Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty zhvillimi i turizmit ne shqiperi

6th January 2008, 04:35
shqiprija ka nji vend qe do te ja ket lakmi shum shtet per turizem ,por eshte punuer si me ngecje duke shikue rivjeren bregdetare qe eka aq sa te larmishme me ujin e detit jone po ashtu edhe adratike ,nese shikojm pjeset everiut jan po ashtu te bukura ku turizmi do ti sjellet fitime te medha shqipris ne kapital .
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

18th April 2016, 11:17
Turizmi në Shqipëri
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-ALB_20070718_img_1402
Dhërmiu, Riviera shqiptare
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Himar%C3%AB-Albania4

Himara

zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Vlora
Vlora

Segmentet e turizmit

Turizmi bregdetar

Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në VelipojëShën GjinDurrësVlorë,Rivierë dhe SarandëKsamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.



Turizmi kulturor

Turistet perendimore preferojne kryesisht ate kuluturor, dhe ne vitet e fundit po rritet interesi edhe te vendasit. Parku me i vizitueshem sot per sot mbtetet Butrinti





Turizmi malor


Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit. Atraktiviteti dhe klima e mbeshtet shume kete strukture por institucionet perkatese bjene shume pak.



Në momente të vështira klimaterike psh. Reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si : ski, patinazh etj.





Turizmi shëndetësor



Ne Shqiperi ka disa llixha si psh ne Diber, Elbasan ne Fushekruje. Pertej keteyre Shqiperia ka ne zona te caktuara nje klime mjaft te shendetshme







Turizmi i gjuetisë

Levrohet shume minimalisht ne yonen e Peshkopise apo ne rastet e llixhave ne Elbasna dhe ne Fushe Kruje
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

18th April 2016, 11:20
Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje.

Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.

Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Këshilla vlen në kuadër të sipërmarrjes së fundit për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut, e prezantuar pak dite më parë, e cila pritet të jetë e para që do të marre edhe konsensusin e komunitetit.

Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

Turizëm bregdetar

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Vlora : më një popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj do të gjeni shumë hotele dhe restorante.

Saranda : qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.

Divjaka : Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.

Velipoja : Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar.

Semani : Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth 2 km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rërë e imët dhe pyjet e bukur me pisha. Deti është i cekët dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë.

Turizmi malor[redakto | redakto tekstin burimor]
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Muzeum_Skanderbega_w_Kruji_2
Kruja
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Berat
Berati
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Gji02
Gjirokastra



Turizmi malor


Voskopoja : ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.

Razma : Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës ; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit : Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.

Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit, djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare. Monumente kulture janë Pisha Flamur e ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të panumërta në hapsirat bosh të parkut.



Turizëm historik

Butrinti : me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Kruja : Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

18th April 2016, 11:21
Aspekte kritike dhe tendenca aktuale
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Mangalem
Berat, the Town of a Thousand and One Windows.
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Gjirokaster%2C_view_from_street_to_castle_1

Gjirokastër, the Town of a Thousand Steps.


Ndryshimi në infrastrukture ka rritur ndjeshëm interesin për të vazhduar investimet në këtë fushë, duke sjellë një bum ndërtimesh si në bregdet ashtu dhe në pjesët e tjera të vendit. Mund të themi se Shqipëria se shpejti do të mund të përmirësojë imazhin e saj me anë të bukurive që natyra i ka falë dhe ekonominë me fitimet që kjo industri sjell përditë.



Megjithatë shqiptaret harxhuan në vitin 2009 222 milionë euro për pushime jashtë vendit të tyre dhe krijuan kështu një deficit prej 20 milionë Euro.[1]
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

18th April 2016, 11:21
Vende me vlera turistike
Shqipëria ka një potencial në zhvillim e turizëm.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

18th April 2016, 11:23
Marketingu turistik
Një pjesë të kësaj merite e mbajnë dhe ato media shqiptare online të cilat kontribuojnë në njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtë të internetit, duke shkurtuar në këtë mënyrë të paktën artificialisht, distancën midis destinacionit në fjalë dhe turistëve.
zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Apollonia_shqiperie
Archaeological site of Apollonia

zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Butrint%2C_Albania
Ancient Amphitheater of Butrint


zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Thethi
The Wild Albanian Alps in North Albania


zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Burg_Rozafa_01

Rozafa Castle in Shkoder


zhvillimi i turizmit ne shqiperi 220px-Castle_Krija_Albania_2004-07-08
Castle of Kruja, site of the Skanderbeg Museum
Sponsored content

zhvillimi i turizmit ne shqiperi Empty Re: zhvillimi i turizmit ne shqiperi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi