Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit Empty Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit

23rd March 2008, 16:46
Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit
Media kërkon komente nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi Gërdecin dhe "dorëheqjen e Mediut në vend të Berishës, që është fajtor sipas shtypit". George W. Bush, mesazh Presidentit, jo kryeministrit
Zamir Alushi

Berisha po grindet me Amerikën duke kërkuar patjetër që shteti amerikan të pranojë implikimin në Gërdec, në Afganistan, Qipro e Bosnjë, në rrjetin me të cilin Shqipëria ka shitur fishekë e armë; Ose së paku, Berisha kërkon që diplomacia amerikane të mos bëj presion për largimin e tij nga qeveria. Ndërkaq, Kryeministri ynë në vend që të japë mesazhe demokratike, bën me Uashingtonin një lloj replikimi në distancë që nga Vora.

Silure Berishës nga SHBA

Dy ditë më parë Shqipëria u përmend në mes të problemeve botërore, të prekura në konferencën për shtyp nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey. Vendi ynë u deklarua mes vendeve me patate të nxehta si Izraeli, Palestina, Turqia, Iraku, Jemeni e Maqedonia. Zyrtari amerikan foli me shumë takt dhe la të kuptohej se dorëheqja e Berishës është një problem i brendshëm shqiptar, në të cilin SHBA nuk ka ndërmend të ndërhyjë. Pyetja që iu bë nga media zëdhënësit Tom Casey ishte e drejtpërdrejtë për kryeministrin Berisha. "Z, Casey, a keni ndonjë koment për të bërë rreth shpërthimit tragjik në Shqipëri ku pati 15 të vdekur, 13 të humbur dhe 300 të plagosur? Dhe Ministri Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen në vend të kryeministrit Berisha, që është fajtor, sipas artikujve të shtypit shqiptar? Tom Casey pasi u shprehu ngushëllimet atyre që u plagosën dhe familjeve që humbën njerëzit e tyre në këtë shpërthim, ka përmendur përgjegjësitë që duhet të marrë mbi vete qeveria shqiptare. "Sigurisht, është e rëndësishme të theksohen përpjekjet që duhen bërë për tu siguruar se këto lloj bazash janë të sigurta në mënyrë që incidente si këto që pamë, nuk ndodhin" - përgjigj Casey. Ndërkohë, dorëheqjen e Berishës zëdhënësi amerikan e ka quajtur si problem të brendshëm, pa i ofruar as një fjalë mbrojtje për të. "Në kushtet e implikimeve politike dhe të dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, është e qartë që këto janë punë të brendshme të Qeverisë Shqiptare, i takon asaj të përgjigjet dhe të merret me to" - deklaroi njeriu i Departamentit të Shtetit para mediave botërore.

Komunikimi në distancë me SHBA

Por si e ka marrë mesazhin e Departamentit të Shtetit kryemnistri Berisha? Duke u ndjerë i shmangur nga Uashingtoni, i lënë në fatin e tij politik, pasi edhe presidenti Bush ka preferuar ti shkruaje Topit për këtë rast, Kryeministri ka zgjedhur Vorën për ti thënë ca fjalë Amerikës dhe atyre kërkojnë ta spostojnë nga drejtimi i qeverisë. "Opozita thotë se mund të fitojë politikisht prej situatës, unë mendoj se opozita dhe Shqipëria mund të përfitojë nëpërmjet reformave. Politikisht nuk mund të nxjerrësh shumë në këtë situatë", pra zoti Berisha tha me fjalë të tjera se nuk jep dorëheqje. Përgjegjësia, sipas tij, nuk është e Qeverisë, por e shumë institucioneve. "Ka pasur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh. Parandalimi i këtij dështimi kërkon reforma shumë të thella, përndryshe, do të mund të na rikthehen dhe kjo është më e keqja" - kështu foli zoti Berisha. Duke vënë pikat mbi "I", Kryeministri tha: "Dështimi është në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm, në dy shërbimet, në institucionet e tjera të tatimeve, të inspektimit, në shtrimin e informacionit dhe në sistemin e prokurorisë. Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra në këmbë. Këtu është një problem shumë madhor"

Paralele me 11 shtatorin

Shpërthimi në Gërdec ka një linjë amerikane sepse kontraktore në fabrikën e vdekjes ishte edhe një firmë nga SHBA, por theksimi i ngjyresave të tragjedisë amerikane të 11 shtatorit nga kryeministri Berisha duket krejt i pavend dhe i pashpjegueshëm. Që nga daljet e para disa orë pas tragjedisë deri sot, të dy të dyshuarit dhe të akuzuarit, Berisha dhe Mediu, e kanë lakuar fjalën Amerikë dhe janë munduar ta ngulin te opinioni si një fjalë kyçe, që zgjidh enigmën dhe misterin e tragjedisë, që u duket se u lehtëson peshën e fajit.

Zoti Tom Casey nuk u mor me krahasimet e Berishës për 11 shtatorin, por la të kuptohet me përgjigjen e tij se i ka parasysh pretendimet e kryeministrit Berisha për versionin e një akti terrorist në Gërdec. "Ky ishte një incident që ndodhi në një depo armësh në Shqipëri. Me sa di unë, ndërkohë që hetuesit janë akoma duke investiguar, kjo nuk është diçka që ndodhi si rezultat i një akti sabotazhi ose sulmi, gjithsesi, unë do t'ia lija qeverisë shqiptare që të japë detajet"- kjo ishte përgjigja koncize e zëdhënësit të departamentit të Shtetit për versionin që u mundua të përpunonte Berisha për Gërdecin, në përpjekje për të mbuluar përgjegjësitë e tij për ngjarjen.

Por si vazhdon dialogu i zotit Berisha me Amerikën? "Unë e kam krahasuar këtë ngjarje me 11 shtatorin, jo si pistë terroriste. E kam krahasuar me 11 shtatorin sepse dëmi është jashtëzakonisht i madh. Ne nuk kemi kulla binjake, nuk ka një dëm në njerëz sa ç'kishte aty, por nëse shkollat do të kishin qenë plot, dëmi do të kishte qenë shumë herë më i lartë", deklaroi Kryeministri Berisha dje në Vorë, tre kilometër larg kraterit të shpërthimit. E megjithatë zoti Berisha i rrotullohet idesë së veprimit të qëllimtë. "Kësaj here erdhi, le të themi nga një gabim njerëzor, nuk kam të dhëna, është prokuroria që heton, por herë tjetër mund të vijë edhe nga një shkak i qëllimtë, apo nga shumë shkaqe të tjera"- paralajmëroi Kryeministri. Ndërkaq, kreu i qeverisë bëri thirrje për reforma. "Çështjet e sigurisë janë çështjet e para për çdo njeri, për çdo qytetar e çdo jetë. Atëherë, gjykoj se janë vetëm reformat shumë të thella të bashkëveprimit, bashkërendimit e koordinimit të veprimtarisë së institucioneve, ato të cilat do të garantojnë integritet të plotë të sistemit të sigurimit të vendit"- u ka premtuar zoti Berisha banorëve të Vorës, SHBA-ve dhe Presidentit Bush.

Më tej në konferencën për shtyp, Tom Casey përmendi ndihmat që ia janë dhënë në momentin e parë të dëmtuarve në Gërdec. SHBA, nëpërmjet Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, ka ndihmuar qeverinë shqiptare me medikamente dhe asistencë dhe ka ndihmuar në trajtimin e disa prej të plagosurve.

E Shtune, 22 Mars 2008
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit Empty Re: Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit

9th April 2008, 00:35
VLORA shkruajti:Dorëheqja e Berishës, çeshtje në Departamentin e Shtetit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi