sulmuan edhe trupat e KFOR-it dhe të UNMIK-ut ku fatkeqësisht, mbeti i vrarë një polic ndërkombëtar nga Ukraina e largët dhe pati mbi 60 –të të tjerë policë të plagosur.
Shtrohet pyetja si ishte e mundur që grupet kriminale serbe të plagosin aq shumë policë dhe ushtarë të UNMIK-ut dhe KFOR-it?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

25th March 2008, 00:02
Si nuk kishte mundësi që KFOR-i dhe UNMIK-u të ishte aq i pa përgatitur në ketë “betejë“ dhe në ato momente - siç thoshin ata, “u gjendën aq të pafuqishëm” ?!
– Habit fakti se kjo ushtri aq e madhe dhe e fortë në përmasa botërore, të humbë toruan (kontrollin) përballë ca dhjetëra demonstruesve, pjella të pista të agjenturave të Beogradit dhe të Moskës?
Jo! - Kjo alibi nuk qëndron!
Por këtu shihet fare mirë që trupat e UNMIK-ut e KFOR-it, sikur e dëshironin me qëllim që aty të bëhej një lloj “ lufte”, dhe me pas të kenë njëfarë „arsye“ që qeveria e Beogradit pastaj të kërkonte haptazi ndarjen e veriut të Mitrovicës?!
Kjo, u pa qartë, kur pak ditë pas ngjarjes në Mitrovicë, Serbia doli me plane“ të reja“ por në fakt ato janë plane të vjetra që e kanë zanafillën e tyre të zezë, që nga „Marrëveshja e Rambujes", por tani kur të gjitha kartat i janë djegur, edhe pas atyre të famëshmes të drejtën e decentralizimit, sipas Pakos së Ahtisarit, por, as kjo nuk e kënaq, por Serbia po e kërkon hapur ndarjen e Mitrovicës, kurse nga ana tjetër zyrtaret e UNMIK-ut, deklarohen me “cinizëm”: „ ne, nuk kemi koment për ketë propozim“; kurse propozimin e qeverisë së Beogradit zyrtarët e dërgojnë për tu shqyrtuar në OKB!
Po shihet qartë se UNMIK-u po vepron sipas „Marrëveshjes së Rambujes“dhe ( Kosova) Shqipëria etnike , ngadalë, por tmerrshëm po shkon drejt ricopëtimeve të reja nën „bekimin“ e bashkësisë ndërkombëtare.
Këto që po i shkruaj, ndonjë “ politikani” që ia ka lëkundur karrika ekuilibrin e qëndresës; apo ndonjë njeriu naiv , i trullosur nga zhurmat e politikës ditore, mund t´i duken dyshime ca të tepërta, por kjo që po mendoj -ka vërtetë bazë reale; sepse si mund të ndodhte ndryshe kur qe ky koordinim kaq perfid i aksioneve sllavo-okupatore.
Kjo tragjedi që u bë në Gërdec, afër Tiranës, kishte për qëllim për t´ia kthyer vëmendjen faktorit ndërkombëtar atje e jo për çfarë po ndodhte në Mitrovicën afër Prishtinës.
Për diplomacinë reaksionare Mitrovica, kurse tani edhe Gërdeci, si vatra zjarri; ata i fërkojnë duart sepse, aty ka ndy bucela që i rrjedhin „mjaltë dhe sheqer“ nga njëra anë alibia e madhe për të qëndruar më tej në Kosovë, pra për të stabilizuar gjendjen nga turmat e harlisura serbe dhe tani për të përqendruar vëmendjen e “ndihmave” dhe në stabilizimin e gjendjes e asaj pjese “kërthizë” të Shqipërisë , Vorës së përgjakur e të përflakur.
Tani, shqiptarët e Kosovës, duhet të jenë vigjilentë sepse: nëse kjo amulli politike vijon më tej, nëse lavat e shtetit të „pavarur“ të Kosovës nuk ua thyejnë turinjtë me kohë serbëve të damkosur si xhelatë; me siguri së shpejti do të gjenden para aktit të kryer për të pranuar hapur apo maskuar ndarjen e Mitrovicës.
Po e ritheksoj se gjithë kjo që ndodhi ditëve të fundit në Shqipërinë Etnike, lë për të dyshuar me të drejtë se ishte shumë e koordinuar nga treshja e zezë e qarqeve më reaksionare që i njeh historia jonë kombëtare dhe ajo ndërkombëtare:
a. faktori i brendshëm - lidhja qeveri-mafi “shqiptare”,
b. faktori ndërkombëtar që e solli në pushtet, S. Berishën dhe
c. agjenturat sllavo-maqedonase e pse jo edhe ato ruse.
Pra, populli shqiptar se pari duhet të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të krye fajtorit, Sali Berisha, në mos për asgjë tjetër , për jo vigjilencën e tij ndaj këtij rasti.
Pastaj, e tërë qeveria e tij të shkojë pas tij, t´i nënshtrohen përgjegjësisë që u takon...
Pastaj, të pastrohen radhët nga elementë qeveritarë dhe opozitarë, labilë, sharlatanë dhe të korruptuar nga faktori i brendshëm, si në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup pastaj të kërkohet llogari nga faktorët reaksionarë ndërkombëtarë për këto bllokada dhe komplote të poshtra kundër Shqipërisë Etnike.
Vetëm atëherë Shqipëria hallemadhe do të ketë mundësinë ta eliminojnë të keqen, t´i kundërvihet fuqishëm dhe t´i luftojë me kohë, agjenturat e sllavo-maqedonase, së në të kundërtën druaj që edhe herë të tjera do të ri përsëritet ndonjë tragjedi me përmasa dhe më të mëdha se kjo; e kjo mund të jetë tepër e mundshme që të ripërsëritet Konferenca e Londrës së vitit 1913 –të, e cila do t´i qes përsëri në shitje trojet shqiptare; atëherë, me siguri do të na mallkojnë dëshmorët e kombit dhe brezat që do vinë pas nesh.

Kristina RASI,"Albania Today/ Shqipëria Sot"
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

25th March 2008, 01:19
as nji gje nuk eshte befasi mper agjentura te serrbis ne thom uji flen hasmi sflen ,keshtu prap mbete vaji mbi qeveri dhe mbi sherbimin informatik te shtetit nese kishte agjentura te huja dhe nuk munden ti zbulojn ,kush mbart fajin per ket tragjedi ,
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Delijorgji rrefen diten e tragjedise

28th March 2008, 08:47
Delijorgji rrefen diten e tragjedise

Pronari i firmes amerikane te demontimit, “South Ammunition Company Inc”, Patrick Henry, diten e shperthimit ka qene ne Shqiperi. Kete fakt e ben te ditur administratori i firmes “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, i cili e ka takuar ne Durres dhe me pas e ka lene ne ate qytet per t’u kthyer ne Tirane, sapo ka mesuar per shperthimin ne fabriken e Gerdecit. Delijorgji pohon se nuk ka pasur asnje njohje me Kryeministrin Sali Berisha, ndersa biznesmenin Kosta Trebicka e ka takuar per here te pare ne vitin 2006, ne Rinas, kur ky i fundit i eshte prezantuar vete. Ne nje interviste te dhene per gazeten “Koha Jone”, kreu i firmes sqaron se nuk ka pasur dijeni ne lidhje me trafik armesh, nderkohe qe ky i fundit ben te ditur se firma amerikane ka transportuar barut ne vende te ndryshme, e kryesisht ne Gjermani.

Ku ishit ne momentin qe ndodhi ngjarja?

Ne ato momente kam qene ne Durres, ne nje nga firmat e mia, “Perparimi”, se bashku me pronarin e firmes amerikane “Southern Ammunition Company Inc”, Patric Henry II. Ishim per dreke. Me pas me ka telefonuar Dritani per shperthimin.

Çfare ju tha me saktesi?

Sapo kishte nisur shperthimi, ishin momentet e para, kur me telefonon Dritani, drejtori teknik dhe me thote qe fabrika kishte marre zjarr. Ai me tha qe do te telefononte zjarrfikesit si dhe ambulancen. Ne ato momente i kam thene qe te mos bente asnje veprim, por qe te lajmeronte te gjithe punonjesit qe te dilnin nga fabrika menjehere. Me pas nuk kam folur me te per disa minuta.

Ju çfare bete ne ato momente?

Kam dale nga firma “Perparimi” ne Durres dhe jam nisur per ne Tirane vetem. Kur jam afruar ne autostradem me kane kaluar disa predha, te cilat per pak me kane prekur. Ne kete moment ka ndodhur edhe shperthimi i dyte. Kam gjetur nje nuse, te cilen e kam marre me makine dhe e kam sjelle ne Tirane. Me pas jam kthyer serish ne Vore. Aty kam takuar pjesetare te Shtabit te Pergjithshem. Kam gjetur numrin e Luan Hoxhes, te cilin e kam telefonuar dhe i kam bere te qarte se do t’i jepja te gjitha te dhenat qe ai do te donte te kishte.

Po me drejtuesin amerikan, a jeni takuar me ate dite?

Jo. Te nesermen (dita tjeter pas shperthimit), ai eshte nisur per ne Amerike, rreth ores 12:00. Kaq kam arritur te marre vesh.

Kur keni deshmuar per here te pare?

Per here te pare kam dhene deklaratat e mia ne Bashkine e Vores, ku jam pyetur nga prokuroret qe po merreshin me hetimin. Ju kam afruar ndihmen time.

A ka pasur fadrome ne fabrike?

Jo, ka qene shume larg fadroma nga fabrika.

Dokumentet qe jane gjetur ne fabrike a jane te rregullta?

Sigurisht. Te gjitha dokumentet e mia jane te rregullta. Edhe ato qe kane qene ne kasaforte te fabrikes jane te rregullta qe te gjitha. Dokumentet kane qene edhe ne kasaforten e fabrikes dhe keto mund te verifikohen. Aty mund te gjesh hyrje-daljet qe jane bere.

Konkretisht me çfare merreshit ju si administrator i firmes “Alba Demil” ?

Une kisha vetem pjesen e demontimit te fishekeve dhe predhave, asgje tjeter. Ashtu edhe siç ishte parashikuar ne kontrate. Vetem me kete pjese jam marre gjithmone. Sigurisht qe kishte edhe fitimin e saj.

Po me pas ku shkonte baruti?

Di qe nje pjese e barutit eshte derguar ne Gjermani. Kete gje e ka bere pikerisht pronari i firmes amerikane.

A eshte kryer trafik armesh?

Nuk di gje per kete pjese. Une nuk kam dijeni pasi vete jam marre vetem me anen e demontimit. Se çfare mund te jete bere me te tjeret s’e di.

Pse punetoret tuaj nuk kane qene te siguruar?

Se bashku me Dritanin kishim menduar edhe per sigurimin e te gjithe punonjesve. Por keta te fundit vinin vetem dy dite qe punonin e me pas largoheshin. Nuk kane qene punetore stabel. Kjo ka qene arsyeja qe nuk jane siguruar.

A keni dijeni pse demontimi do te kryhej ne Gerdec?

Nuk e di fare. Kjo ka qene nje zgjedhje e ministrise.

A e njihni Shkelzen Berishen?

Jo, nuk e njoh fare si person dhe nuk kam pasur asnjehere lidhje me te.

Si u punesua Muhamet Hoxha ne fabrike?

Ma rekomanduan per ta marre ne fabrike. Dhe i ofrova nje pune ne magazine. Ishte thjesht punonjes. Nuk e njihja fare. Ai bente punen e tij.

Si ishin kushtet ne fabrike?

Per te pasur kushte te mira, firma amerikane edhe kishte shpenzuar shume. Mbi 3 milione euro jane shpenzuar vetem per rregullimin e fabrikes. Nderkohe qe mbi 2 milione jane hedhur per mjetet, me te cilat do te kryhej çmontimi.

Po me Efraim Diverolin, a njiheshit?

Jo, nuk njihesha dhe as e kisha degjuar. Vetem me Kosta Trebicken isha takuar rastesisht dy vjet me pare e jo me pas. Ndersa per pergjimin, kam degjuar se eshte bere ne korrik te vitit te kaluar dhe nuk ka pasur lidhje me aktivitetin tim.



Takimi ne Rinas me biznesmenin Trebicka

Dy vjet me pare ne aeroportin e Rinasit, dy biznesmenet Kosta Trebicka dhe Mihal Delijorgji jane takuar krejt rastesisht. Kreu i firmes “Alba Demil” dhe “Perparimi”, thote se Trebicka i ka folur vete, pasi nuk e njihte, ndersa ndodheshin ne ambientet e brendshme te aeroportit. “Ka qene rastesi. Isha ne aeroport, kur me eshte afruar Kosta. Nuk e njihja fare, por ai vete m’u afrua e me ka folur per çeshtje biznesi”, shpjegon Delijorgji, ndersa pret procesin gjyqesor per akuzen e “shkeljes se rregullave per lendet plasese e radioaktive”. I pyetur se per çfare çeshtjeje kishin biseduar, Delijorgji thote se Trebicka i kishte ofruar disa prona, siperfaqe toke per t’ia shitur, por me pas nuk kishin biseduar me.



Ne ditar shenimet per çdo zhvillim

“Pistoleten e gjeta ne fabrike dhe e futa ne kasaforte”

Arma e gjetur ne kasaforte, dy dite me pare, i perkiste Dritan Minxhollit, drejtorit teknik te firmes “Alba Demil”. Por kjo nuk ishte nje arme e blere. Sipas drejtorit, qe gjendet i izoluar ne qeli, pistoleta ishte gjetur rastesisht ne repart, ndersa i ka pelqyer dhe e ka futur brenda ne kasaforte, se bashku me dokumentet. Madje, bashke me shkresat mbante dhe nje ditar, ku hidhte zhvillimet e çdo dite. Dritan Minxholli ka pohuar dje per gazeten “Koha Jone” se ka pasur nje arme, te cilen e kishte vendosur ne kasaforten e fabrikes. Armen, sipas tij, e ka pelqyer menjehere sa e ka pare ne fabriken e Gerdecit. Ky i fundit ka sqaruar se ka pasur te rregullta te gjitha dokumentet perkatese dhe veprimet e kryera. Minxholli eshte marre edhe me drejtimin e punes ne fabrike, duke u marre me punonjesit qe kane qene aty. Madje, ne ditarin personal shenonte çdo dite pune, te dhena per punetoret dhe zhvillime te tjera. Ditari dhe arma pistolete gjenden ne duart e prokurorise qe i ka perfshire ne dosjen hetimore. Ndersa per prezencen e femijeve, Minxholli ka shpjeguar se vetem dy prej tyre shoqeronin nenat ne fabrike dhe se ne kontraten e dyte nuk ishin parashikuar te moshes ne 17 vjeç.



Avokati:“Aktiviteti i klienteve i ligjshem”

Avokati mbrojtjes i Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit, pritet te apeloje sot masen e sigurise ne ngarkim te dy klineteve te tij. Mungesa e provave, te cilat nuk jane paraqitur ne Gjykaten e Tiranes gjate caktimit te mases se sigurise nga prokuroria, eshte edhe argumenti qe mbrojtesi ligjor, Arben Prifti, deklaron per gazeten “KJ”. Dokumentet e rregullta, te cilat ndodheshin ne fabrike, kontratat, bilancet si dhe hyrje-daljet e shenuara nga dy prej te arrestuarve te tragjedise se Gerdecit, jane te tjere fakte qe, sipas tij, flasin per ligjshmerine e aktivitetit. Prifti shpjegon se menjehere pasi te zbardhet vendimi i mases se sigurise, do te mbrohet ne Gjykaten e Apelit, ndersa thote se klientet qe mbron jane persona qe nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore dhe te gatshem per te ndihmuar familjet e demtuara nga tragjedia. “Nese do te ishin fajtore, do ishin larguar nga vendi dhe nuk do jepnin ndihme te demtuarve”, shprehet Prifti.


E Premte, 28 Mars 2008


K.J.
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Provat qe mbajne Delijorgjin ne burg

29th March 2008, 09:27
Provat qe mbajne Delijorgjin ne burg

E Shtune, 29 Mars 2008


Dosja hetimore qe shtyu Gjykaten e Rrethit Tirane te vendose masen e arrestit me burg pa afat per 31-vjecarin Mihal Delijorgji, permban nje numer te konsiderueshem provash, qe, sipas Prokurorise se Tiranes, e detyrojne ate te kerkoje mbajtjen ne qeli izolimi te te dyshuarit. "Koha Jone" publikon raportin e plote te Prokurorise, i cili i ka shkuar dhe Gjykates se Tiranes. Kjo e fundit, me 20 mars mori vendimin e arrestit me burg ndaj Delijorgjit. Ndersa avokati i tij deklaroi dje se ka vendosur ta apeloje kete mase sigurie.

Me poshte gjeni raportin e plote te firmosur nga prokurori Arben Dollapi dhe te kthyer me pas ne vendim nga Gjykata e Rrethit te Tiranes nga gjyqtari Asim Vokshi.

Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, perfaqesuar nga prokurori Arben Dollapi, ka paraqitur kerkesen per vleftesimin si te ligjshem te ndalimit dhe vendosjen e mases se sigurimit "arrest ne burg", te parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale, ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji. Me date 15.03.2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr. 916, per vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme te bera nga organi i akuzes, ka rezultuar se ne ambientet e nje ish-reparti ushtarak, te ndodhur ne fshatin Gerdec te rrethit te Tiranes, ushtron veprimtarine e saj shoqeria "ALBADEMIL" sh.p.k, veprimtari e cila konsiston ne cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve luftarake. Ne daten 15.03.2008, rreth ores 12:00, ne ambientet e objektit te mesiperm ka ndodhur nje shperthim teper i fuqishem dhe si pasoje eshte shkaktuar vdekja e nje numri te konsiderueshem personash, si dhe jane plagosur shume te tjere dhe jane shkaktuar deme shume te medha materiale. Nga te gjitha te dhenat qe disponon organi i akuzes, ka arritur ne perfundimin se shkak i shperthimit eshte shkelja e rregullave te caktuara ne lidhje me lendet plasese.

Procesi i cmontimit dhe cmilitarizimit po kryhej ne zbatim te urdhrit nr. 2044, date: 07.12.2007, te ministrit te Mbrojtjes "Per kalim municioni ndermarrjes MEICO", urdher i cili ka dale ne zbatim te VKM nr. 134, date0 25.04.2007 "Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi". Ne urdhrin e sipercituar urdherohej ndermarrja MEICO qe te lidhte kontrate me kontraktonin "Southern Ammunition Company Inc" dhe vec te tjerash kjo ndermarrje pergjigjej edhe per zbatimin nga kontraktori te procedurave standarde te sigurise, te masave te mbrojtjes nga zjarri dhe sigurise se jetes dhe shendetit te personelit te projektit gjate procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve, ne kushte te rrepta vezhgimi dhe sigurie.

Ne daten 28.12.2007 eshte lidhur kontrata nr. 2 midis ndermarrjes MEICO

dhe shoqerise "Southern Ammunition Company Inc". Kjo shoqeri perfaqesohej nga shtetasi amerikan Patrick C. Henry III. Kontrata kishte per objekt shitjen e nje sasie municioni per cmontim dhe cmilitarizim ne territorin e Republikes se Shqiperise. Mbas lidhjes se kesaj kontrate, ne daten 31.12.2007 eshte lidhur kontrata me nr. 9985. rep, nr.4747.kol midis shoqerise "Southern Ammunition Company Inc", me cilesine e shitesit dhe shoqerise ALBADEMIL sh.p.k perfaqesuar nga administrator Mihal Delijorgji me cilesine e bleresit. Nepermjet kesaj kontrate, shitesi i shet dhe transferon bleresit te drejtat e pronesise se municioneve (te percaktuara ne kontrate) me qellim cmontimin, cmilitarizimin dhe tregtimin e materialeve qe rrjedhin nga perpunimi i tyre.

Sipas organit te akuzes, nga gjithe dokumentacioni i grumbulluar, si dhe nga deklarimet e punonjesve dhe specialisteve qe punonin ne shoqerine ALBADEMIL sh.p.k, rezulton se nuk jane marre masa dhe kryer veprime konkrete ne lidhje me zbatimin nga nenkontraktori ALBADEMIL sh.p.k te procedurave standarde te sigurise ne kete proces delikat pune. Shkelja ka arritur gjer ne ate mase sa gjate proceseve te punes se cmontimit jane punesuar edhe femije te mitur. Shtetasi Mihal Delijorgji duke qene ne detyren e administratorit te shoqerise ALBADEMIL sh.p.k nuk ka ndermarre veprime per respektimin e rregullave per lendet plasese, ku ka ardhur si pasoje vdekja dhe zhdukja deri ne keto momente te 21 shtetasve, plagosja e qindra personave si dhe jane shkaktuar deme te medha materiale.

Duke qene se gjer ne kete faze te hetimeve, organi i akuzes dyshon se personi nen hetim Mihal Delijorgji ka kryer vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal, si dhe duke qene se shtetasi Mihal Delijorgji mund t'i shmanget hetimeve paraprake, ne keto rrethana ne daten 17.03.2008, nga ana e prokurorit eshte urdheruar ndalimi i shtetasit Mihal Delijorgji dhe ky urdher eshte ekzekutuar nga policia gjyqesore ne daten 17.03.2008, ora 23:30.

Dyshimi i arsyeshem per kryerjen e vepres penale nga personi nen hetim, mbeshtetet ne provat si vijon:

1) Kontrata nr.2, date: 28.12.2007,

2) kontrata nr.9985.rep, nr.4747.kol, date: 31.12.2007,

3) Urdhri nr.2044, date: 07.12.2007 "Per kalim municioni ndermarrjes MEICO",

4) Urdhri nr.550, date: 25.04.2007 i Ministrit te Mbrojtjes,

5) Urdhri nr. 1800, date: 22.10.2007 i Ministrit te Mbrojtjes,

6) Procesverbali nr.l, date: 25.10.2007 per dorezim dhe marrje prone,

7) Akt-marreveshja nr.4343.prot, date: 26.06.2007,

Cool Vendimi nr.36865, date: 28.12.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per regjistrimin si person juridik te shoqerise ALBADEMIL sh.p.k,

9) Procesverbali mbi deklarime nga persona ndaj te cileve zhvillohen hetime, i personit nen hetim Mihal Delijorgji, date: 17.03.2008.

10) Procesverbali mbi deklarimet nga personat qe tregojne rrethana te hetimit i shtetasit Mihal Delijorgji, date: 15.03.2008,

11) Procesverbali i marrjes se dokumenteve i dates 15.03.2008,

12) Procesverbali i keqyrjes se kufomes Jetmir Ballashi i dates 15.03.2008,

13) Procesverbali i keqyrjes se kufomes Rajmonda Durda, i dates 15.03.2008 (si dhe nje numer tjeter procesverbalesh per keqyrjen e kufomave edhe te paidentifikuara ende),

14) Procesverbali per keqyrje dhe marrje prove materiale i dates 15.03.2008,

15) Procesverbal per keqyrjen e provave shkresore (Regjistri i mjekimeve), date 15.03.2008,

16) Procesverbali mbi deklarimet e personave qe tregojne rrethana te hetimit i shtetasve Petrit Behari, Veiz Muco, Sadik Sulaj, Vasil Laci, Ermira Berisha, Shega Kokic, Elton Hazo, Luiza Zeneli, Elis Fiolla, te datave 15.03.2008 dhe 16.03.2008,

17) Urdhri per ndalimin e shtetasit Mihal Delijorgji i dates 17.03.2008,

18) Procesverbali per ekzekutimin e urdhrit te prokurorit mbi ndalimin e shtetasit Mihal Delijorgji, i dates 17.03.2008, ora 23:30 etj.

Pasojat e renda te ardhura si rrjedhoje e vepres (ose veprave) qe dyshohet se ka kryer personi nen hetim Mihal Delijorgji justifikojne plotesisht nxjerrjen e urdhrit te ndalimit ndaj tij, me qellim qe t'i pamundesohet largimi nga territori i Republikes se Shqiperise dhe te qendroje ne paraburgim, ne dispozicion te organeve te hetimit deri ne perfundim te hetimeve paraprake e me pas edhe gjate gjykimit te ceshtjes.

Ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova, se veprimet dhe mosveprimet e tij perbejne elemente te vepres penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal. Konkretisht ky person ka kryer veprimtari qe kane mundesuar kryerjen e aktivitetit te cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve te rrezikshme luftarake. Normalisht nje veprimtari e tille kryhet ne kushte te rrepta sigurie dhe larg qendrave te banuara. Mos ushtrimi i pergjegjesive te tij ligjore si administrator i shoqerise ALBADEMIL sh.p.k, dyshohet se ka perbere nje nga elementet e asaj qe ndodhi ne Gerdec dhe per te cilen personi nen hetim Mihal Delijorgji, eshte marre ne hetim. Po ashtu nga te dhenat e parashtruara nga organi i akuzes deri ne kete moment, rezulton se te punesuar ne kete proces cmontimi te municioneve te rrezikshme ushtarake, kane qene edhe te mitur, cka tregon per ekzistencen e dyshimit te arsyeshem per kryerjen edhe te disa veprave te tjera penale (si p.sh: shkelja e rregullave te mbrojtjes ne pune, parashikuar nga neni 289§2 i Kodit Penal, etj).

Pra, gjykata veren se nga provat e paraqitura nga organi i akuzes, nuk perjashtohet mundesia qe te krijohet dyshimi i arsyeshem per kryerjen edhe te disa veprave te tjera penale, por duke qene se nje gje e tille gjate fazes se hetimeve paraprake eshte kompetence e prokurorise, gjykata mjaftohet vetem ne konstatimin e ketij fakti ne kuader te analizes se dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova, ne lidhje me kryerjen e veprave penale te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, per efekt te caktimit te mases se sigurimit arrest ne burg. Gjykata thekson se ngritja e qendres se cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve luftarake, te kalibrave te ndryshme, duhet te ishte bere ne nje vend ku nuk ka rrezik per popullsine civile dhe infrastrukturen e rendesishme kombetare perreth (aeroporti "Nene Tereza", rruga interurbane kryesore Tirane-Durres, etj}. Subjekti qe duhet te merrej me kete veprimtari te rrezikshme (cmontimin dhe cmilitarizimin e municioneve luftarake), duhet te kishte aftesi dhe pervoje (eksperience) te spikatur ne kete drejtim. Respektimi i rregullave mbi mbajtjen, prodhimin, perdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lendeve plasese, do te kishte ndikuar ne shmangien e shumices se elementeve qe mendohet se ndikojne ne shkaktimin e shperthimit te ketyre lendeve, sic ndodhi edhe ne Gerdec. Natyrisht qe i takon organit te akuzes qe te kryeje hetime ne kete drejtim dhe te nxjerre pergjegjesit para drejtesise per cilendo veper penale qe te jete kryer, perfshire edhe ate te parashikuar nga neni 282/2 i Kodit Penal, per te cilen aktualisht zhvillohen hetime.

Ne vijim te analizes se saj gjykata thekson se permbushet edhe kushti i dyte i pergjithshem per caktimin e mases se sigurimit personal, qe konsiston ne ekzistencen e nje vepre penale te parashikuar si te tille nga ligji penal. Konkretisht ne lidhje me kete ne nenin 282 te Kodit Penal parashikohet shprehimisht se:

"Shkelja e rregullave te caktuara per mbajtjen, prodhimin, perdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lendeve plasese, djegese apo radioaktive, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo demtimi i rende i shendetit te njerezve ose kane ardhur pasoja te renda materiale, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet".

Ne ceshtjen objekt gjykimi permbushet edhe kushti i trete i pergjithshem per caktimin e mases se sigurimit personal e qe lidhet me mungesen e shkaqeve te padenueshmerise ose te shuarjes se vepres penale (neni 228/2 i P.Pr.P). Ne rastin konkret gjykata nuk konstatoi asnje element te tille, ndaj per rrjedhoje mund te vijohet me analizen e kushteve te posacme per caktimin e mases se sigurimit personal.

Referuar paragrafit te trete te nenit 228 te Kodit te Procedures Penale gjykata cmon se masa e sigurimit personal arrest ne burg duhet te vendoset ndaj personit nen hetim Mihal Delijorgji, per shkak se ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves. Hetimi qe po zhvillohet nga organi i akuzes duhet te jete i plote dhe gjitheperfshires, duke hetuar cdo piste te mundshme per zbardhjen e asaj qe ka ngjare ne Gerdec dhe duke marre te gjitha provat e nevojshme ne kete drejtim. Ne kete prizem personi nen hetim, Mihal Delijorgji, duhet te qendroje ne paraburgim me qellim qe te jete ne dispozicion te autoritetit procedues dhe te mos vere ne rrezik marrjen apo vertetesine e provave qe mund te dalin gjate hetimit. Po ashtu gjykata veren se ekziston edhe elementi i rrezikut: qe personi nen hetim Mihal Delijorgji, te largohet dhe t'i shmanget hetimit qe po zhvillojne organet e drejtesise shqiptare. Ne keto kushte masa e sigurimit arrest ne burg eshte nje mase e pershtatshme me rrethanat konkrete.

Gjykata thekson se shperthimi i ndodhur ne fshatin Gerdec te qarkut te Tiranes, perben nje nga ngjarjet me te renda per nga pasojat, qe ka ndodhur nder vite ne Republiken e Shqiperise. Zbardhja e kesaj ngjarjeje dhe venia para pergjegjesise te personave pergjegjes, ben qe masa e sigurimit arrest ne burg te jete ne proporcion me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet nga neni 282/2 i Kodit Penal (si dhe me sanksionin e veprave te tjera te mundshme penale). Gjykata ketu mban parasysh edhe nje here pasojat tejet te renda qe kane ardhur si rrjedhoje e shperthimit te ndodhur ne Gerdec, (vdekja e disa shtetasve, plagosja e rende dhe e lehte e shume te tjereve, pasojat e renda dhe demi financiar, fakti se ngjarja ndodhi afer kryeqytetit dhe ne nje zone te banuar me popullsi civile etj).



K.J.
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty "Zjarri erdhi nga jashte fabrikes"

1st April 2008, 09:57
"Zjarri erdhi nga jashte fabrikes"

Zjarri ne fabriken e demontimit te municioneve, prone e firmes "Alba Demil", ka qene i qellimshem dhe i shkaktuar jashte ambienteve. Deklaraten e ka bere Dritan Minxholli, drejtori teknik i punimeve ne Gerdec, i cili eshte edhe personi qe ka kontrolluar drejtperdrejt punetoret ne fabrike dhe punen e tyre. I ndaluar se bashku me pronarin e firmes, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari, 35-vjecari tregon edhe momentet e para te renies se flakeve jashte fabrikes dhe shpejtesise se ndezjes se barutit. Tre te dyshuarit akuzohen per "shkelje te rregullave per lendet plasese dhe radioaktive", ndersa u arrestuan tri dite pas tragjedise. Numri dy i firmes e ka cilesuar procesin e ndezjes se barutit te shpejte, ndersa perjashtoi mundesine e aksidentit ne pune.

Rrefen Minxholli

Ne shpjegimet e dhena avokatit te tij mbrojtes, Arben Prifti, Minxholli sqaron se zjarri i rene ne fabrike ka ardhur nga jashte. "Dy roje kane qene ne fabrike te dera kur ka rene zjarri. Keta te fundit nuk kane pare asgje se si mund te kete ndodhur ngjarja, pervec flakeve te zjarrit qe kishte marre baruti", eshte shprehur i izoluari ne qelite e burgut 313 ne Tirane. Ne shpjegimet e tij, Minxholli hedh dyshime per nje venie te qellimshme te zjarrit ne fabrike dhe eliminimin e mundesise se gabimit njerezor. "Mendoj se ka qene i qellimshem, se zjarri ka ardhur nga jashte brenda fabrikes, ku ndodheshin edhe pjesa me e madhe e punetoreve", ka kembengulur drejtori teknik i "Alba Demil", i cili ka qene afer fabrikes ne momentin qe ndodhi ngjarja e rende. Ne shpjegimet e tij, Minxholli sqaron se ne fabrike, diten e 15 marsit, kur ka ndodhur edhe shperthimi, te pjesa e perparme e fabrikes gjendeshin dy roje privat te firmes "Vrana Security", te cilet nuk kane mundur te shohin asgje.

Dyshimet per zjarrin

Numri dy i firmes se demontimit shpjegon se ngjarja ka qene e befasishme dhe veprimi shume i shpejte, duke i kapur te papergatitur. I pandehuri Dritan Minxholli i ka rrefyer avokatit te tij se shpejtesia e ndezjes se barutit ka ardhur si pasoje e llojit te tij, qe ka qene ne ngjyre te zeze, ose sic njihet ndryshe, baruti i zi. Ndersa eshte perpjekur t'u vije ne ndihme punetoreve, duke njoftuar policine dhe ambulancen, 35-vjecari ka marre urdhra nga pronari i tij, Delijorgji, qe menjehere te largonte punonjesit pas zjarrit. Shpejtesine e zjarrit ne fabrike, Minxholli e ka krahasuar edhe me ate qe ra pese vjet me pare ne depot e Dhemblanit ne Tepelene, ne te cilen vdiq nje ushtarak dhe u plagos nje tjeter. Por ne rastin e Gerdecit, sasia e municioneve dhe e barutit ka qene e madhe, duke sjelle edhe pasoja tragjike. Drejtori teknik i ka shpjeguar avokatit dje se, "probabiliteti i nje gabimi njerezor eshte shume i vogel, vetem nje per qind, nderkohe qe 99 per qind flasin per nje zjarr te qellimshem". Minxholli ka sqaruar se intervali kohor ka qene shume i shkurter nga momenti i ndezjes se barutit, deri te shperthimi ne fabrike. Baruti, i cili ndodhej pothuajse ne te gjithe zonen, sipas 35-vjecarit, ka qene edhe shkaku u veprimit te shpejte dhe e pasojave tragjike ne Gerdec.
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Gjendet viktima e fundit e Gerdecit

7th April 2008, 23:23
Gjendet viktima e fundit e Gerdecit
Gjendet dhe trupi i fundit qe mendohet te jete nen rrenojat e fabrikes se "vdekjes", ne Gerdec, qe dyshohet se i perket Shqipe Alhases, 25 vjece, qe punonte ne kete vend. Dje trupat e ushtrise kane gjetur dhe viktimen e fundit qe dyshohet se ishte ne kete zone, qe nga data 15 mars ku ndodhi dhe shperthimi tragjik ku deri tani se bashku me trupin e gjetur dje, rezultojne te kene humbur jeten 27 persona, shumica prej te cileve ne Gerdec, e pjesa tjeter ne spitalet e vendit dhe jashte shtetit, ku jane derguar per kurim. "Kufoma e gjetur i perket Shqipe Alhases, 25 vjec, zhdukja e te ciles ishte denoncuar qe pas ngjarjes nga te afermit e saj", kane bere te ditur dje burimet zyrtare te Bashkise se Vores. Shqipe Alhasa, ishte shpallur e zhdukur qe 21 dite me pare, nga familjaret e saj, te cilet nuk e kishin gjetur emrin e 25-vjecares ne listat e spitaleve.

Forcat e ushtrise kane zbuluar edhe nje kufome tjeter prane kraterit te shperthimit ne Gerdec te Vores, duke e cuar ne 27 numrin e personave qe kane humbur jeten nga kjo tragjedi. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime te ushtrise qe kane gjetur dhe trupin e karbonizuar. Burime nga Bashkia Vore, kane bere te ditur, se kufoma e gjetur i perket Shqipe Alhases, 25 vjece, trupi i se ciles ishte duke u kerkuar prej me shume se 20 ditesh, nga familjaret e saj si dhe nga trupat e ushtrise. Duke kerkuar ne kraterin e shperthimit, 21 dite me vone, nje tjeter viktime eshte gjetur ne rrenojat e fabrikes qe cmontonte municionet luftarake ne Gerdec duke e cuar ne 27 numrin e viktimave. Kane qene trupat e ushtrise qe kane gjetur dhe viktimen. Nderkaq qe se bashku me ta ka qene dhe bashkeshorti i Shqipes, Dylaveri, i cili nuk ka hequr dore nga kerkimi i trupit te gruas. Punetoret e fabrikes, te mbijetuar nga shperthimet, i kishin thene bashkeshortit te saj se e kane pare te shtrire permbys, ne oborrin e fabrikes e qe prej asaj mesdite te 15 marsit, nuk eshte gjetur asnje gjurme e saj. Nderkaq qe burimet kane bere te ditur se trupi ehste derguar ne morg qe te saktesohet plotesisht, ti behen krahasimet e ADN-se.

Shqipe Alhasa, rezultonte e humbur qe prej shperthimit tragjik ne fabriken e cmontimit te municioneve ne fshatin Gerdec. Ajo ehste eshte gjetur nga forcat e kerkim -shpetimit prane kraterit. 25-vjecarja, nene e dy femijeve ishte e punesuar ne fabrike dhe kryente procesin e larjes se predhave dhe gezhojave. Ajo ishte shpallur e zhdukur nga familjaret e saj qe diten e shperthimi nderkohe qe kane rinisur kerkimet per gjetjen e trupit, pak dite me pare, pasi nuk u gjet ne asnje prej spitaleve, as ne vend dhe as jashte, ku u derguan disa prej te plagosurve. Ka qene kembengulja e burrit te saj, qe ka cuar dhe gjetjen e trupit. Ajo ishte nene e dy femijeve. Nderkaq 25-vjecarja ishte personi i vetem qe ishte shpallur i zhdukur pas gjetjes se trupit te Zelie Letit. Nga shperthimi deri tani kane gjetur vdekjen 27 persona dhe jane plagosur mbi 300 persona te tjere, disa prej te cileve ndodhen ne gjendje te rende shendetesore, ne spitale te ndryshme. Nga rreth 300 te plagosurit, qe u trajtuan me pare ne spitalet e vendit, aktualisht vetem 11 prej tyre vazhdojne te mjekohen nga plaget ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ndersa ne Spitalin Ushtarak kane dale te gjithe te shtruarit.


Artan Cena
E Hene, 07 Prill 2008
Sponsored content

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 4 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi