- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Sekrete të vogla për qerpikë perfektë
23rd March 2016, 07:11
Për të forcuar qerpikët aplikoni vetëm një lëvizje të furçës pa akumuluar tepër rimel. Për një look natyral , por të kujdesshëm përdorni një furçë të vogël për të hequr rimelin e tepërt.
Për qerpikë të kthyer, nëse nuk dëshironi të përdorni pajisjen e posaçme për kthimin e tyre, atëherë aplikojeni rimelin fillimisht në pjesën e sipërme të qerpikëve të sipërm, më pas drejt pjesës së poshtme të tyre.
Ngjyrat
Rimeli i zi është klasik, veçanërisht për brunet. Për femrat me flokë më të çelët dhe vetulla të errëta duhet përdorur vetëm në mbrëmje. Përdorni rimel kafe gjatë ditës. Rimelët blu dhe jeshilë nuk janë ndër më të lëvduarit, por mund t’i përdorni nëse ju pëlqejnë. Vetëm kujtohuni që ngjyra e rimelit duhet të ketë të njëjtën nuancë me ngjyrën e syve.
Sekrete të vogla
Qerpikët tuaj mund të duken më të gjatë nëse filloni ta aplikoni rimelin nga majat e qerpikëve duke shkuar në mënyrë zig-zag drejt rrënjëve. Tingëllon e komplikuar, por është një veprim i thjeshtë. Kur qerpikët janë shumë të gjatë, me majën e tyre, njollosin kapakët duke lënë disa pika të zeza. Përdorni një kruajtëse veshësh për t’i pastruar ato. Mos e aplikoni rielin në qerpikët e poshtëm, pasi krijon një zonë të zezë përreth syrit.
E fundit dhe më e rëndësishmja – pa marrë parasysh sesa profesionale e keni maskarën tuaj, ju duhet ta hiqni atë çdo natë me produktin e duhur. Përndryshe do t’ju duhet të trajtoni inflamacionin e syve.
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Sekrete të vogla për qerpikë perfektë
23rd March 2016, 07:12
Për sy më të bukur, aplikoni rimelin e duhur
Janë pjesë e pandashme e make-up. Në marka dhe furça të ndryshme, rimeli u siguron gjatësi dhe volum qerpikëve tuaj. Në varësi të syrit duhet të zgjidhet edhe rimeli, që do të aplikoni. Më poshtë do të gjeni rimelët, që ju mund të zgjidhni.
Janë pjesë e pandashme e make-up. Në marka dhe furça të ndryshme, rimeli u siguron gjatësi dhe volum qerpikëve tuaj. Në varësi të syrit duhet të zgjidhet edhe rimeli, që do të aplikoni. Më poshtë do të gjeni rimelët, që ju mund të zgjidhni.
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Sekrete të vogla për qerpikë perfektë
23rd March 2016, 07:16
Gjashtë teknika të çuditshme për qerpikë të përsosur
Shumicës së femrave nuk u pëlqen t’i ndajnë sekret e tyre të bukurisë me të tjerat. Por këto teknika për të përdorur rimelin janë kaq funksionale, saqë të vjen keq t’i mbash për vete.
Mos përdorni gjithmonë furçën që ka vetë rimeli
Sidomos kur sapo e keni blerë, furça që ka vetë rimeli lëshon më shumë xhel sesa duhet për qerpikët tuaj, duke i ngjitur dhe duke mos u dhënë gjatësi. Sekreti është: Të përdorni masën e duhur të rimelit, dhe për këtë është mirë të përdorni një furçë tjetër, të cilën e ngjyeni me rimel vetëm në majat e fijeve, si furça në foto.
Konturojini sytë vetëm me rimel
Duke e ngjeshur furçën e rimelit tek rrënjët e qerpikëve, krijoni iluzionin se keni qerpikë të dendur. Përveç kësaj, duke i lyer rrëzë rrënjës ndihmon që përdredhja e qerpikut të zgjasë më shumë. Dhe së fundmi, nëse krijoni një bazë të errët në rrënjët e qerpikëve, nuk keni nevojë të përdorni laps apo penel.
Përziejini rimelet që keni
Një ‘kokteil’ i mirë rimelesh duhet të përfshijë: në fillim një rimel që ndan qerpikët tuaj, që quhet definizues, më pas një rimel për volum, i cili trash qerpikët dhe në fund, një rimel për zgjatjen e qerpikëve vetëm në majat.
Lyeni me rimel edhe pjesën e sipërme të qerpikëve
Mund të mendoni se duke i lyer qerpikët me rimel edhe në pjesën e sipërme, mund të krijojë peshë duke i kthyer ata për poshtë, por nuk është kështu. Kjo është një teknikë që i zgjat qerpikët dhe i forcon. Çelësi është që kur t’i lyeni nga sipër, ta rrotulloni furçën duke i tërhequr qerpikët, si në foto.
Krijoni formën e ‘merimangës’
Nuk bëhet fjalë për ato qerpikët e lyer keq, që ngjiten tufa-tufa me njëri-tjetrin. Por mund të krijoni një efekt të tillë duke i lyer qerpikët si në pikat e mësipërme, dhe pastaj të bashkoni disa tufa me anë të një piskatoreje.
Lyejini në formë diagonale
Ne zakonisht priremi për t’i ngritur qerpikët lart, edhe ato të cepit të syrit, çka i jep atij një formë më të rrumbullakët. Por sa më i gjerë të jetë një sy, aq më i bukur është ai, të paktën sipas ekspertëve, shkruan Anabel. Kështu që pasi i lyeni, jepuni edhe një furçë të fundit me drejtim diagonal. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|