Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Organizata boterore e turizmit zgjedh Shqiperine Empty Organizata boterore e turizmit zgjedh Shqiperine

11th March 2008, 18:11
Zhvillimi i turizmit, OBT zgjedh Shqipërinë


Shekulli
Mar, 11 Mars 200


Shqipëria është një nga 12 vendet e zgjedhura nga Organizata e Turizmit Botëror të Kombeve të Bashkuara (OBT) për zhvillimin e një sistemi statistikor për turizmin, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare. Lajmi i është njoftuar zyrtarisht ministrit të Turizmit, Ylli Pango, nga prof.Eduardo Fayos-Sola, përfaqësues rajonal i OBT për Evropën. Organizata Holandeze për Zhvillim (SNV) luajti një rol kyç, që të bëhej e mundur që Shqipëria të zgjidhej për këtë program. Së pari, ajo nxiti fuqimisht stafin përkatës në Ministrinë e Turizmit, që të plotësonte formularët e aplikimit të OBT-së dhe më pas, falë partneritetit të ngushtë të përgjithshëm, SNV loboi me rigorozitet në emër të Shqipërisë që ajo të merrej seriozisht në konsideratë dhe si përfundim, të zgjidhej për pjesëmarrje në këtë program kaq të rëndësishëm.




Sistemi "Tourism Satellite Account" është një proces statistikor për turizmin i standardeve të larta bashkëkohore, që i mundëson vendeve të zhvillojnë një bazë të dhënash që do t'u lejojnë atyre që të përcaktojnë dhe t'i kuptojnë më mirë tregjet e tyre të turizmit. David Milne, këshilltari i lartë për Turizmin i SNV në Ballkan, thotë se: "Krijimi i sistemit TSA në Shqipëri është një hap i madh përpara, në përpjekjet e vendit për t'u fokusuar më mirë në zhvillimin dhe marketingun për sektorët e tij të turizmit në të gjitha nivelet". Projekti TSA, mbështetur nga Ministria Austriake e Ekonomisë dhe Punës dhe nga Zyra Austriake e Statistikave, do të fillojë në prill 2008 me organizimin e një programi trajnimi për Ministrinë dhe për përfaqësuesit e agjencisë respektive të statistikave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi