Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kriza në SHBA, si piramidat shqiptare Empty Kriza në SHBA, si piramidat shqiptare

9th November 2008, 22:42
Kriza në SHBA, si piramidat shqiptare
Media amerikane, CHT: "Lehman Brothers", asnjë ndryshim me Suden


Ajo çka po ndodh në SHBA, shqiptarët e kanë përjetuar me firmat piramidale të falimentuara në vitin 1997. Situata me humbjen e parave është aq e njëjtë sa mund të thuash që "Lehman Brothers" i ngjason firmës rentiere Sude, ku me dhjetëra mijëra shqiptarë kishin depozituar kursimet e tyre. Këto krahasime janë botuar dje në gazetën amerikane "Chicago Tribune", e cila ka analizuar situatat e ngjashme mes dy vendeve, ku ndryshimi i vetëm ishin vlerat e parave. Gazeta prestigjioze "Chicago Tribune", e cila botohet në Illinois, në shtetin e Obamës, duket se kërkon t‘i hapë sytë Presidentit të ri. Gazetari i saj, Tom Handley, që ka ndjekur nga afër ngjarjet e ‘97-ës në Shqipëri, thotë se nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket funksionimit në të dyja rastet, vetëm se në Amerikë "Lehman Brothers" dhe AIG zëvendësuan Suden dhe VEFA-n në Shqipëri.

Paralelizmi

Krahasimi vjen pikërisht në momente të vështira që po kalon SHBA-ja. "Nga eksperienca shqiptare, Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin mësim", thotë Handley, i cili kujton se në vitin ‘97 rreth 800 mijë shqiptarë vunë kursimet e gjithë jetës së tyre për të marrë përfitime të mëdha në një kohë të shkurtër. Në një artikull të gjatë, gazetari ironizon se SHBA-ja nuk është në prag anarkie si në Shqipëri dhe se shpresa mbetet që liderët e mençur do ta nxjerrin vendin të larë nga ky batak.

Artikulli

Gazetari amerikan i ka vëzhguar nga afër ngjarjet e vitit 1997, ku nga falimentimi i disa firmave piramidale, jo vetëm solli varfëri te mijëra familje shqiptare, por detyroi sistemin qeverisës që të ndryshonte. "Në Shqipëri nuk ishin ‘Lehman Brothers‘, apo AIG dhe ‘WaMu‘. Ishte veçse një cigane fallxhore 32-vjeçare e quajtur Sude, që arriti të marrë më shumë se 100 milionë dollarë përpara se t‘i linte investitorët e tjerë me gisht në gojë. Por atje ishte edhe ‘Vefa Holding‘, një lloj mafieje delikate, që premtonte trefishim përfitim në muaj për çdo shumë të futur në to. Më pas çdo gjë u zhduk", vijon artikulli i "Chicago Tribune". Një pjesë e analizës i dedikohet edhe situatës ekonomike në Shqipëri, duke iu referuar ditëve të sotme. "Sot shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, papunësia aty është rritur deri në 30 për qind".

Komenti italian

Pak kohë më parë, të njëjtin paralelizëm bënë edhe fqinjët tanë italianë. Ishte vetë ministri i Ekonomisë italiane, Tremonti, i cili gjatë një interviste për një media italiane, bëri një krahasim të ngjashëm me gazetarin amerikan. "Kriza financiare në SHBA dhe BE, e cila po shoqërohet me falimentim institucionesh, i ngjason situatës së vitit 1997, ku shqiptarët humbën paratë nga firmat piramidale".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi