Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 738
Points : 1445
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

   "POETIKA E FAN S. NOLIT"nga  Prof. Kristaq F. Shabani  Empty "POETIKA E FAN S. NOLIT"nga Prof. Kristaq F. Shabani

25th August 2024, 01:28
Flag
    POETIKA E FAN S. NOLIT
 
Nga  Prof. Kristaq F. Shabani
Poezia e Fan S. Nolit është një poezi e veçantë, e cila ndryshon katërcipërisht nga krijimet e poetëve të tjerë shqiptarë nga stili, simbolika, përzgjedhja e fjalës, shprehësia  e saj, timbri, melodia, dinamika, larmiteti i temës, rimimi. Karakteristika e poezisë së këtij poeti madhor  është se, përdori formate  të kushtrimit poetik, në poezinë e tipizuar  epike. Një karakteristikë tjetër tipike është  dhe fortësia e vargut,  ku çekiçi “pneumatik”  pulson me një dinamizëm të jashtëzakonshme dhe të ngre në këmbë.  Poezia e  Fan Nolit  është e karakterit të theksuar epik, por dhe “epistolik”, një poezi  spirituale, vibrative  dhe elipsoidale... Poezitë e tij janë si nota të ndërlidhura në një partiturë harmonike, të cilat mesazhojnë mesazhe të përmasës së madhe dhe të përmbysjes së madhe. Po kështu një karakteristikë  kryesore është dhe koinciziteti në krijim, i cili e bën poezinë të flaktë, pra të zjarrtë  dhe depërtuese në shpirt njerëzor.
Tërësia e krijimeve poetike të Fan S. Nolit  ka efekt të menjëhershëm  dhe nxit proceset volitive te lexuesit, te njerëzit. Ajo shfaqet me një simbolikë kualitative, vepruese, me forcë të madhe fjale të përzgjedhur dhe hap perspektivë mendimi. Noli, paçka nga  sasia e paktë e poezive, ai  u shndërrua në një poet klasi, duke  dhënë kontribut në “gjininë” e ditirambit, por edhe të elegjisë. Një veçanti  e poezisë noliane është dhe lëvrimi i saj, në disa poezi pa prezencë të  foljeve, por, duke u dhënë parësi pjesëve të tjera të ligjiratës.
Si mjeshtër edhe i  artit madhor muzikor e përçoi këtë talent  dhe në poetikën e tij. Kjo tendencë vërehet në nuancat vargëzuese e shprehur qartë në intonacion, deklamim (interpretim), në temp me kurbë ...
Noli në, poetikën e tij personifikon dhe tipizon, portretizon, përdor shkallë të lartë sarkazme, i këndon simbolit të kombit me një mënyrë mjaf individuale. Poezia noliane rend në mënyrë “marathonomake”, kërkon me aftësi “dhurata” lirie e trimërie- sakrilegjie gatishmërie për Nënën  e madhe, Shqipërinë dhe jep shpresën e besimit madhor. Poezi të tilla  të marsheve  janë poezi “pamfletiste“, marshiste haprënda, kontrastive, poezi të pyetjeve retorike therëse, ritmike, madje dhe profetike e të karakterit filozofik... Si njohës i teologjisë,  ai ka personazhe e kryepersonazhe nga bota perëndore. “Kryetableta” poetike e tij “Anës Lumenjve” e poezisë së veçanësisë, ku foljet kryefjalëzojnë në një mënyrë të spikatur në staturën ndërtuese: emër+ emër+ mbiemër; parafjalë emër+ lidhëse+ mbiemër e tjerë  formate me pjesë ligjirate, por edhe folje + folje  plus dhe mbiemër si tregues gjendjeje, manifest i kësaj ideje ilustruese. Është i çuditshëm Noli në krijimin e këtyre alternativave poetike! Por, vargjet nolianë mbartin në çfarëdo gjendje: shpresën, besimin, besën dhe etjen për të jetuar njeriu, kombi... dhe zhveshin lakuriq prapësirën, errësirën, duke menduar për dritën e për të realizuar stërkëmbthin e hijeve... Noli në poetikën e tij ka prezencë vetëtimën, stuhinë  dhe prezencën vullkanike...
Poetika e tij ka efekt çlirues  dhe apelues...Poetë të tillë të kalibrit zënë vend me dinjitet dhe me virtuozitet në Poetikën Shqipe. Kjo quhet poezi hyjnore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi