Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Shqipërisë i duhet një ministri për çështje kombëtare Empty Shqipërisë i duhet një ministri për çështje kombëtare

20th March 2008, 04:29
19.03.2008: O Sot o kurr shqiptarët janë përpara një sfide të madhe e cila paraqitet bashkë me hapjen e kapitullit të ri të spektrit politik në ballkan dhe më gjërë,dhe pikërishte kjo ministri do të ishte bartëse e këti procesi. ..
Shtetit amë, pra Shëipërisë i duhet një ministri e cila kryekëput do të merret me çështje kombëtare, gjegjësishtë më problemet e shqipëtarëve jashta kufijëve të sajë administrative. Përderisa shtete të ndryshme nëpër botë në kuadër të qeverisë kanë ministri të vecantë për çështjet kombëtare, pse të mos ketë edhe Shqipëria. Madje krahasuar shtetin tonë me shtetet tjera, Shqipëria trefishin e popullatës i ka jashta kufijëve të sajë sic është Kosova, Camëria, pjesë e Malit të Zi, pjesë e Maqedonisë Perendimore"Lugina e Vardarit", Lugina e Preshevës etj, dhe pikërishtë kjo ministri, pra Ministria për çështje Kombëtare do të jetë ajo e cila do mbjaë hesapet dhe do të menaxhojë me politikën duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shqipëtarët jashta kufirit. Madje kjo ministri duhet që të jetë regjisore e politikës kombëtare të shtetit Shqipëtar për këto toka shqipëtare që fuqitë e mëdha me pa të drejtë ia rrëmbyen Shqipërisë më 1913 në konferencën e ambasadorëve Londër. O Sot o kurr shqiptarër janë përpara një sfide të madhe e cila paraqitet bashkë me hapjen e kapitullit të ri të spektrit politik në ballkan dhe më gjërë, dhe pikërishte kjo ministri do të ishte bartëse e këti procesi dhe do të bënte balancimin e politikës së përgjithshme shqiptare duke kanalizuar atë në vija dhe parametra kombëtar, gjë që do të bënte secili lider partiak të mos tejkalonte vijën e kuqe dhe duke qenë kështu një lloj timoni i rrugëtimit gjithshqipëtarë nëpër proceset e ndryshme politike. Ose thënë më shkurt, ministri për çështje kombëtare të luante rolin e një kordinatori të barometrit politik kombëtar gjithshqiptarë. Fundja edhe faktorët politik ndërkombëtar do të dëshironin një gjë të tillë, ngase, ata sa herë që duan të qetsojnë, të amortizojnë, ose të balancojnë tensionin politik shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetiu, shkojnë dhe mbajnë takime në Tiranë, ngase janë të vetëdijshëm se krerët politik në Tiranë janë ata të cilët xhoglerojnë me politikën shqiptare jashta kufirit. Pra, pse këta faktor politik ndërkombëtarë të mos kishin një derë përher të hapur për takime të këti lloji. Ashtu ndodh edhe me faktorin politik shqiptarë jashta kufijëve, sa herë që duhej marrë ndonjë vendim politik me peshë kombëtare, ata shkojnë në Tiranë për tu konsultuar me krerët politik në Tiranë. Pse këta politikan të mos kenë një derë përher të hapur për kësi konsultimesh dhe vendimesh që do të ishte Ministria për çështje kombëtare. Për të qene jashta çdo fryme politikie, kjo ministri do të udhëhiqej nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pra do t'i takonte kësaj akademia për të bërë përzgjedhjen e ministrit për çështje kombëtare, thënë thukt kjo ministri duhet të udhëhiqet nga njerëz intelektual-kombëtar të Shqipërisë.

Ibraim Koça.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi